Edi Rama duhet të përballet, me Zharrzën!

25 Shkurt 2017, 21:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Protestuesit e Zharrzës duhet t’i presë Edi Rama. Nuk është fjala për dëmshpërblimin që premtoi Zëvendëskryeministri që merret me lekët, as për burokracinë e formularëve të Gjiknurit, apo identifikimin e dëmit nga bashkitë. E vërteta e dhimbshme është se, ata protestuesit në atë gjendje që janë katandisur, lekët e shtëpive duan, por qeveria e majtë e Shqipërisë, në këtë rast, nuk i ka një borxh vetëm një fshati, por një koncepti për të vendosur një standard mes kapitalizmit të egër dhe fatit të njerëzve të pambrojtur përballë tij.

Rasti i Zharrzës është klasik. Një fshat është bërë i pabanueshëm dhe i rrezikshëm për të jetuar në vazhdimësi, për shkak të aktivitetit të një kompanie që shfrytëzon një vendburim të vjetër nafte me metoda të reja brutale dhe të rrezikshme për mjedisin. Në gjithë botën, ky debat është konsumuar shekullin e kaluar, pasi është i vjetër sa kapitalizmi. Shteti zgjedh cili është interesi publik dhe shpërblen të dëmtuarin.

Në rastin konkret, historia është e përmbysur. Kompania, e cila prej vitit 2008 po u shkatërron rregullisht jetën dhe mjedisin këtyre njerëzve, nuk ka asnjë detyrim formal ligjor për jetën e tyre. Kompania, më shumë se sa banorët, ka rrjepur vetë shtetin shqiptar, me marifetet fiskale dhe pazaret politike. Pas vitit 2013, kryeministri Edi Rama tentoi të vendoste një standard në raportet e shtetit me këtë kompani, duke audituar financat e saj dhe duke zbuluar se qeveria  e mëparshme i ka lejuar asaj të konsiderojë si shpenzim, investimet e bëra, duke i hapur rrugë spekulimit për të fryrë tabelën e shpenzimeve, me qëllim që të mos tatohet mbi fitim.

Çështja përfundoi në seanca gjyqësore, derisa u ndërrua pronari, dhe ende nuk ka përfunduar.

Tani gjërat duhet të bëhen të qarta. Kompani të tilla të mëdha që përdorin pasuritë tona natyrore, duhet të kenë një standard vlerësimi për dëmet në mjedis dhe detyrimet ndaj shtetit. Sali Berisha nuk vendosi standarde, pasi bëri pazare me familjarët e tij me këtë kompani. Edi Rama duhet të vendosë standarde që duhet të mbeten edhe pasi ai të ikë nga ajo zyrë. Duhet ta bëjë këtë në emër të seriozitetit të shtetit shqiptar, dhe të një beteje të vjetër sa kapitalizmi, mes batërdisë mbi mjedisin dhe etjes për fitime.

Ai duhet ta bëjë këtë me “Bankers”-in, duhet ta bënte me ata që shkatërruan Ujësjellësin e Delvinës, një qytet që ka pesë vjet që jeton mes ujit dhe nuk pi dot ujë, duhet ta bëjë me mbrojtjen e Luginës së Vjosës, lumit të egër të vetëm të Europës, që po ia kërkon dhe Parlamenti Europian, duhet të mbrojë aq sa ka shpëtuar nga e ardhmja turistike e vendit dhe trashëgimia kulturore e tij. Duhet ta bëjë këtë për të qenë i qartë se ku po shkon ky vend, drejt një të ardhmeje turistike, apo një kaosi ku bëhet çfarë u del para njerëzve, duke shkatërruar secili investimet e secilit.

Orientimi për vend turistik, dhe projekti i turizimit malor për Luginën e Vjosës, po mbytet nga batakçillëqe hidrocentralesh në zona turistike, në përrenj dhe lumin e virgjër të Zagories, duke i dhënë fund shpresave që këtu mund të shpëtohet një pasuri ende e paprekur. Koncesionet e naftës dhënë nga Berisha kanë prodhuar një shkretëtirë të gjelbër si Zharrëza, dhe një qytet fantazëm të zhytur mes ujrave si Delvina, që nuk pi dot ujin e saj, apo debate delikate rreth peshës së arkeologjisë dhe ndërtimeve të reja urbane në një qytet si Durrësi, ku interesi privat ka shkatërruar qytetin, por nuk është ndjerë njeri, dhe tani që një investim publik po nxjerr në dritë nëntokën e tij, të gjithë po kuptojmë pse u hesht kur pallatet ngriheshin mbi të njëjtat rrënoja. U hesht sepse mafia e blen heshtjen, kurse me veprat publike bëhen të gjithë trima. Siç bëhen trima me këndin e lojërave të Liqenit, por jo me pallatet që kanë emra të përveçëm.

Për këtë arsye Edi Rama duhet t’i takojë vetë grevistët e Zharrzës, dhe duhet t’i grisë ato formularët që po bëjnë gati për t’i paguar. T’i grisë duke dëshmuar se nuk është një burokrat, por një politikan. Ai duhet t’i takojë ata njerëz jo për hallin e tyre, por për hallin e tij, si një rast për t’u betuar, se mes kapitalizmit të egër dhe njerëzve të pambrojtur, ai do të jetë në anën e tyre dhe se do të hyjë në një betejë, jo vetëm për të korrigjuar fatin e prishur të tyre, por të ardhmen e kësaj historie në Shqipëri.

Janë ca gjëra të vogla në jetën e një njeriu që nuk i zgjidh kompensimi në lekë. Këta banorë përshmebull, janë në shtëpitë  e tyre dhe kanë pas llogaritur jetën me atë tokë dhe ato shtëpi që kanë. Shkatërrimi i shtëpive, shkatërrimi i tokës, shkatërrimi i ujit të pijshëm dhe shkatërrimi i të ardhmes së bujqësisë në atë zonë, nuk është më dëm ekonomik. Ai është genocid ndaj një brezi, ndaj një historie, dhe një sharrim i trungut biologjik të këtyre familjarëve. Kjo jo vetëm që duhet paguar shumëfishin e vlerës fizike të pasurisë së tyre, por duhet kthyer në një precedent kombëtar që të mos përsëritet dhe shteti të mos gjunjëzohet para kontratave të tilla kriminale si kjo që ka lidhur Sali Berisha. Dhe që kjo të mos përsëritet, duhet parë ligji dhe duhen bërë ndërhyrje të tilla ligjore, që gjithkush që tenton të hyjë në këtë histori, të mendohet mirë.

Të marrësh sot lekët që të jep Edi Rama për një koncesion kriminal që ka dhënë Sali Berisha, është sikur të marrësh ilaçe falas, për një sëmundje të rëndë e të pashërueshme. Ti e di që ato lekë nuk ta rregullojnë më jetën, nuk ta kthejnë shtëpinë ku ke lindur, pjergullën e avllisë, fushën tënde, jetën dhe historinë tënde. Atyre njerëzve atje u është prishur jeta, dhe nuk zgjidhet me rregullim shtëpish. Ato mund t’i bëjnë dhe të reja, por aty nuk jetohet më. Aty nuk ka më tokë të sigurtë, ujë të sigurtë, ajër të sigurtë dhe natyrisht, as shtëpi të sigurta. Edhe sikur “Bankers” të iki sot, aty duhen dy dekada të rehabilitohet mjedisi.

Ndaj harrojini këto heroizmat, që grevistët nuk u përdorën politikisht nga opozita, që zbuan Lul Bashën, që u kënaqën nga Niko Peleshi, që shërbejnë si “Big Brother” për të promovuar disa “ushtarakë” të shoqërisë civile  etj.

Ky është një rast kur greva dhe protesta janë reale, janë klithmë dëshpërimi për mbijetesë dhe jo klithmë paniku nga drejtësia, siç e kanë ata të çadrës. Edi Rama ka rast jo vetëm t’i dëmshpërblejë ata, duke ndëshkuar shtetin shqiptar, por dhe të vendosë të fillojë një histori të re, si një Kryeministër i majtë që zgjedh interesin publik dhe qytetarin e tij, përballë një kontrate që prodhon shkatërrimin e të ardhmes së tyre. Duhet t’i presë si një politikan që ka vendosur ta ndryshojë këtë histori dhe jo si një zyrtar që ka vendosur të dëmshpërblejë këtë histori.

40 komente në “Edi Rama duhet të përballet, me Zharrzën!”

  1. Nandi says:

    Bravo ,MERO.!Ndihmë banorëve të zharrës.!
    Rama të reagoj!
    Me BASHËN do të merret SKYPIONI,do të kthehet
    sonte nga BERATI.Është në fshatin e gruas.
    Ja jep ai ilaçet.??????????????

    1. Luftetar Xhelal Basha says:

      Kush nuk e di sot nje ambasador qe i tha Luftetar Bashes ” yll ne ngjitje” ka ditelindjen sot dhe po i nis nje kartoline per urim:

      Zoti A.A..te doli fjale per kete yllin tuaj ne ngjitje por falenderojme zotin qe nuk ka lindur ne Siri
      se do ta vini ne komandene ISIS-it per talentin luftarak.

      Edhe demokrati me i sinqerte besoj se ka thene qe Lyli ka rrjedhur.

      Ja dhe kartolina e yllit tuaj:

      Doni luftë, luftë do të ketë!
      .
      Qytetarët do të fitojnë.
      .
      Shpojuani gomat e makinës,
      thyajuni dritaret,
      nxirrini nga zyrat atyre që ju shkelin të drejtat tuaja.
      Ngrihuni,
      protestoni,
      reagoni.

      Askush të mos kujtojë
      se kjo është lojë dhe se po luajmë me popullim,
      t’i bëjnë mirë llogaritë mirë,
      përndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat.
      Kjo është një lëvizje popullore pa kthim,
      nuk është një manifestim partiak.
      Populli ka duruar mbi kurriz padrejtësitë,
      populli nuk mund të durojë më.
      .
      Durimit i ka ardhur fundi.

      Boll me provokime, me akte të paligjshme ndaj qytetarëve,
      në kurriz të biznesit.

      Kur zemërata popullore të ngrihet nuk do të gjeni vrimë miu për t’u futur!
      ..,,,,,,,
      Shenim:
      Ne qofte se kolegu i juaj i rruges elbasanit nuk reagon
      neser si ambasade amerikane me ndonje komunikate serioze
      per kete fjalor terrorist do ja modifikojme emrin ; Donald Lufta

      1. Mos harroni Lirak Bejkon ! Mos harroni kanibalin Berish says:

        Fillimisht falenderoj protestuesit qe e perzune LuL Bash serbin si qen nga greva e tyre
        ..
        Por dhe nje sugjerim ama:
        Ju lutem mos i vini “LITARIN NE FYT EDI RAMES” qe edhe pse ka bere gabime..krimet i ka bere Sali Lul berisha.per 25 vjet .e ka shitur ate vend me themel.
        .
        Kujtoni Lirak Bejkon !..kush e dogji ?!
        .
        Keto dite po shohim nje dallim te jashtzakonshem te trajtimit nga qeveria te grevave.le te krahesojme greven e te perndjekurve politike n ne tetor 2012 nga Kanibali Berishe si thonte Mero atehere
        .
        Atehere Greva e tyre administrohej me forcë nga Sali Bisha.
        .
        Me dy gardhe të forta policësh rrethoi tendën ku mbahej greva e tyre dhe kanë kufizoi çdo të drejtë të grevistëve, qoftë për tu takuar me qytetarë, qoftë dhe për të marrë ujë apo cigare si mjete mbijetese.
        .Në një mënyrë të pazakontë, disa policë u hoqen liritë dhe të drejtat qytetare një grupi grevistësh, ende pa i ridënuar me gjykatë apo pa bërë ndonjë krim në flagrancë. Situata është tërësisht absurde.
        .Policët moren kontrollin mbi administrimin e grevës,
        se ku duhet të bëhet ajo,
        kë duhet të takojnë grevistët, a
        duhet të pinë ujë apo cigare,
        a duhet të shkojnë në tualet
        apo të vdesin aty në shtrat.
        .
        Të vetmit që u lejuan të takohen me grevistët janë disa diplomatë perëndimorë, të cilët tentuan të hapin një kanal dialogu me Bujar Nishanin, i cili u prish ende pa u hapur. Të tjerët nuk lejohen të kontaktojnë me ta.
        .
        Në këtë heqje të dhunshme të lirisë së tyre për të protestuar, ata po tentojnë të japin sinjalin e alarmit duke shpallur atë që quhet greva e vdekjes, duke refuzuar ilaçet, ujin dhe serumet. Edhe ky vendim nuk i ka tërhequr policët nga vendimi për të administruar grevën.
        .
        Në këto kushte, përveç protestës politike, dikush duhet të ndërmarrë hapa ligjorë kundër tyre. Në rastin konkret, Avokati i Popullit duhet të ishte përballë policëve, jo për të negociuar kërkesat e grevistëve, por për të ndalur administrimin e dhunshëm të grevës prej Sali Berishës.
        . Marrja e kontrollit mbi grevën nga policia, dhe biles nga disa segmente fanatike dhe të dhunshëm të policisë, që funksionojnë si xhandarmëri politike e Sali Berishës, është një shkelje flagrante e skajshme e lirisë së tyre për të protestuar. Ky kontroll deformon tërësisht qëllimin e grevës dhe zhduk nga prioriteti kërkesat e grevistëve duke konsumuar kohë dhe energji me të drejtën për të protestuar. Është kjo arsyeja që Avokati i Popullit duhet të bëhet në këtë rast mbartësi i iniciativës për të paditur Policinë e Shtetit, e cila po përdhunon grevistët duke marrë me dhunë administrimin e të drejtës së tyre për të bërë grevë.
        Dhe përpjekja e tij për të ushtruar presion mbi grevistët apo të afërmit e tyre dhe gazetarët, vazhdonte më tej dhe ndaj disa kolegëve të tij, që përpiqeshin të tregoheshin korrekt dhe të bënin vetëm detyrën e tyre si sigurues të mjediseve të grevës.
        . Fjala vjen, nëse grevistët kërkojnë që dikush nga gazetarët të shkojë t’i takojë, apo dikush nga të afërmit të hyjë brenda, polici është i detyruar jo vetëm t’i lejojë, por t’i sigurojë që gjithçka të bëhet shpejt dhe pa asnjë problem. Përkundrazi, në këto mjedise kush polic guxon të bëjë këtë gjest, zëvendësohet menjëherë për t’i dëshmuar se është nën vëzhgimin e një gestapoje, që i raporton çdo gjest të tyre Sali Berishës. Ndaj evidentimi i këtyre policëve përmes mbajtjes shënim të numrave dhe mbiemrave të tyre, është një akt, i cili duhet të shërbejë për tu kujtuar atyre se shteti shqiptar do të jetë më jetëgjatë se pushteti i halabakëve të Sali Brishës.
        .
        Është ky mjedis i dhunshëm ndaj grevistëve dhe përdhunim i institucionit të grevës së urisë që ka detyruar gjithë reporterët e shtypit që ndjekin këtë grevë, të vendosin të dalin në një protestë të dielën në orën 12:00, para kryeministrisë.
        E kanë bërë këtë reporterë të thjeshtë, ata që fyhen dhe përplasen përditë me fodullë nga Tropoja, që flasin në emër të Sali Berishës dhe dhunojnë gazetarë e grevistë, që shtyjnë e përplasin në tokë familjarë të grevistëve dhe që ndalin çdo kontakt të tyre me qytetarët që shkojnë aty në mbështetje të tyre. Ata po dalin të protestojnë jo vetëm për shkeljen e të drejtës së informimit për ta, por si dëshmitarë të një terrori psikologjik, politik dhe policor, që pushteti po ushtron mbi grevën dhe grevistët. Është një iniciativë gazetarësh, jo pronarësh apo sindikalistësh. Është diçka që ka lindur nga revolta që ndjen çdo dëshmitar, që prek atë skenë të dhunshme krimi të shtetit mbi disa burra të fortë, por të pafuqi, që janë shtrirë përtokë nga përpjekja e pushtetit për t’i vrarë në heshtje.
        Ajo që ndodhi është ridënimi i dytë i tyre, tashmë pa gjyq. Nëse ua morëm një jetë të tërë në burg për shkak të bindjeve të tyre, tani pushteti po u merr lirinë për të protestuar me dinjitet dhe për tu bërë shembull i kurajës qytetare.
        .
        Ky është monstra Sali Bisha
        që ne tetor 2012 dogji 2 te prndjekur politike me kanibalizmin e tij
        kurse ne 2017 po djeg vendin per here te trete dhe te fundit
        me Gjarperin Antishqiptar Lul Bashici….
        Qytetare te Tiranes & Shqiperise
        .
        Mos u genjeni nga Sal & Lul Bashkriminelat
        qe kane “lyer kemben e pergjakur me miell te bardhe” si Ujku I Perralles.

    2. Skypion says:

      Para se te beje moral (medet,medet kush ben moral!) dhe te jape keshilla sesi duhet demshperblyer banoret e Zharezit,zotni Baze duhet t’u shpjegoje dhe t’u kerkoje falje,se pse per dite e dite me radhe,per jave e jave me radhe,qe kur filluan protestat dhe qe kur filloi greva,HESHTI.
      Heshti media e zotit Baze dhe gjithe mediat qe mbeshtesin qeverine e zotit Rama.Heshten te gjitha mediat e qeverise.
      Heshtnin.Benin sikur nuk shihnin.Benin sikur nuk degjonin.Sikur nuk kuptonin.Por me shume se te gjitha,heshte mediat e zotit Baze.
      Dhe,tani krejt papritur,u erdhen syte e degjimi.Madje,guxojne edhe te bejne moral e te japen keshilla,sic po ben zotni Bazja keto dite!
      Ironi e bukur,apo jo?!
      Pasi t’ua shpjegoje heshtjen e medias se tij ndaj protestes,pasi t’u kerkoje falje per kete heshtje te turpshme, analisti yne duhet t’u kerkoje falje persedyti,per genjeshtren sy per sy,pa piken e turpit e per faqen e zeze,se kontraten me Bankers na e paskeshnin bere demokratet.
      Ne fakt,Bankersin e sollen ne Shqiperi socialistat.Ne fakt kontraten e turpshme me Bankersin e bene socialistat.
      Te genjesh kaq trashe,do te thote se socialistat i konsiderojne budallenj,te trashe,primitive apo kafshe banoret e Zharrezit,perndryshe nuk mund te shpjegohet ajo.
      Pasi t’ua shpjegoje dhe t’u kerkoje falje per kete genjeshter kaq te trashe,dhe fyese edhe per inteligjencen e minjve te kontaminuar te Zharrezes,analisti yne duhet te sqaroje grevistet,banoret e Zharrezes por edhe gjithe shqiptaret tjere,se c’interesa e lidhin me Besnik Sulen,nje nder sjellesit kryesore te fatkeqesise ne Zharrez?!
      Sepse,zhareziotet duhet ta dine qe,analisti yne qe ka dy dite qe eshte kaq i shqetesuar per ta,eshte mik i ngusht i Besnik Sules….aq i ngushte sa per te,u prish edhe me Berishen! Vetem kaq,se nuk po duam te dime sesa e qysh i ndajne milionat,qe mbijne pas termeteve ne Zharrez, Rama,Sula e Bazja.

      1. Populli says:

        Skypioni, domethene njeriu qypeve, apo si te duash i qyqeve, kerkon vetem qyqe, si pjese e asaj specieje, e species qe e krijoi Zharrzen dhe Sqypi, apo sqyqja e di mire kush e krijoi. Futu nen dhe Skyp ose thuaj nje fjale kush e krijoi, ku vajetn miljonat e atyre qe e krijuan.

      2. Vjosa says:

        Te nderuare trushplare idiote te dobishem (percaktim ky i z. Skypoin vite me pare po ne kete gazete)! Lexoni edhe komentin e z. Skypion.
        Z Mero, jam i sigurt qe i lexon koment- analizat e Z. SKYPION.
        Eshte ne nderin tuaj , z. Mero qe t’i jepni nje pergjigje ketij komenti. Duhet t’i jepni nje pergjigje. Natyrisht qe ai eshte thjesht nje komentues ne EDITORIALET e tua,por mbrapa tij jane qindra e mijra te tjere qe e lexojne, njohin te tjera fakte e reflektojne .Skypion ,nuk eshte nje komentues dokudo.Fjala e tij ka peshe .Besoj se kete gje e ke vene re edhe ti.
        Ja, psh , neser editoriali yt mund te ishte ”te vertetat e z. Skypion per Zharezin”.
        A mund te na nxjerresh nje kopje te licenses te asaj kompanise se naftes ku te duket firma dhe vula e atij qe e ka leshuar?
        Ti thua e ka lincensuare qeveria e djathte, Skypion thote ajo e majte?
        Nxirr nje kopje te kontrates….

      3. shtjefen palushi says:

        bir Selmani nenes, ke te qaj me pare………….!!!!!!!!!!!!!
        keshtu e katandisen Shqiperine e mjere, “djemt” e saj. Dhe tatepjeta sapo ka filluar.

  2. Lexues i TemA says:

    Pergezime Mero.
    Nje shkrim problemor i nivelit te lartë qe Edi Rama vertete duhet ta vleresoje shume.

  3. Populli says:

    Edi Rama, ky shkrim vlen me shume sesa i gjithe prestigji yt.

  4. Ina says:

    . Mero !Na i more nga mendja ,mor burrë i dheut.
    Sa i mendon njeriu,ti ja merr nga mendja.
    Jemi shumë që mendojmë kështu.Do të thotë që s’ja futkemi kot. Ndihmë ZHARRËS!??????????

  5. shoku says:

    Mire thua Mero, eshte nje genocid ne paqe i paster ndaj se drejtes per te jetuar si njeri ne trojet e veta dhe leket jane fiks ilace te rimbursuara ( falas), por qe prape thelbi i ceshtjes nuk zgjidhet.

  6. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Nuk kam c’te te them o Mero,vetem se :Te lumte!
    Rama duhet te te kete ty gjithmone ne krah.Nese do qe ta beje kete vend.
    Edhe njehere :Te lumte!

  7. Artur says:

    Lul Basha duhet ta dijë mjaft mirë se si funksionon ligji në Hollandë, pasi atje gjykatat funksionojnë dhe të detyrojnë të paguash për një rast identik:
    “Che ci sia un legame fra terremoti e ricerca di gas o petrolio nel sottosuolo è ormai assodato. A riprova del fatto è arrivata nei giorni scorsi la notizia che Exxon e Shell sono state condannate a un risarcimento da 1,2 miliardi di euro, per i danni provocati a 30mila edifici nella provincia di Groningen in Olanda, a causa delle operazioni di estrazione di metano nel sottosuolo olandese.”

  8. SOS ALBANIA says:

    Zoti Mero edhe pse njihesh si antienverist apo anti komunist i moderuar..por keto konkluzionet tuaja per kapitalizmin e EGER cojne ujin ne mullirin e Enverit.
    .
    Jo pa qellim perbindeshi Berisha ka vene Lallen kunder Lu-se per Bankersin dhe kopilin ja la Rames ne dere si per LHL po ashtu dhe per hidrocentralet e Valbones sa arriten nipat e berishes ne Amerike ti dilnin rames me parrulla se po prish Valbonen e “elezbiberit”dhe Rama ja pa sherrin..
    Jam i bindur se Edi Rama eshte me njerzor se KANIBALI BERISHE qe i dogji te perndjekurit politike dhe zgerdhihej.ne 2012
    .
    Problemi eshte se kush eshte prapa Bankersit ?..ose me sakte a jemi vend kolonial ? patjeter e kemi pranua dhe kemi festuar per kete…Puna eshte te jemi skllever me dinjteet dhe jo nje vrases si Basha ben thirrje per lufte dhe PSEUDO-AMBASADORET E TIRANE TREGOJNE BARCALETA ME ELVIS ROSHA DHE ALFRED PEZA
    ……..
    Ajo qe me shqeteson me shume eshte nuk jane ‘KERCENIMET GAZMORE” te Lule Bashes as jenicjeret e BATHORES & MAMURRASIT qe vine verdalle si hijena:.
    .
    Rreziku me I madh eshte se amerika zyrtare pas ardhjes se Presidentit Tramp pothuajse nuk po tregon interes me per Shqiperine dhe po na mban lidhur vetem Nato.
    .Por akoma ne Amerike zyrtaret qe merren me Shqiperine jane po ato berishiste-elezbiberiste-rajersonovice-fazzlice-tom rixhe dhe deri te kongresmei Dana I kalifornise qe dukeshem eshte pro krimineleva bash-berishe.
    .Per nje sy te vemendshem po pregatitet nje skenar I ngjashem me 2 prillin 1991 vetem se ne vend te guerilasit Azem Hajdari na kane vene gjarperin Serb lul basha..
    .Ne vend te “dekomunistifikimit te viteve 1991-1992 po kerkohet “dekriminalizmi” qe eshte ne fakt nje plan ogurzi per shpartallin e PS (PRISNI SE NUK KENI PARE GJE AKOMA).
    Pra 18 vjet pas renies se murit Berlinit te vazhdoje sot nje DEVIL & DEBIL si lul bash ate kerkoje LUFTE nuk eshte faji I tij por direkt I dipllomacise euroatllantike qe duhet te distancohen nga keto thirrje NAZISTE.
    Si shqiptar I ndershem pres reagim te ashper te pakten nga ambasada amerikane per THIRRJET TERRORISTE te lul bashen pikerisht aty ku ai vrau si minister I brendshem 4 protestues.

    .se pari
    SHBA duhet te kerkoje falje per fushaten e gabuar te “dekomunistifikimit” te zbatuar qe nga 1991 nga dyshja Rajerson-Biberaj.Kjo sepse ne ato kohe ai system kishte vdekur dhe lufta kunder tij ishte nje beteje me kufoma .
    se dyti
    Ne 1993 ndodhen tre ngjarje me rendesi: 1-denohet si terrorist k/opozitari Fatos Nano per shuma qesharake.2- zhvillohet gjyqi I kafeve te nexhmijes.3- Rajersoni dhe ndihmesi I tij Berisha menaxhojne ne menyre ilegale floririn e Londres.
    Pra I qe ketu duhet te filloje investigimi I SHBA; ishte legal marrja dhe shperndarja e ketij floriri nga nje president dhe nje ambassador…
    .
    se treti
    ka segmente ne SHBA dhe BE qe e kane mbrojtur ne kohen qe ate e priste litari..psh
    ne 1997 kur pritej egzekutimi I monsters Berishe erdhi dikush (kolege tuaj) dhe e coi ne nje luftanije me helicopter nga Ulajt e Lacit..dhe pastaj u detyrua forcerisht qe te amnistoheshin krimet e ketij Satanai…Hapni letrat I nderuar DL.
    se katerti
    pas grushtit te shtetit te te 14 shtatorit 1998 koleget tuaj I nderuari DL ne vend te kerkonin arrestimin spektakular te kesaj monster…..e falenderuan pse ktheu mbrapsht armatimin e rende qe pushtoi institucjonet.
    Ironia juaj ndodhi me vone kur I bête presion Majkos,Metes dhe Nanos jo vetemqe te mos e arrestonin kriminelin tuaj te perkedhelur por u tallet duke I marre nje interviste brenda mureve te ambasdes.
    Kam mendimin se ngjarja e 14 shtatorit 1998 dhe tolerimi qe I bête kesaj BISHE eshte nje poshtrim qe I keni bere atij kombi qe eshte me I rende se cdo pushtim….
    se pesti
    Cfare ndodhi me 21 janarin 2011 eshte folur shume ..por mendoj se njeriu me I fuqishem ne shqiperi ne ate Aleksander Arvizu eshte pergjegjsi kryesor per veprimet dhe mos veprimet e tij.
    Shikoni cfare tolerimi kozmik ju be ketij perbindeshi nen buzeqeshjen cinike te arvizuse
    1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
    2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
    3-ktheu k/m ne spital fushor
    4-refuzoi dorzimin e gardisteve
    5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
    6-perdhosi k/prokuroren di lavire
    7-ofendoi k/shikasin si pucist
    8-kercenoi ramen me egzekutim
    9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
    9-u fshine filmimet
    10-u ndrruan tytat e armeve
    11-u dekorua burri shtetit
    12-u dekorua ylli ne ngjitje
    13-u menderosen ekpertizat e FBI
    14-u zevendesua presidenti
    15-u zevendesua k/prokurri
    16-u zevendesua k/bashkiaku
    17-u zevendesua k/shiku
    18-u terrorizuan gazetare
    19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
    20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
    21-demshperbleu te gjithe vrasesit
    22-poshtroi Arvizune e Obames
    23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
    24- akuzon dhe sot ramen per vrasjet e 21 janarit etj….
    ………………..
    se gjashti
    doktrina per “dekriminalizimin” duke perfshire me te drejte disa politikane kriminele ordinere e perseris ORDINERE duke harruar me dashje kriminelin Berishe tingellon shume keq ne opinionin dhe shoqerine shqiptare ku disa me te drejte I quajne Kinezerirat e Donaldit
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
    Cfare duhet beje sot SHBA & BE eshte teper e thjeshte
    -duhet te kerkoje te falur per instalimin e nazi lul berishizmit ne 1992-2013

    -duhet te mos e shohe shqiperine akoma me syzet e mykura te WW2 te Wisnerave,Rajersoneve,Elezbibereve
    .
    -duhet te zevendesoje doktrinen e dekriminalizimit me DEBERISHIZMIN biles jane shume te vonuar…as ne kolonite e karibatit apo te madagaskarit nuk ndodh keshtu
    .The game is over !

    1. kastriot says:

      ky popull nuk ka ndjenje respekti per veten e tij.Perderisa ka njerez qe votojne keta monstra dhe nuk jane pak mos prit te ndergjegjesohen.Dhe kjo gazete qe mban ndonjehere qendrim kunder diktatures me kete artikul na kujton kohen e shkuar.Thirrjet te merret me kete apo ate problem edi,pse si fut ne burg edi,pse si denon etj bien ere diktature dhe kult individi.Asnje nuk merret me institucionet perkatese dhe pergjegjese.Shqiptaret nuk kane edukaten dhe njohurite se si funksionon nje shtet ligjor.Dhe per me teper u pelqen diktatura.

  9. kombi says:

    Mendoj qe keto fshatar, ne keto kushte qe jane katandisur ,duhet te braktisin ate fshat ,qe tashme eshte bere i pabanueshem . Sali Berisha ti gjej tokat dhe ti ndertoj shtepi te reja ,ketyre njerzve te pafajshem .

  10. andromeda says:

    Artikull i shkëlqyer, Mero. Je vërtet një gazetar i thellë dhe realist, dhe çuditem si i ke pas shkuar pas Berishoviçit për vite me rradhë.

  11. May says:

    Jam 100 per qind me Meron, ti kryeministri i vendit tim korrigjoji krimet e Saliut , bej i gjerat ndryshe , je shpresa e vetme per momentin per kete popull,

  12. lavdosh says:

    Mero djali,
    e kam thene dhe me pare ne komentet ketu, qe ti (kuptohet vjen pas meje) je strategu dhe keshilltari politik me i mire qe Rama (dhe cdo qeveritar tjeter qe mendon dhe duhet te beje gjera te mira per vendin) mund te gjeje. Ne keto momente ai ka nevoje per keshilla te tilla. Si nje mjeshter PR, Rama me siguri do ta degjoje kete keshille (shiko shkrimin dhe komentet ketu per tematikat si ajo e mbetjeve kimike, reforma ne drejtesi etj etj). Rama nuk mund te gjeje keshilltare me te mire si TU dhe une. Shqiperia ka nevoje qe Rama te tregoje se eshte anen e me te pambrojturve per te bere shtet. Kjo do te rrezoje gjithe ate propaganden e PD-se se shteti po behet ne kurriz tete vaferve dhe shtresave me te pambrojtura. Ka ardhur koha qe kjo te ndodhe dhe ta lidhi kete edhe me Vetingun, reformen ne drejtesi, te politikeberjes dhe ndertimit te shtetit. Pas kesaj te garantoj qe mund te qeverise edhe vetem pa LSI. Ky eshtemomenti dhe Ramaduhet ta ktheje ketene favorte tij dhe te berjes se shtetit. Pastaj kush mbjell fara te mira dhe do korr mire me 18 Qershor

  13. Spartaku says:

    Zoti Mero! Jame plotesisht dakord me ty per te gjitha sa thua.Edi Rama,eshte ne nderin e tij t’i prese vete protestuesit e Zharrzes,t’i degjoi vete,dhe t’u qaj hallin.Demshperblimi do jete gje e mire per ata,por prap ajo nuk eshte zgjidhje.Ne fshatin e tyre eshte shkaterruar çdo gje.Vertet duhen dy dekada te rigjenerohet ambjenti atje per te jetuar. KAME MENDIMIN QE QEVERIA T’I HEQIN FARE NGA AI VEND DHE TI çOI NE NJE VEND TJETER,KU AMBJENTI TE JETE I PASTER.KOMPANIA E NAFTES DUHET TE VIHET PARA PERGJEGJESISE NGA QEVERIA JONE PER TRAGJEDIN QE U KA SHKAKTUAR KETYRE BANOREVE.Ne shqiperi te behet si thote qeveria e jone,dhe jo si te thot kompania e huaj.Zot i shtepise eshte qeveria dhe populli yne,dhe jo te huajet.Me sa duket ata i japin urdhera qeverise ton,dhe qeveria i zbaton.Nqs eshte keshtu,shume keq per qeverine ton.Te gjithe kete katrahure e solli Sali Berisha,por te pakten Edi Rama duhet t’a rregulloi kete problem ne favore te shtetit ton.

  14. Tarrasi says:

    Fol ti Mero fol… Edi Rama eshte shume i preokupuar per ekzpoziten vetiake te rradhes qe do te hape.

  15. dashamires i Meros says:

    Mero ti je i majte apo i djathte??Na e thuaj qe te shohim sa vlejne mendimet e tua.

  16. lydia says:

    bravo zoti mero baze je teper i saket e i qarte ne kete analize qe bene,mendime te tilla kane kohe qe mungojne ne gazeten tende,keto mendime qe thua ti une i kame shprehur disa here ne kete gazete,qe zoti rama ne se do te beje shtete e te ktheje besimin e popullit ne te eshte te merret pikerishte me keta hajdutet me kullaro duke filluar nga bankers aeroporti i rinasit e te gjitha koncesjonet,te rishikohen kontratat e kur ato jane kundra interesave te shtetit shqipetare te anullohen,me keta te merret rama e jo me fukarenjte qe spaguajne dot energjin..

  17. nafta says:

    Shkrimi shume i mire,eshte absolute ate edhe uji nuk pihet,lopet nuk bejne qumesht,sulfuri po ben kerdine..ka patur ligje shume te forta me perpara,por shqiperia eshte shitur e tera edhe deti edhe ajri jane shitur..Ka qen me perpara nje film italian “oktapodi”,shume realist per mafian..por kur vjen puna tek plehrat qe do te depozitoheshin ne Sicili,mafiozet nuk e bene se i dhimsej vendi i tyre.Tek ne sikur nuk jane shqiptare,edepzes fare,tamam te pafe dhe pa atdhe.

  18. Dorina says:

    po sala dhe xeni t’i hane aparte qe fituan nga ky koncesion???
    Ne taksapaguesit shqiptar vetem paguajme per maskaralleqet e sales. Dhe sala me familjen e tij hane parate…

  19. dajti1612 says:

    Firmosni peticionin per vazhdimin e reformes ne drejtesi pa vonese tek:
    https://www.ipetitions.com/petition/mos-vononi-reformen-ne-drejtesi

  20. Djajte dolen nga shishja dhe nuk mblidhen dot me.
    Kjo ka ndodhur edhe ne kete vend ku njerezit u leshuan nga zinxhiri i rregullave dhe te disiplines dhe ju versulen cdo gjeje duke eshkatrruar e vjedhur.
    Komunisti antikomunist me shume antishqiptar saliserbi qe nje dore e zeze esolli ne fuqi ,bente thirrje bandes se tij qe nuk kishte tru,shkatrroni dhe digjni cdo gje se eshte komuniste dhe do bejme (me cekun e bardhe) gjera me te mira kapitalist.Kjo bande pa tru qe ishin nje tufe sigurimsash ,komuniste e burgaxhinj hajdut nuk kishin cfare ti benin komunistit sali dhe komunistave te tjere me te eger dhe i versuleshin,pyjeve,kanaleve,librarive xhamave te serave(ashtu sic ben thirrje edhe femija lulush sot)dhe cdo gjeje qe ishte ngritur me djerse dhe mund nga vete ne,vetem e vetem e vetem se ishin objekte komuniste!!!!!!!!!………
    Po keshtu ndodhi edhe me investimet e huaja qe erdhi lloj lloj mafiozi dhe leckamani duke mare minierat,naften e cdo pasuri te perbashket,dhe keta na dilnin me humbje duke shfrytezuar ne max krahune e lire te punes dhe duke bere ca investime qesharake.
    Keta qe pretendonin se dilnin me humbje per vete u bene supermilioner dhe nuk i paguanin shtetit asnje qindarke sepse ja paguanit nendore atyre mafiozeve qe i sollen ketu dhe atyre qe pranonin bilancet e tyre me humbje.
    Keshtu vitet kalonin ,qeverit ndroheshin dhe vinin ne pushtet me premtimin se do luftojme korrupsionin se do prishim kete marreveshje apo ate,dhe nuk benin gje tjeter vetem se ligjeronin hajduterin e qeverise se kaluar dhe keshtu mbulonin pislliqet e njera tjetres deri sa erdhe ne kete gjendje qe situata i ka ikur nga duart edhe edi rames me qe veritaret e tij te babezitur qe lakmojne tja kalojne qeveritareve te kaluar.
    Edhe ne se demsheperblen qeveria keta apo ata per gabimet e qeverise se kaluar,te gjitha i paguan populli kurse qeveria qe i shkaktoi keto deme apo shkatrrime nuk i hyn asnje gjembe ne kembe,ata e kane mbushur xhepin dhe bejne vila dhe shkojne neper ishuj me pushime,kurse pop i Zharrezes me gjithe ne marshojme ne kembe dhe shterngojme rripin.
    Ja per keto dhe shume zullume te tjera jane mbledhur atje tek cadra dhe kerkojne akoma te shpojne goma komuniste ,lulushi me banden e tij,ata duan tja hedhin edhe kete radhe si ne keto 25 vjet qe nuk e ka paguar asnje demin qe i ka shkaktuar ketij vendi

    1. @ says:

      Sali Berishen, Fatos Nanon, Sabri Godon, e me radhe pasardhesit e tyre ne ditet e sotme, deri tek analistet “e famshem”
      me pseudonime te sigurimit te shtetit, i solli Ramiz Alia me kupolen mafioze te Ministrise se Brendeshme. Ata ja kane arritur qellimit te tyre duke vjedhur Shqiperine dhe populli trim e liridashes vazhdon udhetimin imagjinar drejt “demokracise”……, qe nuk ka per ta arritur kurre, sa kohe qe zgjidhjen e kerkojme nga keta politikane te emeruar…. per te vjedhur popullin.

  21. Sadiku says:

    Nje koncept i ri i te shkruarit nga ky penetar i zgjuar qe energjite e tij nje here e nje kohe i harxhoi per rrumpallet e derguar nga planeti “mik” per te shkateruar Zharen e djeshme “Shqiperi” qe u vodh,u fal,u perdhunua keqazi nga lloj lloj kaubojsi me steme nen xhakete!Imagjioni per nje moment sikur keto shkrime te ishin hedhur ne leter qysh ne filliet e viteve 90 sa Zhara do te ishin parandaluar e sa perpara do te ishte ky vend!Po me mire vone se kurr thote nje fjale popullore !Meriton respekt per trajtimin me efiçence te keture vrimave qe na krijoi shkerdhatokracia e instaluar enkas per te na i hapur keto ne mbarre Shqiperine ku te vetasiiloheshim siç edhe ka ndodhur deri me sot!Shpresoj qe qe Edi te gjeje kohe e te ta lexoje kete apel per refleksion e te reagoje sa me shpejt pasi shoqeria Shqipetare eshte e mbytur ne thundrat e ketyre kompanive qe na rembejne pasurte duke na mbushur gropat e lena me pas me shurren e “birra Korçes”!Fatkeqesi qe gjithe origjina e autorit eshte dalluar ne te gjithe koherat per ti thene siç duhet gjerat duke mos patur as ambicjen e as fatin per ti vene ato ne zbatim!Vlen per tu lexuar e komentuar ky editorial i z.Baze nga nje kryeminister qe di te lexoje!

  22. Meti says:

    Analize e shkelqyer !
    Mes “ushtarakeve” te shoqerise civile dhe “oficereve” te medias, na duhet nje kapterr.

  23. kleptofagos says:

    Halli i banoreve atje eshte tamam si e pershkruan Mero dhe kerkon zgjidhjen urgjente nga shteti.
    Shkaktari i kesaj historie mafioze eshte sigurisht Berisha me qeverine e tij qe lidhen kontraten fillestare me Bankers.
    Para nja dy vjetesh, pasojat katastrofike te asaj kontrate filluan te dalin sheshit, por ministri capacul i Rames, Gjiknuri doli dhe paturpesisht deklaroi se nuk ka probleme dhe rreziqe per banoret. Sot muti eshte bere kapice dhe pergjegjesia e shtetit eshte me e madhe. Mire ben Mero, qe i ben thirrje Rames per te ndryshuar kete histori, ne menyre qe ajo dhe te tjera si ajo (shkatrrimet e natyres, te detit, te lumejve, arkeologjike, historike, urbanistike, etj) te mos perseriten me. Por menyra se si Mero kerkon, qe te demshperblehen banoret nga shteti (parate e buxhetit ose te popullit) nuk e ndryshon kete gjendje. Eshte e vertete qe ndoshta edhe kuadri ligjor perkates mund te kete nevoje per sanksione me te rrepta, por po kaq e vertete eshte se nuk mungojne ligjet per te nxjerre pergjegjesite e personave pergjegjes ne keto histori, sepse cdo akt eshte i dokumentuar me emra personash, firma dhe me data. Vetem kur demshperblimet te rendojne ne xhepat e shkaktareve, qofshin ato hajdutet qe kane perfituar direkt nga keto kontrata grabitqare, ose ato qe kane firmosur ne emer te hajduteve, vetem atehere mund te shpresojme se historia po fillon te ndryshoje…

  24. butrinti says:

    I NDERUAR MERO! JAM ME JU . DO TE JETE ME TE VERTET NJE VEPRIM NGA ME TE ZGJUARIT , ME TE PJEKURIT , QE DO TE TREGOJ QARTE PERKUSHTIMIN E EDI RAMES SI PERSONALITET ME VIZION TE GJERE , NE QOFTESE DO TE SHKOJ NE ZHARREZ — TU KERKOJ FALJE ATIJ POPULLI PER CFAR U KA BERE SHTETI PAMVARSISHT I MAJT APO I DJATHTE DHE TJU SHPERNDAJ NDIHMAT SIPAS MARRVESHJES . PER RRESPEKTIN QE KAME PER PUNEN E EDI RAMESNE KKONSOLIDIMIN E SHTETIT SHQIPTAR , E DESHIROJ NJE GJE TE TILLLE. ZHARREZA ESHTE NJE FSHAT I SHQIPERISE , ME TE MAJTE E TE DJATHTE , SI KUDO POR JANE SHQIPTAR QE I DENUAN QEVERRITE, — SHKONI E NGUSHELLONI PER KETE FATKREQESI QE JU KA NDODHUR, DO TJU BEHET JETESA ME E LEHTE. DO TE FITONI DASHAMIRESINE E TERE POPULLIT SHQIPTAR BRENDA E JASHTE KUFIJVE NUK ESHTE TURP , AS HIPOKRIZI TJU KERKOHET NDJES POPULLIT PER TE GJITHA PA1UDHESIT QE U JANE BERE DERI ME SOTE’ JU DUHET TE BENI TUAJEN VETINGU DO TE BEJ TE VETEN. JU MIREPRESIM. UNE KAM QENE DHE JAM ME ATE QE BEN REFORMA . VETEM NEPERMJET REFORMAVE KONSOLIDOHET SHTETI

  25. zhaneta spahaj says:

    Vetem Mero Baze ne shiperi dhe Marco Travaglia ne Itali mund te lexohen sot, sepse ata thone gjithmone te verteten lakuriqe duke gjetur dhe terapine per te dale nga “semundjet e ndryshme” e plaget shoqerore te kohes se sotme…meriton vetem komplimenta Mero Baze! Na mungon shume dhe opinioni i Andrea Stefanit ne keto momente…Sa shume kishte per te bere akoma…na preu ne bese, u largua prej nesh kur kishim nevoje per te me shume se kurre!

  26. Timo says:

    SKYPIONISTA!!!!!!!!

    Cilido qoftë shkaku që ka prishur MERON me
    Berishën,rëndësi ka që MERO është përball
    dhe jo në krahë të së keqes.
    Kaq gjë e kuptojmë, se po ti dinte bëma Meros Berisha,
    ja kishte bërë gropën me kohë,siç ai di.
    Por s’ka çi bën.Për fatin tonë të mirë.!
    Mero dhe TEMA ,janë bekim për shqipëtarët.!
    Jo për të gjithë ,natyrisht.Ti s’e sheh dot,por s’mund t’ja mbyllësh gojën.Me gjith një mllef të tërbuar që ta ka
    ushqyer Komunizmi ,i cili të llastoi shumë.?

  27. loni says:

    SKYPION ti ben propegande berishiste po te ishte enveri gjalle ti do ishe komunisti me besnik i tij

  28. loni says:

    Skypion ti ben propagande berishiste po te ishte enver gjalle ti do ishe komunisti me besnik i tij

  29. NJEREZ JINI VIGJILENTE says:

    Te nderuar lexues !
    …………………….
    Zharerza…….nafta…industria minerale…shitja pothuajse falas e pasurise kombetare miljarda dollare nuk filloi sot.
    Ajo filloi me hordhite berishiste dhe elezbibero-makartiste qe ne 2 prill 1991
    kur dhe atehere pas votimeve me perfekte te bera ne Shqiperi pra 31 marsi 1991
    u zbatua teoria e tokes djegur ku Zharreza eshte nje ilustrim I sakte se ai vend eshte me shume se I pushtuar dhe ky pushtim e ka nje date
    ..2 prilli 1991 ku u abuzua me luften kunder “komunizmit” per te perfunduar ne nje vend koloni si sot qe
    SHQIPTARET JANE BERE EMIGRANTE NE VENDIN E TYRE…
    por ju siguroj jo per faj te edi rames..por te bandes anti shqipatre te Sali satanait’
    Komenti ne tre pjese me poshte tregon se Zharreza filloi ne 2 prill 1991 dhe qe ketu duhen filluar te lahen hesapet

    ……………………….
    PJESA E PARE.
    ……………….
    SI E SHKATERROI DHE E SHITI PASURINE KOMBETARE BANDA KRIMINALE E SALI BERISHES..AZEM HAJDARIT.GRAMOZ PASHKOT SIPAS TEORISE ZERO TE BOSSIT TE TYRE ELEZ BIBERAJ TE CEKUT TE BARDHE DHE FLORIRIT TE XHON MEGOUT
    Industria jonë minerare dhe e naftës u ngrit pothuaj nga hiçi pas çlirimit të vendit dhe arriti një nivel të atillë, sa ishim krenarë të krahasoheshim dhe me vende me tradita minerare. Nxirrnim nga thellësi mesatare 300-600 m rreth 1.3 milion krom, e renditeshim si vendi i tretë në botë për prodhimin e këtij minerali, ndërsa ishim të parët për prodhimin e sasisë së kromit për frymë. Po kështu, edhe për bakrin ishte mbyllur cikli i përpunimit të tij, deri në prodhimin e telave e kabllove elektrike. Ndërsa për hekur-nikelin u ndërtua një kombinat i fuqishëm metalurgjik. Zgjeronim e thellonim minierat me kapacitetet tona intelektuale.
    .Në miniera dhe në institucione projektimi, nuk kishte të huaj. Në to punonte vetëm stafi shqiptar, i përgatitur në universitetin tonë dhe fare pak jashtë shtetit. Projektonim dhe ndërtonim puse vertikale deri 500 m thellësi dhe me diametër 4-5m. U zbatuan teknologji bashkëkohore të nxjerrjes dhe të pasurimit të mineraleve.
    Zhvillimi i minierave dhe i fabrikave të pasurimit, civilizoi mjaft vende të largëta pa rrugë, pa drita e pa punësim. Pra, ishte një industri e ngritur që sigurisht kishte nevojë për modernizim, mekanizim, automatizim, që me fonde e koncesione do t’u afrohej e do të barazohej me standardin evropian.
    Por nga 1992 e deri 1997 ajo dalëngadalë u la pas dore e u shkatërrua nën parullat demagogjike, që u shndërruan në ideologji vetëvrasëse të “rrafshimit në zero” dhe të “çekut të bardhë”, deri sa më 1997 minierat e fabrikat e pasurimit të mineraleve u bënë rrënoja. U shkulën dhe shinat e u sharruan kullat metalike të puseve, e së bashku me makinat ngritëse të ashensorëve minerar, me kosto disa qindra mijëra euro secila, u dërguan për skrap.
    Krahas industrisë minerare, keq e mos më keq e pësoi dhe industria mekanike. E keqja më e madhe është se e gjithë ajo masë specialistësh të mesëm e të lartë, e përgatitur në vite, u largua, ose iku jashtë, ose u specializua në fusha e profesione të tjera.
    Industria minerare, pasi u shkatërrua, u privatizua. Asnjë vend, edhe nga ato anëtare të BE-së nuk e kanë të privatizuar 100% industrinë minerare deri më sot, pa përmendur pastaj vendet e Ballkanit. Madje u avancua aq në rrëmujë e pa largpamësi, sa pa patur një ligj të plotë e të saktë (pa dashur të them të fortë), filluan të jepen minierat me koncesion. Kështu u dha me koncesion kromi, nafta, bitumi asfaltik, polimetalet, me një fjalë gjithë pasuria jonë nëntokësore.
    Pse jepen objektet industriale me koncesion? – pyesin njerëzit tanë shpesh. Me koncesion jepen atëherë kur nuk di ta vësh në punë një objekt, kur nuk ke stafin e përgatitur dhe kur nuk ke fondet apo mjetet financiare, për të ecur procesi teknologjik. Asnjë nga këto kushte ne nuk na mungonte për minierat dhe naften. Na mungoi vetëm mendimi, arsyetimi i shëndoshë, largpamësia. Sigurisht, në këtë çështje ndikoi kryesisht amullia e politikës ekonomike dhe korrupsioni i politikanëve që drejtonin ekonominë. Një miku im, me të drejtë thotë, “e di pse u dhanë me koncesion minierat?”. Dhe vetë përgjigjet: “U dhanë sepse politikanët tanë deshën t’i hiqnin qafe(!), dhe sigurisht të merrnin shpejt e shpejt ca ryshfete të majme nga koncesionarët”.
    ————————————–
    PJESA E DYTE
    VARFERI EKSTREME E SHQIPTAREVE
    ————————————–

    Standardi ndërkombëtar i vendosur nga Banka Botërore për varfërinë ekstreme është niveli i të ardhurave 1.9 dollarë në ditë për person.
    Të dhënat e fundit statistikore për nivelin e varfërisë i përkasin vitit 2012.
    Në këtë vit, sipas Bankës Botërore, Shqipëria kishte 131 mijë persona ose 1.06 për qind të popullsisë që jetonte me më pak të ardhura se 120 lekë në ditë.
    Por një pjesë e madhe e popullsisë, edhe pse nuk figuron nën nivelin e varfërisë, i ka të ardhurat vetëm pak mbi këtë nivel.
    Mbi 45% e popullsisë shqiptare aktualisht jeton me më pak se 5 dollarë në ditë sipas standardit të fuqisë blerëse, që në Shqipëri përkthehet më pak se 325 lekë në ditë për person.
    Parashikimet zyrtare të bëra nga ekspertët e bankës tregojnë se për të zhdukur përfundimisht mjerimin, Shqipërisë do t’i duhet të paktën dy decada
    ________________________________________
    PJESA TRETE-
    MILJARDAT NE OFF SHORE..100 miljarde cdo vit

    Vendet në zhvillim midis tyre dhe Shqiperia humbasin çdo vit 100 miliardë dollarë taksa nga kompanitë offshore. Përfundimi vjen nga një raport i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
    Raporti shqyrton të dhënat e vitit 2015 dhe arrin në përfundimin se aktualisht mbi 30 për qind e investimeve të huaja në vendet e varfëra hyjnë përmes parajsave fiskale.
    Sipas ekspertëve të OKB, arsyeja kryesore se pse kompanitë zgjedhin këtë rrugë është ajo e shmangies së taksave.
    “Mesatarisht, ndër ekonomitë në zhvillim, për çdo 10 për qind investime të huaja që hyjnë përmes parajsave fiskale, fitimi i taksueshëm ulet me 1 pçr qind”, thotë raporti.
    Por si kryhet evazioni?
    Sipas raportit, skema realizohet duke transferuar fitimet nga vendi në zhvillim, ku ato gjenerohen, tek parajsat fiskale. Kompania X ka kryer një investim në një vend të varfër, nga i cili gjeneron 100 lekë fitime.
    Normalisht këto fitime duhet të taksohen në vendin e varfër. Por për t’i shpëtuar taksimit, kompania faturon 60 lekë shpenzime artificiale nga dega e saj në offshore, ku taksa është zero.
    Shpenzimi mund të jetë konsulencë, ose ndonjë shërbim tjetër dhe për shkak të sekretit që ofrojnë parajsat fiskale, ai është i pamundur të verifikohet.
    Rrjedhimisht fitimi i taksueshëm i kompanisë në vendin e varfër u ul nga 100 lekë që ishte në 40 lekë, pasi 60 lekë u transferuan tek vendi offshore ku nuk taksohen.
    Në Shqipëri, një pjesë e madhe e konsiderueshme e investimeve të huaja, si në energjitikë por edhe në fusha të tjera kanë ardhur përmes parajsave fiskale.
    Rasti më i fundit ishte ai i konçesionarit të markimit, por edhe i disa kompanive të naftës dhe një nga arsyet dyshohet të jetë piërisht shmangia e taksave.
    ….
    E fundit:
    Shqiptaret dhe fisniket e Zharrezes duhet te kuptojne se Sali Berisha-Fatos Nano dhe Lulzim Basha e shiten ate vend dhe ata jane problemi…dhe vetem prangat per to do jete Shpetimi atij vendi.
    .
    Lajmi i fundit qe Belul Basha doli hapur Vetingut me Vasilin e LSI-ise duhet te zgjoje shqiptaret nga gjumi per te dale ne mbrojtje te Edi Rames si e keqja me e vogel e atij vendi si shpetim Shqiperise nga anarkia..kaosi dhe talebanet e Sali Satanait qe ka pregatitur nje 1991 apo 1998 ..

    jeni vigjilente

  30. QYTETARI OPTIMIST says:

    Zoti Mero , jo vetm qe esht gazetar i perkryer, analist qe shok ka vehten, por esht edhe i aft i ndercem, te bardhes i thot e berdhe dhe te zezes, te zeze. Ky esht karakteri qe e dallon Mero Bazen nga disa servile qe jan gati ti pin shuren Sali Berishes, Lulezim Bashes. Kur Merua isht keshilltar i Berishes per shtypin, smendoi per priviligjet dhe shperblimet e berishes, vetem te prononchej e te mbeshteste kriminelin, vrasesin, banditin, batakciun, Sali Berisha, por pranoi te mbetet Sokrat i vuajur dhe jo, der i kenaqur. Edhe ne rastin konkret propozimin qe i ben Rames, per te qendruar pran popullit dhe halleve te tij, sidomos per protestusit e ZHarzes, mbetet , jo vetem analist dhe keshilltaar i mire, pore edhe nje atdhetar, qe e do SHqiperin dhe shqiptaret, ashtu sic e enderonin rilindesar tane. Nese Berisha e shiti CEZ, Armon, te cilat deshtuan, apo i dha me koncesjon qindra hidrocentrale, miniera kromi e bakri, asnjeher spa interesat kombetare, por i lejoj te huajt te behen zot ne vendin ton dhe te genjen e te vjedhin ne kundershim me ligjet dhe pasurit kombetare. Zoti Rama, duhet tua ver kufirin tek thana dhe te detyroi Bankresin te cdemtoi deri ne nje demet matriale, ekologjike dhe gjithcka qe ka shkaktuar ne cfrytezimin barbar, per nxjerjen e miliardave fuci nafte qe i mori nentokes shqiptare, duke demtuar nje fshat apo zon te tere. Zoti Mero jini i pa harire nga askush si gazetar, patriot atdhedashes dhe ne krah te qytetareve shqiptare. Sikur te me degjonin bashkeatdhetaret nga njohurit e gjitheaneshme qe kini, plus patriotizmin qe ju karakterizon, doti benit sherbim te madh Atdheut, jo vetem qe meritonit kryetar SHIKU, por edhe president i vendit, ne zgjedhjet e Majit. 17.

  31. mirel says:

    Me ne fund o Mero ke fol si lab. As si zagar i Berishes, dhe as si legen i Rames.
    Duhet te ishe zgjuar me pare. Dhe te godisje perdite.
    Ne vend te kesaj mereshe me axhenden e Armines. Ky eshte turpi jot si gazetar dhe si burre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje