Nuk është një shkrim që dua të lehtësoj Lulzim Bashën. Është një përmbledhje e dëshmive që kam për mënyrën se si ai është sjellë më 21 janar dhe ditët më pas, ndërkohë që katër vetë u vranë në bulevard, të cilat rëndojnë Lulzim Bashën, si njeriun që i ka hap rrugë krimit për shkak të përulësisë së tij ndaj Berishës.
Është interesante se në pesë ngjarje kyçe të asaj dite, Basha është tërhequr zvarrë prej Berishës, drejt versionit të gënjeshtërt dhe me pafuqinë e tij, ka komplikuar situatën, duke e kriminalizuar atë.
Ngjarja e parë ka të bëjë me orën pak para se të ndodhnin vrasjet. Basha ka urdhëruar forcat e ndërhyrjes së shpejtë të merrnin në kontroll godinën e Kryeministrisë, dhe të evakuonin Berishën. Në oborrin e Kryeministrisë, drejtuesit e FNSH janë përplasur me komandantin e Gardës, i cili kishte marrë urdhër për të qëlluar, dhe jo për t’u evakuar. Ai ka zbuar forcat e ndërhyrjes së shpejtë, duke komunikuar dhe me Lulzim Bashën dhe duke i treguar se Kryeministria është në juridiksion të Gardës dhe ai ka urdhër ta mbrojë. Pas kësaj kanë filluar breshëritë mbi njerëzit që ishin duke ikur, duke plagosur rreth 30 vetë, 4 prej të cilëve vdiqën.
Ndërkohë që vazhdonin ngjarjet dhe kanë ndodhur vrasjet, Lulzim Basha ka shkuar i trembur në zyrën e Sokol Olldashit. Sokoli ma ka përshkruar atë takim po ashtu si të pafajshëm.
-Erdhi në zyrën time. Ishte i trembur nga gjithçka që ndodhte brenda dhe jashtë Kryeministrisë. I shikonim ngjarjet të dy në ekran. Ai kishte qenë në Kryeministri dhe tani i duhej të përballej me tensionin e dinamikës së ngjarjeve. Situata precipitoi dhe u pa se ishin vrarë njerëz. Luli u lidh me Bamir Topin. Ai e ftoi të shkonte në zyrën e tij dhe të bisedonin. Kur u kthye, ishte më i qetë.
-Si shkoi biseda, i thashë?
-Mirë, më tha. Nuk m’u duk negativ. Kur dola, më tha bëni kujdes me letrat, se ka ngjarje.
Ndërkohë që po bisedonim, mori në telefon Sali Berisha. Po i thoshte diçka të rëndë lidhur me Topin dhe ngjarjet që kishin rrjedhur. Shkuam bashkë në zyrën e tij. Dukej totalisht i axhituar dhe jashtë kontrollit. Berisha u hodh në sulm kundër Bamirit. Luli nuk foli. E kuptova që Basha nuk i kishte treguar që e kishte takuar Bamirin.
Për ta lehtësuar situatën, shkova në fund të zyrës ku ishte telefoni fiks dhe me autoparlant të hapur fola me badigardin e Bamirit, që e njihja qysh kur isha Ministër i Brendshëm.
-Ku është ai, e pyeta?
-Në shpi shefo, më tha, pushon tani.
Berisha më pa i çuditur.
-Me kë po flet, tha?
-Me rojën e Bamirit, i thashë.
I ra tërbimi i improvizuar menjëherë dhe tundi kokën.
-Lere mos na ngatërro tani, tha. Ai ka bërë puçin.
Ishte e qartë që i duhej puçist. E kuptoi dhe Basha këtë dhe filloi të flasë.
I tregoi se ishte në takim tek Bamiri, që t’i bënte thirrje të ndalte puçin, por ai e paskësh kërcënuar dhe i kishte thënë “kujdes me letrat”.
Ishte një version emocional, krejt i ndryshëm nga ajo që unë isha dëshmitar pak më parë, tha Olldashi.
Presioni i Berishës për të shpallur Topin puçist bëri të vetën.
“Basha modifikoi përshtypjet e tij nga takimi me Topin, dhe manovra ime për ta banalizuar situatën, po ashtu nuk funksionoi”, tha Olldashi.
Momenti i tretë ka qenë kur Sali Berisha do të dilte në konferencën për shtyp në orën 19:30 minuta. Gjysëm ore më parë, ai i kishte kërkuar Lulzim Bashës një raport shpjegues për atë që ndodhi. Në zyrën e Lulzim Bashës kishte trokitur ndërkohë një person misterioz, i lidhur shumë me Ambasadën ruse dhe i bezdisshëm për Policinë e Shtetit, për shkak të letrave që i kishin. Gjysëm delirant dhe konspirativ, ai i ka dorëzuar Bashës një raport të “hollësishëm” për armët që kanë përdorur demonstruesit, çadrat pistoletë, thikat me helm paralizues etj. Basha ka marrë “raportin” dhe ka pyetur disa krerë të policisë për këtë gjë. Të gjithë ia kanë refuzuar vërtetësinë dhe i kanë shpjeguar që personi përveçse është i pabesueshëm dhe me probleme integriteti, ka dhe lidhje të forta me rusët.
Basha anonte më shumë nga policët, por Berisha ishte duke i kërkuar një gjë justifikuese. I paaftë, i paburrë dhe i papërgjegjshëm për t’i dalë zot vendit të punës që kishte, ai i çoi Berishës në zyrë këtë raport, duke ja thënë me gjysëm zëri, që nuk e besonte plotësisht.
Berisha e përpiu me sy raportin. Ishte një fanepsje paradhënie e “qytetarit të sotëm digital”, një skenar që do të kishte dashur ta shkruante me dorën e tij.
-Kjo është, i tha. E ka gjetur.
-Shiko se më duket ky është i ngatërruar dhe me rusët pak, siç më thanë ata të policisë, tha Basha.
-Leri ata, e ka gjetur, tha.
Dhe e kam parasysh si i ka shkëlqyer fytyra nga tinzaria që kishte gjetur diçka që nuk e besonte as vetë, por që fantazia e dikujt tjetër po e lehtësonte.
Dhe doli më 19:30 para shqiptarëve dhe e lexoi fjalë më fjalë, duke përmendur “çadrat pistoletë”, “thikat me helm” dhe armë të tjera surprizë.
Lulzim Basha e kishte ndihmuar të hidhte dhe një hap të gabuar përpara.
Momenti i katërt ishte fillimi i betejës televizive për vrasjet. Ndërkohë që të gjithë ishin të shokuar nga vrasjet, Berishën e kishin njoftuar se A.B, një ish- zëdhënës i PD në fund të viteve ‘90, që bënte në atë kohë në TVSH një emision javor, “kishte zbuluar vrasësin”. Ai kishte montuar në kompjuterin e tij në shtëpi, skenën kur një plak i afrohet Ziver Veizit, pak sekonda para se të rrëzohej në tokë. Me pak mundim, me rrathë të kuq e disa shigjeta, ishte munduar të shpjegonte vrasjet e Gardës, si vrasje nga turma. U shkulën të gjithë e shkuan tek shtëpia e A.B. Që nga Berisha e Luli, e deri tek Sandri dhe Policia e Shtetit. Ai tregonte paksa i krekosur për çfarë kishte zbuluar.
-Kjo është, tha Berisha. Merre Sandër, transmetoje!
Luli ishte kthyer nga Agron Kuliçi dhe e kishte parë në sy nëse vlente ajo video. Kuliçi kishte tundur kokën duke e quajtur budallallëk. Luli nuk kishte folur. Zëri i Berishës ishte më i fortë se mohimi me shenja i Kuliçit dhe paniku i Bashës.
Dhe pak minuta më vonë gjithçka ishte në TV Klan. Pafuqia e Bashës i hapi sërish rrugë së marrëzisë së një vrasësi.
Ngjarja e pestë ka të bëjë me shpalljen e puçit të shtetit.
Afër mesnatës, kur përflitej lajmi se do arrestoheshin gardistët që kanë gjuajtur, Luli shkoi sërish në zyrën e Olldashit, për shkak të miqësisë që ai kishte me Ina Ramën. Ina kishte folur me Sokolin dhe i kërkoi që të bisedonte paqësisht, të thërriste Prokuroria gjashtë oficerët për t’i marrë në pyetje.
-Ja thashë Lulit në një klimë tërësisht të qetë, pa tensionin e një puçi të ri, dhe ishte dakord. I thashë Inës të dërgonte letrën, se gjithçka ishte në rregull.
Pasi uli telefonin me ne, ajo kishte komunikuar me drejtorin e Policisë së Shtetit. Ai kishte komunikuar direkt me Berishën dhe i kishte treguar. Berisha mori sërish Lulin dhe i tha se kryepuçistja Ina Rama kërkonte të arrestonte zinxhirin komandues të Gardës, tregon Olldashi.
Luli ia miratoi paranojën, pa guxuar t’i tregojë se kishte qenë në parim dakord me atë që po bënte Ina. Kështu u përfshi dhe ajo në listën e komplotit. Pas kësaj, gjithçka e komandonte Berisha, paranojën, skenarin dhe daljen nga kriza.
Në të pesta rastet, siç shikohet nga dëshmi që unë i kam mbledhur nga Sokol Olldashi dhe njerëz afër Bashës, shikohet se Lulzim Basha, nëse nuk do të kishte Berishën Kryeministër, mund të mos ishte vrasës. Por pafuqia e tij për të kundërshtuar çdo çmenduri të Berishës, dhe akoma më keq, përpjekja për t’i thënë atij, atë që ai donte të dëgjonte si vrasës në ato momente, e bëjnë Lulzim Bashën jo vetëm një njeri politikisht të rrezikshëm, por dhe të frikshëm në qetësinë me të cilën i hap rrugë një krimi, vetëm për të qenë i besuari i një vrasësi.
Edhe sot e kësaj dite kjo është një arsye madhore dhe e shterueshme, përse Lulzim Basha nuk mund të jetë as Kryeministër, as kryetar partie dhe as një politikan i zakonshëm, nëse nuk jep prova që di të ndahet nga Sali Berisha dhe jo të ndajë me të krimet që ndoshta nuk do t’i kishte bërë.
PER 21 JANARIN 2011 NUK KA “NEGOCIATA” ZOTI ARTIKULL-SHKRUES.
EDHE AI SOKOLLDASHI QE ZOTI E COI ME MAKINE NE VARREZA KU DHA SHPIRT SE DO VRISTE 300 VETA.
Luludhe Bashes ..yllit ne ngjitje te ambasdorit “deleted” arvizu ose
-DUHET TI JAPIM NJE MEDALJE QE PO PSHURR EURO-AMERIKEN
-OSE DUHET TE MENDOJME SE AI ESHTE NJE “SKUTH” I TYRE
-OSE TE SHENJTEROJME ENVER HOXHES NQS SE NUK I VIHEN PRANGAT LU BASHES. DHE SALI HORRIT
Njihuni me dosjen kriminale TE LUL BERISHES dhe eshte turp per USA-BE-NATO-OBAMA-MERKEL & TRAMP qe keto monstra po mbrohen kaq hapur nga segmente pafundesihst antishqiptare ne washington-bruksel-berlin-athine-beograd
I pandehuri Lulzim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv.
dosja kriminale e Lulzim Bashës
1. Shitja e detit, Greqisë
Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
3. 21 Janari
21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.
5. shume pasaportat e dyshimta
Lulzim Basha ka shtetësi të shumëfishtë pasi ka përdorur shtatë pasaporta. Të dhënat e TIMS tregojnë se Basha ka përdorur tri pasaporta të zakonshme dhe katër diplomatike. Shtatë pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010. Nga analizimi i këtyre të dhënave rezulton se këto pasaporta janë përdorur nga zoti Basha, madje njëra prej tyre edhe për blerjen e shtëpisë në Hollandë. Për periudhën 4 gusht 1997 deri më 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta. Për periudhën 29 maj 2002 deri më datën 4 gusht 2002, Lulzim Basha ka disponuar tri pasaporta kurse për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008, Basha ka disponuar 4 pasaporta, tri nder të cilat diplomatike. Për periudhën 10 tetor e në vijim, Basha disponoi tri pasaporta diplomatike. “Në pasaportën e z. Basha që është përdorur për blerjen e shtëpisë në vitin 2001 ndodhen dy vula shtyrje të afatit të përdorimit. Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati në vitin 2001 e 2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk ekzistojnë. Ai kurrë nuk ka dhënë nj sqarim për këtë çështje.
ME SHUME DO VLERSOJA NJE KRIMNEL TE SINQERTE SI SALI SATANAI SE NJE DJALL..NJE BEDEL KRIMINEL SI LUL BASHA QE QESH MBI KUFOMA QE AS HITLERI NUK E KA BERE NE KOHEN E TIJ….
Ai njeriu i ruseve nga pershkrimi i ngjan shume kaç myftarajt intrigant, konspirativ e delirant + foles i gjuhes serbe
hahaha. Kac Myfkari, Imagjino me ke ben politikat Saliu dhe Luli. Keta nuk ka burg qe I mban. Keta duan plumb ose litar.
Ishim me mijra ne shesh ne ate 21 janar te 2011-es ,te pushkatimeve prej kulles se ngujimit kryeministror.
Neser behen gjashte vjet,por une do t’a kem te pashlyeshme ate qe kam pare;sikurse nuk do te harroj kurre kercenimin e lul-kusaro-kriminelit me 19 janar (dy dite para demostrates )se e kishte blinduar me kamera tere Tiranen, per te intimiduar njerzit qe te mos vinin ne demostrate,,,ashtu sikurse nuk mund te harroj
krye-holandezin-shqups ne tarracen e Kryeministrise (ne parapritje te fillimit te vrullit demostrues )duke shpalosur me hire filmike fuqine e tij pushtetare hapur mbi njerzit ,qe I shihte perposh si milingona ,me percmim.
Nuk me duhen fare arsyet apo kalkulimet e kesaj meshires tende z.Baze ndal monstres holandeze,,,por me vjen shume hidhur qe anashkalon me dy rreshta njeriun misterioz ,te lidhur me Ambasaden Ruse ne Tirane,,,,kur zhbirilimi I SHTETIT PARALEL te dr.mortjes (emisar I te cilit eshte ky njeriu mistreioz I raportit “te hollesishem”, te pergatitura ne avance) duhet te ishte I vetmi objekt e subjekt I ketij editoriali.
Sa per Olldashin, e ndjere sot,cfardo qe te thuash ti une nuk do ta shqis nga kujtesa per agresivitetin kriminal te prononcimit te tij ne oren 19 te 21 janarit,duke kercenuar me perrallat e makines (asaj makines qe ende sot nuk I eshte dhene dum ,se kush e dergoi ) te mbushur me eksploziv,sipas percartjeve cmendarake te Olldash efendise.
Tung, Mero.
O z. Blaze, ti e di shim mire se puna e politikanit per disa raste eshte : Doren ne qafe dhe gishtin ne bythe……
Domethene, z.Mero, edhe Ina Rama, edhe Bamir Topi qenkan ‘heronj rastesisht”. Te dy paskan i marre paraprakisht doren Berishes (nepermjet Bashes) per ‘trimerirat’ qe do te benin per t’iu futur gardisteve kembet ne nje kepuce. Bamir Topi, madje, edhe i paska keshilluar si t’ia hidhnin vrasjeve pa lagur ‘me ane te letrave’. Ka qene skizofrenia rastesore e Berishes qe i ka nxjerre si heronj kundra tij.
Shyqyr qe na e sqarove, se kisha kaq vite qe po beja habi: U bene ata ti dilnin perballe Sales!
Ne memorien kolektive keto mbeten si lajthitje kolektive e nje populli te tere. Po mire o shqiptare, kur kaluat rrenimin e shtetit ne 96-97-98te, si mundet te riciklosh nje sadist qe e dogji shqiperine Duke çuar ushtrine te bombardinte popullaten. Faji nuk eshte i saliut. Ai e dha proven se kete vend e fonte te perveluar. Ashtu siç edhe perveloi gerdecin. Atehere nuk eshte thjeshte problem fati. Ne kemi kompleksin e liderit krahinor, te fortit. Ose me mire te themi , ate qe e le le vendin rrum palle. Keshtu “jemi) te lire te ndertojme kuturu, te çvasim sa te mundemi. Me administrate, me shendetsi, me polici,etj. Mos thoni jo. Kjo ishte kultura e motoja e dites. O birra kush te perfitoje nga mungesa e shtetit. Dhe pasojat Jane kkeyo qe kemi perjetuar.
Luli eshte pervers. Sala e ka nen hyqm me shume ate se zenin. 2 vjet e linte ne cdo vend si minister per mos u diskretituar, po ai prap ne cdo ministri u be vrases, armik, kusar. Ne bashki do plotesonte 4 vjet, nuk e shpetonte dot dhe rezultati dihet.
Me vjen keq por me duke si nje forme shfajesimi per Bashen, si me then, mjer kujt i bie ne pjese Sala, e ske c’ben, ,, e jo, ai minister i brendeshem i atehershem, sot po na del alternativa e re, sikur nuk ka ndodhur asgje, Basha eshte bashkefajtor i vrasjeve, ndoshta vrases jo i vetdijshem si Sala, por vrases si minister i brendeshem inkopetent po, nuk e luan as topi, e as nuk e shpetojn as deklaratat e Topit, as Mero me te ndierin Olldashin, shpresoj se erdhi momenti qe keta sharlatane te pergjigjen per aksionet e tyre, ne fund te fundit, te udheheqesh nje vend nuk eshte per kedo, eshte per njeres serioze dhe pergjegjes, qe marrin vendimin e duhur ne momentin e duhur , dhe qe jane te vetdijshem qe nje dite do te pergjigjen per aksionet e tyre, dhe te marrin vleresimin apo ndeshkimin e merituar, me duket se po afrohet dita qe edhe ne te kemi ndonje cik drejtesi.
Nga Berishjan i flaket ne “Trampist” i oreve te fundit,ky bashfajtor dhe fshehes I krimit shtetror,te vrasjeve te 21 janarit,po kerkon ne SHBA te marre pushtetin e shqiptarve !
Votat fitohen ne Shqiperi, jo me bythlepirjet e politikaneve te SHBA-s,nga nje kriminel I pagjykuar,qe populli dita dites,e kerkon perpara drejtesise.
Sot eshte shume e veshtire te manipulosh opinionin me nje artikull gazetarie,as dhe me imazhet e rreme te “perkrahjes ” amerikane.
Jo Basha dhe Berisha,por dhe vet Trump te votoj ne Shqiperi,nuk I fiton zgjedhjet!
Mjafte shperdoruan leket e popullit,duke u “perqafuar”dhe “shtrenguar” duart,per mbeshtetjen e “pakufishme”.
Pas ngjarjeve macabre te 21 Janarit & Gerdecit dhe pas mijra artikujve te fuqishem te Meros kunder krimineleve Bersh-Bash-Mediu (BBM) nuk e imagjinoja te shkruante sot kete EDITORIAL..duke na e bere Lul bashen..Kriminel te “ mire”
Numri I vogel I komenteve dhe keto 10 komentuesit fisnike qe hedhin poshte “meshiren e Meros” PER LUL GJYNAHQARIN TREGON se dhe Meroja keshtjella e fundit e 21 janarit ka rene me ne fund ne menyre te turpeshme..kane ngele vetem komentuesit qe akoma rezistojne
keto kriminele 2B..nuk kane lene krim pa kryer nga KODI PENAL I KRIMEVE TE RENDA..qe te vrasjet naziskine deri ne tradheti kombetare..
atehere lind pyetja
PSE TE MOS TE AMNISTOHET DHE KRIMET E ENVERIT …qe ne fund te fundit numri I diversanteve ,terroristeve,spiuneve te brendshem dhe te jashtem ETJ ETJ iste shume me I madhe se ato qe ai persekutoi…dhe ne fund te fund nuk kreu TRADHETI KOMBETARE,VRASJE CIVILE (SI 21 JANARI)..
OSE ME NDRYSHE
PSE ESHTE AMNISTUAR TRADHETARI AHMET ZOGU..ku dosja e tij kriminale qe nga genocidei ndaj katolikeve,varja dhe vrasja e dhjetra kundershtreve shitja e vendit Italise pas 1933 dhe tradhetia ne 1939….lexoni mikun e tij CATIN SARACI…dhe ambasdorin amerikan ne shqiperi para 40’ qe e quajne DEMON ,TRADHETAR & QELBESIRE ORIENTALE.
pse dhe sot po behet nje TERRORIZEM MEDIATIK..nga trupi dipllomatik ,sherbime inteligjente te atashuara prane mediave dhe paria e Tiranes.Le te sjellim nje shembull super skandaloz:
Para dy vitesh (pikeriaht ne 21 janar-cfare coincidence) arrestohet ERMAL ILIR ENVERHOXHA me aq pompozitet dhe ulurima gazetaresh sa e quajten PABLO ESKOBARI I EUROPES.
dhe “informacjoni” erdhi nga HELMUTI GJERMANISE dhe I PROKURORI I TJ ATJE..kishte perrgjuar Ermalin dhe e arrestuan me GESTAPON E BERISHES qe ben ligjin akoma edhe pse pushtetin e kashtes e ka enverofagu EDI RAMA.
Krahesoni ERMALIN ILIR ENVER HOXHEN me MONSTREN SHKELZEN BERISHA qe ka dokumente te plota per trafik droge me makinen e ish Presidentit ne 1997 dhe qe njihet si njeru kryesor I gerdecit.
Analizoni MIKROSKOPIN e Donald lu-lit..njeriu me powerfull ne shqiperi:
Beri furtune per disa ora te shtrenjta te gjyqtareve ..POR DONALDI por beri syrin QORR per pasurite eLul BASHES per vilat disa MILION DOLLARESHE TE shkerdhen berishes dhe shkerdhatave si MEDIU….shkoni vlersoni vilen e TYRE qe ka ne themele gjakun dhe kockat e gerdecit
Mos harroni:
Shkoni te PULARIA LAPRAKES..eshte nje 100 vjecare..gjyshja e ERMAL ILIR ENVERHOXHES qe sundoi 50 vjet dhe nuk tradhetoi por as vodhi 1 qindarke..
Keto te shohe Enverofagu EDI RAMA qe mori votat cudiberese ne 2013..dhe 2015..dhe ne menyren me te ndyre te mundeshme po I fal pushtetin kriminelave 2B nen orkestracjonin e marshit FUNEBER te reformes se drejtesise ku:
Donald lu ……..……….. ……..muzika
Kroatja Vlahutin………………teksti
Spektatoret….1 miljon shuplakat e PS
Kendon……..LU BASHA….ison e mban Fate Mediu ku
mjeshter dekori eshte artikullshkruesi yne….