Kalaj në “karantinën” e Berishëve!

5 Shkurt 2017, 20:44Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Dëshmitari kyç i procesit korruptiv të privatizimit nga kompania CEZ e kompanisë energjetike shqiptare në vitin 2009, Nue Kalaj ka refuzuar publikisht të paraqitet para Komisionit Hetimor Parlamentar. Ky lajm nuk do bënte shumë përshtypje, pasi merrej me mend, nëse ai nuk do ta bënte publik tekstin e tij me shkrim, në një postim të vetin, ku binin në sy dy detaje që dëshmojnë se ai po përdoret nga Berishët, si i marrë peng, që nuk ka të drejtë të flasë me gojë, por vetëm me shkrim. Edhe pse i pashkolluar dhe pa jetuar në Shqipëri, duket se teksti i përket dikujt që punon në zyrën e Shkëlzenit.

E para që binte në sy në tekst ishte qëndrimi politik i Kalajt, i cili fliste për deputetë të inkriminuar dhe korruptuar të socialistëve në pushtet. Njësoj si Shkëlzen Berisha refuzonte të betohej në Kuvend për të thënë të vërtetën, duke pasur si argument faktin që kishte përballë “deputetë shqipfolës”, edhe Nue Kalaj refuzon të vijë të dëshmojë gjëmën e tij për tërheqjen e 7 milionë eurove në “cash” për shkak se ka përballë “deputetë të korruptuar dhe inkriminuar”.

E dyta që binte në sy ishte kompleksi i këtij sekseri për shkollimin. Në pamundësi për të justifikuar punën e një eksperti të nivelit të lartë që paguhet 7 milion euro për informacione që janë thuajse publike, ai përsëri e gjen shpjegimin tek Parlamenti shqiptar, i cili sipas tij ka po ashtu “shumë njerëz të pashkolluar”.

Pra njësoj si Shkëlzeni edhe sekseri Kalaj, mbrohet duke akuzuar Parlamentin dhe jo duke dhënë shpjegime për atë që ka bërë. Kur ti i thua “hajdut”, ai të thotë “hajdutë janë socialistët” në Kuvend, kur ti i thua i pashkolluar, ai ta kthen “të pashkolluar janë socialistët” në Kuvend.

Ky tekst tradhëton në të vërtetë gjithë atë që ai përpiqet të fshehë, raportin prej pengu që ka me Berishët në këtë histori.

Duke qenë një tekst që nuk është i shkruar prej tij, por prej atyre që e kanë vënë në “karantinë” për të mos folur, ai është njëherazi një dëshmi se si Kalaj dhe Shkëlzen Berisha janë aq shumë afër njëri tjetrit në këtë histori, sa duhet të mendojnë njësoj, të mbrohen njësoj dhe të refuzojnë njësoj të dëshmojnë para drejtësisë. Do të mjaftonte dhe vetëm ky postim, pa faktet e tjera të pakundërshtueshme që provojnë lidhjet e Kalajt me Berishën, për t’u marrë i mirëqënë si sekser i këtij privatizimi skandaloz.

Por nga ana tjetër Nue Kalaj është dhe shtetas i Shqipërisë, dhe ka detyrimin për t’iu nënshtruar ligjeve të shtetit shqiptar në këtë proces hetimi. Përpara Komisionit Parlamentar, ai nuk mund të dëshmojë me avokat. Me avokat mund të përfaqësohet në prokurori kur ti nisin procesin penal. Tërheqja e 7 milion eurove, dhe nxjerrja e tyre jashtë kufijve pa deklaruar, është objekt i një vepre penale, për të cilën biznesmenë të tjerë në Shqipëri, janë marrë të pandehur. Mjafton të kujtojmë se Prokurria ka ngritur akuza penale ndaj Rezart Taçit, jo për privatizimin e ARMO, apo privatizimin e dështuar dhe të papaguar të Albpetrolit, por për faktin se ka tërhequr 5 milionë euro në “cash” nga banka dhe nuk dihet ku i ka çuar.

Kalaj nuk mund të bëjë përjashtim nga ky precedent. Komisioni duhet të rekomandojë prokurorisë ndjekjen penale të tij, dhe ai pastaj le të mbrohet me avokat dhe me tekste të shkruar nga Berishët. Vetëm të bëjë kujdes, se Berishët të lënë në baltë në “trimërinë” e tyre. Pasi bëjnë sikur nuk duan t’ia dinë për drejtësinë herën e parë, pastaj ulin kokën dhe shkojnë betohen. Dhe do ti duhet të paguajë për herë të dytë për ta. Ndoshta duke bërë dhe burgun e tyre.

 

 

8 komente në “Kalaj në “karantinën” e Berishëve!”

  1. orli says:

    Z.Mero! Mos u merzit se prokurori dhalla ka per ta hetuar kryesisht por me nje kusht qe nuen(kalaj) ta akuzoi manjani ose opozita.

  2. mos e zgjasni shume... says:

    Futjani emrin te Interpoli dhe ne mos me hir, vjen me pahir!

    1. Celo Mezani says:

      Nuk e kupton pse po e zgjasin. Komisonit Parlamentat i leverdis ta zvarrisi ca ngjarjen, deri sa reforma ne Drejtesi te kete filluar te zbatohet dhe deri sa Llalla te jete larguar nga Prokuror (jo me vone se Dhjetor 2017). Po e cuan dosjen tani ne Prokurori, Lllalla dhe Gjykatesit e Berishes ja mbyllin procesin per 2 jave dhe e shpallni te pafajshem.

  3. xhelo says:

    Do mbledhim Keshillin Kombetar te Sigurise qe ta analizoje kete biznesman.Fazllici ja ka mare doren me kunatin e Bashes,asgje te re nuk ka ketu,sa te jete Llalla dhe Nishani i pengut apo SHISH qe fle mbi familjen.Kjo fple merimangsh prodhin cdo dite dhe cdo ore vetem helm dhe regres.Te shohim.

  4. alphade says:

    Z. Mero ! Analize e persosur qe vetem ju dini ta beni !
    Konsiderata ime eshte: Ky Kalaj eshte kercenuar jo nga
    Balla se do ta sjelle me police ne paraqitje si deshmitar
    i CES-it ,por Ai ka frike nga kercenimet e bandes se Sali
    Vicidolit sepse Ai e di se Saliu eshte nje vrases ,nje mafioz
    dhe nese mafiozi tradhetohet dihet se cfare e pret …!!

  5. kombi says:

    LIGJET E KUSHTETUTES NUK PYESIN PER KALAJ ANALFABETIN , DALLKAUKUN . ASHTU SI NE SHBA QE NE BAZE TE KUSHTETUTES , GJYKATA HODHI POSHTE DESHIRAT E TRAMPIT .
    NE KETE VEND SALA ESHTE MESUAR, MOS TI RESPEKTOJ LIGJET ,PER VETEN DHE TARAFIN E TIJ , POR TASHME NDALU BEKE SE KA HENDEK .
    ATA DUHET TE SHKOJNE TE GJITHE NE BURG SE KANE BERE AQ SHUME SA PER 100 VITE DENIM .

  6. kleptofagos says:

    Edhe pse ato qe shkruan Mero mund te jene te verteta, gjithsesi ato mbeten vetem hipoteza…
    Fakti qe mbetet pa shpjegim eshte se pse problemi i korrupsionit ne CEZ, perfshire te gjithe personazhet ne fjale, megjithese kane qene te dokumentuara dhe te njohura nga qeveria e Rilindjes qe ne fillimet e saj, na del ne drite dhe plas si skandal pas 3 vitesh qeverisjeje… (se mos vetem ky skandal eshte fshehur….apo jo Mero?)

  7. e says:

    asgje e re nga berishet…krijuan pozionin se per ta gjithcka eshte e lejuar e mundur…ose me mire gjithcka eshte e tyre….Mesiguri siguria u shtua pas cdo dite …sa me te pasur beheshin…Shikoni sot saliun…shan..genjen…mashtron….se bota shqiptare eshte sipas tij….ai vendos kush eshte kriminel…vrases..etj…fakte prodhon cdo dite….Ajo qe ben pershtypje eshte morali ditor i pd-isteve…ose me mire i berishsteve qe perditesohen nga saliu…e i kane si detyra shtepie..Askush nuk dyshon se saliu eshte..strumbullari i te gjitha marifeteve…PSE do linte ai dike tjeter te livadhiste ne “pronen” e tij…deri tek kamarjeri i fundit..e infermjerja e fundit..kishte te dhena….Te vjen ndot me gjithcka qe …veper moral berishiste….Ne se nuk ndryshon morali ditor…vendi nuk ka te ardhme…Sa pune qe duhet…Medja duhet te punoje shume per kete..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje