Shkëlzeni ka filluar e mendon si i pandehur!

1 Shkurt 2017, 20:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Shkëlzen Berisha ka refuzuar të betohet para një Komisioni Hetimor Parlamentar, duke u përfshirë në replika banale me kryetarin e saj, në përpjekje për të mos dëshmuar për një aferë, e cila e nxjerr atë zbuluar si sekser i privatizimit të kompanisë OSHE tek CEZ, diktuar prej ndërhyrjeve të tij politike, prej vitit 2006.

Dokumentat e derisotme provojnë se CEZ kishte marrë siguri nga njerëzit e afërt të kryeministrit Berisha dhe djalit të tij, se privatizimi do të shkonte në favor të CEZ, prej vitit 2006. Takimit e Nue Kalaj me ministrin Ruli dhe dokumentat ku përfshihen email-et e tyre, tregojnë se Kalaj, si njeri i afërt i Shkëlzen Berishës, ishte i sigurt në përfundimin e procesit në favor të CEZ, çka përbën një skandal më vete dhe shkelje të barazisë në tendera dhe lirisë ekonomike në vend.

Akoma më skandaloze janë faktet që implikojnë Shkëlzen Berishën si sekser që ka përdorur babain e tij për takime të paguara me krerët e CEZ, të cilët pas takimeve me kryeministrin, kishin të fiksuar takime me djalin e tij. Është e qartë përse një biznesmen i madh mund të takohet në një vend të korruptuar me djalin e kryeministrit, pasi del nga zyra e babait.

Email-et janë zyrtare dhe gjenden në serverin e CEZ, dorëzuar kompanisë shtetërore OSHEE, dhe duket se Shkëlzen Berisha në deklarata jashtë Komisionit, po përpiqej të bënte gati mbrojten, duke hedhur poshtë “orgjinalitetin” e atyre email-eve

Unë e kuptoj që Taulant Balla kërkon të bëjë dhe spektakël politik, duke i dhënë mundësi vetes ta thërrasë disa herë Shkëlzen Berishën para kamerave, ose t’i dërgojë policë në shtëpi, por ajo që ka bërë sot Shkëlzen Berisha, është një refuzim zyrtar i një Komisioni parlamentar për t’u betuar para tij, për të thënë të vërtetën. Duke mos u betuar, Shkëlzen Berisha ka dëshmuar se nuk është gati të flasë, pasi ende nuk e di se në çfarë mase ka shkuar hetimi parlamentar dhe ka frikë se deklaratat e thëna në Komision mund t’i përdoren në gjyq.

Deklarata e tij jashtë Komisionit, tregonte qartë se ai kishte filluar të mendonte si i pandehur. Ai kishte filluar të studionte dosjen e fakteve që i kishte nxjerr Komisioni dhe po ashtu kishte filluar të mendonte se si mund të mbrohej për emal-in që provonte se drejtusit e CEZ takuan Shkëlzenin pasi dolën nga zyra e Berishës. Ai po mendonte t’i godiste provat si të falsifikuara.

Nuk ka problem! Është e drejta e çdo të akuzuari të godasë provat. Dhe Shkëlzeni le ta bëjë këtë. Rëndësi ka të përfshihet në këtë proces si i pandehur dhe të mbrohet me aq sa di dhe ashtu si mendon.

Por fakti që ai ka refuzuar betimin për të thënë të vërtetën para Komisionit, nuk duhet të tolerohet duke e thirrur sërish. Komisioni parlamentar duhet t’i bëjë padi në Prokurori, si një person që ka refuzuar të dëshmojë para Komisionit Hetimor, në një çështje ku së paku 7 milionë dollarë, janë tërhequr në “cash” pa adresë fundore investimesh, çka është dyshim i pastër për ryshfet. Shkëlzen Berisha nuk duhet thirrur sërish për të bërë gallatë dhe për t’u çuar sërisht e për të dalë. Ai e bën këtë për të fituar kohë, për të dëshmuar i fundit në Komision, nga frika se nuk e di çfarë i del rrugës. Komisioni nuk duhet t’ia japë këtë luks. Ai duhet t’i kërkojë Prokurorisë të hetojë lidhjet e tij me privatizimin në bazë të fakteve që ka, dhe aty Shkëlzeni ka dhe shansin të godasë provat zyrtare që do t’i dorëzohen Prokurorisë.

Fakti që atij sot i dridheshin duart kur merrte mikrofonin, pinte ujë nga shishja bosh dhe nuk ngrinte dot sytë të shikonte përballë, tregonin stresin e një njeriu që donte të mos përballej me të vërtetën. Ky është momenti kur fillon sillesh si i pandehur dhe skema e mbrojtjes që ka ngritur është e qartë. Të shtyjë sa të mundet dëshminë e tij me karagjozllëqe para Komisionit Hetimor dhe të krijojë idenë se nuk është i detyruar të dëshmojë. Biles ai filloi t’i kërkojë llogari Komisionit edhe për ata që nuk ka thirrur dhe që duhet të thërrasë Komisioni, sipas tij.

Kjo është e vetmja gjë e mirë që pamë aty. Meqë ka filluar të mendojë si i pandehur, dhe meqë ka menduar dhe si të mbrohet, është mirë që Komisioni t’ia delegojë rastin e tij Prokurorisë dhe të merret drejtësia me të. Qoftë dhe për faktin që refuzon të betohet se do të thotë të vërtetën para Komisionit parlamentar.

Vetëm se në këtë rast i duhet avokat i zoti. Është koha të mos e marrë seriozisht veten dhe motrën si avokate, edhe pse babai u ka dhënë nga një licencë. Të gjejë dikë që merr vesh!

11 komente në “Shkëlzeni ka filluar e mendon si i pandehur!”

  1. Dyrrahu says:

    Zoti Mero,
    Ju thoni qe Komisioni Hetimor Parlamrntar t’ia dergoje lenden ne Prokurori. Mire do te ishte sikur te kete drejtesi, por shume keq eshte qe drejtesi ne Shqiperi nuk ka, me mire te them se gjyqsia e prokuroria jane ne duarte e gjakosura te Sali Berishes. Cfare do te beje hetuesia me Shkelzenin e Saliut? Pos ta liroje se te pafajshem, ndryshe nuk vepron drejtesia e sotme shqiptare.

  2. kill war viqidol dogs says:

    Jam i bindur se ne nje “Pupet State” si ky i yni qe realisht drejtohet nga GOVERNORI I RRUGES ELBASANIT (me sakte nga ca wisnere & bibere qe e emrojne keto nenpunes)
    nuk jane as votuesit shqiptare as mazhoranca qe mori votat cudiberese ne 2013 qe vendosin do arrestohet familja kriminale e berishes.
    ___
    Eshte turp per shtetin amerikan qe nga Bushi i vjeter dhe deri te presidenti i ri Tramp qe nje kriminel shume dimensional si berisha jo vetem ka derdhur gjak shqiptaresh si greku-serbi dhe gjermani kur ishin pushtues por ky po ja dhjet sy per sy dhe vete berishisteve te washingtonit dhe brukselit.
    Do isha dakort qe berisha me djajte e tij te denoheshin si Al KAPONE NE KOHEN E TIJ pra te futeshin ne burg edhe per shkelje financjare..por me sa po shoh po vazhdon varianti i EKSPERTIZAVE PROFESINALE TE FBI QE BERISHA SHURROI MBI TO…
    ————–
    As femijet e Kimir songut korese veriut nuk aktivizon kaq shume familjen KRIMINALE.
    Pervec impotnces dhe ndoshta tradhetise te Edi Rames nje faj…po po faj kane dhe ato segmente te dipllomacise amerikane qe po mbajne nje qendrim te lexueshem berishist

    1-ose berisha ja ka kaluar enverit ne duelin me rusine ne 1961
    2-ose duhet te vajtojme per dipllomacine dhe sherbimet inteligjente amerikane.
    Por ajo qe eshte nje “dirty job” e miqve tane ( qe I kemi per fiq) eshte raporti I ambasades amerikane ne duelin:
    SHKERDHEN BERISHA VS LUAN HOXHA.
    te arrije nje breke-salep si Xeni, te kercenoje me jete NR-I te ushtrise shqiptare gjeneral Luan Hoxhen dhe si perfundim “nga frika” ambasada amerikane (qe mori ankese nga LH per kercenim jete) te paise me vize kete general na bejme te dyshojme se mos babai I xenit e ka emrin Sali BERISHUSA.
    Se kushdo qe te lexoje rrjeshtat me poshte duhet te pyese:
    PSE NUK SHKON ZOTI DONALD LU PER VIZITE TE OKULISTI SE QENKA NE GJENDJE TE RENDE ME SHIKIMIN?? SEPSE TE LISTA E TIJ E KRIMINELEVE DUHET TE FUSI DHE DJALLIN BERISHE DHE DEVILIN XEN
    Luan Hoxha është njëri nga të akuzuarit kryesorë të Prokurorisë në çështjen penale të tragjedisë së Gërdecit, pasi në pretencë ndaj tij është kërkuar dënimi me tetë vite burg dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike. Pas këtij dënimi, përmes avokatit, Luan Hoxha ka kërkuar pafajësi dhe nuk është paraqitur më në gjyq.
    Po kështu, ai nuk është paraqitur as në punë që nga 1 janari 2012, duke u larguar në SHBA së bashku me familjen, siç thonë burimet, i pajisur me dokumentacionin përkatës të nevojshëm. Ky largim ndodh pak muaj pasi në shtator 2011, në kabllogramet e publikuara nga WikiLeaks, Luan Hoxha përmendej për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Widhers në lidhje me Gërdecin.
    Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thënë Widhersit se vendimmarrësi kryesor për Gërdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve deri te llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi. “Hoxha pranoi se stafit të tij i ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gërdecin, në mes të 2007-s, ushtarët e tij po bënin këto dy detyra, dhe në sipërfaqe u duk se nuk kishte asgjë të gabuar.
    Gjatë pjesës së dytë të projektit, nisur në dhjetor 2007, ishte urdhëruar nga Mediu, pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër Kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-ve.
    Në dokument thuhet se “i pyetur nëse e kishte raportuar këtë informacion për Prokurorinë e Përgjithshme, Hoxha u përgjigj po, ai kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet për hetuesit, me përjashtim të informacionit lidhur me djalin e Berishës”. “Mbi këtë, ai tha se nuk ishte i sigurt që të fliste nga frika e eleminimit….”, thuhet në kabllogram.
    ..
    Pra nqs donald luja dhe vartesit e tij edi rama & taullant Palla e kane serioziozisht le ta therresin Xenin si WAR DOGS.por me nje kusht te therrasin per deshmitar Alek Arvizune per fajesine e tij qe paisi me vize Luan Hoxhen edhe pse i shte i denuar nga drejtesia por ishte denaur dhe nga XENI ME VDEKJE SI KOSTA TREBICKA….PRA HARROJENI XENIN DHE THERRISNI SI DESHMITAR e pa prekshem ALEKS ARVIZUNE…dhe nuk ka nevoje per letra…jane gati…

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Shkelzeni nuk ishte vetem,ai kishte me vete pjesen e minorances ,dhe strukturat e dukshme dhe te padukshme te PD-s te komanduara nga BigBrotherBerisha !
    Si gjithmon te dhjere por krenar,duke ta lene kopilin tek dera,mundohen te bejne show politik.
    Komisioni hetimor parlamentar e kishte te qarte qendrimin e te atit,ate rruge do ndiqte dhe I biri.
    Forca e drejtesise se komisionit te tregohet ne hapat e tjere,drejt dyerve te hetuesise se rinovuar,ne te kundert SHkelzenit do ti duket “bukur” dhe do kerkoj te kandidoje ne vend te te atit,per nje vend ne parlament.
    Aftesia e ketij komisioni do jete denimi perfundimtar I Shkelzenit apo do na I sjell ne vjesht ne Parlament !

  4. Dorina says:

    ne burg zagari bashke me sali Bishen. te marre fund koha e ketyre ndyresirave qe e rropen kete popull.

  5. harillaqi says:

    Kur Shkerdhen Berisha te shkoi ne burg,te mos harroje te mare edhe te fejuaren me vehte.Ai nuk mund te rrij ne burg pa ate se eshte mesuar me te bredhur neper bote,duke bere qejf me parate e vjedhura.

  6. kombi says:

    MERO , SA MUND TE SGJASE KY TEATRI ? BESOJ QE MBAS ZGJEDHJEVE MBYLLET , PER MOS TU CFAQUR ME ,SE U BE BAJATE .

  7. Ilir says:

    Taktikë e berishajve është dhunshëm fyese për këtë komisjon. Fyejnë kreun e komisjonit, T. Balla sikur Ai është thirësi, dhe jo vendimi i komisjonit duke përfshirë edhe shërbëtorët direkt të tij, antarë të komisjonit. Nuk e kanë për gajle t’i përbuzin dhe tallin ata.
    Atëherë çfarë duhet bërë ?
    Këtu gabon kryekomisjoneri Balla. Ai duhet të punojë në bllok, së bashku me të gjithë antarët e Komisjonit hetimor. Pra të gjithë duhet të jenë të përgjegjshëm në veprimtarinë e këtij komisjoni, të jenë aktiv.
    Këtë të bëj Balla.

  8. Ilir says:

    Taktikë e berishajve është dhunshëm fyese për këtë komisjon. Fyejnë kreun e komisjonit, T. Balla sikur Ai është thirësi, dhe jo vendimi i komisjonit duke përfshirë edhe shërbëtorët direkt të tij, antarë të komisjonit. Nuk e kanë për gajle t’i përbuzin dhe tallin ata.
    Atëherë çfarë duhet bërë ?
    Këtu gabon kryekomisjoneri Balla. Ai duhet të punojë në bllok, së bashku me të gjithë antarët e Komisjonit hetimor. Pra të gjithë duhet të jenë të përgjegjshëm në veprimtarinë e këtij komisjoni, të jenë aktiv.
    Këtë të bëj Balla.
    Këtë të bëjnë të tjerët deputetë, në rast se e ndjejnë se janë të tillë.

  9. Briklona says:

    Doni, s’doni, do kendoni
    Martohet Kosta Andoni!
    E di zeni kete?
    Do kendoje si çeçua, s’ka nga ja mban!
    Hengren Shqiperine horrat, do paguajne si nje edhe nje qe bejne dy, fare e keqe!

  10. alphade says:

    Shkurt : Kriminelat e Vicidolit para gjyqit !
    Te vihet perkohesisht denimi kapital !!l
    Shqiperia e ketyre 27 vjeteve eshte nje
    rast ” sui generis” ,prandaj t’i kerkohet
    Europes mirekuptim per kete mase te
    perkoheshme derisa te pastrohen gji-
    rizet ku jane strukur kriminelet e hajnat !!

  11. BENI says:

    E mo Mero te kishte prokurori ai nuk do i shte para komisionit por……. por ja qe nuk ka dhe ai ka te drejte qe ben ashtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje