Të gjithë demokratët ndjeheshin pak në siklet që Aleanca Kuq e Zi i ishte bashkuar kauzës së tyre, duke u turbulluar kujtesën dhe duke u prishur seriozitetin. Por e keqja nuk paska fund. Tani PD duket se po bëhet një bisht qesharak i AK. Gazeta zyrtare e PD, në përpjekje për të krijuar idenë e një “Republike” të re të Bashës, ka shpikur “Shqipërinë e Madhe”.
Nuk ia vlen ta marrim seriozisht e ta quajmë tezë serbe, shoviniste etj. Kjo do ishte tepër.
Nuk ia vlen as t’u themi idiotë, se nuk është se kuptojnë çfarë kanë shkruar. Por vlen të themi se Lulzim Basha është në krizë për t’i gjetur një identitet politik lëvizjes së tij, për t’i ikur zgjedhjeve dhe Vetting-ut.
Fillimisht shpresoi si populist, se protesta e 18 shkurtit do t’i jepte zemër dhe ai do t’ia arrinte të përmbyste qeverinë. Dhjetë ditë më pas, në tavolinën e çadrës janë vetëm 20 djem që luajnë domino, derisa vjen Basha e lexon fjalimet që nuk ngjajnë asnjë ditë me tjetrin.
Fillimisht e nisi si populist paqësor, duke imituar liderët paqësorë misionarë.
Pas dy ditësh e humbi qetësinë dhe filloi të flasë për skenarë dhune. Ditën e katërt shpërtheu me thirrjet për luftë, me shpresë se njerëzit do provokoheshin, kundërshtarët do frikësoheshin dhe ai do triumfonte. Për fatin e keq të tij, e morën të gjithë me të qeshur dhe vazhdojnë qeshin akoma.
Pastaj erdhën reagimet ndërkombëtare kundër tij dhe ai tentoi të marrë poza izolacionisti. Sulmoi ambasadorët e Perëndimit dhe thirrjet zyrtare të BE, duke i kërkuar Fatmir Mediut t’i recitojë disa emra kongresmenësh që ai mban mend, dhe t’i fuste në listë në çadër.
Së fundmi duket se po tenton të bëjë nacionalistin. Pas një incidenti banal, ku një berishist ka rrahur Kreshnik Spahiun, duke menduar se është akoma kundër Doktorit, Basha po e mendon seriozisht se identiteti i ri i protestës do të jetë nacionalizmi. Duke kopjuar trashë sloganin e Trump, ai ka shpikur një Republikë të re, MAGA, e cila, sipas tij, do ta bëjë sërisht Shqipërinë të “Madhe”.
Thashë që nuk duhet marrë seriozisht, e të klasifikohet si një tezë e kundështarëve të egër të Shqipërisë në Ballkan, por si një krizë vlerash dhe identiteti, i njeriut që po tenton të prodhojë një identitet politik nën çadër.
Problemi i tij i madh është në fakt se do të bëhet sërish i madh vetë. Do të bëhet dhe një herë ministër Transporti, dhe të bëjë gjëma si ajo e 220 milionë eurove, do të bëhet dhe një herë ministër i Jashtëm dhe të bëjë gjëma si ajo e faljes së detit Greqisë, do të bëhet dhe një herë ministër i Brendshëm dhe të bëjë gjëma si vrasja e katër qytetarëve në bulevard. Kryetar bashkie nuk besoj se do më, se duket i ngopur me gjumë.
Por rruga për t’u bërë sërish i madh qenka pak e koklavitur, kur do ta çash vetë.
Hera e parë qe ndryshe. Me disa buzëqeshje të lehta korridoreve të UNMIK, i fitoi besimin vajzës së kryetarit dhe u katapultua në Tiranë, duke u bërë i madh.
Tani duhet ta nisë vetë rrugën për t’u bërë i madh. Një miku im kishte vërejtur një detaj shumë interesant, ndërsa ky shpërtheu papritur duke përsëritur shprehjen e famshme “Luftë doni, luftë do të keni”. Ai kishte parë fytyrën e Aurelës, gruas së tij, shtetase holandeze, që fare papritur kishte ndryshuar dhe ishte kthyer shikonte burrin në sy, nëse e kishte me të vërtetë. Është një detaj që tregon se ai po eksperimenton me veten për të bërë diçka. E ka seriozisht që do të bëhet i madh përsëri, por problemi është se këtë radhë duhet bërë vetë.
Herën e parë e bënë të tjerë dhe ky erdhi me lugë ne brez. Tani në vend të lugës në brez, ka vënë llastiqe, gjilpëra makinash, çekiçë për xhama dhe doreza boksi, por askush nuk po e merr seriozisht. Në atë parti fjalori i dhunës ka pasur emocione të tjera. Berisha kur bënte thirrje për dhunë dhe kërcënonte, thoshte “Do t’u përmbys me buldozerë”, “Do t’u vë tritolin” “Do t’u djeg si miu në zyra” etj. Fjalori i Lulzimit është fjalor i “çunave të mamit” që shahen poshtë pallatit dhe më së shumti shkakton të qeshura.
E vetmja gjë që kuptohet mes rreshtave në ato fjali është përgjërimi: “Bëjeni Lulzimin të madh përsëri”, që ngjan si një thirrje e dëshpëruar. Nuk ka kush ta bëjë. Brenda dhjetë ditësh kemi njohur dhjetë Lulzima. I fundit ngjante me Kreshnikun. Por më budalla!
Fatkeqësia e kombit,është Berisha.! Fatkeqësia e Shqipërisë,është Berisha.!
Fatëkeqësia e PD,është Berisha.!
Basha ,është produkt hibrid,gjenetikisht i përpunuar,
(jo natyral),i rrezikshëm.Pa rrezistencën e mjaftueshme.
I destinuar të dështojë.!.VETINGU ,do ta çbëj.!
Vetingu dhe të majtën do ta pastojë.
VETINGU TË FILLOJË!!
Besoj se fuqia e Bashes thembra e tij e Akilit eshte lobi greko-amerikan qe jane dhe armiq te Rames dhe kjo eshte me rrezik
pasi ata jane “powerfull” ne shtepine e bardhe
..
Autogoli i Bashës, takon lobin (ultra antishqiptar grek) në SHBA
22/03/2016 21:51Politikë0274
Autogoli i Bashës, takon lobin grek në SHBA
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputeti Strazimiri janë takuar me lobin greko himariot të SHBA, duke bërë në këtë mënyrë një autogol politik.
Kjo për arsyen se lobi greko-himariot i SHBA është tepër aktiv fundit kundër çështjes shqiptare.
Ata ushtruar presion të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës në vitin 2014 kur ai shpalli ndarjen territoriale të vendit dhe përfshiu një pjesë të Labërisë në Himarë. Ata dërguan në Tiranë tre kongresmenë që përfaqësojnë lobin grek në Kongresin amerikan.
Por për Bashën, duket se ka rëndësi fakti që ky lob ka një ndikim të drejtpërdrejt në Kongresin amerikan.
Në takim kanë marrë pjesë Presidenti i lobit greko-himariot, prifti Kozmas Karavellas, anëtari i Bordit të shoqatës Peter Gikurias, Prifti Alex Karloutsos, anëtari i shoqatës Simo Dimas dhe Indrit Nina. Në takim është diskutuar mbi të drejtat e pronave në zonën e Himarës dhe probleme të asaj që ata e konsiderojnë minoriteti etnik në Himarë, raporton Tema.
Lobi greko-amerikan i Himarës është i organizuar përmes shoqatës Himarrioton Society of America. Me sa duket Basha, tenton të kapitalizojë atë që ka bërë për grekët me Marrëveshjen detare dhe ta kthejë atë në një mbështetje politike..
Ai-që sot SHQUP-i,
ka nxjerrë si të parë,
është i vërtetuar,
si megakusar.
Plot dyqind milionë,
në rrugën për Kukës,
sipas KLSH-së,
dhe jo sipas Dukës!
Ky që mund të jetë,
Njëshi tek kusarët,
tani qenka ngritur,
të shpëtojë shqiptarët!
Ne si popull-leshi,
lehtësisht harrojmë,
ndaj dhe është detyrë,
ngjarjet t’i kujtojmë!
Ky që do të bëhet,
Njësh i qeverisë,
i është fshehur paq,
kaq vjet drejtësisë!
Ky që po na hiqet,
trim e goxha burrë,
i mbylli hetimet,
me një procedurë!
Ky që në një çadër,
hiqet si i fortë,
“i shpëtoi” gjykimit,
veç me një raport!
Po të ishte burrë,
jo një palo gjyq,
shkonte dhe përballej,
sy më sy në gjyq!
Si kërkon të bëhet,
kokë e qeverisë,
me super akuzën,
që ka në kurriz?!
S’di si janë marrosur,
Ata ca shqiptarë,
që duartrokasin,
një kryekusar?!
Nuk e di se ç’djall,
na hodhi në leqe,
që nga pas i shkojmë,
Edhe gjësë së keqe?!
Kur të tjerët duan,
njerëz të na bëjnë,
qelbësirat tanë,
një sebep e gjejnë!
Kur Bota këtu,
kërkon Drejtësi,
SHQUP-i në një çadër,
po bën parodi!
Protesta të ketë,
se na plasi buza,
po kur drejton Basha,
bie gjithë kauza!
Injorancë e madhe,
gjithmonë na ka lodhur,
të bësh fakt të kryer,
një gjë që s’ka ndodhur!
Nuk e di se ç’vlerë,
mund të ketë njeriu,
kur e ngre “në luftë”,
Luli dhe Saliu?!
Në vjedhje dhe vrasje,
të dy të përfshirë,
dhe ti pret prej tyre,
ndonjë gjë të mirë?!
Janë gati që zjarrin,
ti vënë Shqipërisë,
vetëm t’i shpëtojnë,
ligjit-drejtësisë!
Ndaj lëshojnë pareshtur,
britma-ulërima,
krye kriminelët,
hiqen si viktima!
Po si s’kini turp,
more shqiptarë,
që mbani mbi supe,
vrasës dhe kusarë!
Ndaj e gjithë Bota,
na tregon me gisht,
se mendojmë akoma,
si njerëz me bisht!
Përmbi këto vargje,
do hedhin batare,
po për injorancën,
unë s’e rruaj fare!
Lufta me të keqen,
ka për të vazhduar,
sa të bëhet pluhur,
kjo rracë e mallkuar!
Je i madh. Bravo .
Pse Lul Basha e hedh shurren perpjete? Dhe po sfidon kaq hapur ambasadorin e shtetit me te fuqishme te botes:
LIND PYETJA:
A eshte kaq i fuqishem Lul Bash Pordha te nenshtroje Ameriken.
.apo eshte vegel e tyre ose me sakte eshte derivat i Damir Fazllicit-Tom RIXHIT
.nikolla geixhit dhe antishqiptarit me te madh elez biberaj??.
Varianti i dyte nuk diskutohet dhe ai eshte Kuisling i tyre sepse:
.
1.Sepse ne Hollande zoteronte nje pashaporte amerikane jane dhene dhe numrat e saj qe nuk ju sqarua kurre burimi.
.
2.Sepse anti -ambasdori Arvizu i tha yll ne ngjitje kur akoma ishte i fresket gjaku ne bulevard..
..
3.Sepse anti-ambasdori Arvizu ne menyre te lexueshme ishte me Lul Bashin ne votimet e Tiranes ku me “menget e perveshura” i vodhi hapur votimet e 2011
..
4.Sepse ambasdorja amerikane M.R dhe ai i kosoves Kristofer Dell duhen te arrestohen nga gjykata e Hages per pothuajse 1 miljard dollare vjedhje e dokumentuar.
..
5.Sepse drejtoresha e Ballkanit ne Amerike Victoria Nuland kur vinte per vizite ne Shqiperi e kishte merak ti fuste nje puthje ne faqe ketij bimbashi….A puthet nje kriminel ne faqen e gjakosur me gjak shqiptaresh (kokpalaresh.)
..
6.Sepse Greqia suksesin me te madh pas L2B quante marreveshjen tradhetare te detit.
..
7.Sepse ku Esat Pashe Junior kur viziton ameriken perqafohet me vellezerit e tij qe jane GRUPI (SILOGU) THELLESISHT ANTISHQIPTAR I HIMARES DHE VORIO EPIRIT.
..
8.Sepse kur punonte ne kosove me UNMIKUN ishte menaxheri i dosjes per krimet e UCK ne shqiperi dhe kosove dhe per cudi ka koqevare qe nuk shikojne “nentoken e tij serbe..
……………….
Shkurt:
Segmente antishqiptare ne amerike dhe europe..
por dhe stratege perendimore qe vlersojne me shume
poziten gjeografike te Greqise apo Serbise ne BALLKAN
NE NJE FARE MENYRE po perdhosin shqiptaret duke toleruar kuislinget e tyre gjoja me
luften kunder te majtes/socjalizmit/komunizmit
qe eshte kthyer ne nje terror i zi antikomunst 1000 here me i keq se vete komunizmi dhe ky eshte
LUL BASHIZMI= qe ne nje fare menyre eshte nje lloj Xhaferr Deve Junior..
Protesta madheshtore e 18 shkurtit,ku moren pjese qindra mijera shqiptare,vendosmeria e atyre mijera te tjereve qe protestojne cdo dite por, edhe protestat e tjera te fuqishme,madje edhe me te fuqishme se ajo e 18 shkurtit,qe po pergatiten te behen, e kane bere Lulzim Bashen nje lider te PADISKUTUESHEM te Partise Demokratike dhe Opozites ne pergjithesi.
Pergjate ketyre kater viteve,qe ku Basha u zgjodh Kryetar i PD-se,ka patur shume diskutime,debate,polemika,ne shumicen e tyre te stisura te sajuara,ku vihej ne diskutim lidershipi i tij.
Megjithese,dy protesta te medha,nje 2014 dhe nje tjeter ne 2015,te organizuara me sukses nga Basha,provuan mbeshtetjen e forte qe ka ai ne elektoratin e djathte,mbeshtetje kjo e mjaftueshme per te certifikuar lidershipin e tij, megjithe keto pra, do te duhej te vinte 18 shkurti dhe protesta gjigande e organizuar nga Basha,qe t’u jepej fund njehere e mire te gjithe spekulimeve dashakeqe te njerezve te ligj.
Kjo ,jo vetem per faktin e mbeshtetjes se jashtezakonshme ne elektoratin e djathte,por edhe se Basha,po ben dhe po merr mbeshtetje edhe pertej elektoratit te tij.
Si kurre me pare,thirrjes se Lulzim Bashes per te protestuar po i pergjigjet nje pjese e madhe e te ashtuquajturit “elektorat gri”.
Si kurre me pare ne keto 25 vite demokraci,thirrjes per te protestuar,te liderit te njeres prej dy partive qe dominojne skenen politike, t’i pergjigjen pozitivisht kaq shume individe dhe personalitete te krahut kundershtar.
Keto tre faktore,pra,jo vetem qe provojne boterisht lidershipin e forte te Lulzim Bashes,por u japin fund njehere e pergjithmone gjithe c’ka eshte vene ne diskutim deri me sot nga dashakeqet dhe cmirezinjte.
Proven me te forte,per ironi te ketij lidershipi qe po shkelqen te Bashes,na e japin vete kundershtaret e tij dhe bashibozuket e tyre mediatike.
Te sterkequr nga ky sukses i befte i Bashes,ketyre nuk u ka mbetur gje tjeter vecse te rrugacerojne,te shajne.
I gjithe shtypi qeveritar keto dite eshte mbushur me shkarrashkrimei,ku derdhet perrua nje rrugaceri e papare ndaj Bashes.
Si kurre me pare,Bashes,po i numerohen te gjitha mekatet e jetes se tij,te verteta e te rreme;me shume nga keto te fundit.
Gjithe keto shkarrashkrime mund te permblidhen shkurt : u be edhe ky!
Ne planin personal,ky eshte vreri i cmires se te ligut ndaj suksesit te tjetrit.
Por,ketu jemi ne politike.Dhe,ketij vreri i bashkohet edhe frika e madhe e suksesit te kundershtarit politik.
Ja,shikojeni Ramen si eshte shperfytyruar!
Krahasojeni,pastaj,me Bashen qe shkelqen!
Shperfytyrimi i Rames eshte pasoje e tronditjes se madhe qe ka pesuar,nga paniku.
Ky shperfytyrim,kjo tronditje,ky panik po e bejne te thote marrezira te tila,qe nuk i kemi degjuar me pare prej tij,megjithese shume ka thene.
Marrezia me e e fundit ishte ajo e djeshmja: Vetingu do te hape vende pune…!!!
I ftoj te gjithe analistet e qeverise,qe ta zberthejne kete deklarate te Rames.
Keto dite proteste,shqiptaret nepermjet televizioneve dhe internetit,mund te ndjekin Live dy kundershtaret politike,Bashen dhe Ramen,tek flasin ne te njejten kohe.
Krahasimi mes tyre,ligjeratave te tyre,stileve,qetesise apo shqetesimit qe i karakterizon ato,shperfytyrimit apo buzeqeshjes qe i shoqeron ato,vendosmerise apo pasigurise respektive etj , eshte i paevitueshem,qofte edhe instiktivisht,nga mijera e qindra mijera shqiptaret qe i ndjekin live.
Dhe,jam i sigurte qe shumica prejt tyre,pavaresisht perkatesise politike,perballe buzeqeshjes se bukur te Bashes,shohin shperfytyrimin e shemtuar te Rames;perballe ligjerimit europianist te Bashes,degjojne kengen e zvargur te politikes se vjeter te Rames;ata shohin qe,edhe kur eshte i revoltuar,Basha eshte i qete,megjithate;kurse Rama,edhe kur eshte apo duhet te ishte i qete,eshte i shperqendruar,i coroditur dhe shume i tronditur.
Keto e te tjera,jane arsyet se pse gjithe kjo fushate e eger rrugacerie ne mediat e Qeverise kunder Lulzim Bashes.
Aq te verbuar jane nga cmira dhe urrejtja,sa nuk e kuptojne qe me keto sulme barbarike vetem sa e vene edhe me ne pah lidershipin,tashme te padiskutueshem,te Lulzim Bashes.
Ti je nje bythlepires ore Sypion, ose je SB dora vet…hahahaahaa idjot, debil, hajdut, kriminel te gjitha I ke ti qe mbron kriminelet, vrastaret, Tradhetaret, hajdutet. Zoti te mallkofte 7 breza.
Bravo..Tamam
Qofsh I bekuar Mero,,,,jom shkri tu qesh.
firmosni peticionin on line per reformen ne drejtesi. Duhen minimum 1000 firma
https://www.ipetitions.com/petition/mos-vononi-reformen-ne-drejtesi
Jemi trima/dalim nga vrima ..thote Konica.Lul i “vocerr” do te iki ne shtepi por nuk iken dot,ai pret qe ta heqin,por nuk po e heqin,ai pret qe ta rrahin por nuk e rrahin,ai pret qe te semuret por jo eshte i ushqyer mire..ndoshta ndonje zgjidhje me makabre(sic di Escobari) mund edhe ta nxirrte nga situata.Neise jam kureshtar se a ka probleme me kapsllekun atje ne Ombrelle ,mos duhet ndonje WC portative apo krevat portativ..
Mero Baze nuk e di i ben vete shkrimet (nga nje cdo dite), por me te vertete godet ne shenje.
Nuk behet i madh luli , gazetar eshte shkrim shume i goditur si gjithmone , luli eshte si puna e pasqyres ,per tecilen nga cdo kendveshtrim te shikoje veten luli , nje eshte : lul krimineli hajduti , personifikimi i babezise dhe krimit te organizuar
Brenda asaj cadre jane te gjitha parate e bankes piramidale,teVefes,Sunes,etj,etj,qe thithen djersen e gjakun e popullit te mjere…..!….Bejeni Lulzimin te madh!….
Mero ,kjo vendosje e cadres eshte pjese e luftes se brendshme per pushtet brenda shqupit.Mendoj se brezi i ri i shqupisteve qe synonte perjashtimin e te vjeterve (ish ministra ,grupi parlamentar) po ngel me gisht ne goje ,pasi pushteti i te vjeterve eshte ende teper i madh brenda shqupit.Eshte per tu habitur ku ka perfunduar e djathta ne Shqiperi ,nuk ka aftersi te artikuloje asnje teze konservatore te djathte por po shkon drejt revolucionit te tetorit.
Mendoj se percartjet ne cader me shprehje e xhestikulacione paramesjetare flasin per nje angazhim serioz, kete radhe, te nderkombetareve ne lidhje me vetingun. Dhe nese eshte keshtu, mendja me thote se Lulzimi i Berishes nuk do qe te behet e madh por kerkon qe te pakten tia hedhe sepse e shikon qe gremina ku e ka cuar me tepabese ustai, eshte shume po shume e thelle. Dhe atje ne fund ai e di qe do ta perveloje baruti i 21 janarit, do ta mbyti uji i detit qe desh tia jepte Greqise apo dhe do ta hane eurot e Rroges se Kombit.
Sot, tek urra qe te con ne bllok, kam pritur 15 minuta ne rradhe per te firmosur Kerkesen Popullore per Vetingun.
Lulken vetem populli e nxjerr nga cadra e frikes se wetingut , ndryshe Lulka do te qendroje gjate ,aq gjate sa do te flej ne cader . Berisha i ka dhene urdher ,bllokade wetingut . Ku te shkoj i shkreti .
Luli eshte berishjan,por ka shume karakteristika te perbashketa me K.Spahiun.
Pushtetin, te dy e kane marre dhurate .
Tani po konkurojne,”kush do marre me te gjatin” !
VETINGUN!!!!!!çuna!
O Z. Mero, boll u more me pleshta lere te kenaqet hajduti dhe vrasesi
Andej nga Devolli kane nje shprehje te bukur per nje njeri(si puna e ketij Bashes), qe nuk ja vershellen askush: “”Ik bre se nuk te pjerdh njeri per Sali Bej”.
Shprehja eshte shume e vjeter, e nuk ka te beje me ate te te rrjedhurin e Vucidolit, por eshte thene si me porosi per dy derdimenet e PD, dmth, “Ik o Lul se s’te pjerdh (dmth s’te mer njeri ) per Sali!
Mero, flasim per Vetting Mero.. Koha te ndahemi e te futemi ne rrugen e duhur. Qindra miljona Euro per Shqiperine Mero.. Prospiritet per te ardhem e femijeve tend dhe te gjitheve shqiptare qe jetojn aty.. Kjo eshte aq serjoze sa kur emigrantet mund te financojn aty ne treg te lire… Ka plot emigrant qe duan te kthehen se eshte vendi yne I shenjt por jo pa drejtesi..Aq serjoze sa mushkeria pa ajer… Lere idjotin Mero.. Idjota vijn e shkojn..Ne na duhet Perendimi..
Nuk ke ku te vesh me posh te se kaq M baze Urime ty te mbaron tagjia po Iku Rama vazhdo bjer ne kete vrime
z.mero base.une punoj security gard ne nje company qe quiet. Madison security kur aplikova nder te tjera ne forme duhej te plotesosh tre emra shokesh apo miq duke dhene numrin e telefonit dhe adresat etyre.e dhash kete sqarim sepse pashe berishen qe nxorri ne televizor nje forme qe policia apo garda duhet ta praktiojne per aplikim per pune. Pyetja eshte ku ka ketu manipulim per zgjedhjet sipas pd dhe perishes.
Vetem m.. mund te behet i madh, Luli jo.
Bukur si gjithmone je ke qendisur o z. Baze, nuk ka se cfare te shtoj me per kete megollaman, qe nuk po le gur pa levizur, per tu ulur nje here ne karriken e k/ministrit, gje te cilen do ta realizoje kur te shohe veshet pa pasqyre.
Me cudit, qe anishqiptaret, imiton veprimet e te ndierin Azem Hajdari(jo ne mendie,po veprime),mos ndjekin ate skeme “sebovicet”?!
Mos qofte e thene te behet ajo gjeme. “Nje here shkon miu ne mustaqe…”
Po c’mund te mos presesh nga “arkitektet alla serbovic”.
Hapni syte o njerez te mire ….
XYZ.Sh.
Qofsha i gabuar, por une vazhdoj te ngul kembe se cdo shkrim per Bashen, eshte minimumi kohe e humbur dhe me e keqja, spostim i vemendjes nga lojtaret e medhej qe jane shkaktaret e vertete te katrahures ne Shqiperi… Luli i gjate, ka lindur i vocerr dhe i tille do te mbetet ne histori. Ai thjesht eshte vene nga mafia “ne krye te sofres” per te maskuar e mbrojtur kupolen e vertete qe synon te shtyje e te spostoje nga vetja gjynahet per zullumet e kryera. Luli ka lindur i vdekur dhe shume shpejt do zhduket nga skena, por kam frike se asgje nuk do ndryshoje, sepse ai vazhdon te jete shenjestra e gabuar dhe mburoja per te gjitha krahet e mafies politike…Koha qe humbasim me ate eshte mashtrimi i radhes…
Çuditerisht, ne atdheun tone vetem anti shqiptaret behen te medhenj, “shqiptare” e “atdhetare”!…
DRENICA E KUQE