Sheshet e Rumanisë, po i mbush Donald Lu ne Tiranë

4 Shkurt 2017, 18:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Dikush duhet të sqarojë opozitën se përse bëhen protestat në Rumani. Duhen sqaruar, pasi kanë disa ditë që çelin gazetat dhe portalet e tyre, me foto nga Bukureshti.

Prej disa ditësh, mijëra qytetarë rumunë, kanë mbushur sheshin kryesor në Bukuresht, për të protestuar ndaj përpjekjeve ligjore të qeverisë për të zbutur ligjet anti-korrupsion në vend, miratuar disa vite më parë, që çuan në rrënimin e klasës politike dhe një krizë të mos funksionimin e institucioneve, për shkak të fobisë së zyrtarëve për të nënshkruar çdo shkresë zyrtare që ka të bëjë me financat publike.

Qytetarët janë zemëruar, pasi e shikojnë paketën e re ligjore të qeverisë se re të dalë nga zgjedhjet, si përpjekje për t’i ikur sistemit të rreptë të drejtësisë dhe për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme.

Nëse bëjmë një paralele me Shqipërinë, do të ishte njësoj sikur sot qeveria të bënte atë që po bën opozita, Kryeprokurori, Presidenti, gjykatësit etj, pra të angazhohet në degradimin e reformës në drejtësi, shmangien e “Vetting”-ut, futjen e institucioneve të reja në ngërç procedurial etj.

Pra, protestat në Rumani, nëse i eksportojmë në Shqipëri, janë protesta që duhen bërë kundër opozitës, Kryeprokurorit, Presidentit dhe gjithkujt që po përpiqet të bllokojë reformën.

Në një farë mënyre, kjo protestë po ndodh dhe në Shqipëri. Shikoni pajtueshmërinë dhe mbështetjen që ka në rrjet për ambasadorin Donald Lu nga opinioni publik që vëzhgon konfliktin mes ambasadorit Lu dhe kundërshtarëve të tij. Thuajse 90 për qind e shqiptarëve janë me ambasadorin Lu, i cili në mënyrë paradoksale përfaqëson në Shqipëri protestuesit e Rumanisë, ata që kanë mbushur sheshet. Në vend që në Shqipëri të dilnin në shesh shqiptarët për të mbështetur reformën, ka dalë ambasadori amerikan dhe shqiptarët e mbështesin nga shtëpia në Facebook, ose në rrjetet e tjera sociale.

Por kjo ka pak rëndësi për momentin. E rëndësishme është se analogjia me Rumaninë ekziston, por opozita ka harruar të përcaktojë palët. Jo çdokush që del në rrugë në botë, ka kauzë të njëjtë me opozitën shqiptare, edhe pse Basha ja ka arritur që të bëjë të vetën çdo kauzë rastësore për këto katër vjet, duke i humbur identitetin PD-së.

Ata që kanë dalë në rrugë në Rumani kanë kauzë të kundërt me opozitën shqiptare dhe për fatin e keq të opozitës, kanë kauzën që mbron qeveria, SHBA, BE, përballë opozitës dhe institucioneve të tjera të cilat duan të bllokojnë reformën.

Fotoja e vetme që mund të ilustrojë protestat e Rumanisë në Shqipëri, është aktualisht fotoja e ambasadorit amerikan Donald Lu. Dhe e vetmja foto me të cilën mund të identifikohet sot opozita është ajo e Presidentit, Kryeprokurorit, Berishës dhe shoqatave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që protestojnë nën parrullën “Duam vizat tona”.

Ndaj është mirë, që kur t’i botojnë ato foto, të kujtohen se çfarë mund ta gjejë këtë opozitë, e cila mund të hyjë në historinë e politikës në botë, si  e vetmja ndaj së cilës mund të ketë protesta popullore, për shkak të vendimit të saj për t’iu shmangur drejtësisë.

Është mirë t’i shikojë me vëmendje protestat në Rumani dhe të kuptojë se sa të zemëruar janë qytetarët, kur shikojnë se çfarë bëjnë një grusht njerëzish, për t’i shpëtuar drejtësisë.

46 komente në “Sheshet e Rumanisë, po i mbush Donald Lu ne Tiranë”

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


      Një mëndje me thotë
      Është punë e kotë
      Asgjë s’do ndryshojë
      Gjer SALA të rrojë.
      .
      Ky zejtar i vonë
      Ky Mallkimi Jonë
      Nuk pranon të humb
      Derr që do veç plumb.
      .
      S’shporret me veting
      (e ka si pirsing)
      Sheshit duhet vrarë
      Një orë e më parë.

      1. Goni says:

        SALI BERISHA – QELBI I QELBITSHQIPTAR !!!

        1. K. Kosova says:

          Me të tillë është e mbushur Shqipëria dhe Kosova, fatkeqesisht !!!

    2. Kujtimi says:

      Bravo Mero po Luli dhe Berish bejne sikur nuk e kuptoin ata jan Llapaqene,,,,,,,

  1. Kaonia says:

    Meten se ze ne goje….???

    1. Toni says:

      Bravo, ate vura re dhe une. Mero permend President, kryeprokuror, opozite, por ne asnje rast zoterine me ze dhe figure qe del dhe mbron hapur Llallen.

      1. lom deliu says:

        Meta eshte ne Qiveri e cila po vdes per buke e nuk ka kunifare korrupsioni.Mero ka te drejte.Protesta duhet bere kunder mbreterimit t kotrupsionit dhe gjithe te korruptuarve majtas e djathtas vetem atehere do shpetojme.

  2. sabri says:

    po njerezit ketu luftojne per buken e gojes. Nuk jane te pergjegjshem per politiken. dmth nuk jane te pjekur as per demokraci e as per shtet ligjor.

  3. sabri58 says:

    po njerezit ketu luftojne per buken e gojes. Nuk jane te pergjegjshem per politiken. dmth nuk jane te pjekur as per demokraci e as per shtet ligjor.

  4. Alban says:

    Ju Z. MERO keni të drejtë. Ppr për momentin populli spo kupton që korrupsioni është problemi kryesor. Kjo reformë po u bë do u bëjë gjëmën hajdurëve dhe të korruptuarve.
    Shpresoj të bëhet

  5. Azio says:

    Bravo
    KYshkrim sherben pozitivisht per nje aksion I popullit mbare shqiptar kunder opozites e cila me liderit e saj dhe me prokuroret e gjyqtaret e korruptuar kerkojne te fundosin reformen e drejtesise qe eshte nje frut I shendeteshe I njerzeve te afte dhe vecanerisht SHBA dhe BE qe kerkon shembjen perfundimisht te drejtesise korruptuar,dhe denimin pa me shire te njerzeve maskarenj e te korruptuar ne Shqiperine tone te dashur.

  6. koha jone says:

    PLOTESISHT E DREJTE , TE NJEJTIN MENDIM KAM NDARE NE KOMENTET E MIA . GJITHE POPULLI SHQIPETAR DUHET TE INSPIROHET ,NGA POPULLI RUMUN I CILI KUNDERSHTON ME REVOLTE . SHQIPETARET NJE POPULL IDIOT QE PRESIN GJITHESHKA NGA TE TJERET . NGRIHEN NE PROTESTA PER LULISHTE DHE FLEJNE GJUM PER CESHTE TEPER MADHORE . CFARE BEHET KESHTU NE KETE VEND ??!!

  7. Alfred says:

    Lu nuk mund te shkoje ti ti marri perdore shqiptaret nga shtepite qe te dalin ne Bulevard dhe te kerkojne me force zbatimin e reformes ne drejtesi. Prandaj Z. Mero me germa kapitale bej nje thirrje ne gjithe faqen e pare te gazetes Tema qe te gjithe ata qe jane pro reformes ne drejtesi te dalin e te ddemostrojne vullnet perkrahes ndaj Ambasadoti Lu. Kjo na nderon si popull dhe si media serioze per fatet e popullit.

    1. Mi Ma says:

      Kam pershtypjen qe shqiptaret trashegojn nje frike te madhe ndaj qeverise , fale sistemi te Enverit.Mungojne Lider qe ti nxise e ti udheheqe .Pesha e rende e ekonomise se dobet i ka bere shqiptaret te mendojne sotto per neser e mendimi e preokupimi kryesor esht si te siguroje jetesenShqiptaret Jane te gjithe me nje fare depressioni perjashto 10 %.qe Kane kapur kycet e ekonomise.Revolucionet e fukarenjve nuk shkojne larg. Zoti ndihmofte shqiptaret!!!!

    2. AjolaMasturbatorja says:

      O Fredi ja të bëjë thirrje Mister Gëlbaza dhe do dalin në sheshe gjithë komentuesit me pagesë të Endri Fugës!!

  8. Bardhi Tolabi says:

    Si nje qytetar qe i dhimset vendi dhe populli i tij,kam disa vite qe kam kerkuar ndeshkimin e hajduteve,kontrabandisteve,te korruptuarve,mafiozeve dhe krimineleve,sidomos ata te veshur me pushtet,qeveritare e deputete.Kerkesa e ime ka qene:
    Perse Shoqeria Civile dhe OJQ-te,nuk protestojne asnjehere kunder organeve te hetimit dhe ndeshkimit te me te sipercituarit,por “orientohen” kunder qeverise te rradhes?
    Qeveria,e majte apo e djathte qofte,vetem se denoncon,ndersa ndeshkimin mbas denoncimit e ben Prokuroria mbi bazene e hetimit te ceshtjeve dhe denimin per fajesine e jep gjykata.Per kete aresye keto protesta duheshin dhe duhen adresuar para ketyre organeve.Arrestohen shkeles ligji ne flagrance,arrestohen kontrabandiste,hajdute ,hsperdorues detyre etj,”hetohen” nga prokuroria,e gjykatat i lene “denojne” me detyrim paraqitjeje.Te “denuarit” e tille,ju lene gelasen ne dere,kur i “kerkojne” te paraqiten per gjykim.Kur “hetohen” peshkaqene te medhenj qe kane vjedhur 230 milion euro si Lulzim Basha,apo vrasin 26 veta ne Gerdec si Fatmir Mediu,sorollateten dosjet e kur “mbrijne” ne gjykate mbyllen per “procedure”,sepse Luli nuk gjendet per t’u “njohur” me dosjen…etj.
    Pra vetem ky arsyetim te con ne ate qe forcat politike,te cilat kane “vendosur” njerzit ne drejtimin e ketyre organizmave,i orientojne tek parku,per disa peme,per prishjen e ndonje kioske pa leje,per ndonje shifje te rradhes,se pse nuk lejohen njerzit te vjedhin energjine elektrike,etj, por jo per te nderhyre ne “vijen e kuqe”,e cila ndalon “ndeshkimin” e tyre….
    Ja prandaj jam per protestimin edhe tani para ketyre palo prokurore e gjykates,te tej korruptuar,si cibani me me qelb dhe shkaktar i degjenerimit te shtetit ne keto vite…
    Kush eshte i paster nuk ka frike nga kontrolli,nuk ka frike nga gjykimi.
    Perse opozita kerkon te mbrohet prej ketyre gjykatesve e prokuroreve,nese keta te tillet jane te “ndershem” e te afte profesionalisht?
    Mos ajo di vartesine e tyre prej Saliut e Lulit sot dhe ka frike se keta prokurore e gjykates neser do te jene me Edi Ramen?
    Ja ku fle lepuri sipas meje:Saliu dhe Luli e Like floriri,e dine se keta prokurore dhe gjykates jane ne sherbim te tyre,prandaj i tremben keta me shume kontrollit me ane te “Vetingut” se sa vete prokuroret e gjykatesit,sepse keta neser para drejtesise do te terheqin zvare urdherdhenesit per mos ndeshkimin e krimeve te kryera ne keta vite…
    Mbeshtes pa rezerva,ambasadorin Donald Lu,si perfaqesues zyrtar i SHBA-se dhe jam kunder ndonje “mbeshtetjeje prej ndonje te paguari per lobing e deklarata personale si deputet apo senator e kongresmen,te cileve nuk u kushton asgje te bejne nje deklarate personale e qe nuk ka asnje vlerene vednimet qe merren ne vendet e tyre,por qe sherben vetem per te mbushur mendje boshet ne Shqiperi….

  9. Liti says:

    Duhej nje sqarim i tille Mero! Ate qe do te beje opzita ne Shqiperi,eshte inversi i asaj qe po bejne protestuesi rumune….

  10. qytetare says:

    KU JANE ORGANIZATORET E PROTESTAVE ???

  11. tomsojeri says:

    Sakt Mero si gjithmon !
    Bravo Gopist jam me ty !

  12. anonimus says:

    Nje koment i forte kunder “denoncimeve” te Bashes, sot pasdite tek Balkanweb, me titull “Rama nuk ndalet nga trafikantet dalja e Roshit me Ahmetajn skandal politik”, ka detyruar Bashen te urdheroje eleminimin e lajmit !
    Komentuesi akuzonte Bashen si nje kukull teveqele, qe e kane lene te merret me gjerat e parendesishme dhe ordinere, nderkohe qe Berisha se bashku PD , kryeprokurorin, presidentin, kreun e Parlamentit, trupen e drejtesise aktuale kane nisur nje proces destabilizmi te Shqiperise ose grusht shteti, qe godet hapur integrimin e Shqiperise, reformen ne drejtesi dhe qeverite perendimore me ambasadoret perkates.
    Urdherimi i eleminimit te lajmit dhe jo te komentit siç mund te behet rendomte, ka vene Bashen perballe kotesise se figures se tij ne termetin e madh qe po ndodh. Basha perballe ketij fakti poshterues ka urdheruar eleminimin e denoncimit te tij.

    http://www.balkanweb.com/site/basha-rama-nuk-ndalet-nga-trafikantet-dalja-e-roshit-me-ahmetajn-skandal-politik/
    FAQJA NUK U GJET

    1. Leon says:

      Faqja aty eshte por fatkeqesisht ..shoket e Roshit e Ahmetaj kan zhdukur videon

  13. Lulushi says:

    MERO!(spo të drejtohem me …zoti,sepse na je bër si i familjes.)Po i shërben Shqipërisë. Të priftë e mbara! Dhe zoti të ndihmoftë!

  14. artan says:

    Dakort Mero, por ne lukunine e kundershtareve te reformes ne drejtesi dhe ambasadorit Lu, tashme ka dale hapur edge Like floriri, prandaj ti mos ia kurse emrin pavaresisht se e ke mik. Ne te kundert do te behesh i pa besueshem.

  15. Gregor Lato says:

    I nderuar Mero,
    Do te kisha dashur, qe pervec shkrimeve te tjera, gazeta Tema duhej te kishte folur edhe per masakren e Xhafer Deves me 4 shkurt 1944. Eshte nje histori qe duhet kujtuar e nuk duhet harruar, pavarsisht se bijte e kolaboracionisteve jane futur ne politike e tentojne te zhbejne historine. Kjo nuk duhet harruar, KESHTU KA NDODHUR.

  16. DETARI Atlantidhes @ says:

    Estrada PD , PADASHJE BEN edhe IRONI ……………….
    Me njerez tutkuner nuk i gjen ne te gjithe globin.
    AHH,per pak harrova !,,,,ata mbeshtetesit e te dhjereve nuk po i shoh kohet e fundit neper forume !!!!!
    Ja u kam thene qe ne 2013 ten se nuk keni pare gje akoma[kete e tha ai miku ne fakt,por une ja u perserita cdo dite]
    dhe ja ku nga catite e bejlereve po del tym skrrop i zi !
    Bo ,bo ,cna gjeti………
    Mero e ke qare artikullin,nuk e kuptoj ata te shqypit cfare bejne tere diten ,nuk e kuptojne se jane opsajt me te gjitha cfare bejne e flasin ?

  17. Milan says:

    Ngrihuni shqiptar prej gjumit 26 vjecar qe ju ka ngrir trurin,ngihuni ti trgojme vendin qe mertiojne krimineleve e maskarenjeve.

  18. Voica says:

    Conju shqiptar, prej gjumi conju, eeejj.
    Keta vemjet e gjyqesorit po ankohen se po u shkelen te drejtat… te drejtat per te bere leke me shume.
    Kaq debila te jemi valle!?

  19. Donald Lu says:

    O sa mire me qen amerikan

  20. sali says:

    Ndoshta saliu eshte duke ikur.Po e keqja mee madhe e shqiperise sot eshte Lsi dhe Meta

  21. Haaaaa says:

    A dini gje se ku jane fshehur Sazan Guri,Cim Peka,Frrok Qypi, etj,qe bene namin kunder bunkerit te Rames?

  22. Faro says:

    Defekti me i madh i kesaj opozite eshte se PD eshte e vetmja parti qe e merr per budlla popullin. Vetem thirrje, sharje, akuza per te cilat populli ka kohe qe akuzon vete PD-ne.

  23. dc2016 says:

    Cka thua.????…po sa i dijshem qe je!
    Po pse atehere nuk bene pozita protesta per te mbrojtur Lu-ne?
    Edhe drejtesine??!

  24. lefteris says:

    Mos flisni budallalleqe, kerkoni qe dikush te ngrihet dhe drejtojë një protestë kundër atyre që kundërshtojnë reformën? Por duhet ta kemi të qartë që ai së pari duhet të vishet me antiplumb dhe të ruhet nga një skuadër truprojash. Të vrasin këta, zotrinj, e merni vesh, të vret Berisha e kompani pa ju dridhur dora fare. Janë rracë kriminelash që s’e kanë për gjë fare jetën e njeriut. Po ta ruaj Zoti këtë shpëtimtar që na dërgoi amerika thuaj, pa populli e ndjen mirë me çfarë soji ka të bëjë.

  25. fcb says:

    Perpara me dt 18 ashtu si dhe ne Rumani tu tregojme vendin Sorristeve dhe atyre qe i perfaqesojne ne kupolen mafioze Qeverisese !

  26. tomorri says:

    Si gjithe qytetaret e tjere te thjeshte te kesaj shqiperije te vuajtur dua te denoncoj me force veprimet tradhetare dhe armiqesore te presidentit te republikes,kryeprekurorit,trupa e gjyqtareve,dhe prekuroreve te shqiperise dhe mbi te gjitha dua te bertase forte kunder kryetradhetarit Sali Berisha dhe partise me kreminele te PD qe jane kunder reformes ne drejtesi.
    Detyra e jone te dashur shqiptare eshte qe ne keto momente shume te veshtira te dime te veme piken mbi I dhe tu themi ndal ketyre pizevengeve qe kurre nuk e kane dashur shqiperine si shtet dhe si komb por duane akoma me keq ta mbajne nen thunderat e tyre nga ku thonjte e nxjerre kane zaptuare fytin e dobet te ketij populli qe kurre nuk i qeshi nje here buza por vuajtje dhe vetem vuajte,shkaku i drejperdrejte eshte tradhetia nga brenda ,babezia e pa funde ,pashkollesia dhe egzistenca e nje liberalizmi ekstrem te vene ne jete nga klani i berishajve. Popull mos u jep dhe mos u dorzo,lidhu ngushte me qeverine qe ke zgjedhur vete dhe del ne sheshe per ti vene litarin te parit Sali qenit dhe pastaj me radhe berishajve ,bashajve,tit Llallave,nishanllinjeve e ku ta di une more njerez te vuajtur qe per shkak te keyre dobiçeve nuk mbushe nje here barkun me buke por vetem me demagogji dhe premtime boshe.Dil ne shesh dhe tregoi vendin kesaj opozite mjerane dhe te poshter e mbjelle dhe rritur ne baçen e barishajve.

  27. fieraku NGA ferrasi says:

    Mero
    Rumunet ne rruge i nxjerr koka e causheskut ne kalldremin
    Edhe qeverine rumunet kjo e tremb.Mire politika qe eshte kurve
    Po ne kemi rrospine me te madhe Shoqerine civile dhe intelektialet e pjerdhur.

    1. Lugati says:

      o firak ku je o te rujt zoti…tashi per gregor laton ngjo ktu nuk ka njeri qe osht shqiptare me sulmu xhaferr deven se e keni huq ju komumistat me o bo atdhetaret armiq.njerez imoral jeni plera komuniste gjakatar

  28. Bomba says:

    Donald Lu po mbush sheshet e Hashashit sepse ata qe faln ne shesh per mbrojtjen apo perkrahjen e kesaj qeverie ata jane drogistet dhe ne qoftese shumica e shqiptarve do ti bashkohen drogisteve ky vend ka shuar ne te Semes,me siguri nje Kolumbi Ne Ballkan dhe Europe.Njerezit me tru ne koke nuk mbrojne Hashashin qe drogistet e shesin ate tek shkollat fillore te shqiperise.

  29. A says:

    Kam disa dite qe dua te di sakte nga dikush qe ka informàcion se ku jane pozicionuar forcat politike, pozite-opozite ne lidhje me shkakun dhe zhvillimet e protestave ne Rumani. FLM nese dikush flet pa koment personal.

  30. jugori*** says:

    ‘me ato qe shkruan Mero jam pjeserisht dakort,por thelbi i ceshtjes eshte diku tjeter.Eshte e vertete qe shkaku i protestave ishte amistia qe donin te benin te majtet rumune,por po te lexosh intervistat e intelektualeve rumune kupton qe ata ngrene nje shqetesim me madhor qe politikat ekonomike te te majteve jane ne kundershtim me ekonomine e maredhenieve te lira ne treg,ata duan te diktojne tregun,ku kjo e majte u kujton atyre cfar ka ndodhe 25 vjete me pare,kjo eshte ceshtja

  31. ky lulushi eshte nga ata budallenjet e mencur nuk i dika bytha fare ky budallai i mencur i ben thirrje budallenjeve qe te protestojne ne 18 shkurt por keta budallenjet tani e kan kuptuar budallajn kryetar qe uleret si komar

  32. fieraku NGA ferrasi says:

    O lugati o mik
    Xhaferr deva e ka thone qarte ne njujork
    Dekorate jepjani Enver hoxhes se ai ka vra ma shume komuniste.
    Gregor lato sa grupe armiqesore komuniste Jane eleminu ne kohen e Dulles
    MOS te flasim per ATA gjate nacl .

  33. Emigranti says:

    90%90Per mendimin tim artikullin e vleresoj me 95 pike por artikujt e tjere me 100 pike e di pse Mero ? Kur 90 % e njerezve e mbeshtetin ambasadorin LU vetem Ilir Meta e mbeshtet kryeprekurorin kjo nuk eshte se teka shpetuar pse nuk ke mbajtur qendrimin per kete pike ? te pakten tani mund te prononcohesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje