Partia Demokratike në Shqipëri, duket se ka nxitur shqiptarët në Maqedoni të formojnë një qeveri me Nikolla Gruevskin. Edhe pse në Maqedoni nuk është arritur ende ndonjë marrëveshje për formimin e qeverisë, por të dy palët kanë pranuar kërkesat e shqiptarëve, zyra e Lulzim Bashës në Tiranë, përshëndeti krijimin e qeverisë së re në Maqedoni, mes BDI dhe Nikola Gruevskit, duke bërë fakt të kryer marrveshjen për shkak të pranimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Pro Gruveskit ka qenë thuajse hapur dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e Ilir Metës. Disa komentatorë politikë afër saj, e kanë argumentuar atë me nevojën e stabilitetit politik në Maqedoni dhe aftësitë e Gruevskit për reforma ekonomike.
Socialistët në pushtet nuk janë përfshirë në këtë histori, por kanë mbështetur kushtet e partive politike shqiptare dhe kanë nxitur ata të krijojnë një qeveri që garanton zbatimin e tyre.
Në fakt situata në Maqedoni është ende e paqartë. I vetmi lajm i mirë është që të dy blloqet politikë maqedonas, kanë rënë në gjunjë para shqiptarëve, por Gruevski nuk i ka votat e shqiptarëve për qeveri. Ali Ahmeti ka problem me së paku katër mandate nëse shkon me Gruevskin. Teuta Arifi, Xhevat Ademi, Nevzat Bejtja dhe një shqiptar orotodoks i Resnjës, kanë shprehur hapur kundërshtinë e tyre. Ndërsa konsensusi me opozitën e Zaevit mund të jetë më i lehtë, dhe më legjitim, po të llogarisim që brenda saj janë dhe 70 mijë vota shqiptarësh.
Por përse Tirana është e ndarë, përballë shqiptarëve të bashkuar në Maqedoni?
Arsyeja kryesore është modeli Gruevski. Modeli Gruveski, është modeli i një lideri autoritar, i aftë për të kontrolluar ekonominë pa liri ekonomike, dhe një politikan që ka mbijetuar falë shpikjes së një platforme fallco nacionaliste, që shkon deri tek shpikja e një kombi që nuk ekziston. Ai është konfliktuar fort me Brukselin dhe Uashingtonin për standartet e demokracisë në Maqedoni, dhe sidomos për prokurorinë speciale, dhe ka dhënë shenja të forta pro ruse për t’i bërë karshillëk Perëndimit.
Me një paralele të thjeshtë me Shqipërinë, Gruevski është përballur me perëndimin, njësoj siç u përball Perëndimi në Shqipëri me kundërshtarët e reformës në drejtësi. Fryma anti-perëndimore e Gruevskit, u kultivua thuajse nga të njëjtat arsye që u kultivua kundërshtimi ndaj Perëndimit nga kundërshtarët e reformës për drejtësi në Shqipëri. Të dy palët njësoj i druhen ndëshkueshmërisë dhe paranojës, se Perëndimi do t’i nxjerrë nga politika përmes reformave në drejtësi.
Të dy palët po ahstu po i bashkon një ideologji e re, që ka ngritur papritur adrenalinën e liderëve nacionalistë ballkanikë. Është fitorja e Donald Trump. Të bindur se tani SHBA do merret me gjëra të mëdha si Kina, Meksika, India, Rusia apo BE; ata ndjehen të çliruar që Uashingtoni s’do merret më me shtete të vogla si këto të Ballkanit dhe aq më pak me vese liderësh, përderisa kanë Trumpin president.
Kjo ka bërë që këta në përpjekje për t’u dukur si Trump, të shpallin armik të tyre armikun e Trumpit, dhe fare papritur Xhorxh Soros, një miliardier kontravers, që financon me fondacionet e tij programe kulturore, arsimore dhe sociale në Evropën lindore, është shpallur armik rajonal. Të gjithë mendojnë se tani po shave Sorosin, do kesh një kartolinë urimi nga Trumpi dhe një leje për të bërë çfarë të duash në vendin tënd. Njësoj si në Tiranë dhe Gruevski në Maqedoni, mendon se Sorosi, po e rrëzon nga pushteti, dhe po njësoj si në Tiranë, ai e shikon me gëzim faktin që tani SHBA, nuk do merret më me gjëra të vogla.
Së fundmi mbështetësit e Gruveskit në Tiranë, e shikojnë si shans një qeveri të shqiptarëve me Gruevskin, pasi kështu ata mund t’i japin një sinjal Bruskelit, se nuk janë duke ja respektuar shumë rekomandimet për prokurorë specialë në Shqipëri, në kuadër të reformës në drejtësi apo një zbatim rigoroz të ligjeve të miratuara në kuadrin e reformës.
Gruevski për adhuruesit e tij në Tiranë, është rruga si i duhet përplasur Perëndimit shuplaka në fytyrë. Por ngaqë nuk ua mban ta bëjnë hapur vetë, duartrokasin për të. Është një mënyrë për t’u gëzuar paradhënie, për një betejë që ende nuk guxojnë ta bëjnë vetë hapur. Dhe po e bëjnë duke besuar që Gruevski do shkoj “bedel” për këta, do të marrë hak edhe për këta, ose së paku do hapë rrugën për këta.
Perse e ngterron perendimin me Sorosin e zotri.
Antisoroset nuk jane pse duhet te jene kunder tij, por pse Trumpi eshte kunder Sorosit.
Sali Berisha e din se Grujevski ka lidhje te forta me serbet e ruset prandaj shpejton te uroje qe te krijohet nje pakt anti Europe dhe anti Amerike demokratike.
Trumpi as nuk eshte amerikane, as nuk eshte europian, as nuk eshte demokrat, ai eshte faqja e zeze e Amerikes dhe fatkeqesia e shqiptareve.
Lidhjet e Sali Berishes me sllavet tashme jane te njohura, por deklarimet e tija “patriotike” i kane vene ne siklet shqiptaret e vertete.
Populli yne nuk eshte ne gjendje te dalloje te qenurit patriot nga te deklaruarit si patriot. Cdo deklarate e Berishes e ka koston e saj shume te madhe per shqiptaret prandaj ai njeri (nese ben t’i thuhet njeri) duhet te denohet per te berat, te cilat nuk eshte dashur t’i bej dhe per te paberat, te cilat eshte dashur t’i bej.
Pse esht e ndare Tirana ?
Po ja degjo cfare thote Manjani dhe kuptohet pse jane te ndare Tirana
Antishqipetaret si Berisha ,Basha , nxisin dhe Shqipetaret e Maqedonise, me ne krye tradhetarin e tyre ALI AHMUTI , i cili tashme po del zbuluar qe eshte vetem vegla e Gruevskit , PERSERI NE EMER TE SHQIPETAREVE PO TENTON TI DALI NE MBROJTJE GRUEVSIT , DUKE FSHIRE PROKURORINE SPECIALE .
UROJ QE MOS TI REALIZOHEN PLANET E NDYRA NE KURRIZ TE SHQIPETAREVE .
POSHTE ALI AHMUTI ME BERISHET E TIJ .
Epo pas Zaev eshte sorosi , si mund te bente qeveri. Kjo tregoi qe Ali Ahmeti nuk eshte sorosian……tung
Analize kot,pa asnje Baze, sebep qe te thuash nje fjale,pavaresisht se ia fut KOT.
Situaten ne Maqedoni ti e njeh sa Bushsti ate te Fixhit.
Fatkeqesi o Analist
Qkeni me Sorrosin,o te paudhe!Ku jane Gjuhetaret,Albologet,qe merren me shqyrtimin e Gjuhes.Qe nje fjal Greke,e rrutullojne sa knej,anej,per ta nxjerr,si fjal Shqipe.Fjala Sorr,ne shqip,ka kuptimin e Sorrave,pra eshte fjal Shqipe.Mos u qudisni,ne Shqiperi,ka mbiemra ,me fjal kafshesh,dhe shpendesh,siq eshte,mbiemri Dhelpra,mbiemri Vuka(Uka),mbiemri Sorra,mbiemri Zogu,dhe mund te kete edhe te tjere.Pra mbiemri Sorra,egziston,shikoni ngjashmerine me mbiemrin Sorros.Shtrohet Pyetja,mos valle Sorrosi eshte Shqiptare,dhe nuk e paskemi ditur,dhe per te bere karrjere ka ece ne menyren e deritashme!Pra ne kjofte e vertete,atehere del,se paskemi,nje Miljarder,ne Boten e madhe.Sorrosi,mund te jete Shqiptare,dhe per te depertuar ne Boten e madhe,ka marre Fene Jahudike(Qifute).Pra del,se nga Etnia eshte Shqiptare,dhe nga Feja eshte Jahudi(Qifut).Kujtoj me kete rast,se fjala Sorre,nuk gjindet,ne asnje gjuhe te botes,atehere,pse ka pikerisht kete Mbiemer,qe tingellon ne gjuhen shqipe.Nuk jam Gjuhetare,por duke pas parasyshe,Gjuhetaret,e Botes,se si i krahasojne fjalet,per ti nxjerre,si te njejta,dhe pasi kane pire Birren,e shishen e alkolit,fusin edhe ca kuja ne mes,sepse neper oborret ku vegjitojne,e marrin rrogen,si edhe pensionin.Pra kta Gjuhetare,qe na nxjerrin,GjuhenShqipe,te njejte me gjuhen Indoevropjane,une nuk jam kunder,por mos valle Gjuha Shqipe,ka marr e ka dhen me shume,me Gjuhet,Semite(Hebreje)?Mos valle Hebrejt kane prejardhje Pellazge,sepse Pellazget shtriheshin edhe ne Izraelin e sotem,dhe ne Qiper,(ku jane gjuhetaret,pse se shtrojne kte pyetje),dhe dihet se nga vershimi i vrullshem nga Lindja,Pellazget u tkurren,u zbrabsen,u rralluan(asimiluan),dhe njejta gje u ndodhi edhe Hebrejve,te Cilet u zbrapsen,u tkurren,u rradhuan(asimiluan).Ku eshte Ismail Kadare,qe u lodh e u sterlodh,per ti ngjare Homerit,por Homeri,kishte ardh nga brigjet e detit te zi,dhe bente pjese ne Popujt,e nenshtruar,qe moren pjese ne zbrapsjen e Pellazgeve,e te Hebrejve.
NQS KANE NGELUR SHQIPTARET E MAQEDONISE
TE MARRIN MEND NGA KRIMINELI & TRADHETARI LUL BERISHOVIQ
DHE KALI I TROJES ILIR META
LE TE SHUHEMI SI FARE DHE SI KOMB.
.
kur shqiperia “londineze” pas ardhjes ne pushtet ne 1992 te juntes makartiste –berishaine eshte kthyer ne nje shprehje gjeografike pa asnje influence ne BALLKAN si do ndihmoje shqiptaret e maqedonise ?
.
KUR SALI BISHA DHE DJALLI LUL BASHA kane vrare shqiptare me keq se serbet dhe maqedonasit pse duhet te heshtim..pse MERO po I var teneqen ketyre kermave antishqiptare.
**
Vete shqiptaret e ndershem ne 5 shtetet e BALLKANIT duhet te fillojne nje levizje pan-kombetare larg ketyre fantazmave me emra SAL-LUL-LIL & & GOPISOMES:
.
Ajo qe me habit pa mase eshte se si ka mundesi qe nje HERO I DITEVE TONA SI Branko Manojlovski si nje I derguar nga ZOTI eshte neglizhuar ne menyre kriminale nga shtypi dhe qeveria shqiptare.
.
Pikerisht faktet rrenqethese qe jep ai duhet te shfytezohen nga 10 + X miljon shqiptaret ne gjithe boten….A e dini sa “Branko” ka ne Maqedoni,Mal te Zi,Greqi,Sanxhak,Kosove,Bosnje,Kroaci,Serbi ,Itali e deri ne Ukrainen e larget ?….Jane aq sa mund te them se jemi populli me I madh I Ballkanit.
.
.
Por sot edhe une qe jam shqiptar “Kristal” me vjen turp qe jam shqiptar kur per 25 vjet perbindeshi me Emrin Lul Berishoviq eshte kthyer ne nje BAJLOZ qe I ka vene duart e pergjakura ne fyt atij kombi dhe tani po I jep mend shqiptareve te Maqedonise.
______________________
Te nderuar shqiptare & shqipfoles !
.
Ka ardhur koha qe Reka e Epërme në Maqedoni te kthehet ne vend pelegrinazhi per RINGJALLJEN KOMBETARE dhe Branko Manojlovski te shpallet HERO I KOMBIT me nje kontribut te jashtzakonshem qe nuk e kane arritur gjithe politikanet e marre se bashku qe pas 1990
.
KUSH ESHTE KY KRESHNIK I JUTBINES ?
.
Branko Manojlovski, që është ndër të parët që u deklarua se është shqiptar ortodoks nga Reka e Epërme në Maqedoni, ka konfirmuar publikisht lidhjen familjare me Branislav Sinadinovskin, profesorin universitar, i cili së fundi ka tronditur opionion maqedonas, pas deklarimit të origjinës dhe përkatësisë së tij të pastër shqiptare.
.
Branko Manojlovski që është edhe kryetar nderi i shoqatës atdhetare “Josif Bageri” dhe që jeton në Çikago ka rrëfyer për lidhjet e tij familjare me profesorin Sinadinovski, i cili me rastin e festës së 28 Nëntorit publikoi librin e tij “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni”, dhe që nxiti debate të gjëra në Maqedoni, por edhe një reagim të papritur nga motra e tij Liljana Sinadinovska, e cila theksoi se vëllai i tij nuk është shqiptar.
“I ati i Branislav Sinadinoskit ishte Joakim Sinadinoski. Kurse nëna e Joaqimit ishte Keva, e cila ishte motra biologjike e nënës time Zafirkës. Që të dyja dem baba dem kishin lindur dhe rritur në Beliçicë të Rekës së Epërme, ku kishin llafosur vetëm shyp, pasi që fshati ynë dhe të tjerët përreth llafosnin shyp. Pleqët dhe prindërit tanë nuk dinin maqedonisht.
Të gjithë kuvendonin shyp”, theksoi Manojlovski për agjencinë e lajmeve INA.
.
Por, Brankua rrëfen se si është zhdukur edhe mbiemri i tyre origjinal Tanashi, i cili historikisht ishte trashëguar brez pas brezi, deri në periudhën e pushtimit serb kur u emërtuan dhe u detyruan të regjistrohen si Tanasheviq, aty kah vitet 1870.
Ai rrëfen se si ka vijuar më pas me diskriminimin kur pas Luftës së Dytë Botërore ishte nisur me motrën e tij për të nxjerrë në çerfitifikatë në Zyrën e Ofiqarisë.
.
“Unë me motrën time shkuan në ofiqari për të nxjerrë një çertifikatë lindje. Punonjësi i kësaj zyre ma shkroi mbiemrin Manojlovski, duke më thënë mua dhe motrës se prej tani kemi këtë mbiemër dhe jo më Tanasheviq. Kjo ishte akti i dytë i një gjenocidi dhe diskriminimi vetëm e vetëm për të humbur gjurmët tona”, rrëfen 71 vjeçari i cili tërë verën e kalon në fshatin e lindjes, ndërsa dimrin në Çikago në SHBA.
Ai thotë se kishte kërkuar nga priftërinjtë në Kishën e Shën Bigorit për origjinën e tyre dhe të mbiemrit të tyre Tanashi.
.
“ Pas disa hulumtimeve në pranin timen dhe të një prifit të kishës, nëpër librat e moçëm apo regjistrat e viteve 1870-80, gjetëm mbiemrin e vertetet dhe më tha: PRA TË VËRTETËS I HESHTË EDHE ZOTI!. Në këtë rast edhe prifti nuk foli gjë. I thash se kjo është e vërteta e cila në këtë moment ka nevojë për guxim, kurajo dhe përkushtim. Familjet tona të Tanashajve flitnin vetëm gjuhën shqipe të dialektit të Rekës së Epërme, të cilën në studimet e tij të thella gjuhësore e përmend edhe studjuesi me renome botërore Robert Elsie”, thotë Brankua.
.
Duke I uruar nga New Yorku jete te gjate Mixhes Branko I ftoj lexuesit e Temes ta njohim me mire kete dhurate te falur nga zoti ne Maqedonine e Shqiptareve.
https://www.youtube.com/watch?v=Ir_1C6r_4L8
Turp për Lulzim Bashën për gafën e radhes,habitem se si një njeri që pretendon të bëhet kryeministër uron për diçka që nuk ka ndodhur.
Këta tanët këtej kot shpresojnë.
Reforma nuk ka kthim mbrapa kush ka vjedh dhe vrarë këtë popull për 25 vjet në qeli do përfundojnë.Dhe ta dinë mirë shurrën mbi varr do ju bëjnë shqiptarët kur të vdedin,veç në i mbajçin si kërma në shtëpi bijt e tyre.