Siguria kombëtare dhe pasiguria politike

3 Shkurt 2017, 21:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Rezultati i parë mbresëlënës i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, është fakti që politika shqiptare u ripozicionua politikisht në raport me temën e rendit të ditës së Këshillit.

Pas betejës publike të SHBA me kryeprokurorin Adriatik Llalla, palët kanë marrë pozicion ndaj dy palëve, dhe ky pozicion ka shumë shanse të diktojë të ardhmen politike të Shqipërisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare, u përcaktuan me qendrimet e tyre kundër Kryeprokurorit, ndërsa Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, pro tij. Më i ndershmi në këtë histori është Ilir Meta, i cili doli hapur kundër ambasadorit të SHBA në Tiranë dhe pro Kryeprokurorit, duke folur me të njëjtën gjuhë dhe sintaksë, që zoti Llalla foli një ditë më parë kundër Ambasadës së SHBA në Tiranë. Më frikacak u shfaq Lulzim Basha, i cili dukej sikur në gjysmën e fjalisë i dilte para fytyra e nxirë e Berishës dhe në gjysmën tjetër fytyra e skuqur e ambasadorit Lu. Kështu, ai citonte vetëm gjysëm fjalie nga ambasadori Lu dhe pastaj bënte të paditurin për konfliktin publik.

Qeveria shqiptare nga ana e saj i ka shprehur mbështetje zotit Lu dhe qëndrimeve të tij publike, dhe sot Bashkimi Europian ka shprehur po ashtu mbështetjen e tij publike për punën e ambasadorit të SHBA, në raport me reformën në drjetësi dhe betejën kundër korrupsionit.

Ky skaner i ri i skenës politike shqiptare, tregon se politikisht, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, janë brenda një linje. Ato ndjehen të penduara për nxitimin e miratimit të reformës në drejtësi dhe shajnë nën dhëmbë për këtë, presionin e SHBA dhe Bashkimit Europian, të “personalizuara” sipas tyre, tek Donald Lu dhe Romana Vlahutin.  Ata janë të vendosur ta bëjnë sa më viskoz këtë proces, që të zgjasë zbatimi i saj, dhe kanë një bindje të palëkundur, se presidenti Trump do t’i bashkohet qëndrimit të tyre në këtë pikë, duke i shpallur fajtorë ata që kanë bërë reformën në drejtësi, pra paraardhësit e tij, dhe sidomos mënyrën se si ka operuar ambasadori Lu për t’ia arritur këtij rezultati.

Të dyja palët janë angazhuar nën modelin maqedonas të gjejnë lobistë me pagesë në SHBA, që të inkurajojnë ligjëvënës të SHBA, të kërkojnë shkarkimin e ambasadorit, për ta paraqitur atë si triumf të tyre dhe pastaj të operojnë me këtë trofe në fushatën elektorale.

Pra, qartazi në këtë fillim sezoni elektoral, ka dy vija politike, ajo e PD dhe LSI, e cila është tmerrësisht e njëjtë, dhe ajo e PS dhe disa aleatëve të saj, që është në koherencë me vijën formale të Bashkimit Europian dhe SHBA. Ky perceptim i ri politik e bën shumë më politike aleancën PD-LSI dhe shumë statistikore aleancën PS-LSI.

Nga ana tjetër, është për t’u shënuar se ky precipitim i situatës ka ardhur pas ceremonisë së inagurimit të presidentit Trump, ku politikanë të opozitës dhe LSI, ishin në Uashington si pjesëmarrës në mitingun e inagurimit. Pas një takimi të Ilir Metës me një nga zyrtarët e drejtësisë në SHBA, i cili i ka përmendur atij, siç e pohon dhe vetë, Klement Balilin dhe interferencën politike me të, ai ka nisur një aksion politik shumë energjik, duke tentuar distancimin e menjëhershëm prej Balilit. Për këtë ai futi në lojë Këshillin e Sigurimit Kombëtar dhe kryeprokurorinë, që e ndërseu kundër policisë, me shpresë se kështu perceptimi në Uashington do të ndryshojë, duke e quajtur këtë informacion si komplot të ambasadorit Lu dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Tani, në përpjekje për të shpëtuar LSI-në nga Klement Balili dhe në përpjekje për të gjetur aleatë në këtë betejë, Ilir Meta është përfshirë hapur në konflikt me ambasadorin amerikan Donald Lu, duke i dhënë të drejtë Kryeprokurorit, përkundër qëndrimeve zyrtare të SHBA dhe BE, për çështjen në fjalë, dhe ka ngelur pa kundërshtarë në betejën kundër policisë, pasi Edi Rama nuk e ka konsideruar fare provokim, fushatën e arrestimeve në polici, por ia ka lënë atë drejtësisë.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar për Klement Balilin, në vend të tij, në burg kemi disa shefa policie që s’kanë lidhje me të, dhe politikën shqiptare të ndarë për shkak të tij. Është goxha zhvillim po të kesh parasysh që bëhet fjalë për një njeri periferik të shoqërisë shqiptare, që më shumë se ka punë me drejtësinë, po bëhet i rëndësishëm se ka pasur punë me politikën. Dhe është kjo arsyeja që pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në vend të sigurisë kombëtare, kemi si produkt pasigurinë politike.

18 komente në “Siguria kombëtare dhe pasiguria politike”

  1. tironci says:

    Definitivisht aleanca PS-LSI vdiq. PS me mire te dale pa LSI ne zgjedhje.

  2. Qytetar says:

    Apsolutisht PS duhet të gjej rrugë bashkpunimi me LSI.
    PS është e detyruar të marrë çdo mas dhe të bëjë gjithshka që të mos i japë asnjë mundësi rikthimit të PD.Në asnjë mënyrë nuk duhet të kthehen ata që vodhën dhe vranë shqiptarët.Dhe kjo është përgjegjësia jote Edi Rama mos e harro.

  3. albany says:

    keto qe po ndodhin kohete fundit eshte nje film i neveritshem qe po luhet keq.

    ky koment i bere para dy vjetshesh eshte dhe sot aktual
    ….
    Te lexosh bemat e Nishanit ,Bashes,Berishes,Frangajt,Imamit e company ne artikujt e Meros te krijohet pershtypja (dhe ashtu eshte vertet) se jemi te pushtuar nga kjo bande kriminale…
    Por ajo qe e shton pesimizmin jane tre faktore:
    1-Ndryshimi i pushtetit ne 23 qershor 2013 nga nje revolucjon modern ne vota per rrezimin dhe denimin e dyshes kriminale te Berishajve ,ka kohe qe eshte kthyer ne nje tallje makabre ku duket sheshit : tradhetia (impotenca biblike) e Edi Rames,mashtrimi kriminal i Ilir Muetes dhe hipokrizia 25 vjecareve e rajersoneve,wolfartet,sequite,arvizute dhe deri te Lu-te qe po prezantohet qe ne fillim si nje kripto- berishist
    2-Presioni i lexueshen i nderkombetareve ndaj dyshes Rama-Meta qe jane “urdheruar’ te bejne cdo reforme ne ate vend me perjashtim te nje detyrimi : Te mos preket asnje fije floku banda kriminale bash-berisha pra po kryhet nje poshtrim kombetar nga nderkombetaret duke mbrojtur nje bande me cdo cmim..
    3-Shoqeria civile dhe posacerisht mediat (ku perfshihet dhe zoti Baze) jo vetem qe po shplajne trurin e atij populli non stop 24/24 ore por nuk po shikojne qe operacjoni per rrezimin e Edi Rames nga perbindeshi Berishe ka filluar ne menyren me agersive te mundeshme duke na kujtuar 1991,1997,1998,2005,dhe 2011 dhe le te permendim disa sekunenca pikante:

    a-Dalja para 4 ditesh ne parlament e Ujkut Berishe ne paralmentin e Deleve duke kercenuar me jete direkt ministrin Tahiri tregon se Ilir Meta eshte nje kale i ndyre troje dhe Edi Rama nje frikacak legjendar…pa permendur deputetet dhe ministrat qe lane vetem ne balte zotin Tahiri parr krimineleve me kollare dhe atyre mamurrazakeve kanibale te rruges
    b- Dalja e Edi Palokes dhe Shkullakut ( cfare fytyre dhe mbiemri i frikshem) duke deklaruar se Ministri Tahiri ka lidhje me krimin dhe bombat jane lufte bandash qe i perkrah ministri tregon se shteti shqiptar jo vetem ka rene por kane filluar hijenat te ushqehen me qeverine e vdekur.
    c-Takimi i ambasdorit te ri Amerikan Lu me kriminelin Berishen per te zgjidhur “ngercin” e krijuar vecse nga ky perbindish tropoje ka lene me goje hapur dhe me proamerikanin ne Shqiperi dhe nuk ka nevoje per koment…kaq budallenj na dine keto nenpunes qe gabimisht i quajme ambasadore ?
    d-Tellalli qe foli dje nga zeri amerikes (ik) per hapjen e dosjeve ka bere nje xhest me te shemtuar se ikja e tij tragji-komike ne france ne 1990….Kush e urdheron kete shkrimtar ( te madh) qe te hape dosjet e boshatisura te sig. shtetit dhe te mos kerkoje dosjen e sherbimevet te huaja dhe te mos kerkoje hapjen e dosjes kriminale te berishes dhe bibereve per 1991,1996 dhe me rradhe ?
    e-Fletushkat-trakte te debatikaseve te tropojaneve te Vlores per rrezimin e qeverise Rama eshte nje tregues se Sali serbi qe eshte dirigjenti i tyre ka kaluar ne paranoje por e keqja eshte se kjo paranoje mbeshtetet nga shume kamikaze berishiste qe te kujtojne ISIS-IN e kalifatit te tropojes
    f-Akti terrorist i talebaneve ne fshatin Ferras ku salibanet sulmuan autokollonen e ndihmave humanatare dhe ministrat e qeverise nuk ndodh as ne Sudan me Boko Harram..
    g-Perversiteti me i madh ndodhi me dy PS-ista te rrjedhur si Blendi Mane dhe Ben Blushi qe po sulmojne “socjalistet frikacake” por..duke firmosur rregullisht rrogat e majme te Edi Rames nje si drejtor dhe tjetri si deputet..pra kur jane kundra keto “te shtepise” cfare duhet te mendojme me qindra mijra te pakenaqur me impotencen e Rames..qe po ben harakiri
    E fundit
    Dy ngjarjet e fundit qe lidhen me Nishanin jane absolutisht bajate; behet fjale per nje cope toke qe e zgjidh gjykata dhe nje emrim nenpunsi qe ne kete rast eshte nje ambasdor..Por keto dy raste banale tregojne qe shteti shqiptar ka rene plotesisht dhe kauza e 23 qershorit eshte tradhetuar ne menyren me te ndyre te mundeshme.Cfare mund te presesh nga nje k/m qe ne bordellon e parlamentit merret me karaputana si Pamela Anderson dhe nuk ka b..ythe te mbroje ministrin e tij me te sukseshem qe e ka lene ne goje te ujkut te tradhetuar ashtu si dhe 1 miljon votuesit e 23 qershorit dhe jetimet e 21 janarit..Si ka mundesi qe Edi Rama nuk i drejtoi asnjehere gishtin berishes qe ti thote.Pusho o vrases i 21 janarit,o tradhetar i detit jon o superhajdut i rruges kombit….Pra ka ardhur koha te themi::: ne burg krimineli berishe dhe poshte tradhetari & frikacaku edi rama me kryeqelbsiren e ambasadave ilir muten

  4. Bushi says:

    Te lumt zoti Mero! I ke rene pikes. Keta maskarenj (pd dhe LSI),duan te ndjekin ambasadorin Lu,dhe t’a quajn rezultat te mire te punes tyre djallezore.

  5. kozmo says:

    Keshtu shkojne punet kur , ke te korruptuar ne politike , qe ndihen borxhli per favoret qe kane marre nga prokuroi . Mjere populli i shkrete qe eshte i denuar te merret me tekat e njeri tjetrit .
    A DO TE LARGOHEN VALLE KETO KERMA NGA POLITIKA , NGA DREJTESIA ??????

  6. Lloji says:

    Analize stil Kasparov…

  7. Mrekullia says:

    O popull, ka ardhur koha te ndergjegjesohesh.Politikes se felliqur te opozites me se fundi ju bashkua dhe Like “floriri”.Po kerkojne (opozita se bashku me koke madhin) qe te zhbejne reformen ne drejtesi.Ta zgjasin sa me shume vetingun,deri ne muajin shtator,duke bere te mundur bashkimin e mandateve te deputeteve,me qellim per te shmangur venien e tyre para drejtesise.U perdorur edhe Llalla , duke e sulmuar politikisht ambasadorin amerikan z.Lu.Ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare,mos ua jepni me voten ketyre plehrave,ne te kunderten nuk do behet e mundur ecja perpara,dhe nuk do te ndershkohen asnjehere pergjegjesit e kesaj katrahure qe e ka shoqeruar vendin tone,ne keto 26 vite tranzicion.Me se fundi edhe pushti Ilir e nxori veten zbuluar.
    Shqiperia eshte ne rrezik.Prandaj lipset qe d rejtesia te mos pengohet,e Sh.B.A e B.E-ja te nderhyje sa me pare, qe vendi yne te ndjeke rrugen e shume deshiruar, per te qene pjese e Europes.

  8. Toni says:

    LSI kanceri i politikes shqiptare. Rama duhet te beje koalicion me kedo dhe te nxjere jasht loje kete organizate mafioze. Me pas koklopes me bllok ti tregohet vendi.

  9. butrinti says:

    Mero ! E kam ditur gjithmon kush ishte ilir Meta Shume vite me pare vura njerin per te me ruajtur disa materiale qe nuk pata mundesi per ti mangazinuar. Sapo dola me tutje nje i njohuri im me tha Pash se shkarkove disa materiale -ke vure roje? Filanin i thash . Paske vene ujkun Coban me tha dhe me bindi qe te vrojtonim se bashku NNga mesnata roja im filloj dhe perlante disa materiale . shkuam se bashku dhe e kapem me prresh ne dore .Si Spjegohet -i thashe , Cte te them me tha . Une po nuk vodha dicka nuk me ze gjumi Dhe puna e Likes o Mero e tille eshte , Ai nuk mund te dal jashte vet vetes I tille eshte Ngjela thote se do ja rekomandojme Vetingut edhe kete , ne qofte se do e spetoj dote PS Amerika dhe Be.

  10. Zgjohu SHqipo ! says:

    nuk shpeton kete here ILIR KOKLOQJA,i erdhi fundi !
    mjaft me,s’ka me bythe viçi.per Sali,Ilir,sypeshkaqen
    dhe Jar Sirianin………kete here EDI RAMA………………..
    kusur mos ju lere…….KERMAVE !!!

  11. Shelgura says:

    Ku ini o njerës me pak mënt
    Tu thahet dora
    Po votuat l ,s,i

  12. LAJMI FUNDIT says:

    Perplasja PS-LSI u duk hapur ne momentin e zgjedhjeve ne KED,ku Hysi kritikoi menyren jo trasparente te votimit dhe LSI nepermjet Manjanit ,Kokes dhe Tavos,ndermori sulmin ndaj PS .
    Meta doli hapur ne mbrojtje te Llalles duke preferuar prishjen e aleances me SHBA dhe PS !!!!!
    Meten e ka mberyer frika nga korupsioni,tentoi te devijoi vemendjen me arestimin e Balilit.
    Dy ore mbas mbledhjes se zhvilluar ne Presidenc ai e “arestoi” Balilin,nepermjet kapter Nishanit.

  13. akrepi says:

    Sot me dt. 3 Shkurt u mbloth Keshilli I Siguris Kombetare Dhe vendosi:Te kapet Njeriu me I rrezikshem Kelmend Balili.Te mobilizohet ushtria Policia dhe Qeveria.Personi ne fjale eshte I armatosur rende me dy Tope prandaj kujdes .Te vihen ne gadishmeri qendrat e zjarrit ne jug te vendit ku ai vepron.

  14. XXL says:

    Sa i thjeshton gjerat o Meruua!
    I pershtat tamam per trurin e ketyre qe te ndjekin vazhdimisht ne perroin tend te piste qe con llum aty ku deshiron ti.

  15. Oko says:

    Mblidhni mendjen njerez, kemi nje mundesi te arte perpara. Shqiperia po ndryshon, nga cfare keni frike?

  16. Mazllëmi says:

    Edi skërfyelli, në vënd që të qeverisë vëndin e shkatërruar, po merret me “politikën e madhe” nacionaliste, një politikë për injorantët e pabrekë, për të fituar vota në zgjedhjet e ardhëshme…! Ky vënd gjithmonë ka qënë i shitur dhe gjithmonë do mbetet i tillë, sepse ky popull nuk mund të jetojë pa “afendikojë” në zverk…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje