Përplasja e fundit brenda koalicionit po përjetohet nga opozita si një zhgënjim që shqiptarët morën nga LSI. Qëndrimi i Ilir Metës pas krizës dhe sidomos zbutja e gjuhës mes palëve, ka bërë më në fund që Partia Demokratike të kujtohet që është ajo në opozitë, dhe jo LSI.
Fill pas kësaj, PD po tregon në të vërtetë se ku i ka pasur shpresat. Ngazëllimi i fundjavës nga sulmet e njëpasnjëshme brenda koalicionit janë zëvendësuar me një duf zemërimi ndaj LSI, a thua se e ka fajin Ilir Meta dhe Ylli Manjani, që Lulzim Basha nuk merr dot asnjë vendim se çfarë do bëjë me opozitën katër muaj para zgjedhjeve.
Zhgënjimi i vërtetë vjen prej faktit, se opozita e Lulzim Bashës nuk po u jep përgjigje problemeve të saj.
Para tij shtrohet problemi se çfarë do të bëjë me reformën zgjedhore. Në takim me të huajtë thotë se votimin elektronik e kërkon Berisha, ndërsa në deklarata publike thotë nuk shkojmë në zgjedhje pa votim elektronik. Tani duhet të zgjedhë se çfarë duhet të bëjë, pasi Berisha thotë edhe numërim elektronik duam, por dhe në zgjedhje do shkojmë patjetër.
Para opozitës shtrohet problemi se çfarë do bëjë me listën e deputetëve. Partia Socialiste ka nisur fushatën dhe i ka çuar të parët e qarqeve në punë prej disa muajsh, edhe pse jo zyrtarisht, kurse në PD po bëjnë gjimnastikë për votimin eletronik dhe propozojnë njëri- tjetrin dhe vetveten me emra të rremë, për deputetë. Kjo është gjëja më jo serioze për një parti të madhe politike, pasi gara në politikë nuk është si “Albania got talents”, ku shqiptarët të presin të zbulohen politikanë nga audienca elektronike e Lulzim Bashës. Politikanët bëhen të pranueshëm pasi shfaqin personalitetin e tyre në publik dhe jo në salla audicionesh, ku filtrohen nga sekserë kryetarësh, se kush paguan më shumë.
Kjo është fyerje për një parti të madhe politike, e cila e ka kthyer garën në parti si “Ethet e së Premtes”.
Para opozitës shtrohet problemi se me kë do bëjë koalicion dhe si ta motivojë një koalicion të gjerë, dhe jo të vajtojë pse ikin dhe vijnë ministra në qeveri. Kjo është qeveria me më pak ndryshime ministrash në historinë e Shqipërisë në një mandat katër vjeçar, dhe nuk besoj se është gjë e mirë, por kur shikon që opozita vajton ndryshimet, e kupton që ka dhe më keq.
Por mbi të gjitha, opozita duket se po vuan nga sindromi i varësisë prej LSI-së. Lulzim Basha ka katër vjet që premtim të vetëm ka LSI-në. Atë ka në tavolina, atë ka në publik, atë ka në platformën e tij si garues brenda PD, përballë Olldashit, atë ka në çdo krizë apo moment shprese të PD. Ka katër vjet që ajo është oferta e vetme që u bën demokratëve, dhe tani kur e shikon që LSI ndjek axhendën e saj, është dëshpëruar dhe bën thirrje për protesta. LSI nuk e ka gënjyer Lulzim Bashën. Ajo nuk i ka premtuar as koalicion dhe nuk ka ndonjë detyrim ndaj tij. Nëse i ka shkelur syrin ndonjëherë taktikisht dhe Basha e ka marrë për sinjal politik, është problemi i tij, por fakti që ai ndjehet i dëshpëruar nga LSI, nuk është faji i LSI. Fakti që LSI po ja plas buzën Edi Ramës, nuk do të thotë që duhet t’i qeshë buza doemos Lulzim Bashës.
Ndaj të gjithë ata që bëjnë sikur janë zhgënjyer nga Ilir Meta dhe LSI, bëjnë mirë ta adresojnë zhgënjimin nga opozita reale e kësaj qeverie, dhe jo nga opozita e brendshme e qeverisë. Në një vend ku shpresat për opozitë vijnë nga brenda qeverisë, opozita fallco përbën rrezik kombëtar, pasi mban peng opozitën e vërtetë. Dhe nëse jeni të zhgënjyer seriozisht, shkoni çdo të hënë kur kthehet Lulzim Basha nga Holanda në SHQUP, dhe qëlloni atë me domate. Ilir Meta mund të zhgënjejë plot njerëz si pjesë e pushtetit, por nuk ua ka borxh të zhgënjejë dhe të tjerë që janë opozitarë.
Si opozitarë, keni nga kush zhgënjeheni!
Ky shkrim mu duk si një ekuacjon me shumë të panjohura.
Ta dini dhe ju të tjerët se Merua e di mir që LSI do dal me PS në koalicjon.Dhe po doli vetëm mbas zgjedhjeve e sigurt që do bëjnë koalicjon.
Pavaresisht nga mprehtesia dhe profesionalizmi i Meros per te trajtuar problemet, shpesh here keto vitet e fundit, nuk kam qene dakord me mbeshtetjen pa kushte qe i jep qeverise ne pergjithesi dhe Rames e Metes ne vecanti. Mundet qe ai ka te drejte dhe une te jem i gabuar. Askush nuk ka pronesine e te drejtes absolute. Por edhe kjo nuk me shqetson per sa kohe qe Mero eshte i hapur per te gjitha komentet dhe kritikat qe mund ti behen online. Per te saktesuar, nuk e kuptoj se pse me ka ndodhur disa here qe te me censurohen komentet, ne forma nga me te ndryshmet. P. sh. ne editorialin e djeshem nuk e pashe gjekundi komentin tim te shkurter. Mund te me jape nje shpjegim dikush nga gazeta?
????????????????
Shoku Mero,ju ne gazeten tuaj jepni shume rekomandime per zgjidheje te problemeve te ndryshme.Ju dhe koleget tuaj gazetarpo shigjetoni opoziten se nuk po e ben mire detyren.dihet refreni i mazhorances qe thote qe nuk ka opozite dhe ajo eshte e detyruar te beje edhe rolin e saj.Mqeqenese ju u ha meraku per opoziten thoni edhe rruget qe ajo tte dali nga kjo erresire.Do te jeni dakort ju me keto pyetje:
-Te bojkotoje parlamentin
-Ti bjeri bilbilave,daulleve?
-Te hipi mbi tavolina e salles se parlamentit?
-Te ngreje cadra ne bulevard?
_Ti thote amen per cdo veprim apo vendim te mazhorances?
-Te marre aprovimin e kmazhorances e te kete kryetar ?
-Te marre aprovimin e bile edhe fjalime te shkruara nga maxhoranca e te diskutoj ne parlament qe te mos shqetesohet kryetari i qeverise?
=Ne zgjedhejt e fundit PD mbeti ne klase nga sovrani dhe a mendoni se ajo nuk duhet te kete ndonje vrejtje per qeverine per te vetmen arsye se morri goditje nokdauni (KO) ne zgjedhje?
-A jeni dakort ju se sa here kritikon opozita i kunderviheni se edhe ju e keni bere prandaj mos u ndjeni dmtn se e kemi ne rradhen per te zhvatur kete popull?
–A jeni dakort se e keqja e ketij vendi eshte PD dhe dielli,shpetimi eshte PS?
=A jeni dakort qe LSI eshte parti qe mendon per popullin dhe jo matrapazlleqe politike duke bere aleanca per perfitim elektoral?
_ Ju gazetaret sa here ballafaqoheni me politikanet i pyesni per aleancat dhe per opoziten kurse per cifliqet e tyre sepse pronaret e mediave jane te molepsur me politiken nga e cila kane marre perfitime si ne asete ashtu edhe ne vlera monetare perkundrejt heshtjes dhe lavderimit te qeverise?
-Kush duhet te kritikohet qeveria qe ka bere premtime per hapjen e vendeve te punes,shendetesi falas etj apo opozita qe ka celsat e kashtes?
Portret i paautorizuar nga nje oqean larg
ILIR META PERCAKTOR I POLITIKES SHQIPTARE
– As peng… as i humbur …aq me pak i nenshtruar…
– Trim besnik si Skrapari… mendimtar i shquar !
– Nga Alban Dega
Pasi e keshilloi, pasi e paralajmeroi, pasi i kerkoi disa here te dorehiqej me nder, por pa lavdi, me kulac … nga posti i Ministrit te Drejtesise se Shqiperise, me ne fund kryetari i Kuvendit te Shqiperise dhe i LSI-se Ilir Meta nuk pati rruge tjeter vecse te nenshkruante de fakto shkarkimin e Ylli Manjanit. De jure hodhi firmen Kryeministri Edi Rama.
I vetmi gabim i Ilir Metes ne kete rast nuk ishte shkarkimi por emerimi i Manjanit ne postin e ministrit te Drejtesise.
Shume analiste e opinioniste te parise se Tiranes e quajten kete ndeshkim te merituar por te vonuar te Manjanit si nje tradheti te Ilir Metes ndaj bashkepunetoreve te tij. Idiotizem me brire!
Ilir Meta asnjehere nuk ka pase kontrate besnikerie me asnje bashkepunetor te tij . Eshte teper heret per tu harruar rasti i bespreresve Fatos Nano e Dritan Prifti….
Pse ? Sepse Ilir Meta nuk u fut as ne borxhe e as ne dallavere politike qe do t‘ia lidhnin duart e ulnin koken si malet stoike te Skraparit .
Rruga e Ilir Metes ne politiken shqiptare nuk qe e shtruar as me trendafila e as me qilim te kuq…
Krejt e kunderta…. Ishte nga te paret qe u godit, u perndoq, u lincua nga falangat e murrme dhe nga cetniket e Sali Gazidedes dhe Bashkim Berishes.
Pse!? Sepse Ilir Meta ka kontrate dhe detyrime njerezore e morale vetem me popullin e voten e tij, me rinine si e sotmja dhe e ardhmja e Shqiperise… Shikoni ministrat dhe anetaresine e LSI-se…
Midis votes se popullit, kontrates politike me Rilindjen e Rames dhe karrikes se nje ministri kokemushke dhe bajraktar , llafe shume e pune pak ose hic, zgjodhi besnikerine ndaj sovranit dhe besimit te tij nje milione votash per aleancen PS- LSI!
Askush si Ilir Meta dhe LSI nuk u ka qendruar besnike votes se popullit si shpirti i demokracise dhe marreveshjeve si art e mjeshteri e politikes.
Asnje politikan shqiptar ne historine e gjithe hapesirat shqiptare nuk ka leshuar me shume pushtet per te bere shtet si e sa Ilir Meta.
Ilir Meta de fakto jo Edi Rama de jure e shkarkoi Ylli Manjanin. Pse!?
De jure e de fakto Ylli Manjani e shkarkoi Ylli Manjanin. Ai shkeli vijen e kuqe jo vetem politike, por edhe ate etike te nje ministri qe hante ne grazhdin e Qeverise se votes se popullit dhe lehte me shume se gjithe zagaret e opozites te marre se bashku kunder qeverise anetar i se ciles ishte edhe vete.
Kur kulaci nuk dha rezultat… Ilir Metes nuk mbeti gje tjeter vecse kerbaci. Askush jo vetem ne politiken shqiptare por edhe me gjere nuk i perdor ato me aq mjeshteri sa Ilir Meta. Si ?! Me Qetesi dhe Dashuri
Ashtu i do mushka xanxare e politikes shqiptare drute!
Nje analist bythelepires i cdo sundimtari te radhes e quante sot naiv Ilir Meten kur kulaci e kerbaci i tij me qetesi dhe dashuri coi ne unamimtetin e miratimit te Reformes Kushtetuese me 100 per qind te votave te nje Kuvendi qe ishte me afer kacafytjes se mirekuptimit !
Ilir Meta mund te jete gjithcka por kurrsesi naiv lidhur me rolin e tij ne miratimin e Reformes ne Drejtesi dhe ne krejt politiken shqiptare !
Si mund te quhet naiv nje politikan qe tash 25 vjet eshte faktor me peshe dhe tash e mbi 10 vjet percaktor i politikes dhe qeverisjes shqiptare!!!
Ilir Meta eshte nje amalgame e largpamesise se Churchillit, dinakerise se Xhulio Andreotit dhe i pragmatizmit te Ten Hsiao Pinit pa qene aspak asnjeri prej tyre !
Pse!?
Ilir Meta eshte vetvetja !
Ilir Meta ka profilin e spikatur vetjak!
Ilir Meta eshte Ilir Meta jo vetem ne politiken shqiptare por edhe ne ate evropiane e boterore!
Po te keni dyshimin me te vogel per kete kthehuni vetem 24 ore para unanimitetit te miratimit te Reformes Kushtetuese si shpirti i Reformes ne Drejtesi!
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta perseriti vendosmerisht ” kjo Reforme duhet te miratohet me konsensus”. Kulaci!
Pasi kundershtoi shantazhet ndaj deputeteve te Kuvendit te tij, po ky baba i Kuvendit te baballareve te Kombit, nuk nguroi aspak po me nje qetesi stoike tundi edhe kerbacin e doreheqjes.
Po citoj fjale per fjale “… Do te iki si kryetar Kuvendi nese votohet me shantazhe dhe presione ndaj deputeteve ”
Konsensus… Shantazh… Presion ! Te gjitha bashke ne nje fjali! Kerbac e Kulac… Kerbac qe zgjidhen nyjen dhe ngercin shqiptar para te cileve edhe Nyja e Gordit eshte nje loje kalamajsh.
Ata qe deri para tri oresh kishin nxjerre shpatat e ishin gati te kacafyteshin si gladiatore me njeri- tjetrin tani duartrokisnin ne gare per te marre dekoraten dhe titullin amerikano- evropian te fitimtarit dhe shpetimtarit , te regjizorit te Reformes qe nuk lane gure e drure pa hedhur kunder saj deri edhe sot e kesaj dite .
Fitimtari i vertete e kishte kryer detyren e vet me sukses… Pa shpate e pa kerbac! Pa e prere e pa e keputur nyjen gordiane! E denje per tu cilesuar si Nyja Metane!
E denje per ta cilesuar Ilir Meten si politikanin me te zhdervjellet dhe me pragmatiko- praktik tipik ala amerikan!
Me nje dallim: ai kurre nuk permend kulacin e as kerbacin! Shprehja e tij filozofike eshte Qetesi e Dashuri duke servirur Kulacin dhe tundur Kerbacin si ai . Pa to edhe sot Shqiperia do ishte gdhire pa Reformen ne Drejtesi e me nje … Zoti e di!
Faleminderit Ilir Meta…
Te tjeret le te rrahin gjoksin fitimtareve dhe clirimtareve te vetem!
Nuk jane as njeri e as tjetri!
Tamam kur duket se ka humbur papritur Ilir Meta del fitimtar…
A i kini ndjekur dokumentaret me luanet!?
Pikerisht atehere kur duken te drobitur, te perhumbur, te pergjumur… gati gati te dorezuar… papritur versulen me furi tamam si rrufeja dhe kapin prene e tyre si askush tjeter.
I vetmi ndryshim eshte se edhe kete Ilir Metà e ben me Qetesi… me Qetesi dhe Dashuri!
Askush ne politiken Shqiptare si Ilir Meta nuk di te terhiqet kur duhet te terhiqet si ne parti ashtu edhe ne qeverisje!
Asnje politikan shqiptar nuk sakrifikon nje beteje. dy… bile edhe me shume!
Por asnjehere ne kete cerekshekulli demokraci ne Shqiperi Ilir Meta nuk ka humbur asnje lufte !
Asnje politikan shqiptar ne historine e gjithe hapesirat shqiptare nuk ka leshuar me shume pushtet per te bere shtet si e sa Ilir Meta.
Pse!?
Politika eshte arti i se pamundures qe e ben te mundur!
Ilir Meta eshte mjeshter i politikes.
Ai ka me vete edhe faktorin moshe! Hyri ne politike gati femije, u shkollua dhe rrit ne politike…
Ndaj edhe vete LSI-a eshte partia politike me moshen mesatare me te re ne Shqiperi !
Eshte partia me rritjen me te shpejte politike e elektorale ne historine e Shqiperise!
Pse ! Sepse rinia eshte motori i cdo levizjeje e force politike, eshte shpirti dhe energjia e saj e pashterur.
LSI dhe Ilir Meta jane perkrahesit, nxitesit dhe miqte me besnike te rinise qe ne moshe te re u hap rrugen per lartim e perparim te karrieres se tyre ne baze te meritave, punes dhe veprimtarise se secilit!.
Edhe sot kane mbetur me ate shpirt rinor si frymezim dhe shembull i gjalle per rinine jo vetem te LSI-se.
U kalit ne te me kerbac e pranga, me intriga e kurthe, me prapaskena e komplote te majta e te djathta, fashiste e komuniste, marksiste e dreqiste….
Edhe me kulacin e zgjuarsise e largpamesise, tolerances e pragmatizmit, atdhetarise e besnikerise ndaj popullit dhe atdheut.
Gjithcka me Qetesi e Dashuri si asnje politikan jo vetem shqiptar per vendlindjen e tij Skraparin e mendjes e pendes, te punes dhe pushkes!
Asnje politikan e qeveritar shqiptar nuk ka bere per vendlindjen e tij sa cka bere Ilir Meta…
E sic thone francezet “Atdheu i madh fillon tek vendlindja e vogel…!”
Ne zgjedhjet e 18 Qershorit P S mer e vetme 60% te mandateve nga i gjithe populli shqiptar , Luli quramani , hipokriti dhe debili i Shqupit do jete shume i lumtur ne se do mare deri ne 10 % te votave 10- 14 mandate , ky Korb i Zi , Mashtrues i pa fytyre eshte per tu keqardhur qe kjo bande maskarenjesh e denigruan ne kete fare feje PD dhe eksponentet ne opozite qe ju shkon pas . Vjedhja e Rradhes e Banges eshte dora e zgjatur e Krye banditit Sali Kriminelit dhe njerzve te tij ish Shikas , Gardiste ne bashkepunim ne Radikale Kosovare Terorista . Te cilet kane shpallur tashme Te Enjten diten e aksjoneve ne shume plane , do jene nje pjese e tyre e perdorur edhe per protesten e 18 Shkurtit