LSI dhe defaktorizimi i opozitës

28 Janar 2017, 19:18Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Beteja frontale e LSI për të shfaqur profilin e saj opozitar në tremujorin e fundit të marrëveshjes katër vjeçare për bashkëqeverisje, është mbresëlënëse. Është një lëvizje energjike, e mirëorganizuar, një betejë e cila synon t’i japë LSI-së statusin e viktimës nga bashkëqeverisja dhe natyrisht, të drejtën për të qenë opozitare.

Po ngjan tejet normale, që Ilir Meta të protestojë për mos-arrestimin e Balilit, Lefter Koka të flasë kundër betonizmit (vetë ka hyrë deri në mes të detit në Durrës), dhe Vangjel Tavo të flasë si Vangjel Dule për “bastisje” të minoritetit grek.

Socialistët e Edi Ramës po ruajnë qetësinë, pasi nuk e konsiderojnë betejën e tyre. Ajo që kërkon LSI me vrullin e saj opozitar, është një betejë për t’i zënë vendin opozitës. Qeveria po rri mënjanë dhe përveç ndonjë “shkëndije” të Edi Ramës, që i vë zjarrin nervave të tendosura të opozitarëve brenda qeverisë, duket se pjesa tjetër po e shijon këtë si një përpjekje të LSI-së për të fituar një status të ri opozitari para zgjedhjeve. Dhe duket se nuk e llogarisin si rrezik.

Nga ana tjetër, opozita zyrtare ka shastisur para këtij vrulli opozitar të LSI-së. Beteja e tyre kundër Edi Ramës,  e krahasuar me betejën e LSI, ngjan si lojëra kalamajsh. Fjala vjen, tani kemi një ministër Drejtësie që akuzon me guxim shumicën, se ka deputetë vrasës, ndërsa opozita ka kandidat për ministër Drejtësie, Ristanin, që akuzon Edi Ramën pse ka ikur në Itali.

Në pushtet kemi një ministër Mjedisi që akuzon pushtetin se ka bllokuar ndryshimin politik në Durrës me shefa policie dhe dhunë, ndërsa në opozitë kemi Eduard Halimin, që thotë, ose votim elektronik, ose nuk vijmë në zgjedhje. Akuzat që vijnë nga LSI dhe akuzat që vijnë nga PD, janë si dita me natën, dhe debati publik dominohet nga akuzat e LSI-së. Vetë PD është e hutuar nga ky vrull opozitar i LSI, ka lënë punën në mes dhe po rri e vështron se si duhet bërë opozitë.

Në të vërtetë, në këtë histori disa mujorëshe para zgjedhjeve, nuk duhet pritur diçka tjetër. Beteja e LSI kundër pushtetit ku është ende pjesë, tregon se ajo është më afër garës më vete, ose me PD, në zgjedhjet që vijnë, dhe qetësia e PS, është një përgjigje e një shumice të qetë.

I vetmi problem në këtë pikë është morali publik i qeverisë në raport me ministrat opozitarë të saj. Është diçka që ka të bëjë me marrëveshjen zyrtare të tyre dhe procedurat e funksionimit të qeverisë. Deri më sot, LSI i ka ndryshuar ministrat për interes të vet. Ky është rasti kur LSI duhet të ndryshojë ministra për imazhin publik të qeverisë. Nëse e bën, tregon se është ende luajale me qeverinë, ose së paku, opozita nuk e ngroh. Nëse e detyron Edi Ramën ta bëjë vetë, do të thotë se gjërat kanë shkuar shumë larg.

Por në të dyja rastet, opozita “rri e vështron yjet opozitare të pushtetit”.

17 komente në “LSI dhe defaktorizimi i opozitës”

  1. Adriatik says:

    Lsi nuk po ben opozite se nuk di,sepse nuk ka qene ne opozite po vetem ne pushtet.Po ajo e ka hallin se erdhen zgjedhjet dhe duhen leke per fushate,se Tahiri ja ka bllokuar rruget e droges LSI. Prandaj e sulmon Sajmirin.Se per korupsjon nuk ka se si te flasi se eshte me e koruptuara .meri me radhe .Drejtoresha e arsimit ne Lushnje.Drejtori dhe zv drejtori i burgjeve.ish ministri i transportit iku se nuk i eci me tenderin e mirmbajtjes se rruges.dhe se fundi Balili.ka plot histori kjo parti e “ndershme”.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Meta deri ne fund te mandatit,ka ruajtur fuqine e tij per emerimet dhe shkarkimet e ministrave,duke I detyruar ata te behen servil te neveritshem.
    Mandatit te qeverise per kete 4 vjeçar po i vjen fundi,te gjithe te emeruarit e LSI-s I kane drejtuar antenat tek sinjali i Parlamentit.Nuk eshte çudi,do kemi daljen ne skene te shume “trimave dhe besnikeve”,ku “lokalet” do bertasin sipas orkestrimit te Metes.
    Ne krye te top-listes qendron deputeti I PD-s,Hima, ku ne vend te sex perdor prangat.
    Sa shume i konsumuar,me te drejt Basha do mbush Parlamentin me te “rinje” !
    Sot nga veriu ne jug,deputetet e opozites ishin rreshtuar per te dhene intervista,kunder pushtetit !
    Asnje fjale per korupsionin ne privatizimin e ÇEZ-it!
    Mos valle Meta po lan borxhin,duke mbrojtur Berishen ?

  3. aqif tahipi says:

    Mero ,duhet pranuar se gabimi i 1 ne kete rruge defaktorizimi ishte mospjesemarrja e pedese ne reformen territoriale ,duke i lene rruge te lire lsi dhe pdiu . Ndersa gabimi qe ne te ardhmen mund edhe te vertetohet si teper i rende per peden ,ishte mospjesemarrja dhe sulmi ndaj reformes ne drejtesi. Ne syte e mbare publikut opozita doli sikur nuk donte reformimin e sistemit te tejkorruptuar gjyqesor.Edhe keto perplasje midis te majteve ,ne njefare menyre sherbejne per te ofruar vemendjen mediatike dhe publike vetem ne nje drejtim :ate te interesave te lsi dhe ps.Mendoj se keshillimi i gabuar ose drejtimi i gabuar me vetedije te plote te komandanteve te shqupit ,po con ne kete defaktorizim.E vetmja zgjidhje per ta ,qe te fitonin nje fare besueshmerie tek publiku do ishte vetem permendja e fakteve te verteta dhe heqja dorte nga propaganda e pjerdhur dhe genjeshtrat qe nuk i besojne me as femijet 6 vjecare ne zonat me te thella rurale.

  4. MI6 says:

    LSI partia e funderinave ben opozite, kjo eshte te vesh duart ne koke!!!

  5. Shkelqim Skenderi, Doktor Inxhinjer, Kanada says:

    Mero, te dua, por Ilir Meta eshte nje hajdut ordiner dhe maskara, te cilin ti duhet ta denoncosh njelloje si Sali Berishen; LSI, si dhe PD, eshte nje bande “punekerkuesish ne shtet” te pamoralshem. Ti Mero, dhe shume gazetare te tjere, jeni ne njefare menyre te shitur tek Ilir Meta, apo nuk e di si t’ja vej emrin. Je I lodhur me Sali Berishen, dhe nuk ke me energji te luftosh edhe kunder LSIse – kete duhet ta pranosh. LSI nuk eshte nje opsion per nje Shqiperi te pa-korruptuar dhe te paster, absolutisht jo!!!
    Rrespekte,
    Shkelqim Skenderi
    Doktor Inxhinjer
    Toronto, Ontario, Kanada

  6. Devolliu says:

    LSI, një BANDË HAJTUTËSH ME ÇIZME, me në krye sheikun Like FLORIRI me bllok në dorë.
    Ka ardhur dita që shqiptarët duhet ta shporrin nga politika këtë KANCER të Shqipërisë!

  7. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    Jan perpelitjet e fundit te Like Metes qe po i tregon dhembet Edi Rames.
    Likes se Monikes qe dhembet e krimbura mbas 10 vjetesh ne qeveri tani i ka te mbeshtjella me FLORI,nxjerr nje here kushrinin e Kryemadhit ,ate ministrin e Drejtsis Manjakun qe i ka vendosur si qellim kryesor vetvetes jo te punoj per te vendosur drejtsin ne Shqiperi por per te kritiku Ministrin e Rendit Sajmiri.
    Ky Ylli Manjani eshte nje tutor politik qe e perdori kushrinin e vet deputetin Perparim Spahiu si nje dordolec duke e vendosur te kandidoj perballe Like Metes ,dhe duke i lene mundesi qe te pasurohet me gjith farefisin e tij Manjanet e pangopur ne Diber.
    LSI qe kur u shkeput nga PD ne 2011 tregoi dinakri,dhe po i sherben Sali Berishes me besnikri.
    Edi Rama po tregon shume qetsi,..NGJALAT qi hengri tek gjiri i Lalsit tani kani arrit zorren e trashe dhe kani fillu ta gudulisin afer ANUSIT per ta rrzuar nga kolltuku i Kryeministrit,dhe kto krimat jan rritur shume.
    Kujdes Edo,dhe durimi ka nji kufi.

  8. kozmo says:

    OPOZITA PRET ME GOJE HAPUR , TE KTHEHET NE FRONT LIKJA .

  9. Republika Ambasadoriale e Salibanise says:

    Ka kohe qe gazeta Tema ke rene ne nje gjume letargjik..dhe do te zgjohet kur te shohe ne karriken e kryeministrit ne 2017 MoNSTERN LUL BASHA DHE PRESIDENT ILIR METEN

    keto menxyra ndodhin sepse sic tha Fatos Nano(edhe ky eshte tredhur me vone) ne 1993 kur e arrestuan sali berisha me blerim qelen nen urdherat e ca Billave dhe Hillave per 100 dollare..se Shqiperia nga ky moment nuk do qeveriset nga shqiptaret por nga jashte….
    .
    Pra zoti Mero e thene me troc…Ilir META ESHTE NJE KOQE KANDARI (GUR PESHORE) qe dezhurni i rruges elbasanit e kalon nje here majtas nje here djathtas…PRA ne janar 2013 Ilir META nen keshillat e arvizuse u takuame duar ne qafe me berishen dhe i tha mirupafshin ne shkurt 2017……pra absolutisht po ndodh nje gje normale ne nje REPUBLIKE AMABASADORIALE..KU POLITIKANET tane levizen me pult nga rruga e elbasanit qe nga berishkrimineli e deri te ilirkokekarderi..

    JAM NGA ATA SHQIPTARE QE MENDOJ SE BERISHA-BASHA DUHET TE VAREN NE LITAR NE BOLET E GJERGJ KASTRIOTIT

    POR……KETO PLEHRA SI KY ILIR META & SPARTAK BRAHO DUHEN KAPUR FORCERISHT DHE TE HIDHEN NE NDONJE GROPE HALEJE DHE TI VIHET KAPAKU..PSE ?

    NE KORRIKI 2008 AKUZON NE SHESH TE BURRAVE BERISHEN PER AGJENT SERB TE VERTETUAR DHA PS NJE VITI NE 2009 LIDHIN “BESEN” ME AGJENTIN SERB.

    SOT PO KERKON NDJEKJE PENALE PER NJE RAPORT MJEKSOR ??????????????

    PSE PO TALLET ME SHQIPTARET KY MANIAKPORNO POLITIK

    PER MATERIALIN E MEPOSHTEM EDHE KY DUHET TE FUTET NE BIRUCE PER MASHTRIM ME PERMASA KOMBETARE

    JA DOKUMENTI QE ESHTE QINDRA HERE ME I DENUESHEM SE I TOMES

    akuzuesi Spartak braho

    LSI në 7 korrik 2008, akuzë në Kuvend: SALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB.

    Shtetasi shqiptar Sali Berisha, politikan prej 20 vjetësh dhe aktualisht me detyrë kryeministër i Shqipërisë, dhëndër në Serbi, martuar me Sllobodanka Ramën, vajzën e një koloneli (oficeri aktiv) të shërbimeve sekrete agjenturore Jugosllave, nuk do ketë mundësinë t’i shpëtojë damkës së zezë, hijes së krimeve dhe faktit të turpshëm, që ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, me aktivitet intensiv konkret dhe maksimal, me pasojë burgosjen dhe internimin e shumë familjeve të intelektualëve e njerëzve të thjeshtë, kundërshtarë të regjimit diktatorial komunist.

    Në një deklarim të tij publik në televizion, Berisha tha: “Nuk kam qenë spiun, nuk kam denoncuar dhe nuk kam dënuar njeri”. Mirëpo, gjatë një akuze të bërë në parlamentin shqiptar, në datën 7 korrik 2008, nga deputeti Spartak Braho në emër të grupit parlamentar të LSI, përforcuar me ulërima nga kreu i LSI Ilir Meta, u deklarua se ka prova shkresore, se SALI RAM BERISHA, komunist, pedagog, mjek në klinikën e bllokut dhe pjesë e brendshme e familjes së diktatorit, ka qenë jo vetëm spiun i sigurimit të shtetit prej 21 vitesh gjatë diktaturës komuniste shqiptare, por dhe “agjent special” i shërbimeve të huaja, me veprimtari agjenturore kryesore anti-shqiptare, si spiun në shërbim të UDB-së Jugosllave. Shkak që LSI dhe Ilir Meta, nxori nëpërmjet Spartak Brahos “letrat” e SALIUT si spiun dhe agjent i UDB, ishte fakti që SALIU, JOZEFINA dhe 20 deputetë “figura të pastra” me në krye Astrit Patozin, kërkuan shtyrjen e miratimit të projekt-ligjit “BIBERAJ” të hartuar prej BE për lustracionin (hapjen e dosjeve), për në muajin tetor 2008, pra pas pushimeve verore.
    Kjo shtyrje u konsiderua prej Ilir Metës, si lojë e Sali Berishës për “konflikt interesi si spiun i sigurimit shqiptar dhe agjent i shërbimeve sekrete të huaja me veprimtari agjenturore anti-shqiptare”.

    Akuza e LSI, u përforcua në një emision televiziv edhe prej ish-shefit të SHIK, Fatos Klosi, atëherë anëtar kryesie i LSI, i cili aprovoi dhe deklaroi hapur, se ka dokumente autentike që provojnë plotësisht akuzën e LSI në parlament, që SALI RAM BERISHA ka qenë spiun i sigurimit të shtetit shqiptar dhe që është agjent i UDB. Po citojmë të plotë, akuzën e LSI, bërë në parlament në datën 7 korrik 2008, nga (ish) deputeti Spartak Braho:
    Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”
    “Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE.

    Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si spiun sigurimi dhe agjent i UDB, SALIU i bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore me UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas. Kryeministri SALI BERISHA, ka pasur takime e biseda të fshehta edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë.

    Grupi parlamentar i PD dhe kryeministri SALI BERISHA po kundërshtojnë dhe po bllokojnë projekt-ligjin e Biberajt, mbasi po të hapen dosjet, del se në krye të listës së spiunëve dhe agjentëve anti-shqiptarë në shërbim të të huajve është vetë kryeministri. Kam prova të plota, se SALIU ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane, me zbulues e agjentë rezidentë të huaj. SALIU ka frikë nga miratimi i projekt-ligjit të dosjeve të spiunëve, mbasi e di mirë, që do ta pësojë ai dhe gjysma e kabinetit qeveritar dhe e grupit parlamentar të PD. Unë këto akuza i kam deklaruar edhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për diskutimin e ligjit të hapjes së dosjeve.
    ..

    po e kuptojme qe demonkracia ne shqiperi eshte si nje mulli me ere..po nuk po kuptojme per ujin nga po i vjen ? pra kush po tall lesht me ate vend per cerekshekulli…me Sala-Meta-Nano-Basha -2Rama ( Edi dhe Shinashiun ku ky i fundit pas 25 vjetsh nga Marika zbuloi se si ai vend ka shkuar per lesh)

  10. baba nga durrsi says:

    Mgja se ket rradhe njalat tek gjiu Lalzit, Likja do ti haje me Salen…..
    Le t’ marrin si hyzmetcinj Ramet, Vllahutinet, mcDonaldet e Amerikes, etj etj….
    Na u shpif me kto lloj robsh dallkauke dhe zorraxhinj!

  11. saliu says:

    Zjarrit i hodhi benzine vete Meta me ceshtjen Balili. Nuk eshte cudi qe Balili i pazbuluar deri tani, te gjendet ndonje dite ne shtepine e Metes ne Gjiun e Lalezit ose tek vila luksoze e Klanit te Zemunit (Lefter Kokes) ne Durres.

  12. Peco says:

    Eshte nje cik hilenjoz ne mardhenie Rama, zoti Mero. Dihet, kontigjenti i LSI eshte model se si nuk duhet te jete nje individ qe pranon te punoje ne pune shteti.Ata jane si karkalecat qe vijne nga Afrika dhe kur bjen ne nje fushe me te mbjella, bejne hatane. Kete Rama e di dhe kopili, nen ze u thote perkrahesve, qe cdo e lige e mazhorances ka lidhje me LSI. Balilin nuk e kap Rama para zgjedhjeve sikur te permbyset. Dhe kjo per faktin e thjeshte pasi ai eshte i njohur si kontigjent i LSI. Meta e ndjeu se mosarrestimi i tij eshte goditje poshte brezit nga ana e Rames dhe filloj te kerkoj kapjen e tij, duke shkuar deri ne kufijte e qesharakes me kerkesen per mbledhjen e Keshillit te mbrojtjes nga Nishani.
    Por eshte dhe nje gje tjeter. Ka te ngjare qe Berisha duhet tja kete premtuar vendin e Kryeministrit Metes. Sulmet qe po i behen nga Rama ne lidhje me CEZ e bene Berishen te detyruar ta pranoje nje fakt te tille. Meta, nje pragmatist qe nuk i gjendet shoku, konjuktural i hatashem, duket po “i bije grepit” qe ka hedhur Berisha. Besoj kjo eshte me pak fjale ajo qe mendoj se ndodh nen rrogoz. Por, ajo qe te habit eshte siguria e Rames per te lozur sipas parimit “o te gjitha o asgje”. Une sinqerisht nuk e kuptoj se ku e gjen bindjen Rama, qe mund te fitoj edhe pa LSI zgjedhjet qe vijne.

    1. xheJ eN Bi says:

      Peço…

      Eshte shume e thjeshte siguria e Rames.
      Rames besoj se i leverdis kualicioni i Metes me PD-en .
      Meta perfitoi nga Ligji Zgjedhor aktual se mori shume me shume deputet
      se sa do mirte i vetem .
      Po te dale me vete do mare 3-4 deputet ,se te tjeret i mer nga mbetjet qe
      ngelen nga PS-ja dhe partite e tjera te kualicionit.
      Duke hyr ne kualicion me PD do humbas me shume vota se ne kualicion me PS-en ..
      Prandaj eshte i sigurt Rama

      Per – kleptofagos-….

      Vertet jeni kaq naiv qe besoni nese Rama do kishte çuar ne Prokurori qofte
      edhe me te korruptuarin do te gjykohej nga keto organe te Drejtesise
      qe kemi sot?
      Dhe e dyta , besoj se teoria e Berishes :genje ,genje se diçka do ngelet
      e ka bere efektin te ty.
      Nga qeveria e kaluar mund te te numeroje me lehtesi vjedhje dhe krrime
      qe edhe ti mund te mi numerosh, po nga qeveria e sotme je ne gjendje
      te me faktosh ndonje ?

      Deshtime ka ,ato mund te jene nga faktore te ndryshem ,se ka patur dhe gurre
      nen rrota.

  13. kleptofagos says:

    Njerezit me sy ne balle, e kane kuptuar tashme se Banda e Berishes dhe ajo e Metes kane punuar vetem per te vjedhur dhe kunder interesave te popullit. Problemi eshte se ka perpjekje, sikurse dhe ky artikull i Meros, per te paraqitur Banden e Rames si shpetimtare te situates. Po mbushen 4 vjet dhe Rama nuk arriti te realizoje asnje nga premtimet qe e sollen ne pushtet. Ai jo vetem qe eshte nje megalloman i paafte por tregoi se eshte edhe vete i korruptuar. Nuk mund te shpjegohen ndryshe te gjiitha deshtimet e kesaj qeverie. Hajdute dhe kriminele kishim me pare, ato kemi perseri dhe gjasat jane qe pushteti do ti mbetet po atyre. A keni pare ndonje kryebandit te burgosur dhe me pasuri te sekuestruar? Mos bini pre e mashtrimit te radhes qe vazhdon te legjitimoje vjedhjen dhe grabitjet qe te gjitha bandat e pushtetit i kane bere ketij populli. Hiqni dore nga kjo klase politike!

  14. Valter says:

    Perderisa nje vote do te kete vleren e nje thesi me mjell,
    nuk mund te ndryshoje asgje.

  15. Hajduti me ipad ne dore says:

    SHPK-ja LSI po ben opoziten?!! Kjo cerdhe hajdutesh e ngritur nga cifti me i felliqur i politikes shqiptare, cifti Meta-Kryemadhi, qe per qellim ka vec perfitimin personal del dhe na shet moral opozite sot! Keta ndyresira as qe duhet ti afroheshin pushtetit por pa burreria e Edi Rames beri qe keta hajdute te rendojne mbi shpatullat e socialisteve dhe pjeses te ndershme te popullit shqiptare. Like Floriri ben presion qe te perfitoj sa me shume ne kurriz te PS dhe me vjen shume keq qe dordoleci Rama do ta haj prap presionin dhe do ja jap gjithe cfare do. Por kjo do demtoje perfundimishte PS si parti dhe Edi Ramen si “rilindas”. Perfundimishte kjo do te demtoj vete shtetin dhe popullin shqiptare kudo jeton.

  16. Jugor says:

    Une jam nje skrapali qe jetoj ne norvegji, dhe e kam mbeshtetur Ilirin shume, gjat shume vitesh,jo sepse ka qene engjell por sepse nga tre djajt ky ishte djalli im, dhe me mire nje djall i imi se nje djall tjeter, mentalitet i prapambetur do thoi dikush?! e di jam dakort, por kur shumica sgjen forc te dali nga dhe keshu ngeli kjo puna e politikes shqiptare
    Por po i them nje gje Ilirit dhe ju qe lexoni se kjo tymnaje e Ilirit po e qelb ate me keq sec ka qene dhe po e ben te pa kaperdishem per ne si votues te tije qe prej themelimit te LSI. Kjo per faktin sepse po i kthen per mendimin tim nderin saliut pikerisht tani qe ka dale afera e Cezit. Te qofte rruga e mbare ne greminen qe po e leshon veten bashke me Saliun se voten e familjes tone ske per ta mare me. per kete kam per tu kujdesur une se vet skam me te drejte vote aty por do bej cmos qe familjaret e mi mos te te votojne me. Boll e ropet ate vend mor maskarenj dhe boll po luani teater me ne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje