Jepini shpresë opozitës më 18 shkurt

9 Shkurt 2017, 20:04Editorial TEMA

 Nga Mero Baze

Mitingu i 18 shkurtit është një nga momentet më të rëndësishme për opozitën shqiptare, për të cilën ajo ka nevojë për ndihmë. Opozita shqiptare e ka të nevojshme një demonstrim force së paku më 18 shkurt. E dimë të gjithë që mitingu i Tiranës është një antimiting i Bukureshtit, por nuk është fundi i botës. Është përpjekje e opozitës shqiptare për të bërë nxemjen dhe për të forcuar besimin tek vetja se mund t’ia dalë.

Është një nga ato ngjarje që mund të ndikojë më shumë se sa mendojmë ne në ecurinë e procesit demokratik në Shqipëri.

Shikoni opozitën sot. Është tërësisht e ç’organizuar, e shthurur, e demoralizuar, e pamotivuar, e pabashkuar, e papërfillur dhe mbi të gjitha, e parëndësishme për të diktuar në shoqëri. Është një opozitë tërësisht e defaktorizuar, pa ide, pa ideologji, pa identitet, me kauza të rastësishme, të mbledhura rrugës herë nga majtistë ekstremë, herë nga neokomunistë, herë nga racistë, herë nga nacionalistë, e së fundmi dhe nga një specie që vetëquhet “anti-sorist” .

Opozita sot është një konglomerat pakënaqësish që nuk ngjizen dot me njëra- tjetrën, si ata gurët që nuk i mban dot bashkë balta, por duhet diçka më e fortë, më çimentuese dhe më solide, për të bërë një shkëmb. Është ndoshta gjëndja më e keqe që ka pasur ndonjëherë opozita në Shqipëri, pasi është dhe një hallakatje mes dilemave të Bashës për të bërë sikur është kryetar dhe dilemave të Berishës për të bërë sikur nuk është kryetar.

Është kjo arsyeja që opozita ka rënë në batak, është defaktorizuar dhe mund të mos ia dalë dot as të shkojë deri në zgjedhje.

Ndaj është mirë të mos demoralizohet nga krahasimi me Rumaninë. E vërtetë është që luftojnë për kauza të ndryshme, por të dyja bashkë luftojnë kundër qeverive përkatëse.

Më 18 shkurt ata kanë nevojë të tregojnë muskujt. Kanë nevojë të duken të fortë, të pamposhtur, qëndrestarë, të pamëshirshëm, dhe mbi të gjitha, me shpresë.

Ndaj mos i dekurajoni, duke u kujtuar se nuk duhet të thyejnë, të shkatërrojnë, apo të djegin diçka. Veset dalin bashkë me shpirtin. Do ta bëjnë dhe atë. Problemi është të tregojnë se janë gjallë. Dhe dobësia e tyre sot është dobësia e shoqërisë shqiptare.

Në mungesë të opozitës politike po lulëzojnë lloj-lloj opozitash klienteliste, bazuar mbi klientelizmin e trafiqeve, krimit të rrugës dhe drogës, dhe pse jo, ekstemizmit fetar.

Nëj dështim i opozitës më 18 shkurt, do të thotë një demoralizim i tyre, një shenjë për mos futje në zgjedhje dhe shformim të një partie historike, të cilën duket se e kë vënë nën vete duke e përdhunuar si një i devijuar nga inçesti, ai që e ka keqpërdorur për 27 vjet.

Prandaj është mirë që më 18 shkurt ata të ndjehen të fortë dhe me shpresë. Asgjë nuk e gjen Shqipërinë nga një protestë e forte, e madhe dhe nga një ngushëllim qoftë dhe tek dhuna për të nxjerrë dufin. Është mirë ta heqin mendjen se po i merr pas rrokupuja e Shkëlzenit dhe Arminës, degradimi i Saliut, qaramanllëku i Lulit tek të huajt për Berishën, dyzimi se çdo bëjnë me LSI apo zgjedhjet.

Shqipëria ka nevojë të ketë shpresë si demokraci funksionale dhe shpresa vjen nga normaliteti i garës dhe betejave elektorale. 18 shkurti vlen për t’i dhënë shpresë opozitës të shkojë në zgjedhje të masë forcat, dhe pse jo, t’ia dalë.

Në të kundërt, më 19 shkurt, Shqipëria do ketë më shumë zi, më shumë pesimizëm, më pak shpresë dhe mbi të gjitha, më pak shanse për garë më 18 qershor, katër muaj më vonë, pasi shumica do ndihet komode dhe arrogante. Dhe do të kemi po ashtu, një “nxitje” të  forumeve të LSI, për të ndarë mendjen me kë do jenë në koalicion. Zgjedhjet mund të afrohen katër muaj më afër, nëse ata dështojnë, por askush nuk do ndjehet i fituar. Opozita duhet ndihmuar të shpresojë.

32 komente në “Jepini shpresë opozitës më 18 shkurt”

  1. Fredi FR says:

    Keta vrases hajdute e tradhetare nuk duhen ndihmuar,por duhen cuar zvarre perpara drejtesise. Protesta e tyre eshte presion e perpjekje per te shpetuar lekuren,kurre mos ja dalshin,shushunjat.

    1. Kangur says:

      Shkrimi me vari leshtë qe ke bere ndonjehere o Mero! Jo si shkrim por si ide!!! Po si ore duhet te inkurajojme ne keta vandale te djegin e shkaterrojne ne emer te shpreses se tyre? Po kurre mos paçin shprese kjo rrace injorantesh, vandalesh e budallenjsh antishtet. Kurre nuk duhen inkurajuar njerez qe me veprimet e tyre cenojne rendin publik dhe interesat e gjithe popullit. Se te gjitha ato qe shkaterrohen e digjen ne emer te lirisë per te protestuar, nuk zhdemtohen nga ata qe i bejne keto akte antiligj, por nga i gjithe ky popull kaq i vuajtur dhe fukara. Nuk jane makinat apo xhamat e Edi Eames ato qe digjen e thyhen! Ne birruce te gjithe ata qe demtojne pasurine e ketij vendi kushdo qofshin, demokrate apo socialiste, kamzalinj apo kokpalare!!! Kushdoqofte! Shpagim!

  2. Valter says:

    Asnje ndihme banditeve krimineleve dhe hajduteve
    As edhe nje.

  3. Shqiptar says:

    Kjo nuk eshte Opozite Mero. Qe ketu fillon gabimi i artikullimit tend. Eshte grup shume i rrezikshem Terrorist qe o mban peng te ardhmen e Shqiperise per 25 vite rrjesht. Opozite do kete ne momentin kur Berisha dhe Basha te perballen me ligjin dhe me voten e 18 Qershorit. PD-ja do perterihet vetem nese me 18 Qershor do te kete nje rezultat dramatik humbes. SHQUP-i nuk e ka mesuar leksionin e 23 Qershorit 2013-te, por perkundrazi e perqesh ate vote te Shqiptareve. Qesh dhe i perqesh Shqiptaret edhe sot qe po flasim. SHQUP-it i duhet nje leksion tjeter kete 18 Qershor shume me i forte se ai i 23 Qershorit 2013-te. Duhet te renditen parti e trete ose e katert. Vetem ne kete menyre mund te largohet pengmarresi i partise, Sali Berisha dhe kelyshet e tij nga PD-ja. Gabohesh Mero. Ndeshkimi ndaj SHQUP-it duhet te jete ekzemplar dhe i ashper. Ne kete menyre shoqeria Shqiptare do marre fryme lirisht dhe do te clirohet nga makthi se ky vend nuk behet.

  4. zyko says:

    Hajduteve e shkaterruesve asnjehere nuk duhet tu jepet shprese, ata duhen zhdukur per ti dhene kuraje popullit e njerzve te ndershem.

  5. Lennard says:

    Cfare po flet mor Z.Mero.Kjo Opozite se pari duhet te riorganizohet.Duhet te largoje te inkriminuarit si Sale -gerdeci,Lul-Sumkapuci,Bode-shperdoruesi,Fatmir Medi-trafikanti etj.Pra duhet t behet me e besueshme. dhe atehere mund te rreshtohemi ne mbeshtetje te saj ,duke patur alternativa te qarta dhe shpresedhenese.Po me paraqitjen qe beri sot Sale Vucidoli dhe lehjet percart te Lulit ,eshte larg Pashka Z.Mero.

  6. Qytetar says:

    Çtë tallur i ke bërë b…. me opizitën o Mero.

  7. boom says:

    Ngushellim tek dhuna? Mero paske pjedhur dhe ti. Kushdo qe vandalizon duhet te perballet me doren e forte te shtetit. PD nuk eshte parti politike po nje tufe vrasesish dhe hajdutesh. Largimi i PD-se nga skena politike eshte gjeja me e mire qe mund ti ndodhe kombit shqiptar.

  8. Kola says:

    Opozita e ka cvleftesuar veten kaq shume sa do i duhet shume kohe per te fituar besimin. Per kete qellim ajo duhet te beje dicka te ndryshme nga deri tani. P.Sh. te largoje nga foltorja cakejte e stanit te Berishes qe shkaktojne vetem alergji ne popull dhe vendin e tyre ta zere Grida Duma, Vokshi e femrat e bukura qe ka mbledhur SHQUPI. Por edhe ato te mos flasin, se na hapin barkun, por vetem te buzeqeshin e te na ftojne per takime e beteja te tjera lirike.

  9. andromeda says:

    Mos ia qaj hallin kaq shumë një partie anti-kombëtare e fashiste, or mik, se Shqipëria do të jetë më e mirë pa këtë grupim injorantësh e batakçinjsh të cilët vetëm se e kanë rjepur vendin, keqmenaxhuar nga injoranca, padituria apo shpirtligësia.

  10. Tironci says:

    Te honksha SARKAZMEN o Mero tepelensi ???

  11. shqip says:

    Te semurit terminal duhet ti hiqet spina. Eshte r kote te genjejme vetem se gjoja kemi opozite . Ka vetem individe qe per shkaqe historike, tradide, e interesi , Jane te pa kenaqur per arsye qe dihen . Une mendoj qe pedja e sotme duhet te zhbehet. Kjo do ndihmonte ne daljen ne skene te nje te djathte alternative . Pedja aktuale sot uzurpon vendin e nje opozite reale , vetem fale sistemit irreal zgjedhor . Madje do shtoja z.mero , se sa me shume ata çfaqen ne forme “protestash”, japin gjithnje efektin e kundert. Keshtu qe eshte elektorati qe demotivohet. Pese humbje radhazi Jane mjaftushem per te kuptuar fundin pa kthim te nje organizate anti kombetare. Nne org qe e shpuri shtetin drejt shperberjes. Qe tentoi grushtin e shtetit. Qe shiti integritetin territorial te vendit. Pombi te gjitha qe skuqi nul deshmoret e kombit me deshmore te tjere. Per kete duhen inkurajuar ?

  12. malsori says:

    Cilis Shqiptar me pak TRU NJERIU mund te dale te protestoje per Sali Karaxhiqin – cunin e shpifur te Vukut, ose per Lul Hollandezin qe rruante sumen per fundjave per te shkuar ne Europe…dhe a mbani mend o rob se cafre punesh beri ai per kater vjet ne Bashki – u shkerdhye ne Hollande 2000 here.

  13. LORA says:

    Dashamiresia e jote ekstreme Mero djali per te meshiruar shqup-in si opozite,te ciles iu dashka dhene shprese ne 18 shkurt, eshte e papranueshme per mua ,,,,sepse ajo eshte nje bande e rrezikshme,antishqiptare dhe kriminale qysh prej nisjes,e cila edhe meshiren me humane e merr si visto per krime te reja.
    JO dhe jo,historise se tranzicionit te krethemeljes se fryteve te punes e mundit te shqiptareve I duhet vene qyci dhe mbyllur cdo shteg sado I ngushte riciklimi.Madje ne kete hulli garantohet lindja dhe rritja e nje te djathte patriotike,per te cilen vendi ka shume nevoje.
    Shqiptaret sot nuk duhet ta cajne trapin per mbijetesen e grupeve te percudnuar politike;madje duhet t’ua shkurtojne ditet.Shqiptaret e ketij shekulli duhet te jene ekzigjente me ruajtjen e fruteve te punes se tyre prej nje mund te parrefyer ne keto 26 vjetet e fundit dhe kerkues te mprehte ndaj kujtdo qe e kerkon voten e tyre.
    Procesi I Vetting-ut,qe sapo ka nisur ,dhe I implementimit gradual te Reformes ne Drejtesi duhet te jene shtyllat ku duhet fokususr vemendja dhe kontrolli publik,per garantimin e nje udhe qe duhet te gjeneroje prosperimin e jetes se tyre dhe rritjen e dinjiteteit te shtetit ,,,,,si shtet te besueshem funksional I se drejtes.

  14. NjeQytetarOptimist says:

    Po c’fare opozite quan ti o Mero ?!?! Anetaret e BE-se ngrene dore per miratimin e fillimit te negociatave Bumcja zihet me parlamentaren e BE-se ne shqip dhe votojne kundra.. Keta kunguj ngrene Komision Hetimor Parlamentar per ceshtjen CEZ dhe tani e braktisin per nje familje me preteksin se “nuk perfaqesojne popullin” por vetem ne Parlament e perfaqeson ate.. Lind pyetja: Kush e perfaqeson popullin kur ai vidhet ne Komisjon Hetimor Parlamentar ?!?! Se sic e perfaqeson te thuash vizjonin tend te qeverrisjes, duhet ta mbrosh popullin ne komisjone te tilla.. Si qeka kjo: Do ta perfaqesoj popullin vetem ne ate qe dua une dhe s’dua ta perfaqesoj kur vidhet ?!?! Ky komisjon u kerkua te ngrihet nga vete keta dhe keta e sabotojne komisjonin.. Kulmi… C’fare opozite eshte kjo qe ngrihet nga Komisjoni Parlamentar duke qene aty, ambasadoret e BE, SHBA-se, Eurolex, DASH-it e c’do grup tjeter dhe ata lene sallen per nje sistem QE DHE VETE THONE ESHTE I KORRUPTUAR.. Kjo nuk eshte opozite Mero. Kjo eshte nje bande qe eshte strukur nen nje sigel te mbroje ate qe ka vjedhur.. Me mire pa opozite se me ca kamikaze qe nxjerrin ne televizor e-maile te Ambasadoreve ne syte e botes keq apo mire qofshin mesazhet.. Asnje parti s’do ta bente kete xhest qe si ve dot emer njeri.. E pakuptimte.. Dhe sa per vandalizem Mero, askush s’ka te drejte te prishi pronen e perbashket publike.. Jo me djegie, thyerje e budallalleqe.. Ato s’rregullojne asgje.. Nuk ja ka taksirat taksapaguesve shqiptare te paguajn c’fyrjen e dufit te pakices. Qeverria nuk mund te behet arrogante sepse vete Sistemi qe po ngrihet do vihen ne mikroskop te gjithe dhe ligji do ti presi kthetrat ne qoftese ajo shkon me sukses. Ekonomia shqiptare po ecen stable Mero dhe marredheniet me vendet e Europes jane me te aferta.. Kjo qeverri po ecen mire per ate qe ju gjend perpara.. Pyes nga kurjoziteti: Sa veta do kishin vdekur dhe sa rruge do ishin hapur po ta kishin keta lugeter qeverrine kur ishte ajo koha e ftohte me bore nje muaj qe shkoi.. Qeverria u vu ne testim aty dhe njerzit duhet ta kuptojne qe eshte qeverri e qendrueshme..

  15. Edheune says:

    Te gjitha krimet, poshtersite, vjedhjet, vrasjet, vresja e shtrtit dhe e moralit te ketij kombika ndodhur vetem ne vitet qe ka qeverisur partia e Berishes.
    Nanua dhe Meta po deshet dhe Rama, megjthese Shqiperine emori te shkateruar, kane nxjere shume perfitime ne qef te tyre vetem e vetem nga nje konkluzion pa analize: Kur populli voton edhe PD-ne qe eshte nje parti vrasese pse mos na votojne edhe ne qe vetem vjedhim,
    Po te kishyeikur Berishane 97-en doishte haruar teni edhe Nanua qe financon keqdadhje per kete vend edhe Iliri qe eshte lindur hajdut dhe si i tille seka problem se mban lidhje e maedhenie edhe me ata qe vrasin,
    E perseris ata qesuan te nandihmojne s’kane pse lodhen (ode bejne sikur duan) te marin Banon, Berishen e Meten sepseketa jane drejtuesit e autoren e gjithshkaje te keqeqe eshtebere ketu.
    Nese Ramen nuk e perziej me keta, vetem per faktin se tegjitha ata qe kane qeverisur se bashku per 27 vjet e sulmojne Ramen vetem e vetem te shpetojne lekuren e tyre.
    Ne se do kete mjaftueshem njerez qe mbeshtesin perseri PD-ne e Berishes dhe ky nuk do penalizohet nga drejtesia mendoj se Shqiperia do vuaje per shume kohe.

  16. BERISHA LARGOHU says:

    Shqiptaret mud te groposen neqofse i bashkohen opozites kriminale, shqiptaret nuk behen me opoziten kriminale. Per te vazhduar rrugen e rilindjes, shqiptaret duhet te mbeshtesin Ramen edhe per 4 vitet e arrdhshem.

  17. D. Didani says:

    Te kurajojme opoziten edhe kur ajo do qe te shfry dufin,do te shkatrroje,te vras njerez,te grabit pronen e tjetrit ,te behet vandale? te te hidhet edhe ty Mero dhe te te mbys se edhe tiiiiiii ke shkruar shpesh kundra opozites???? Mero apo MERE ike or plaku Mero Ike me gjithe gazeten tende!
    !!!!!!!Ishte nje thirrje idiote Mero tfu-tfu-tfu Te paskan marre sysh !!

  18. kleptofagos says:

    Opozita dhe Pozita jane ne fakt te dy anet e se njejtes medalje. Sido qe ta rrotullosh medaljen dhe pavaresisht se cilen faqe je duke shikuar, rezultati eshte njelloj. Pushteti ne vazhdimesi mbetet ne dore te Mafies dhe nga kjo mafie, Shqiperia nuk ka asnje shprese. Zgjidhja e vetme mbetet: “Deus ex machina”.

  19. Gabim Mero says:

    Nuk i jepet jete perdhunuesit te nje Partie pseudodemokratike kundershqiptare. PSE?! Se do na shitet sikur ka pushtet per mbrojtur krimet makabre!! Ata do mundohen me budallenjt analfabete te shkatojne trazira. Ne asnje fare menyre ndihme per gjarprinjte qe po ngrijne!!!!

  20. Bekim says:

    Bekim
    Pjesa me e madhe e komentuesave nuk e kane kuptuar mesazhin e Meros. Atij i vjen keq per nje opozite qe eshte ne venitje,por jo per opoziten e 2 B-ve, se ai e di fare mire se keta 2 B-te kane mare fund. Merua i tall me nje sarkazem tejet te mprehte,aq sa te duket se i meshiron.Pikerisht ky eshte qellimini ketij shkrimi MOS U BEFSH PER T’U MESHIRUAR !

  21. xhulio says:

    O Mero.Meru me poziten o Mero.S po le gje pa bere.Po i nxjerr uje te zi vendit.Gjysma e shqiptareve po ikin jasht, besoj jo per turizem.Per opoziten, nese ke gje konkrete, fol.Berisha duhet te largohet.Basha eshte si manekin.Etj etj qe ti i di. Ironite s kane vlere. Vecse kuptohet mes rreshtave te tua dhe frika, frika e humbjes, deri sa i ben thirrje tinzate LSI-se te bashkohet me PS.Ia ke frikes PD si duket.Sado gabime te kete bere, ka brenda idealin, percjell idealin.Ajo beri rruge historike konkrete, kurse pozita i zbukuroi anash me palma qe do t i shkul perseri.Keshtu do te ndodh deri sa e drejtojne kryeministra piktore kerminjsh, financjere mesues te rendomte anglishteje, ministra pa shkolle te mesme etj etj etj.Deri sa 60% e adminstrates eshte me diploma te blera.Kjo eshte renuese per nje vend.Ti si gazetar investigativ asnje fjale per keto, Asnje fjale pse s arrestohet Shkelzeni.Mero e ke shtremberuar timonin.Zemerimin tend e kuptoj, po urrejtjen jo, aq me teper kalimin ne anen tjeter, humbjen e integritetit te gazetarit.Ketu mbaron profesioni yt.

  22. tomorri says:

    Ta marre veshe nje here e mire populli shqiptar, i madh dhe i vogel qe jeton ne shqiperi dhe jashte saj se:::
    Ne shqiperi per keto 20 e ca vjete nuk ka pasur fare OPOZITE ,more a e kuptoni nuk ka pasur fare.Po çfar jane keta do te thoni ju te uruare?Po, po ja u them une dhe ashtu siç ja u tha edhe populli shqiptar ne 2013 dhe do tja thote me mire ne 18 qershor 2017 se ne shqiperi nuk ka OPOZITE.Keta dobiçe dhe uzurpatore i ka mbledhur klani i Berishajve per te çuare shqiperine ne derexhene e fundit dhe pastaj per tja bere dhurate Serbise dhe me ne fund te shpallet triumfi i klanit kreminal Berisha.
    E kemi thene se çfar duane ata por shpresojme qe te ndodhe pas 18 qershorit,me hute te nxirren nga SHQUPI,te radhiten partia e katert e daha me keq,tu behet e ditur me vepra se shqiperia ka akoma njerez qe dine dhe punojne per ate komb.Kjo fare berishizmi,noket e Nanges,Lulet e Hollandes,nje fare burbuqe si ajo Grida i thone se vetem shqiptare nuk mund te jene ,se ne dime nje gje nga lashtesia se i joti mishin ta han por kocken ta ruan ,por kjo fare mire qe mishin ta han por edhe kocken do ta dhuroj Serbeve,imagjinoni se çfar jane keta mostra.
    Prandaj o popull i gjithe ne kembe çdo dite dhe çdo jave dhe muaj kunder ketyre deri sa shqiperia te çlirohet perfundimishte.

  23. Mir mo Mero po me ke do protestojme me Kacin,Mulin,Lulin ,Paloken Asllanin o ku ku.

  24. aqif tahipi says:

    Mero ,nuk eshte faji yne qe nuk e pjerdh asnje shqiptar i ndershem opozitenpseudo te djathte.Mos na kerko kot te perfillim hajdute ,qe nga makuteria dhe grykesia e tyre arriten te vrasin njerez te pafajshem ne gerdec dhe bulevard dhe te shesin detin e shqiperise. Mendoj se pseudo kreu aktual i shqupit e humbi tramin e liderllekut te te djathtes ne momentin qe nuk perkrahu pa rezerva reformen per drejtesi te ndershme.Rezistenca e terbuar e shqupit kunder reformes antikorrupsion ne drejtesi ,vetem vertetoi se ata jane te pasuruar pa fund me paret e vjedhura nga ne.

  25. Valter says:

    Deus ex maschina, nje zgidhje nga jashte.
    Ku u katandisem,kjo zgjidhje ishte vetem neper romane.
    Shqiptaret kane secili bga nje roman me vete,dhe kjo zgjidhje mbase na pershtatet.

    1. Dima says:

      Populli duhet te dale ne proteste vete per te kerkuar prere:Te gjithe ata qe kane qeverisur nga ’92 te futen ne siten e drejtesise…

    2. Dima says:

      Populli duhet te dale ne proteste vete per te kerkuar prere:Te gjithe ata qe kane qeverisur nga ’92 te futen ne siten e drejtesise…

  26. Emigranti says:

    Kjo proteste qe ka ndermend te beje pd ,nuk eshte se ju dogj barku per popullin por problemi eshte se Vetingu do ti nxjerre si kriminele e hajdute qe e shpune vendin ne ate gjendje mjeruese pra e do pjesemarjen e njerezve per t’ja hequr” litarin”nga gryka . Eshte ne te mire te atyre njerezve te paket te mos perfshihen ne kete proteste ,mos u mashtroni nga fjalet e pd . Gjate L2B kur aleanca Amerike Angli B.Sovjetik po shkateronte forcat e fundit gjermane ne Berlin ,me ane te qendrave te zerit nazistet mundoheshin te mbanin lart moralin e ushterise gjermane qe po shpartallohej duke thene se forcat naziste po avancojne ne teritorin sovjetik . Te njejten gje pd po ben edhe me elektoratin e saj se valla do te fitoje z gjedhjet, kur ne te gjithe pame zgjedhjet ne Diber dhe Kolonje ku e majta morri nje super fitore .Larg nga pd e cila ka vdekur por nuk tregon,mos u beni mish per top per saliun lulin topallin noken ristanin qe jane llumi i shoqerise shqipetare.

    1. Koco says:

      Kjo opozite e kriminalizuar ,piramidale duhet te zhduket nga skena politike ne keto zgjedhje ,Kjo eshte fatkeqesi Kombetare , shporja me vote plebishitare do mundesoje nje opozite te spektit te djathte reale , jashte konflikteve , vjedhjeve ,vrasjeve dembeleve te inkriminuar dhe te neveritshem .Mirnjohje zotit E . Rama , Veliaj etj te cilet kan per moto punen dhe produktet e punes ne te gjithe vendin , si ne energjitike , bujqesi , infrastrukture , turizem etj .

  27. GM says:

    Qelbesira duhet groposur thell qe era te mos i dal ne siperfaqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje