Përse PD po pendohet për protestën paqësore?

19 Shkurt 2017, 19:07Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Partia Demokratike duket se po bëhet nervoze nga qetësia me të cilën ka shkuar deri tani protesta e tyre dhe indiferenca me të cilën qeveria po e trajton atë, dhe po bën paralajmërimet e para për dhunë. Edhe pse ka bërë kujdes që paralajmërimet të mos merren seriozisht, për shkak se janë artikuluar fillimisht nga Edi Paloka dhe Aldo Bumçi, sërisht ato tregojnë se sa shumë po stresohen për të qenë paqësorë në protestën e tyre.

Sot në mesditë, Partia Demokratike radikalizoi qëndrimin e saj duke njoftuar bojkotimin e Kuvendit, ndërsa në pasdite, Basha u shfaq para protestuesve në krah të disa gazetarëve radikalë, që i bënë atij thirrje të shkonte drejt përmbysjes së pushtetit.

E gjithë fabula e protestës tani është se me çfarë duhet ta frikësojë qeverinë, dhe jo si të demonstrojnë paqësisht. Dhe gjithë energjitë po harxhohen në këtë drejtim.

Indiferenca e qeverisë, mospërplasja me ta, transmetimi nga Edi Rama në Facebook-un e tij të protestës, me trefishin e shikuesve që ka Facebooku i PD, lejimi i ngritjes së çadrës pa leje, dhe krijimi i një klime të ç’tensionuar rrotull tyre, i ka lënë pa motiv dhe duket sikur protesta mund të hyjë në një rutinë që nuk do të funksionojë.

Reagimi i parë i Edi Ramës është po ashtu shpërfillës dhe prek thelbin e problemit që ka kjo protestë, si një çadër për të mbrojtur drejtuesit e opozitës nga drejtësia.

Një tjetër detaj që shton nervozizmin, është qëndrimi i LSI. Edhe pse Ilir Meta ka marrë një thirrje zyrtare nga opozita përmes Ndokës dhe Dules, nuk po reagon. Sa më shumë vonon përgjigjia, aq më shumë rritet nervozizmi.

Dhe në këto kushte, të gjithë kanë në mendje dhunën si shpëtim.

E futur në këtë monotoni, me ahengje, këngë, valle, selfie dhe qofte falas nga “Gudis”, qerasur nga Eduard Halimi, protesta mund të vazhdojë dhe deri më 18 qershor, dhe aty e realizon objektivin, se do të ndërrohet qeveria, por ajo nuk ka këtë qëllim. Qëllimi real i protestës është të gjendet një arsye për të mos hyrë në zgjedhje.

Për këtë është shpikur kërkesa e qeverisë teknike. Them është shpikur, pasi më duket qesharak ky konspiracioni rreth LSI dhe shkeljes së syrit prej Ilir Metës. Nëse opozita do t’i kishte numrat për qeveri teknike, dhe do të kishte për këtë, “pazar” me Ilir Metën, nuk kishte pse bënte protesta, por bënte numrat. Ajo po bën protesta të justifikojë mos hyrjen në zgjedhje. Dhe kjo është një lëvizje e vjetër e Lulzim Bashës, por duke qenë i vetmuar, ai është kundërshtuar brenda PD. Tani që e ka ambalazhuar ëndrrën e tij me kostumin e protestës, duket më i maskuar. Është e vetmja mënyrë që Lulzim Basha t’i iki përgjegjësisë për humbjen e zgjedhjeve brenda PD, duke vetpërgatitur fillimisht PD-në për humbjen, si vjedhje, dhe pastaj, duke u ikur zgjedhjeve. Është i tëri një hall personal që të tjerët i bashkohen për hallet e tyre. Fotografia legjendare e kësaj proteste ka bashkuar në shesh shumë hallexhinj. Kemi parë pranë njëri- tjetrit Sali Berishën, Agron Dukën, Fatmir Mediun, Shkëlzen Berishën, Kreshnik Spahiun, Dashamir Tahirin, që i është heq mandati nga dekriminalizimi etj. Secili ka hallin e vet. Basha ka hall se humbet partinë, të tjerët se humbasin lirinë, dhe të tjerë se humbasin milionat e vëna me gjoba.

Dhe të gjithë bëjnë si të fortë, nëse “nuk do të ketë qeveri teknike”, ngaqë e dinë se nuk do të ketë. Atyre nuk u duhet qeveria teknike, por një teknikë për të mos shkuar në zgjedhje, me shpresë se destabilizimi do t’i rikthejë në lojë.

Paqja është një kostum fallco në garderobën e PD, i cili nuk është përdorur kurrë. Dhe këtë radhë që e përdorin, duket se më shpejt janë penduar që e kanë veshur, se sa i janë gëzuar faktit, që është i papërdorur.

35 komente në “Përse PD po pendohet për protestën paqësore?”

  1. Londer says:

    Po energjine qe perdoret per ndriçim ne çadra ne cilin sahat elektrik e kan lidh Mero!

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:

      ?

      1. FRANK says:

        leksion ‘FREE” per shqiptare,shqipfoles,shqup-tare dhe druvare
        .
        Sali Berisha pas 1992 nga sumeferkues I Enverit u be kobure antikamuniste Elez Biberit qe I dh a urdher ti vinte tritolin varrit enver hoxhes ne 2 maj 1992..qe futi gjithe familjen hoxha ne burg..qe perdhosi Luften NCL dhe veten e deri te permendorja e Zogut qe ai vete donte ta eleminonte ne 1993..
        .
        E verteta ishte se Ramiz Alia beri nje gafe kozmike…me pare u carmatos..pastaj filloi ndryshimet…dhe duhet tja bente si ne Kine (qe e respektojne amerikanet) Duhej te bente ndryshimet por jo I carmatosur..
        .
        Beri gabimin qe beri e majta greke ne Greqi qe dorzoi armet..dorzoi pushtetin Mbretit dhe Churchillit dhe pastaj U DOGJ GREQIA..njelloj si shqiperia ne kohen Koleres berishiane
        .
        .Ramiz Alia kurre nuk ka qene burre shteti si Enver Hoxha,mehmet shehu,hysni kapo,beqir balluku etj por ka vegjetuar ne hije te tyre.Nuk shoh ndonje “agjenture” ne llojin e tij por nje mungese kapaciteti pe rte menaxhuar situatat teper te veshtira..Shqiperia ishte ne udhe kryq qe kur ndodhi SHEMBJA E MURIT BERLINIT…
        .

        Do kapitullonte apo do bente “deal” me perendimoret ?!
        Ramiz Alia as nuk shpalli kapitullim ,as nuk rezistoi dhe as beri “deal” si xhentelmen me perendimoret (kuptohet me amerikanet).
        Ketu eshte thelbi problemit.
        Ne nje kohe qe Ramiz Alia pranoi nje pakete te madhe reformash (pa lindur akoma PD)
        1-lirine e shprehjes
        2-lirine e fese
        3-lirine e tubimit
        4-lirine e shtypit
        5-heqjen e ligtit te agjit-proppit
        6-pranimi I ekonomise tregut
        7-lidhjet dipllomatike USA-USSR-GB
        8-lirimi I te perdjekurve politike
        9-njohja e prones private
        10-lejimi I vizitave jashte shtetit
        11 lejimi I pluralizmit
        12 heqja e PPSH si rol udheheqes…etj
        Tregoi se Ramiz Alia teorikisht dhe praktikisht ju bind perendimit…POR ai ishte ky I fundit I ndershem ne rolit e tij ne Shqiperi ?????
        Ku e kam fjalen ??
        Ne 1990-1991 donte apo jo Ramiz Alia ai lloj sistemi qe ishte imponuar nga Roosvelti-Curcilli-Stalin ne 1943-1944 kishte rene.
        Pee nje mendje te kthjellet ne ate kohe pra ne 1991 situta kerkonte kete rend dite (ki vemendje)
        a-PAJTIM KOMBETAR
        b-PLAN MARSHALL
        c-AUTOKRITIKE & FALJE NGA SISTEMI QE LAME PAS.

        Po cfare ndodhi realisht ?
        Ne periudhen 1989-1991 nuk ngeli ish kolaboracjonist,ish zogist,ish nazist,ish fashist,ish diversant ish ballist,serbofile,grekofile,rusofile,islamike ,antienverist,antikomunist etj pa ardhur ne shqiperi ne kryqzaten me te peshtirosur te historise njerzmit…ajo e dekomunistifikimit qe u gatua ne guzhinen e beogradit dhe te zbatuar teorikisht nga dyshja antishqiptare Rajeson-Elezbiberaj dhe e zbatuar nga dyshja kriminale Berish-hajdari.
        Trekendeshi I Bermudes :
        -2 prilli 1991
        -prishja e qeverise stabilitetit 4 dhjetor 1991
        -dhe marrja pjese e amb. Rajerson ne menyre te FELLIQUR ne votimet e 1992 nuk kane nevoje per koment por vetem dy fjale :
        INVAZION DIPLLOMATIK CUDITERISHT I ardhur nga beogradi
        kur Amerika dhe ish jugosllavia ishin partnere teper te fuqishem..dhe ky ishte nje mallkim per shqiperine..Berisha nje hybrid paranojak I tyre.
        Kjo paranoje vazhdon dhe sot…Berisha,Azem Ha jkari –lul bahici,Rajersoni dhe Elez Biberaj nuk ehodhen ate fare komunizmi (qe vetem komunizem nuk ishte) ne Shqiperi por vetem realizuan disa pika te NACERTANIES SERBE..shkaterrimin e shqiperise,daljen e serbise ne adriatik,islamizimin e vendit dhedorzimin e saj pa kushte nderkomdetareve (si Rama sot).
        U zgjata shume miq te dashur…

        I-Ju rekomandoj te lexoni nje liber interesant te ambasdorit te pare gjerman ne shqiperi Verner Daum,te titulluar “shqiperia midis kryqit dhe gjysem henes” ku del qarte qe ai vecse ambasdor nuk ishte por n je lloj agjenti qe I vuri minat e para atije vendi bashke me ambasadorin grek atehere Kakabassi qe organizuan poshtersisht INCIDENTIN E AMBASADAVE.
        II-Te lexoni nje interviste te ambasadorit te pare amerikan Edwin William Rajerson dhe ne zotit EZaloshnja.
        III-Intervisten e Elez Biberajt dhene ne Klanin e Blendi Esattoptanit ne vitin 2008..
        Jam I bindur qe pasi ti gjeni dhe ti lexoni me kujdes keto material do mendoni se Shqiperia eshte pushtuar dhe e poshtruar me mirekuptim nga miqte..
        Koment-shkruesi fatkeqesisht pas 21 janarit 2011 e shikon globin toksor si nje xhungel ku zbatohen ne nje menyre perfekte ligjet e seleksionimit te natyres…KU PESHKU I MADH E HA TE VOGLIN..(pa I thene faleminderit)
        Ose e thene ne nje menyre me figurative: Reksi Qeni I dasara malltezes (mbesa e kucedres berishe) shpenzon me shume se 8 jetimet e atyre qe u vrane ne 21 janar2011 nga gjyshi I saj gjakatar qe cuditerisht…beri kaken siper gjakut te te vrareve prej tij ne para 6 vjetesh..
        .
        As Hitleri dhe asnje gjerman ne L2B nuk ka perdhosur viktimat e tyre si Sali Bisha qe kontaversi Arvizu I tha burre shteti..qe tregon se dhe Arvizu eshte po aq fajtor sa dhe Sali krimineli….pra thuhet sot nga shqiptaret e ndershem se ;
        Berisha eshte kriminel qe ka patur burrerine se ka pranuar krimet e tij pa ju dridhur qerpiku..por krimin me te madhe po e bejne Dunald luja me hipokrizine e tij te denueshme dhe Edi Rama qe po tregon nje “qetesi kriminale” si ne maj 2011 qe ja mori ai mengeperveshuri votimet nga dora……shqiptaret nuk kane me durim te pranojne tja u bejne Ramen Kurban per here te dyte….edhe nese do perveshe menget Donald LULUSHI qe e ka te shkruar ne balle qe eshte kapterr I Wisnerit….nje nga berishistet POWERFULL me te fandaksur ne USA qe ben ligjin akoma ne Shqiperi.

        1. Skypion says:

          Administrata e re amerikane ka vendosur: nuk ka bashkepunim me qeverine e korruptuar dhe inkriminuar te Edi Rames!
          Qe me 18 shkurt,kur filloi uragani popullor,ka patur shume shkrime nga lljolloj analistesh,te majte e te djathte,te varur e te pavarur,qe me shume se analiza,ngjajne me falle sesi do t’i veje filli protestes.
          Por,te gjithe anashkalojne nje fakt shume te rendesishem,ndoshta me te rendesishmin, vendimtarin: faktorin amerikan.
          Te harruar pas krahasimeve mes protestes paqesore te demokrateve dhe protestes se dhunshme fashiste te 21 janarit 2011 te socialistave,analistet,nuk po vene re kontrastin mes QETESISE se habitshme te Lulzim BAshes me 18 shkurt 2017,dhe NERVOZIZMIT te skajme te Edi Rames me 21 janar 2011.
          Dhe me te vertete,si shpjegohet kjo QETESI e zotit Basha,kur argumentet qe paraqet ai dhe gjithe pjesemarresit ne proteste,me te pakten do t’i benin po aq nervoz sa c’ishte Rama me 21 janar?!
          Kjo ka vetem nje shpjegim: vendimin amerikan per te rrezuar qeverine socialiste te Edi Rames.
          Eshte kjo arsyeja,se pse opozita,lideri i saj zoti Lulzim Basha,i zuri ne befasi te gjithe,kur deklaroi se nuk mund te kete zgjedhje me Edi Ramen Kryeminister.
          Ne rrethana normale,ne kuptimin shqiptar te fjales,kjo do te ishte e paimagjinueshme.As deshtimi i gjithanshem,as korruptimi,as inkriminimi,as kanabizimi as cdo gje tjeter qe ka te beje me keqqeverisjen e Rames(te gjithe keto krijojne ate “rrethanen normale” shqiptare) ,nuk do te mjaftonin qe te benin Bashen te merrnin kete vendim pakthim.
          Eshte nje faktor madhor.Eshte nje force madhore.Jane Shtetet e BAshkuara te Amerikes,eshte Administrata e re amerikane,qe ka vendosur qe te mos kete me bashkepunim me Edi Ramen dhe qeverine e tij.
          Askush nga eksponentet politike opozitare nuk e thote kete – te gjithe e nenkuptojne.
          Askush nga analistet nuk e thote kete – te gjithe e kuptojne.
          Eshte kjo arsyeja e vendimit radikal te hollandezit Lulzim Basha.
          Per te gjithe trushpelaret dhe trushkulurit dhe per te gjithe naivet ne pergjithesi,po bej nje sqarim te vogel:fakti qe ShBA ka vendosur te rrezoje qeverine e inkriminuar te Edi Rames,nuk do te thote se ajo do te dergoje marinsat ne Shqiperi per te mbaruar pune.Ate do ta beje opozita shqiptare,populli shqiptar.
          Dhe, po e ben.
          Dhe,do ta beje.
          Pa as me te voglin dyshim.
          Eshte ceshtje kohe.
          Ajo qe mbetet per t’u pare,eshte sesa me dhimbje do te behet ky qerim cibanesh.
          Urojme me sa me pak dhimbje!

          1. Karkaleci says:

            Ky skypioni paska nje mendje te pjerdhur.Ky flet nga bytha dhe jo nga goja, se gojen e ka te mbushur me mut.

          2. Arjani says:

            Hahaha Skypion. Sa kam qeshur. Te lumte po kur te kesh kohe mendoje njehere edhe kete variantin: Rama e kishte marre paralajmerimin edhe per eleminimin e tij fizik e megjithate pranoi te dilte ne proteste, e dinte shume mire qe perballe kishte policine e Lulit qe nuk guxonte tia kthente Sali Berishes qe e dogji Shqiperine ne 97 e nuk pyeti fare per te zvarritur pushtetin e vet qofte edhe per nje vit.
            E nderkohe Luli ska pse te mos jete i qete sepse e di qe Sajmiri me gjithe kokefortesine e tij tepelense e degjon Ramen qe vjen nga Tirana e jo nga Vicidoli.
            Sa per Ameriken besoj do ti lexoje me kujdes kabllogramet e Tiranes e ne mos paste kohe do dale ndonje i pushtetshem prane Trump, qe i ka lexuar deklaratat e LU-se se drejtuesit opozites jane te pabese.

          3. €piriiiiii says:

            O Sqyupion…. Uragani me Raki Qofte dhe Tallava Falas per te gjith thuaj. Ore Koqe Budallenjesh e kuptoni ju se edhe TRUMP PRESIDENT 2…3muaj vazhdon. E kuptoni ju se Gjykata Amerikane ja ka vene Koqet ne Big. E Kuotoni ju se Kongresi shum shpejt do ta SHKARKOJ si President thjesh ata po i japin koh vetes te shohin deri ku arrijne me President Kopje te Putunit. Jini Vk fare jini.

      2. Skypion says:

        Administrata e re amerikane ka vendosur: nuk ka bashkepunim me qeverine e korruptuar dhe inkriminuar te Edi Rames!
        Qe me 18 shkurt,kur filloi uragani popullor,ka patur shume shkrime nga lljolloj analistesh,te majte e te djathte,te varur e te pavarur,qe me shume se analiza,ngjajne me falle sesi do t’i veje filli protestes.
        Por,te gjithe anashkalojne nje fakt shume te rendesishem,ndoshta me te rendesishmin, vendimtarin: faktorin amerikan.
        Te harruar pas krahasimeve mes protestes paqesore te demokrateve dhe protestes se dhunshme fashiste te 21 janarit 2011 te socialistave,analistet,nuk po vene re kontrastin mes QETESISE se habitshme te Lulzim BAshes me 18 shkurt 2017,dhe NERVOZIZMIT te skajme te Edi Rames me 21 janar 2011.
        Dhe me te vertete,si shpjegohet kjo QETESI e zotit Basha,kur argumentet qe paraqet ai dhe gjithe pjesemarresit ne proteste,me te pakten do t’i benin po aq nervoz sa c’ishte Rama me 21 janar?!
        Kjo ka vetem nje shpjegim: vendimin amerikan per te rrezuar qeverine socialiste te Edi Rames.
        Eshte kjo arsyeja,se pse opozita,lideri i saj zoti Lulzim Basha,i zuri ne befasi te gjithe,kur deklaroi se nuk mund te kete zgjedhje me Edi Ramen Kryeminister.
        Ne rrethana normale,ne kuptimin shqiptar te fjales,kjo do te ishte e paimagjinueshme.As deshtimi i gjithanshem,as korruptimi,as inkriminimi,as kanabizimi as cdo gje tjeter qe ka te beje me keqqeverisjen e Rames(te gjithe keto krijojne ate “rrethanen normale” shqiptare) ,nuk do te mjaftonin qe te benin Bashen te merrnin kete vendim pakthim.
        Eshte nje faktor madhor.Eshte nje force madhore.Jane Shtetet e BAshkuara te Amerikes,eshte Administrata e re amerikane,qe ka vendosur qe te mos kete me bashkepunim me Edi Ramen dhe qeverine e tij.
        Askush nga eksponentet politike opozitare nuk e thote kete – te gjithe e nenkuptojne.
        Askush nga analistet nuk e thote kete – te gjithe e kuptojne.
        Eshte kjo arsyeja e vendimit radikal te hollandezit Lulzim Basha.
        Per te gjithe trushpelaret dhe trushkulurit dhe per te gjithe naivet ne pergjithesi,po bej nje sqarim te vogel:fakti qe ShBA ka vendosur te rrezoje qeverine e inkriminuar te Edi Rames,nuk do te thote se ajo do te dergoje marinsat ne Shqiperi per te mbaruar pune.Ate do ta beje opozita shqiptare,populli shqiptar.
        Dhe, po e ben.
        Dhe,do ta beje.
        Pa as me te voglin dyshim.
        Eshte ceshtje kohe.
        Ajo qe mbetet per t’u pare,eshte sesa me dhimbje do te behet ky qerim cibanesh.
        Urojme me sa me pak dhimbje!

        1. Geri NYC says:

          Ik mor hajvan

    2. Geri NYC says:

      E kan lidh te shtylla,nuk paguajne gje.

  2. shqip says:

    D’asma me e gjate ka qene ajo e malos se parodisteve fierake ne nje nate ye ndrrimit te viteve. Edhe keta e nisen me aheng e me raki. Do shkundin xhepat , e do kthehen nga rruga r larget me furgonat e rruges se dibres. Keta Jane shume gjynah. Ne kuptumin se bejne shume plane, shtyjne imagjinaten deri ne te pamunduren, dhe ngelen si dordolece ne mes te rruges. E mendonin te gjoret si ne rimani. Ku populli do ngrysej aty per te shpetuar familjen adams( Berisha ). Une ja kam hequr vizen qe ne 92in e larget. Keta me ngjajne me levizjrn e haxhi qamilit.

  3. pse ka frike amerika nga serberisha ? says:

    .Ajo qe me ligeshton pa mbarim eshte se Dy vrasesit 2B e 21 janarit 2011 vune bythen te gjaku i derdhur ne masakren HITLERIANE te egzekutur me urdher te tyre eshte sa 10000 protesta me dhune te PD….pra ate qe nuk e thote MERO PO E THEM UNE..

    AI qe fshiu bythen me ekspertizat e fbi per 21 janarin

    ai qe i tha ny timesit leter higjenike pr gerdecit

    ai i tha dhe ne 18 shkurt 2017 Donald luse dhe edi rames dhe meros:
    NA RRUFSHI TRAPIN…
    ..
    le ta themi troc..berisha nuk e can trapin per Ameriken se e dha nje sinjal (kush e kuptoi)

    PARA TRE DITESH SALISERBI BERI NJE DEKLARATE KONTRAVERSALE:

    tha pikerisht…UNE E LEJOVA THYERJEN E EMBARGOS…qe ishte nje paralajmerim per “CA BOSA NAFTE BOLE MEDHENJ” ME “B” TE MADHE NGA TEKSASI QE KISHIN NAFTE NE GREQI…DHE E KALUAN ME SALUN NE SERBI…..kaq mjafton qe disa politikane biznesmene te naftes dhe armatimit po perpiqen “ta marrin me te mire” spiunin e tyre berishe se ju nxjerr te zezat e naftes dhe armatimit qe jane me biliona dollare.
    …..

    Syri,veshi,koburja,dajaku dhe kasaforta e saliqenit..
    ish truproja e tij Izet Haxhia ka ngritur aq shume akuza te forta
    karshi ish bossit te tij sa duhet ta quajme berishen:
    VRASES
    KRIMINEL
    TRADHETAR
    I PABESE
    SPIUN
    TALEBAN
    PSIKOPAT.
    Eshte interesante per te pakten 12 AKUZA qe mazhoranca ne bashkpunim me dipllomacite mike (nqs jane miq) duhet bien dakort per cuar ne banken e drejtesise kete DEMON.
    KUSH JANE 12 AKUZAT LEMERISESE QE NGRE ZOTI IZET HAXHIA
    “”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

    AKUZA NR 1
    -Tregoj vetëm një rast nga shumë raste me Shkelzen Berishen që vitin 1997, në muajin Janar e kujtoj edhe datën, në 28 janar, te stadiumi Qemal Stafa ka marrë nga një trafikant droge rreth 30 milionë lireta. I ka thënë që më duhen për një ndërtesën e dajës së tij, që po ndërtonte te Blloku. Atë e njihja, e kisha edhe mik edhe pse nuk e dija në atë kohë që merrej me trafik droge.. Dua të them se që në atë kohë Shkëlzeni ka pasur qejf lekun. Edhe disa herë ka transportuar nëpërmjet makinës që përdonte familja, edhe heroinë. Dhe aty ka marr shuma parash te vila e Landit të Jasharit në Vlorë.
    AKUZA NR 2
    – Azemi ka qenë i lidhur me trafikun e drogës. Nuk e di nëse keni dëgjuar për rastin e Mirush Matit, i cili është vrarë në Moldavi. Kanë qenë ortakë bashkë me Azem Hajdarin, që kanë bërë trafikimin e heroinës nëpër Shqipëri, bashkë edhe me një person tjetër nga Fieri që s’po ja them emrin. Dhe vrasja e këtij Mirush Matit nuk është ordinere, por është për ndarje pazaresh.
    AKUZA NR 3
    -Azemi ka qenë pas ’97-ës, drejtuesi i linjës së tritolit. Shumë hedhje në erë që janë bërë, kanë qenë direktivat e tij dhe Berisha i dinte këto dhe e dinte gjithashtu që ai ishte i pakontrollueshëm
    AKUZA NR 4
    Në kohën e luftës së Kosovës, janë vra dy persona. Ka qënë shefi i logjistikës UÇK-së me qendër në Tropojë. Një burrë i mirë, patriot shumë i madh, dhe që e njihja personalisht, Ilir Konushevci, është vra megjithë doktor Hazir Manen. Në gusht të ‘98-ës në gazetën “Rilindja” ka dalë një shkrim me firmën e Afrim Krasniqit, ku shkruante: “Tropoja mes Nanos e Millosheviçit”, dhe në këtë shkrim akuzoheshin Haklajt sikur kishin vrarë këtë Ilir Konushevcin (me pseudonimin Mërgimi) megjithë Hazir Manen.
    AKUZA NR4/1
    Ne 12 shtator 1998 përballë makinës ku ndodhej Fatmir Haklaj, Jaho dhe Naim Çangu, në distancë nga trotuari ku ndodhej makina ka qënë një lokal. Aty ndodhej e ulur mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani. Ajo i ka pa dhe i ka njohur, se njihen gjithë tropoja¬nët. Ajo ka hyp në zyrë dhe ka tregu Berishës për atë që ka pa. Sali Berisha kishte dijeni se kush ishte në makinën me targa Vlore përpara selisë së PD, jam sigurt me 1 mijë përqind. Ç’punë kishte Azemi që të zgjidhte këtë çështje?Azemit kur i ka thënë Berisha ka shku në zyrën e tij, dhe në atë kohë në koridorin e zyrës ka qënë Genc Pollo me Sali Lushën duke bisedu ndërsa Azemi i alarmuar u ka thënë se Saliu i ka thënë se jashtë është një makinë me bombë që do të hedh në erë PD, dhe merr një armë. Është fut tek zyra e vet ka vënë silenciatorin e pistoletës së tij Zastava, e kam pa atë pistoletë. E ka pas dhuratë nga një miku i tij, Myftar Çela, është vra edhe ai në Mal të Zi.

    AKUZA NR 5
    – Historia e Anton Gjergjit është interesante.Atë ditë urgjent kam shkuar te Berisha. Në atë kohë aty ka qenë edhe Gazidede dhe i thashë që kam një informacion të sigurtë që bombën tek firma VEFA e ka vu një Anton Gjergji. Berisha dhe Gazidede janë pa në sy me njëri-tjetrin dhe thanë: Mirë mirë se do e zgjidhim. Më vonë asnjëherë nuk dëgjova që të fajësoheshin këta persona. Dhe fakt interesant është se ky person është shfrytëzu për të vënë bombat në Tropojë. Anton Gjergji ka qenë në krye të komandos që ka vrarë Haklajt. Dhe është njeriu që ka vrarë Fatmir Haklajn në pritën që i bënë. Bombën tek VEFA e vuri ky, dhe Bujar Kaloshin e vrau grupi operativ i SHIK.

    AKUZA NR 6
    Edi Rama është rrahur nga një grup operativ i SHIK-ut të kohës. Unë e di që edhe prokurorit ai i ka thënë që mos e shkruani emrin që më ka rrahur, se ai njeri më vret mua. E ka pas fjalën për mua. Por nuk është e vërtetë. E dinin që isha unë i dhunshëm me politikanët, me 3 a 4 politikanë dhe m’i faturonin mua të gjitha rastet e dhunës. Atë e rrahu me urdhër grupi i Xhahit Xhaferrit.
    AKUZA NR 7
    Autorët e vendosjes së bombave me tritol kanë qenë ish pjesëtarë të SHIK, të ish-policisë së atëhershme e trafikantë të ndryshëm.Në atë kohë është vendosur tritol në ujësjellësin e Tiranës nga një i afërt i Berishës, janë vendosur tritole në shtyllat e tensionit të lartë në Qafë Krrabë nga grupi i kuksianëve, kuptohet të lidhur me PD.Berisha porositi vendosjen e tritolit tek lokali i Lush Përpalit, se ky nxirrte pengesa në emërimet e njerëzve të SHIK…
    AKUZA NR 8
    Sali a te kujtohet pse u ndamë perfundimisht bashke? Per moszbatimin e ciles porosi? Mos me porosite qe te bombardoja nje ambasade te nje vendi mik, ambasadoren e te ciles e quajte lavire e që duhej ndeshkuar? Kujtohu pak.. A te kujtohet kur u largova nga Presidenca me njerëzit e mi dhe ngele vetem dhe nga frika qe te kapi fusje gruan e vajzen te me merrnin në telefon e të më luteshin që të kthehesha duke me thene se Saliu nuk asht mire nga ana psikologjike?
    AKUZA NR 9
    Izet Haxhia dëshmonnë se i ishte kërkuar të organizonte fshehtas një atentat ndaj Ambasadës Amerikane. Ka prova paralele se Berisha ka shkuar larg në synimin për të qëndruar me cdo kusht në pushtet.
    Një operacion i fshehtë i SHIK-ut ka tentuar të shkaktojë viktima të huaja në Tiranë dhe t’i shpallte ato si sulme të “rebelëve të kuq” për të vendosur ndërkombëtarët kundër grupeve të armatosura që kërkonin dorëheqjen e Berishës.
    Pas botimit të dëshmisë se makinat e blinduara të Bankës së Shqipërisë janë përdorur në 1997 në operacionet e SHIK-ut, një burim diplomatik tërhoqi vërteton mbi një video të arkivës së CNN dhe një raport të ushtrisë gjermane për një ngjarje të 14 marsit të atij viti në Rinas të Tiranës.
    Videoja tregon dy makinat e blinduara të Bankës, që hapin zjarr mbi trupat gjermane që po evakuonin shtetasit e huaj nga Tirana. Ato janë përgjigjur me zjarr dhe furgonat e bardhë të blinduar janë larguar.
    Në studion e CNN ndërkohë që transmetoheshin këto pamje, ish-ambasadori shqiptar Qesku deklaronte: “Ja cfarë po bejnë rebelët, perëndimi duhet të reagojë ndaj tyre”.

    AKUZA NR 10
    “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava.

    AKUZA NR 11

    Në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij..Mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur Ivanovic I cili është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992.

    AKUZA NR 11
    PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo-maqedonas

    AKUZA NR 12

    “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”,

    “”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

    Epilog:

    Edi Rama duhet te beje betejen e tij me dipllomacine euroatllnatike se durimi I shqiptareve ka mbaruar.

    Tallja qe po I ben klasa politike atij populli dhe hipokrizia totale e euro-atllnatikasve ka kaluzr cdo limit njerzor me tolerimin ndaj DEMONIT BERISHE.

    Cdo lloj vonese e Donald Lu-ve ne lidhje me mos denimin e berish qenit te tyre eshte jo vetem tallje por dhe poshtrim I atij kombi..

    Nuk ka kuptim aleanca me euroatllatiket,clirimi kosoves me nje shqiperi te pushtuar nga saliserbi per cerek shekulli.

    ESHTE TURP PER USA & BE

    ESHTE TURP QE NE SHQIPERI SUNDON AKOMA
    NJE PERBINDESH VICIDOLI
    SEPSE ENVERHOXHA PO NA DUKET LULE
    PERPARA KESAJ MONSTRE QE PO TERRORIZON
    DHE FITUESIT E 23 QERSHORIT
    DHE SHURRON MBI JETIMET E 21 JANARIT GERDECIT E MIJRA TE TJEREVE

    TURP……

    1. Hori says:

      Izet e nxorre koken ?
      “Akuza” 8 dhe 9 bejne me te vertete te dukesh si grua e keqe. Lere ate sport e pije nje çaj te nxehte se s’merret askush me ty. Edhe ty te doli boja.

  4. Atlantic says:

    The government of Albania never took the criminal minded of leaders of democratic party seriously. What other crimes do they have to commit to wake up the freely chosen Albanian government . How stupid are Albanian people to trust Berisha whining for free election . Can’t they find a place in prison for him

  5. Maksi says:

    Te lumte Z.Baze,
    Shume e vertete dhe domethenese “pse cetaveriore PD” ben lojra fjalesh dhe si gjithmone tregojne qe s’kane kapacitet per te qene parti se i ka mbytur pa-kultura, injoranca, fshatare, maloke dhe provinciale qe 25 vjet si shume te tjere shkaterruan, vodhe pronat e shtetit me ne krye psikopatin-kanunor-komunist Sali Bisha.

  6. Ku jane "intelktualet"?! says:

    Mero si gjithnje brilant. Vetem se une mendoj ndryshe nga Mero, qe eshte Meta (mender LSI) qe iu ka shkelur syrin ketyre pe-de-isteve dhe ky do te jet edhe perfituesi i vetem i kesaj “kryengritjeje”. Por mua me shqeteson fakti qe keta kane bollkuar rrugen, qe bejne aheng ne mes te qytetit, bejne pis qytetin, krijojne kaos dhe tension qe ska lidhje me hallet dhe problemet e qytetareve dhe ne fund vjedhin edhe energjine elektrike. Po pres me kuriozitet a do te dalin ata “intelektualet” e Liri Berishes qe te firmosin peticion si dikur…”Edi Rama liro rrugen”? Te shohim cdo bejne ata mender intelektualet kete rradhe.

  7. sherifi says:

    Ky eshte moment i veshtire, nga shumica duhet nje vendosmeri per te perfunduar reforma ne drejtesi se keta jane ne momentet e fundit dhe thone ” o gomari o i zoti”, keta ne minorance dolen ne 13 mars te 2013, ku ishte qeveria e tyre qe organizoi zgjedhjet, tani thone Rama nuk do bei zgjedhje te lira, si puna e atij nxenesit qe i tha mesuesit ” neser nuk do vij ne shkolle se do jem semure”.

  8. koha jone says:

    PROTESTA ISHTE NJEKOHESISHT DHE NJE TEST PER BASHEN .NE PROTESTE NUK ISHIN ME SHUME SE 50 MIJE , PO I SHTOJME DHE 100 MIJE TE TJERE DEMOKRATE QE NUK KANE MARRE PJESE NE PROTESTE . ME KETE SHIFER VERTET QE BASHA NUK MUND TE SHKOJ NE ZGJEDHJE .

  9. Epo kjo pune! says:

    mire e kishte nje komentues i djeshem… vir o Edo nje projektor gjigand me tere krimet e PD ne pushtet nga kryekrimi i shitjes se detit deri tek vrasjet e vjedhjet dhe mbajeni ndezur 24 ore cdo dite. Te shohin delet rreth cadres ke po pa mbajne me garjet…. fjalen e fundit do e thote SHBA, Meta nuk ben numra se ia hollojne zerin pastaj SHBA qe ka autoresine e reformes ne drejtesi dhe do e coj deri ne fund kete mesele

  10. mali says:

    Mendoj se do manipulojnë nxënësit e shkollave dhe studentët.Do përpiqen të krijojnë incidente me ta.
    Pa e bërë njē gjëmë,s’besoj se ndahen.
    Shpresoj të gjejnë një sebep për të thirrur fitore,
    dhe të dalin entuziast(qesharak)
    nga çadra.

    HI SKYPION?????

  11. Qytetar says:

    Nuk do kenë më shanc të qeverisin këta kriminelë.Urdhëruesi i vrasjeve në 21 Janar Lulzimi,vrasësi gjakftoht Fatmir Medihoxha e kompani do hanë m…..të ngopen.U është futur frika në palcë ndaj qajnë pa rrahur.
    Bajgat e ndyra,shurrën mbi varr do ju bëjnë shqiptarët kur të jenë zhdukur e tu ketë dalë shpirti.
    Ato që i kanë bërë këtij populli ate as diktatura nuk jua bëri.
    Bajgat

  12. Moni says:

    Mire te tjeret po Dashi i Havase cfare kerkon ne proteste. Tashme Dashi eshte hedhur ne hava, s’ka me shprese nga politika. Te blej ndonje skaf te ri.

  13. butrinti says:

    I nderuar Mero ! Te gjithe demokratet dhe te lidhurit me ta e din fare mire qe do ngelen Opozite edhe me zgjedhjet e reja . Dhe po aq mire e dine se ne asnje menyre nuk mund ta ndryshojne ate . Ata e pranojne me gjith shpirt opozirtarizmin Matje edhe fillimin evonuar te VITINGUT . POR QETSIN E TYRE E PRRISHI NJE DEKLARIM KERKES BERE NGA BALLA TE CILEN TE CILEN BET SIKUR NUK E DEGJUAT AS JU MEDJAT DHE AS POLITIKANET E SHTETARET ED TE GJITHA NGJYRAVE . PROPOZIMI ISHTE FARE I THJESHTE – LISTA E KANDIDATEVE PER DEPUTET TI NENSHTROHEJ PROCESIT TE vETINGUT . KJO ESHTE E VETMJAA RRUGE PER TE PASRTUAR POLITIKEN E ARDHESHME. lARGOHEN EDHE TE VJETRIT DHE TE kORRUPTUARIT . nUK DO TE KEMI AS BERISHE E AS BASHE DHE AS ZVARRANIKET E TJERE TE MAJTE E TE DJATHTE .

  14. alphade says:

    Neser vje Flekenshtein dhe cadra e protestes do te hiqet ! Lind vetem
    nje problem : Kush do t’i laje mutrat dhe shurrat ,si dhe vjelljet nga ra-
    kia e birra …???

  15. Manjola Kume says:

    Mendoj se ne Shqiperi problemi me opoziten ne pergjithesi qendron ne faktin se ‘betejen elektorale’, nuk e shohin si nje gare maratone, ndersa i harxhojne te gjithe forcat qysh ne fillim te gares. Pak a shume ne te njejten menyre e sheh dhe pozita ‘luften’ qeverisese. dhe persa kohe qe kjo te ndodhe eshte Shqiperia qe humbet duke u perdorur si placke lufte.

  16. kleptofagos says:

    Si gjithnje ne Shqiperi, populli i tredhur dhe budalla mori pjese masivisht ne protesten e sajuar nga mafia e PD-se. Nga njera ane, protesta per “zgjedhje te lira” apo “qeveri teknike” kerkon te legjitimohet perpara opinionit publik, nga ana tjeter, duket gjithcka si nje skenar i parapregatitur me kujdes per te spostuar vemendjen, deri dhe sabotimin e reformes ne Drejtesi. Me e besueshme eshte kjo e dyta dhe me e keqja eshte se te gjitha palet jane marre vesh per skenarin. Mbetet per tu verifikuar serioziteti i nderkombetareve ne kete teater te talljes dhe te mashtrimit.

  17. kleptofagos says:

    Si gjithnje ne Shqiperi, populli i tredhur dhe budalla mori pjese masivisht ne protesten e sajuar nga mafia e PD-se. Nga njera ane, protesta per “zgjedhje te lira” apo “qeveri teknike” kerkon te legjitimohet perpara opinionit publik, nga ana tjeter, duket gjithcka si nje skenar i parapregatitur me kujdes per te spostuar vemendjen, deri dhe sabotimin e reformes ne Drejtesi. Me e besueshme eshte kjo e dyta dhe me e keqja eshte se te gjitha palet jane marre vesh per skenarin. Mbetet per tu verifikuar serioziteti i nderkombetareve ne kete teater te talljes dhe te mashtrimit…

  18. Donela says:

    Edi Rama asnjehere nuk ka organizuar zgjedhje te pergjithshme dhe me 18 Qershor eshte hera e pare qe kjo qeveri do organizoje zgjedhje, nga e dine keta qe zgjedhjet nuk do jene te lira???????

  19. Arber I says:

    Vendimi perfundimtar i “pucit demokratik serbo-greko-rus” do te jepet nga Departamenti i SHBA -ve.

  20. Emigranti says:

    Se Shqiperia ka me shume se 100 parti politike dhe shume qytetare pa parti ,nuk e shoh te drejte qe bulevardi Deshmoret e Kombit te bllokohet nga kjo cader e pd sepse ky bulevard i takon popullit .Nese pd deshiron ta vazhdoje protesten le ta cvendose ate ne shqupi ,aty eshte selia e saj .Mendoj qe keshilli bashkiak i Tiranes te vendose heqjen e kesaj cadre.Tirana si Kryeqytet i takon gjithe popullit prandaj kjo cader te largohet sa me pare.

  21. Sali Rajerson Biberovic says:

    Eshte/ishte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
    .
    CFARE GABIMESH FATALE
    KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..
    DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
    .
    #############

    1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.

    2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj

    3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin

    4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.

    5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar

    6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”

    7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.

    8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha

    9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes

    10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.

    11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa

    12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI

    13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje

    14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor

    15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
    Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.
    #############

    NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,
    NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT

    Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.

    Me sakte:
    Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..
    dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..
    qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.

    E thene ndryshe
    Zoti Donald Lu ( dhe ato qe e kane emruar ate)
    duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar dhe te fillojne
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’REFORMEN E DE-NAZIBERISHIZIMIT…
    ……………sic bene gjermanet pas 1945.
    ………
    me troc fare:

    Tolerimi thellesisht antishqiptar
    qe po i ben USA-BE
    Vampirit Viqidolit
    eshte ringritja e lapidarit
    Enver Hoxhes.

    Nuk ka asnje justifikim.
    .
    .Ne 21 janar 2011 nuk u vrane vetem vetem 4 vete dhe u masakruan qindra,,,,por u vra besimi qe kishte populli shqiptar te dipllomacia dhe qeverite amerikane…ku paska ca lobe si Podesta qe merrka parate e “gjakut” dhe nje vrases e ben shenjtor….
    .
    Pra i nderuar artikull shkrues :
    fajtore nuk jemi ne qe kerkojme drejtesi
    por jane “miqte e serberishes” ne washington dhe bruksel qe te pakten 5 here e kane shpetuar nga hakmarrja e popullit….
    .
    ne tropoje thonin te vjetrit :

    C’KA BAN I FORTI..HABITET I LIGU..
    ..
    Qe perkthehet keshtu:
    .
    OSE TI NGREME NJE LAPIDAR SALISERBIT QE MPOSHTI AMERIKEN..
    .
    OSE TE MENDOJME SE AI ESHTE “ZAR” I TYRE DHE NE KETE RAST ENVER HOXHA AUTOMATIKISHT BEHET BURRI I SHTETIT ME I MADH QE KA NXJERRE NJERZIMI PER TE GJITHA KOHRAT..
    ..
    SEPSE BYTHA E BERISHES MBI GJAKUN E TE VRAREVE TE 21 JANARIT PARA DY DITESH NUK KRAHESOHET ME ASNJE KRIM NE BOTE…
    ..
    MOS DUHET TU THEMI AMBASADOREVE AMERIKANE QE NGA RAJERSONOVIQI E DERI TE DONALD BLUJA…
    .
    THANKS
    FOR
    DEVIL
    OF
    VIQIDOL…

  22. Sandri says:

    Skypioni = Mehmet Elezi (ish anwtar i Komitetit Qendror te PPSHse) duket qe paguhet akoma nga Sali Berisha meme paret qe i vodhi populit te mjere shqiptar, per keto komente mediokre dhe KREJTESISHT TE PAINFORMUARA.

    1. une says:

      Nje sygjerim per skypion: vazhdo ta ndjekesh NGA pas dashin,se nje dite do t’ bien bolet!

  23. pro says:

    ..eshte nje pengmarrje ,nje stopim i kohes per te ecur para{ i pa drejte}..eshte nje supersakrifice ,qe kerkohet nga ne “daunet”votues, qe te meshirojme me aksione absurde Ata qe na leruan gjithshka qe dispononim,per ta kthyer ne funksion te vet..duke na shkundur edhe kockat…por paburreria e tyre e neveriteshme nuk meriton amnisti..duhet te hapin krahun per popullin dhe jo populli per ta.Perballja me realizimin e kushteve te BE do ti vleresoje ne syte tane ..Politikane opozitare,qofte edhe nga pozita; keni rene ne syte e shumices….ata nuk mund t’u japin shpirtin,per t’ju ringritur..vetem ai ju ka ngelur…arritet majat me marifetet tuaja,tani hidhuni te kerkoni shpetim..

  24. alphade says:

    Rama s’ ka asnje faj , ju betohem ! Fajin a e dini kush ka ?
    Gjithe fajin e globit e ka VETTINGU ! Po hoqet VETTINGUN ,
    Saliu me banden e tij hajne,vrasese,mashtruese,mafioze ,
    shkon ne shtepi dhe per here te pare pas kaq muaj insomnio ,
    do te flejne reajat ne krevat sepse ky ” djall ” VETTINGU ,i ka
    prish rehatin te gjithe mekatareve : majtas e djathtas ,por me
    shume me sa duket ketyre te djathteve sepse jane keta qe nuk
    po pushojne tash 18 muaj qe po LEHIN ,nate e dite per te zhbere
    Reformen ne Drejtesi, sidomos LIGJIN E VETTINGUT ! U ka hyre
    lepuri ne bark dhe ne kete CUNAM nuk perjashtohet edhe Meta ,
    i cili qendron si ” bolla ne dy karrike” !!! Here behet sikur e aprovon
    R.D . dhe Ligjin e vettingut ,here del hapur ,sic ndodhi kur kundershtoi
    Ambasadorin Lu dhe doli ne mbeshtetje te LLalles .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje