E shtuna e çmimeve dhe e diela e krimeve shqiptare

12 Shkurt 2017, 19:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Të shtunën dy shqiptarë të talentuar na bën krenarë. Ermal Meta, një kantautor shqiptar që jeton në Itali, zuri vendin e tretë në festivalin më prestigjoz të Italisë, në “Sanremo”, ndërsa Majlinda Kelmendi mori përsëri Medaljen e Artë në garën e radhës në Paris. Nëse i hedh një sy shtypit shqiptar të shtunën dhe të dielën, të gjithë e kemi kaluar me një lajm të zakonshëm, suksesin e madh të dy shqiptarëve, thua se shqiptarët marrin përditë lajme të tilla.

Ndërkohë lajmet së dielës janë dominuar nga një kronikë perverse ekstreme. Në emisionet maratonë të së dielës, që shpesh janë kampion vulgariteti, në orët dhe ditën e vetme kur familjet janë bashkë në ditën e pushimit, lajm kryesor ishte një grua që la burrin “live” në emision dhe një tjetër që akuzoi burrin se i kishte zënë dashnore motrën.

Ndërsa pjesa më tragjike e ditës ishte fakti që në tragjedinë e dashurisë së dy të rinjve në Fier, në varrimin e burrit që kishte lidhje jashtmartesore kishin shkuar 1 mijë vetë, ndërsa në varrimin e gruas “tradhëtare”, vetëm disa të afërm të saj.

E di që ky është një debat i vështirë dhe pa shumë fitues në kohë. Të disiplinosh shtypin të zgjedhë mes rëndësisë që ka ajo që thotë për publikun dhe ajo që ka për vemendje ndaj tij, është pak e vështirë. Shtypi gjithnjë priret nga lajmet që prodhojnë vemendje, qoftë dhe përmes tmerreve.

Por nga ana tjetër injorimi i lajmeve të gëzuara që të bëjnë vërtet krenarë, dhe mungesa e interesit për të mbajtur shoqërinë të lidhur me to, është një papërgjegjësi publike.

Askush prej nesh nuk e njihte Ermal Metën deri dje. Unë së paku nuk kisha dëgjuar për të, kur befas mësova që është kantautor dhe autor tekstesh i shumë këngëtarëve të njohur në Itali, pasi deri dje injoroja çdo lajm që kishte të bënte me muzikën shqiptare, pasi ato dominohen nga lufta me thika e kallash, mes Stresit e Noyzit, nga nga gjithëfarë fjalëfolësish që quhen këngëtarë, apo kukulla me silikon, që u bëjnë dashnorët videoklipe.

Por ja që në heshtje, larg syve dhe vemendjes sonë, Shqipëria kishte një këngëtar të vërtet me standard Perëndimor, që ne, nuk kemi shkruar kurrë për të. Dhe kjo është një papërgjegjësi e shtypit, e imja, e kolegëve të mij, që e kanë për detyrë të promovojnë tek publiku, vlera për të cilat shoqëria ka interes.

Malinda Kelmendi olimpikja e vetme shqiptare, që vazhon të marrë medalje ari, po ashtu ka kaluar thuajse në heshtje. Sikur Majlinda të kishte shkuar të bënte shooping në Paris, me siguri që shumë gazeta shqiptare do kishin tituj, “Ja parfumi që përdor Majlinda”!, apo “Nuk do ta besoni se çfarë të brendshmesh ka blerë Majlinda”’!

Ikja e shtypit nga përgjegjësia që ka për opinionin publik, dhe rendja e tij vetëm pas lajmeve që shuajnë etjen për klikime dhe audiencë, duke promovuar perversitete dhe krime ordinere, sidomos ato brenda familjes, është një nga regreset e mëdha të tij. Përgjegjësia ndaj opinionit publik, është ajo që ndan shtypin serioz nga ai bulevardesk, apo rretet sociale dhe mbi të gjitha është misioni i tij kryesor. Shtypi ka status të veçantë në opinion publik dhe në një shoqëri, pikërisht për shkak se ai është mbartës i një misioni publik. Fakti që çdo shoqëri është e ndjeshme ndaj lirisë së shtypit dhe mbrojtjes së gazetarëve, nuk ka të bëjë me faktin që ata promovojnë zënkat e nuseve me vjehrrat apo tradhëtitë bashëkortore, por që promovojnë vlera që i shërbejnë shoqërisë dhe e mbrojnë shoqërinë nga sulmet e nëndheshme të krimit, korrupsionit dhe mungesës së moralit në politikë.

Degradimi i shtypit shqiptar dhe i botës televizive në një ekran krimesh ordiner dhe pervers, dhe shmangia nga betejat publike dhe misioni për të mbrojtur interesin publik, është një përpjekje për të zëvendësuar rëndësinë që ka shtypi si mision publik, me interesin fallco që zgjon media si thashethemnajë publike. Gazetaria e vërtetë, është ajo që e mban të mbërthyer opinionin publik me probleme që shqetësojnë shoqërinë, duke qenë roje të opinionit publik dhe jo përgjues bravash, apo perversitetesh që çdo shqoëri i ka me shumicë, po jo për publikun.

Shikoni si janë injoruar dy lajme të rëndësishme për shqiptarët të shtunën dhe shikoni kush ka dominuar të dielën nëpër ekrane, për të kuptuar se me çfarë po e ushqejmë shoqërinë.

21 komente në “E shtuna e çmimeve dhe e diela e krimeve shqiptare”

  1. Theo says:

    ah Mero xhani, nuk i levis asnje presje asaj qe shkruan, kjo eshte fatkeqesia jone qe shtypi i lire nuk egziston, poshte media antivetting rrofte Amerika dhe Gjermania qe duan ta bejne Shqiperine, pavaresisht pengeses arabo,ruse,srbo, greko, afganistanste qe duan ta cbejne Shqiperine.

  2. Alb says:

    Mero duhet veting dhe per median, dhe te shofi sandri sa vlen.

  3. Azio says:

    Z.Mero.
    Keshtu sic thua ti eshte realiteti.
    Pse?
    Sepse ne gazeta te vendit,dominojne shumica palo gazetare, te cilet jane ushkure te brekeve tere m…t te partive politike,sidomos ato qe I thurin hymne PD.Pervec kesaj ata jane te pa afte,se kane origjinen nga llumi I shoqerise tone
    Megjithate,ty te lumte mendja dhe pena qe u jep shqiptareve te vertetat qe t’i shikojne me syte e tyre dhe te mendojne se ku po vemi.

  4. Epirioti II says:

    Te lumte Mero. Fiks kete gje po mendoja dhe une sot.

  5. anonim says:

    ama sot na hapi barkun ardit gjebrea megjithe enin! i luteshin e ferkonin! na inshpifen! me nje viktime me
    probleme mendore!
    nderkohe pas shume vjetesh kemi pare sanremon deri vone dhe me lot ne sy!
    Jeni profesionist Z. Baze

  6. Bomba says:

    Mire e ke se edhe ti vet me luften kunder Saliut I heq vemendjen dhe shqetesimin Publikut nga keq-qeverisja e Edvin Rames. As ti nuk je I pakte dhe jasht loje kur vjen puna per Interesat e Publikut qe jetojne me ankth nga nje qeveri qe eshte Bande Droge e kriminele dhe ti as nuk e hap gojen fare per te bemat e Edvinit,te ka korruptuar Edvin Rrugaci ketu e 4 vjet me pare.

  7. Gregor Lato says:

    O Mero, te lutem shume na e hiq nga faqja ate Markun e Markut, se e ndoti keq gazeten e internetit.
    Po ka 10 dite qe nuk po e heq nga faqja, dhe une e di pse e lejon, qe edhe ai qe nuk e ka lexuar, ta lexoje dhe ta urreje akoma me shume. Por ti tani e di qe ai ka nje urrejtje edhe nga bashkefshataret e vet, bile dhe nga te aferm. Eshte skandal, nje idiot i paperseritshem.
    Do te na benje nder ta largonje nga faqja e internetit te gazetes.
    Edhe kur e nxjerr per here te pare, lexuesit e dijne cfare trangulli eshte dhe nuk ta lexojne, hiqe nga mendja.Po ashtu dhe nga gazeta.

  8. Tirona says:

    Te shohim si do rreagoje gazeta juaj mbas ketij shkrimi, do merret me shqiptaret qe po bojn karriere neper bote, te cilet po nderojne vete veten e tyre dhe Shqiperine apo do vazhdojne duke na mbushur faqet e gazetes me Arminen dhe me silikonet e “vipave” pa breke ne bythe……

  9. kashi says:

    keshtu eshte si thua mero por na mbaj temen serioze te lutem

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    PD-ja nepermjet Bashes,çdo dite karikon shtypin,me te njejtin “LAJM”,me 18 shkurt do bej nje vrime ne uji !
    Shtypi i “paguar” e ndjek hap pas hapi,sikur ne miting njerzit nuk i nxjerr varferia,por media.

  11. DASHAMIRESI says:

    Mero , neve poshte , populli i thjeshte , e themi nga dhjete here ne dite
    dhe e perjetojme me dhimbje kete realitet te cmendur ! Natyrisht ne
    nuk e zoterojme artin e gazetarise , por ne thelb , dime gjykojme e te
    vleresojme shume me mire eme drejt , se sa pjesa derrmuese e gazetareve.
    E keqja me e madhe , qendron ne ate , se si duhet te dalim nga ky batak ku
    jemi zhytur . Zoti Aleksander Cipa , hidhte sot idene e nje vetingu , per ata
    gazetare , qe nuk e justifikojne pasurine e madhe qe kane vene . Populli
    e ka thene me kohe : Demi duhet zene per briresh . Ju jini disa gazetare ,
    qe ne ju admirojme dhe presim shume prej jush . Problemi qe ti trajton
    ketu , eshte jetik per mbare vendin e kombin tone . Nuk duhet ecur , por
    duhet vrapuar , per te fituar kohen e humbur , nje cerek shekulli .

  12. M. Aleksi says:

    Pergezime gazetarit Mero Baze,
    Eshte e para here qe shikoj dhe ndjej nje reflektim te sinqerte te nje gazetari ne keto dy dekadat e fundit si ky i z. Baze ne shkrimin e mesiperm. Konstatoj ndjeshmeri te madhe shoqerore dhe nje Autogjykim shume reflektues mbi rolin e gazetarit ne shoqeri. Promovimi i vlerave shoqerore perben themelin e edukimit dhe stimulit shoqeror. Eshte shprehje maturie dhe rritje e nivelit te mendimit konceptual gazetaresk. Pergezime autorit.

  13. era says:

    Po per Arminen dhe Sy peshkaqenin te mo shkruajne keto palo gazeta qe ne kemi o i nderuar Mero?

  14. Th. L. Gjika says:

    Do te ishte nje mbrekulli sikur krahas gjyqtareve, pushtetareve edhe gazetaret te kalojne ne procesin e Vetingut.

  15. Capi dhia says:

    So kofini pas te vjelit.

  16. Bashkim Pitarka says:

    Ne nje nga netet e festivalit te Sanremos djaloshi i talentuar shqiptar interpretoi shkelqyeshem kengen e kenduar nga i madhi Domeniko Modugno “Amare Terra Mia” per te cilin fitoi edhe nje cmim(shih Facebook dhe Youtube”).
    Bravo Ermal!E ke qare me te vertete kete kenge te bukur te te madhit Domenico Modugno,i cili ashtu si ti ne kengen tende te nderuar per krimet ne familje,i kendoi aq bukur e me ndjenja tokes se tij ametare,halleve te popullit te vet!Urime Ermal per suksesin tend te merituar ne Festivalin e Sanremos!Sa kenaqesi do te ndjeja me te vertete te kishje njoftuar publikun se je shqiptar e ke lindur ne Shqiperi,atdheun tend lavdi-madh.Do te kishe nderuar veten dhe memedhene e te mos te nguroje e te te dridhej fare zeri kur te prononcoheshe se je shqiptar,sepse ti perfaqeson ate anen e bukur e te mire te Shqiperise e jo pamjet e ngjarjet e errta qe kane ndodhur e po ndodhin atje e qe bejne shume si ti te mos identifikohesh me ate pjese tablloje te papelqyeshme e te perfolur te atdheut tone.Kur kendoje me ate ze te bukur femeror ne pjesen e dyte te asaj kenge,me kujtove te madhen e te paharrueshmen Vace Zela,e cila gjithashtu do te ngrinte ne kembe publikun ne ate salle madheshtore me ate ze e interpretim plot ndjenja te saj!

  17. Kritiku says:

    Mire e ke ti Mero, por perpara se te “kritikosh” te tjeret shiko, se si e ke kthyer gazeten tende. Ka disa dite qe ngelet duke shkruajtur per fatkeqesine e humbjes se jetes, te dy te rinjve, nga Lushnja dhe Fieri. Keni moral ju gazetare qe nuk njihni kufinj njerezor?

  18. kleptofagos says:

    Cdo fjali e Meros eshte e sakte dhe kjo situate eshte per te vene duart ne koke, por “Peshku qelbet nga koka” i dashur Mero. Ermal Meta eshte shembulli i talentit te mbrujtur ne pune e sakrifica. Kujt mund ti sherbeje si model ai, ne mjedisin shqiptar te komanduar nga pasaniket qe nuk kane punuar kurre dhe nga hajdutet apo nga mashtruesit e te gjitha ngjyrave? Shoqeria shqiptare eshte pasqyre e atyre qe e qeverisin, ose anasjelltas. Media, si pjese e shoqerise dhe e sponsorizuar nga politika, nuk ka per qellim qe te pasqyroje realitetin me vlerat dhe antivlerat e tij, por te mashtroje popullin me genjeshtra dhe reklama false per te fshehur krimet e mafies dhe perjetesuar pushtetin e saj. Mjafton te shikosh panelet televizive qe mbushen me njerez pa vlera, te fryre artificialisht, qe flasin e diskutojne per probleme te rendesishme me keq se sa ne debatet e kafeneve. Ato bejne politikanin, analistin, psikologun, shkencetarin, juristin, artistin, etj, etj. dhe po te hetosh ne CV-te e tyre te mbushura me tituj dhe mastera falso, rezulton shpesh qe mund te kene diploma universiteti pa kaluar ne shkolle te mesme, apo diploma te blera pa frekuentuar asnje shkolle. Mund te kene dhe diploma te verteta, por qe nuk kane punuar asnje ore ne profesionet perkatese. Shembujt i keni ne parlament, qeveri, institucione qendrore dhe ne te gjitha instancat ku emerimet jane prone e partive dhe e pushtetit. Doni emra, apo prisni Vetting-un?

  19. ISH ANTIENVERIST says:

    Duket sikur i nderuari Mero ka ka kapur nje teme “atdhetare” por eshte shume shume i vonuar sepse raporti i lajmeve te keqia me lajmet e mira eshte ne reportin 95 ME 5….dhe sado te reklamojne mediat lajmin e mire ato permbyten nga vershimet e droges-prostitucjonit dhe nga me kryesorja banda kriminale e Sali & Lul Berishes.
    .
    Le ta themi hapur se sa krime ndodhin ne nje jave ne kohen e Salul Sumes ndodhnin ne nje vit ne kohen e Partise Punes.
    .
    Dhe kanibalizmi ndaj sistemit /regjimit te enver hoxhes qe eshte 100-fishuar pas 23 qershorit 2013 eshte ne vetevete nje prostitucjon mediatik i shtypit shqiptar ku perfshihet dhe gazeta Tema.
    .
    Te merresh sot me mazdraganin e Fecorr Shehut dhe te harrohen krimet e sali monstres qe po pregatitet per te marre pushtetin si ne 1991 dhe 2005 eshte nje felleqsi kombetare..
    .
    Kam qene me shumeanti enveristo/komunist se zoti mero dhe hordhite e dhjetoristeve te dhjetorit por nqs se kritikoj enverinsi diktator duke e krahesuar me perendimin…pa frike mund te thme se duhet shpallur “Shenjtor” ne lidhje me kete klase politike kriminale nga sali krimineli deri te edi rame impotenti pa permendur te shkretin Donald Lu qe emruesit e tij ne USA po e djegin per te prure VRASESIN LUL NE PUSHTET..
    .
    i VETMI QE MUND TE SHPETOJE ATE VEND ESHTE AI XHAXHI QE DUHEJ TE NGRIHEJ NGA VARRI:
    ..

    o shoku Enver,
    vetëm gjysmë dite,
    dil edhe një herë!

    Vetëm gjysmë ore,
    dil e luaj fenë,
    në Shtëpinë Qendrore,
    ta pimë kafenë!

    Në Shtëpinë Qendrore,
    more Komandant,
    ku tani i parë,
    është një intrigant!

    Ty – ky shkretëtirë,
    as të shkon në mëndje,
    i ligu të ligjve,
    në partinë tënde!

    Ç’djall të tha në kokë,
    nga shpella ta nxirrje,
    të ngjiste ca shkallë,
    veç me bythëlëpirje!

    Në hatër s’të bie,
    ty mender Saliu,
    sa të ta ndjejë erën,
    do fshihet si miu!

    Rri veç pak sekonda,
    jo një gjysmë ore,
    ta çlirosh nga bandat,
    Shtëpinë Qendrore!

    Dhe mos shko aspak,
    në të tjera vënde,
    sepse një besnik,
    ke në zyrën tënde!

    Ai ta ka mbajtur,
    emrin të florinjtë,
    se ti mbi të gjithë,
    i ke skraparllinjtë!

    Ai ngjan nga ty,
    shoku Komandant,
    ndaj me të pushtetin,
    e kemi garant!

    Në zyrën e madhe,
    të shokut Mehmet,
    është djalë i Kristaqit,
    që qe deputet!

    Ai ndonjëherë,
    bën sikur të shan,
    po nga ana jote,
    kandarin e mban!

    Eh, edhe në zyrën,
    e shokut Haxhi,
    ësht’ një oficer,
    pak mustaqeli!

    Vetëm pak mustaqe,
    siç i kish Haxhiu,
    dhe për këtë punë,
    i hoqi i ziu!

    Kaq – o Komandant,
    s’kemi më ç’të themi,
    se pushtetin tënd,
    neve prapë e kemi!

    Se do të humbiste,
    kot mendoi shpellari,
    kur në mes të natës,
    të krreu nga varri!

    Tani ik i qetë,
    dhe nuk ke pse vuan,
    se këtu shumica,
    akoma të duan!

    Ka dhe që të shajnë,
    e të hedhin gurë,
    për inat të tyre,
    unë të mburr – o burrë!

    Unë të mburr – o burrë,
    se jam realist,
    se s’jam njohur kurrë,
    si një enverist!

    …….
    Leri lotet zoti Mero !

    Kjo muzike funebre qe luhet sot ne shqiperi me keto gjema te papara eshte kompozuar qe ne 1992-1997 -2005 kur dhe ti ke pjesen tende ne kete shperfyterim kombetar…je shume i vonuar i nderuar !

  20. eli-tiv says:

    ….e kemi te veshtire te merremi me vlerat……ne fuqi eshte anti vlera….njerezit jane mesuar te degjojne se si mund te digjet Tirana….thua se ajo e Shqiperia eshte prone e tyre…e zoteruan dhe e shkataruan vendin per 25 vjet…me ndergjegje te plote..e morali shoqeror eshte pershtatur…Te dhemb ..por

  21. infermjeri ke frigorifery says:

    epo,kto gjera don populli “krenar arjan shqiptar”. kshtu I duan lajmet njerzit ,kshtu jua bejn edhe gazetaret atyre.
    sepse po t besh lajme me pune,me industry,me bujqesi,me tradita moralo etike shekullore,atehere rinija (edhe pleqnija) ndrrojn kanalin e televizorit,”o c na merziten me kto gjona si n komunizem”… thon.
    prandaj edhe gazetaret menduan “doni mut ju”?
    “mut po ju japim! dhe brrr!!! era mutit dhe shurres me zhurm pordhe gjithandej…
    o ky komb qenka komb koti. komb legen. komb pa moral. dersa I shkojn mas bythe politikanve pa karakter dhe kriminela mashtruesa qe bejn muuuuu kur genjejn ne mes te dites me diell..
    ky komb don kurva e kurvar..don vrasesa dhe mashtruesa…kriminela dhe psikopate… dhe don qe te iki tek kombet e tjere dhe te rrij atje dhe te rroj si parazit si “refugjat politik”…!!!
    fenomeni shqiptar esht nje fenomen I rrezikshem qe tregon se sa keq mund te marre drejtimin nje shtet dhe nje shoqeri ne demokraci me zgjedhje te lira dhe ekonomi tregu.
    shqiptaret degjeneruan edhe vet demokracin. e ben ate te pasuksesshme. deshtake. gje shum e rrezikshme kjo. sepse mund te merret si shembull nga te tjer.
    prandaj edhe bota demokratike I jep serum shqiptarve qe ata te mos behen shembull I keq I deshtimit te sistemit demokratik.
    jepini helm me mir qe t vdesin te gjith si far e keqe dhe t pshtoj bota masanej nga kjo ndyresi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje