Greva e Zharrëzës është një grevë e vërtetë. Është një grevë e cila buron nga pafuqia që kanë banorët e një fshati për të jetuar jetën e tyre, për shkak të korrupsionit të shtetit në tyre, në favor të një kompanie nafte. Ata e kanë sot shtëpinë e pasigurtë, ujin e pasigurtë, tokën bujqësore të pasigurtë, të ardhmen e ekonomisë së tyre të pasigurtë. Është një histori tipike e kapitalizmit të egër.
Pasi mbetën në heshtje për disa javë në grevën e tyre të urisë në Fier, disa veprimtarë politikë i kanë marrë në këmbë dhe po i sjellin në Tiranë. Është një udhëtim i trishtuar i tyre, pasi po ngjajnë si një tufë delesh, që po i shoqërojnë ujqërit, për t’i sqaruar në strofkën e tyre.
Por unë kam një sugjerim për ta. Ata nuk duhet të kenë asnjë kompleks nga thashethemet dhe duhet të shkojnë drejt e në çadrën e PD. Jo vetëm se aty është ngrohtë, ka ushqim të mirë dhe tregohen barcaleta, por se aty fillon dhe problem i tyre. Mos të hutohen nga dekolteja e Gridës, kepelja meksikane e Strazimirit, apo nga fakti që protestuesit lexojnë gjithë ditën intervistën e Arminës dhe Shkëlzenit, se si i kanë kaluar pushimet e fundit në Meksikë. Duket pak si ajo fjala e urtë “fshati digjet, Armina krihet”, po ju mos u kompleksoni.
Aty duhet të takoni vjehrrin e saj, Sali Berishën, dhe të uleni këmbëkryq krah tij.
Ta pyesni fillimisht përse ua bëri atë kontratë me “Bankers”-in në vitin 2006, vetëm që të rregullonte raportet me SHBA përmes një lobisti ish-gjeneral, që i premtoi se Uashingtoni do mbyllte sytë për të shkuarën e tij? Ta pyesni çfarë fitoi ai dhe lobistët e tij nga ajo kontratë dhe si mund ta ndreqnin tani krimin që ai kishte bërë.
Ta pyesni mos e ka Shkëlzeni telefonin e atij që ia çoi babait në zyrë lobistin, dhe të merren vesh si mund ta zgjidhin.
Të presni pak, se në orët e vona kur nuk e sheh njeri, mund të shkojë dhe Genc Ruli në çadër. Në atë kohë ka qenë ministër i Ekonomisë dhe mund t’u shpjegojë ndonjë formulë kompensimi për dëmet që u janë bërë.
Lulzim Bashën e keni po aty dhe ai mund t’u shpjegojë si ish-ministër i Jashtëm, se çfarë ka negociuar me lobistët e “Bankers”-it, për imazhin e PD në Uashington, dhe si ia kanë bërë që me milionat e saj të fitojnë heshtje për “21 janarin” dhe vjedhjen e votave në maj 2011.
Edhe Ridvan Bodja mund të vijë. Mos u hutoni se duket i mërzitur, nuk e ka me ju. Ai mund t’u tregojë se atëherë ka ulëritur në zyrë, që Berisha ia quante “Bankers”-it investimet si shpenzime dhe i falte rreth 100 milionë euro taksa, natyrisht jo aq gratis. Dhe si e urdhëronte Shkëlzeni në telefon, për ta detyruar “Bankers” t’i jepte naftën krudo ARMO-s, pasi pronari i saj, pozonte me mamanë e tij në tribuna dhe paguante këstin mujor tek Familja.
Rrugës pashë që po u shoqëronin disa djem aktivistë, që kanë qenë drejtues të AKBN në kohën kur “Bankers” ripërtëriu kontratat në vitet 2010- 2012 dhe krijoi një degë të re në Fier. Janë ata që po u shoqërojnë për Tiranë. Njëri prej tyre është përjashtuar nga LSI për korrupsion dhe e kuptoni vetë çdo të thotë kjo. Pyeteni atë si mund të ç’bëhet ajo e keqe, që ua kanë bërë në atë kohë.
Disa prej tyre kanë shokë dhe kanë ende miqësi të ngushtë me disa drejtorë të “Bankers”-it, që kanë nga dy vila tek “Rolling Hills”. Pyetini pak cilat kompani kanë pasuruar si nënkontraktorë, dhe si i kanë marrëdhëniet me Lulzim Bashën ata tipat.
Uluni këmbëkryq në çadër dhe mos u çoni prej andej pa ua shpjeguar mirë, se çfarë u kanë bërë. Informohuni deri në detaje, pse jua shkatërruan shtëpitë, ujin, tokën dhe të ardhmen tuaj dhe pasi të jeni bindur për këtë, pastaj dërgoni dikë tek Edi Rama, t’u presë dhe ai pesë minuta, e t’u thotë siç e dini dhe vetë, “Fajin e ka Saliu”. Por ju mos u kompleksoni nga kjo. Nisjani nga çadra pa asnjë kompleks. Aty ka nisur fatkeqësia juaj.
Nje nga ata djemte qe e shoqerojne grevistet eshte dhe ai hajduti i ..nismes thurja…besjan pesha
Tashme nuk behet fjale per krimet e berishes por per tolerancen kriminale te Rames..donald luse..shoqerise civile..mediave dhe intelektualeve.
Shqiperia sot eshte e pushtuar nga kthetrat e pergjakura te salibishes dhe nga koqet e shkerdhen berishes.
Aq bole te forta ka breke-salepi Shkerdhen
– sa arriti te kerrcenoje me vdekje gjeneral Luan Hoxhen ( SI KOSTA TREBICKEN ) dhe cuditerish ambasada amerikane ne vend te shpalle terroriste te rrezikshem familjen e Don Corleones Viqidolit…pais me vize gjeneralin..
Tre rrjeshtat me siper jane te dokumentuara..pra ambasada amerikane mbron hapur keto kriminele……A nuk po kupton qe berishiste ne washington dhe bruksel po e hajne te gjalle edi ramen dhe ka nje” hemoragji” aq te madhe sa sot eshte kthyer ne nje kufome qe pret ti dorzoje pushtetin atij qe ja vrau 4 protestues dhe tani po i pshurr jetimet e 21 janarit.
…
Goditjen e pare
Edi Rama( EKR) e mori ne 21 janar 2011 ku i doli situata nga kontrolli dhe lejoi ata qe vrane ne 2 prill 1991 te vrisnin dhe ne 21 janar por me nje skenar “mirror”
Goditjen e dyte
EKR beri krim moral qe u fut ne votimet e majit 2011 me ministrin vrases te bulevardit Lu Basha duke u bere gjykatesi i pare qe virgjeroi kriminelin Lul
Goditjen e trete
E mori kur i tha Satanai Sali ..kujdes Edwin bllokmeni se do te bej varrimin me madheshtor ne historine boterore….dhe nga krahu tjeter buzeqeshte honorable Arvizu me shakate me kripe te DUCE-BERISHES
Goditjen e katert
E mori kur deklaroi honorable A. se berisha eshte burre shteti dhe luli yll ne ngjitje qe nenkupton se NE arvizute caktojme rradhen e k/minstrave me parrullen
POPULLI VOTON-AMBASDORI EMRON FITUESIN
Goditjen e peste
E mori kur shkoi ne promovimin e librit te Blendi fejzi esat pash toptanit dhe u dorzua para dyshes 2F ne menyren me te turpeshem te mundur
Goditjen e gjashte
E ka marre se ne vend te hapte defterin e mega krimeve te SRB per te cilen mori vota te mjaftueshme..eshte treguar me kanibali ne shqiperi me enverizmin
Goditjen e shtate
E mori kur pranoi nen presinin e nderkombetareve para nje viti qe nuk do perdori forcen e kartonave ne parlament pa miratim te pakices (dorzim pushteti ne tavoline)
Goditjen e tete
E mori kur ne prill 2014 ne nje konference per Kosoven ne Kukes e quajti tradhetarin berishe si nje atdhetar te madh per clirimin e Kosoves….
Goditjen e nente
E mori kur para nje vizite ne Amerike para dy muajsh..dekoroi Shikun e Visho Ajazit ??
Goditja e dhjete
Keto dite u kap ne Itali nje anije me 1.6 ton droge e ardhur dhe e kontrolluar nga shteti shqiptar me Rapisconin e tyre..qe tregon se jo vetem EKR ka vdekur me kohe por dhe qeveria e tij.
Goditja e njembedhjete
masakrimi i 3 KRYEBASHKIAKEVE…nga spiunet e sales (SS) qe ka ne dore terkendeshine bermudes president-prokurori-shik dhe ne menyre te fshehte dhe parlamentin e ilir mutes
Goditja VDEKJE PRURESE e dymbedhjete dhe fundit
Tentativa e sotme per te arrestuar SAIMIR TAHIRIN qe eshte kalaja e fundit e Rames
***********************
Per sa me siper EKR eshe si puna e atij boksierit ne ring qe ka rene 12 here nockdown ne ring.
Dhe albitri Lu duhet ta nderprese ndeshjen…..Por jo eshte shpejt akoma.
Nje Edi Rame i goditur per vdekje ne ring eshte nje rast i persosur qe boksieri tjeter me pashaporta te dyshimta Lu Basha ti japi goditje te lehta nga mbrapa dhe te marre karriken e k/m ne 2017….ashtu si ja dhane kriminelit berishe pas 2 prillit 1991.
Pra profecia e honorable Arvizu se Lul Basha eshte yll ne ngjitje ne qiellin e sterrosur te politikes po del e sakte.
-edi rama sot eshte kufome
-shteti ka vdekur
-rilindja lindi e vdekur
-dipllomacia nderkombetare eshte pro berishes
PRA ESHTE KOHA PER RINGJALLJE…PER PRANGA BERISHES DHE DEBIMIN E EDI RAMES….DHE E FUNDIT:
ti kthehet shqiperise sovraniteti dhe dinjiteti duke e ndryshuar nga republike ambasadoriale me kuislingun Lul BERISHA si mekembes te tyre.
Boll me cerek shekulli nen pushtimin nazi berishist dhe ketyre governoreve ambasadore dhemb-perjashte apo menge perveshur
lale harrove goditjen finale Reformen ne Drejtesi. Dhe mos harro lart e posht dhe poshte e lart ati Sy-Topes
Ne vend te hyrjes:
Zoti Mero e ke ulur shume “gryken e topin” dhe po merresh me gramaturat e Zharrëzës dhe po harron tonelatat e berishisteve te washingtonit dhe brukselit.
.
Ju zoti Mero jeni nje ekspert I madh qe kupton strategjite,hilet dhe pislliqet qe behen ne prag te fushatave zgjedhore dhe dini “mishin e dhise” qe ca dipllomate apo biznesmene amerikane po veprojne keq jo vetem kunder shqiptarve por po denigrojne vete Ameriken.
.
Nje artikull I juaj fiks para 5 vjetesh eshte actual sot si per Lugatin Basha por dhe per lobin grek Extremisht antishqiptar ne Amerike qe kene futur Ramen ne shenjester
……………………
Përpjekje për të qetësuar një zë racist ( serberishist)
.
Nga Mero Baze, 24 Shkurt 2012
.
Zoti Domenick G. Scaglione!
.
E mora letrën tuaj, shumë nervoze, të keqkuptuar dhe armiqësore. Ishte e udhës të merrja një përgjigje nga zoti Granoff, nëse kjo letër paska qenë kaq shumë shqetësuese për të. Është praktikë që shpesh vartësit shkruajnë ne emër të shefave dhe është ndoshta rasti i parë që shefat shkruajnë në emër të vartësve.
Nuk di kush ua ka përkthyer shkrimin pasi unë e kam botuar atë në gjuhën shqipe dhe shikoj plot ligësi dhe arrogancë të panevojshme për gjëra që nuk i kam thënë. Nuk jam njeri i rëndësishëm në këtë vend që mund të takohemi bashkë, por kur ju keni krijuar Fondin, kam qenë gazetar i Zërit të Amerikës dhe mbaj mend që kam bërë një raport për ju, nga ato raportet rutinë që nuk i hyjnë në punë askujt.
Po ju sqaroj një për një vërejtjet tuaja.
Ju shkruani se: “Unë nuk jam duke shkruar për të mirën tuaj, sepse nga toni i editorialit tuaj, mund ta kuptoj se ju nuk bëni kujdes për të mësuar dhe pranuar atë që është e vërteta e vërtetë. Unë shkruaj për të mirën e lexuesve që ju i keni keqdrejtuar totalisht duke i lënë të besojnë se atë që ju keni shpikur dhe që është e denjë për grupin e “washwomen” (pastrueseve) tradicionale.”
Nuk kam asgjë kundër konsideratës suaj negative për një editorial të gazetës Tema. Nëse ajo ka qenë diçka që nuk ia vlen, zemërimi juaj duket një luks i madh për një “washwomen” dhe unë ndjehem i respektuar që keni shkruar qoftë edhe kaq keq. Të jeni të sigurt se gazeta që unë drejtoj i ka lexuesit të kualifikuar, njerëz që dinë të lexojnë më mirë se një “washwomen”. Zakonisht kaq shumë ndaj nesh nervozohen njerëz që duan të fshehin diçka. Pak më butë se kaq më kanë folur dhe shkruar njerëz që më vonë dhe më kanë qëlluar dhe kanë dashur të më asgjësojnë fizikisht. Uroj të mos kesh halle të ngjashme me ta në këtë zemërim pa kuptim për ato që janë shkruar.
Më poshtë ju shkruani:
“Ma merr mendja se urrejtja që ju keni demonstruar në editorialin tuaj nuk do t’ju lejojë të publikoni atë që po shkruaj. Unë jam duke e bërë thjesht për të provuar nëse ju kujdeseni për të kaluar tek lexuesit të vërtetën reale.
• “Michael Granoff është i njohur në Shqipëri që nga viti 1995 kur Presidenti Clinton e zgjodhi Kryetar i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve”. Kjo nuk është e saktë! Presidenti Clinton e zgjodhi Domenick G. Scaglione si kryetar dhe zotin Granof si anëtar të Bordit të Drejtorëve.
•Vite pas Fondi ishte operacional, për shkak të sëmundjes sime, Z. Granof u zgjodh nga Bordi i Drejtorëve të jetë kryetar, ndërsa unë kam mbetur si kryetar emeritus, dhe jam ende shumë aktiv si anëtar i Bordit.
•Befasohem kur shoh se ju pranoni faktin se AAEF ishte një “sipërmarrje e provuar të jetë e suksesshme dhe është ende aktive në Tiranë”. Është në sajë të AAEF, një vullnet i mirë miqësie i SHBA-së, që Shqipëria përshpejtoi rrugën e saj drejt përparimit në cilëndo fushë.
•Banka Amerikane e Shqipërisë, e lindur nën kryesimin tim, ishte banka më e mirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe më e mira në të gjithë rajonin e Ballkanit. Krijoi punësim për të ushqyer më shumë se 600 familje. Ajo ndihmoi industritë lokale me miliarda dollarë kredi dhe ofroi shërbime ultra-moderne për të cilat as që ishte ëndërruar ndonjëherë.”
Nga gjithë çfarë rendisni si gabime, është vetëm një gabim teknik, kur i referohem zotit Granoff si Kryetar i Bordit të Fondit, ndërsa ai ka qenë një anëtar. Për këta jam gati t’i kërkoj ndjesë lexuesve pasi atij nuk i duhet. Paragjykimi juaj se unë nuk do ta botoj këtë reagim tuajin, pa më njohur kurrë është një problem që duhet ta rishikosh tek personaliteti yt, jo tek unë. Unë jam një gazetar që luftoj për lirinë time të të shkruarit dhe të të menduarit në një vend ku atë e kam paguar me dhunë fizike, me dënime të padrejta, me përpjekje për eliminime fizike nga killer-a të kryeministrit dhe gruas së tij, që ju adhuroni, dhe me një terror më shumë se fizik ndaj familjes ime. Nuk je i detyruar të ndash me mua këto shqetësime, por nuk të lejoj që cenimin e lirive të mia dhe kolegëve të mi në këtë vend t’i quash si vlera. Je i lirë të flasësh për vlerën e lekut në këtë vend, por jo për vlerën e lirisë që na mungon ne që jetojmë këtu.
Jam i çuditur se në gjysmën e artikullit jeni bërë nervoz pse unë lavdëroj zoti Granoff si njeri të zotin dhe fondin tuaj si të suksesshëm. Nuk kam shpjegim për këtë paranojë. Përpiqu të gjesh specialist të fushës që shpjegon paranojat për tu sqaruar. Unë e vlerësoj zotin Granoff si një drejtues të zot të Fondit, siç kam thënë dhe në atë artikull dhe vetë Fondin një sipërmarrje të suksesshme. Fakti që keni bërë biznese me njerëz të rrethit të Berishës nuk ju komprometon, por thjesht na shton ne dyshime rreth “punës së dytë” të padeklaruar të zotit Granoff në favor të zotit Berisha.
.
Nëse do dhe emra unë mund t’ua dërgoj në e-mail pasi nuk dua të përgojoj bizneset ku jeni partner. Për lehtësi po të them se në një rast jam befasuar kur doli se në ndërtimin e fabrikës së Gërdecit, që shkaktoi 26 të vdekur, merrte pjesë me 40 për qind një drejtues i lartë i fondit tuaj, të cilin e keni ende në atë detyrë. Dy ortakët e tjerë të kompanisë e kishin mbiemrin Delijorgji dhe Balliu.
Por dua të ndalem veçanërisht tek një paragraf që dikush me ligësi ua ka përkthyer gabim dhe nëse ju nuk e keni kuptuar këtë, ua fal gjithë reagimin nervoz. Ju shkruani se unë ju kam fyer si qytetar amerikan pasi kam fyer qeverinë amerikane.
“Si një qytetar krenar amerikan, unë jam shumë i fyer me deklaratën tuaj për qeverinë time, një “qeveri që krijon probleme të përditshme për papërgjegjshmërinë e saj ndaj qytetarëve të saj dhe skandalet e korrupsionit dhe drejtësisë.” Përveç të qenit një përbuzës për të gjithë atë që kjo “qeveria e papërgjegjshme “ka bërë për vendin tuaj, ju ofendoni edhe dorën më miqësore të ndihmës që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Është mëse e vërtetë thënia se vetëm qentë kafshojnë dorën që i ushqen. Unë kërkoj që ju të kërkoni ndjesë. Një kërkim ndjese për qeverinë time, mikun më të madh që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Nga ajo që keni shkruar, mund të shoh se ju jeni plotësisht injorant në kuptimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të miqësisë. Dhe kjo është ajo që juve iu predikoni lexuesve tuaj?”
.
Zoti Scalione. Unë nuk e kam shkruar këtë paragraf për qeverinë amerikane, por për qeverinë shqiptare dhe i referohem asaj çfarë zoti Granoff bën për qeverinë shqiptare në Uashington, siç e thotë titulli i shkrimit dhe vetë përmbajtja e paragrafit që dikush ua ka përkthyer keq, ose që ju keni dashur t’ua përkthejnë keq. Shkrimi është i botuar në shqip dhe origjinali është ende online, mund ta ripërktheni. Kësisoj nuk dua të bëj asnjë koment për shpërthimin tuaj racist, duke e krahasuar ndihmën që i keni dhënë popullit shqiptar si një ushqim që ia keni hedhur një qeni mosmirënjohës.
.
Unë vetë nuk kam punuar kurrë për ju dhe nuk ndjehem qen i pabesë me ju. Kam punuar për dy radio të qeverisë amerikane, radion Zëri i Amerikës dhe radion Evropa e Lirë, por as ata nuk më kanë marrë në punë për mëshirë dhe as unë nuk i respektoj si bamirës. Kemi qenë në një punë bashkë. Shpërthimi juaj racist dhe përbuzës ndaj një gazetari shqiptar tregon realisht sa bezdi paske pasur kur ke qëndruar në këtë vend dhe me sa mllef na paske ndihmuar, nëse na ka ndihmuar.
.
Nëse akoma më keq i jepni vetes luksin e tepruar që si qytetar amerikan të flisni në emër të qeverisë amerikane, unë nuk të lejoj që të më quash mua përfaqësues të Shqipërisë, pasi nuk jam aq i sëmurë sa ta mendoj këtë. Nëse ke diçka personale me mua, je i lirë të shpërthesh dhe më ndyrë se ke shpërthyer, por kurrsesi të fyesh Shqipërinë në emrin tim duke e krahasuar me një qen mosmirënjohës. Ky vend i beson Amerikës dhe miqësisë me të, jo Domenik Skaliones dhe veseve apo virtyteve të tij.
Së fundmi dua të ndalem tek thelbi i atij shkrimi që ka të bëjë me faktin që Majkëll Granof është një menaxher i suksesshëm amerikan në Shqipëri, që ndihmon Berishën të mbulohen defektet e tij demokratike në Uashington. Kaq thotë gjithë editoriali ynë. Ato që ti i quan fakte apo mungesë faktesh nuk kanë shumë nevojë të verifikohen. Ne i referohemi kudondodhjes së zotit Granof pas Lulëzim Bashës, një ish- Ministër që është akuzuar nga drejtësia shqiptare për një abuzim prej 220 milionë eurosh dhe që nuk ka pranuar të gjykohet, por e ka mbyllur çështjen me procedurë. I referohemi mbështetjes së zotit Granoff për Sali Berishën, i cili më 21 Janar të vitit 2011 sipas ekspertizës së FBI ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm para zyrës së tij.
.
Ju jeni duke mbrojtur një njeri që ka hedhur në koshin e plehrave ekspertizën e Byrosë Federale të Hetimeve dhe nuk pranon që vrasësi i provuar nga FBI, i cili është komandant i Gradës dhe njeri personal i tij, të arrestohet. Unë kam kontakte thuajse të shkëlqyera me Ambasadorin e SHBA në Tiranë dhe i kam shprehur atij mirënjohjen për atë që qeveria amerikane po bën për zbulimin dhe gjykimin e këtij krimi politik. Unë dhe asnjë shqiptar nuk e ngatërron kurrë atë që bën ndonjë individ apo qytetar amerikan në mbrojtje të vrasësve me atë që bën qeveria amerikane.
.
Ne besojmë tek Amerika dhe jo tek qytetarët amerikanë, dhe nuk i zemërohemi kurrë asaj për lirinë që kanë qytetarët e saj të mbrojnë dhe kriminelët. Kur i referohem mbështetjes së tij për Berishën dhe Lulëzim Bashën kam parasysh dhe faktin që këta dy personazhe veç e veç dhe të dy bashkë, kanë konsumuar para syve të shqiptarëve krimin e vjedhjes dhe abuzimit të miliona eurove dhe nuk kanë pranuar të gjykohen, krimin e vrasjeve politike dhe nuk pranojnë të hetohen dhe krimin elektoral të 8 Majit në Tiranë, për të cilin nuk pranuan rezultatin dhe e përmbysën me gjykatë.
.
Nëse këta dy njerëz do të ishin në SHBA, do të ishin në burg, ose së paku nuk do të ishin në politikë. E konsideroj një urrejtje të madhe për shqiptarët cinizmin tuaj për të na i quajtur këta si udhëheqës që i meritojmë. Jo. Nuk i meritojmë dhe do të dimë të shpëtojmë prej tyre, sado miq me pare të blejnë këta njerëz në Uashington. Ata tani nuk janë në konflikt me shqiptarët, por me përfundimet dhe rekomandimet e qeverisë së SHBA. Kjo mund t’ju bëjë pak më të përmbajtur kur flisni me adhurim për ta.
Dhe këtu dua tu sqaroj dhe për atë çfarë shprehni për zonjën Berisha. Unë nuk kam shkruar asgjë për lidhjet tuaja me Liri Berishën dhe fondacionin e saj. Nuk di kush ju ka keqinformuar. Por në raste të tjera unë kam shkruar se zonja Liri Berisha organizon mbrëmje bamirësie në emër të fondacionit që ajo drejton, dhe shpesh herë donatorët e saj siç i ka publikuar dhe shtypi rezultojnë njerëz me probleme me ligjin apo ish të burgosur ordinerë që merren me biznes.
.
Në një rast konkret donator i saj më i madh ka qenë një rreth biznesmenësh që kanë tentuar të më zhdukin dhe fizikisht duke më sulmuar në një bar të Tiranës vetëm pse kam shkruar për historitë e tyre korruptive për shkak të raporteve me pushtetin. Ish- ambasadori i SHBA në Tiranë, Xhon Withers u bë mbrojtësi im më i madh dhe më siguroi se unë do të kisha ndihmën e tij në atë betejë. Zonja Liri Berisha në shenjë kërcënimi ndaj meje dhe familjes sime të rrezikuar doli përkrah atij biznesmeni, duke pozuar para kamerave dhe duke pranuar para nga ai dhe rrethi i afërt i tij, të cilët kishin histori të errëta me ligjin.
Në këtë rast zoti Skalione nuk më ndalni dot të them që “engjëlli juaj” Liri Berisha, është dhe një engjëll për lirinë time apo kolegëve të mi. Do t’i kishte bërë më shumë nder Shqipërisë të këshillonte djalin e saj të mos përfshihej në biznese, që kanë shkaktuar vdekjen e 26 qytetarëve, apo të këshillonte burrin e saj të mos qëllonte për vdekje katër qytetarë, që protestonin para tij pasi kështu do kishim më pak fëmijë jetimë në këtë vend dhe më shumë qetësi. As ju nuk do t’u dilte kaq punë të mbronit një gjë, që në SHBA dënohet. Mund të mos na doni, por s’kini pse na impononi një fat, që nuk e pranoni për veten tuaj. Sa për ironinë tuaj në adresë të zonjës Rama nuk jam i qartë nëse e keni për zonjën Ina Rama, apo për zonjën Linda Rama.
E para është një grua e respektuar pasi është e vetmja grua që ka tentuar të vendosë ligjin dhe të bëjë diçka për demokracinë në këtë vend, por nuk ia ka dalë dot. E dyta është bashkëshorte e liderit të opozitës, të cilën e njoh vetëm nga televizioni. Për dreq me asnjë prej grave të tij nuk kam pasur marrëdhënie të mira. E vetmja që kam pasur më mike nga gratë e politikanëve ka qenë Liri Berisha, derisa ajo u bë inspiruese e krijimit të “Pushtetit të Familjes” në Shqipëri, në vend të inspirimit të një familje model në pushtet.
.
Nuk di ç’ju ka shtyrë që të mendoni meqë unë kam rezerva për Liri Berishën duhet të kem mikeshë një prej zonjave Rama. Ose atë që kërcënon me burg Sali Berishën, ose atë që ju e shikoni si pasardhëse të zonjës Berisha në krye të vendit.
.Të siguroj se ka pak gra në këtë vend, që duan ta kenë model atë grua dhe fare-fare pak, që duan të kenë fatin e saj si grua e një burri, që i ka bërë kaq dëm vendit tonë.
.
Mos qofsh kurrë gruaja e një burri, që ka vrarë për pushtet,
nëna e një djali, që i fshihet drejtësisë
dhe e një vajze që bën miliona me firmën e babit në pushtet.
Qofshin përjetë miqtë e tu,
por s’ke pse urren Shqipërinë dhe mua, që nuk i duam.
Qetësohu. T’i kemi falur. Mbaji.
Skypion..Lylzimi…
Me rikosheten qe i ben editorialit nuk do t’i mbushesh mendjen askujt ne kete forum perveç nje dallkauku
qe nenshkruan me nick name ” bomba”
Bomba eshte nje bombe e luftes se dyte Boterore qe eshte kalbur dhe ndryshkur dhe nuk pelcet kure.
Skypion..Lylzimi…sado te denigrosh faktet dhe te vertetat ne kete forum nuk do ta harish dote ,se 95% nuk
i ke mbeshtetes.Keto qe shkruan hidhi te RD-ja dhe 55-sa,po dhe aty komentuesit nuk i kalojne dyshifror.
Pas injorimit total te tragjedise qe po zhvillohet ne syte e gjithe shqiptareve,ne Zharrez,nga mediat e Edi Rames,perfshi ketu edhe median e zotit Baze,i cili me nje kembengulje te cuditshme nuk ka lejuar qe ne kete forum te nderuar te jepeshin lajme nga Zharrezi – marrshimi i grevisteve drejt Tiranes,i ka detyruar me perdhune te pasqyrojne tragjedine e tyre.
Keshtu ka ndodhur perhere me mediat e qeverise.
Keshtu ndodhi edhe me vrasjen makabre te te riut ne kodrat e plehut te Erion Veliajt.
Keshtu ka ndodhur edhe me cdo skandal tjeter,me pergjegjes qeverine dhe vetem ate,e qe s’po i hyjme numerimit te tyre,sepse jane jashtezakonisht shume.
Tragjedia qe po ndodh ne Zharrez,eshte,mbase,diskretitimi me i madh,me i bujshem e me spektakolar i kesaj qeverisjeje qe e quan veten te majte.Kjo,edhe per faktin se shumica e qytetareve,jo vetem te Zharrezit ,por edhe te zones perreth,jane votues socialiste.
Zharrezi eshte Gerdeci i socialistave.Zharrezi eshte Gerdeci ne katror,ne kub i tyre.Zharrezi eshte Gerdeci ne fuqi eksponenciale i Edi Rames dhe rilindjes se tij.
Nese ne Gerdec viktimat numerohen,ne Zharrezin e rrethine, eshte e pamundur nje gje e tille.
Nje pjese kane vdekur,tashme,spitaleve.Kurse pjesa e madhe e kane te shenjuar ne gjakun e tyre,vdekjen e afert dhe te tmerrshme.Madje disa kane vdekur edhe pa lindur akoma.Foshnjat me probleme nga me te tmerrshme,si pasoje e helmimeve te prinderve te tyre,gjysme gjalle e gjysme vdekur,jane te vdekur te porsalindur.
Po te behet nje studim,ashtu sic behen ne vende normale,numri i viktimave do te dilte tmerresisht i madh.Me qindra me mijera.
Aq sa s’mund ta quash me nje Gerdec te dyte,por nje Cernobil shqiptar!
E gjithe kjo tragjedia ka nje fillim.Ajo daton qe ne vitin e larget 2004 ,kur qeveria socialiste e kohes,formalizoi kontraten me kompanine e huaj per te shfrytezuar naften shqiptare.
Firma e hedhur ne ate kontrate nga socialistat,ishte si nje firme gjaku kur i shet shpirtin djallit.
Gjithe c’pasoi me pas eshte nje drame.
Nje drame qe u kthye ne tragjedi te tmerrshme,me riardhjen e socialistave ne pushtet ne 2013.
Dhe,ja ku jemi tani: mijera shtepi te shkaterruara,nuk dihet sa te vdekur helmet,por dihen dhjetera spitaleve,qindra ne dyert e spitaleve dhe mijera te tjere akoma qe presin fatalisht,te sigurt qe do t’u vije radha.
Ka muaj qe viktimat e Zharrezit kane leshuar klithmat e tyre.Ka jave qe jane ne greve.Por,heshtje dhe vetem heshtje nga qeveria e majte,nga qeveria e socialistave,nga rilindja.
Heshtje dhe vetem heshtje nga mediat.Heshtje e pergjithshme mediatike.Total-heshtje.
Edhe kriminelet me gjakatare te kishin hyre ne greve urie,nuk do te ishin bojkotuar keshtu nga mediat,sic po ndodh me te mjeret e Zharrezit!
Keshtu ata moren vendim per te marrshuar me kembe deri ne Tirane,ne qendren e krimit;aty ku eshte burimi i fatkeqesise se tyre: para Kryeministrise…
Eshte ky vendim i skajme,qe po i detyron mediat e qeverise,qe te flasin per ta.Perndryshe,edhe sikur te vdisnin nen batanije,atje ne Zharrez,as do t’ua ndjente fare.
Ne Gerdec dihet numri i viktimave,dihet numri i shtepive te shkaterruara – ne Zharrez e perreth,nuk dihet akoma numri i viktimave,por dihet qe dhjetera jane sptaleve,qindra duke pritur ne dyert e tyre e mijera te helmuar ,pa llogaritur ato mijerat foshnja qe e kane te shenjuar ne adn-ne e tyre pa lindur akoma;edhe numri i shtepive te shkaterruara ne Zharrez dihet.Ia kalon shumefish atyre te Gerdecit.
Nese ne Gerdec u ringriten shtepite,u dhane demshperblimet nga qeveria e Berishes – ne Zharrez as qe behet fjale ,qe kjo te behet nga qeveria e Edi Rames.
Nese “Gerdecin”,Sali Berisha e quajti nje krim shteteror – as qe behet fjale,as qe mund te imagjinohet,qe te njejten gje te beje Edi Rama per krimin qe po ndodh ne Zharrez.
Viktimat e Zharrezit po vijne!
Ata jane udhes per Tirane.
Le te perpiqen me kot bashibozukeria qeveritare,per ta zbutur apo devijuar sadopak zemerimin e tyre.
As edhe veteironia e vjelshme e zotit Baze me “fajin e ka Saliu”,nuk mund te zbuse zemerimin e viktimave.
Une,ashtu si edhe mijera shqiptare te tjere,i degjuam keta qytetare fatkeqe se c’mendojne.
Ata e dine shume mire se kush eshte pergjegjesi dhe fajtori ne kete mes.
Ata e dine.Ai ka nje emer: Edi Rama!
Perfekt, nuk ke cfare te shtosh
Mero! I ngatërove si shumë të shkretët.
Ata janë hallexhinjtë e vërtet.
Berisha dhe Luli i kanë bukë e djth,ata.
I gënjejnë kollaj. Rama duhet tu gjejë zgjidhje.!
Faji është gjithmon jetim.!
RRESPEKT PË TA!
Komplet, fund e koke shkrim i sakte. Perdoreni kete rast qe keni te mbroni shtepite tuaja. Bejuani keto pyetje ne prane te mediava.
si perhere thelbi eshte kapur dhe shtjelluar .shpresoj qe ndonjeri prej tyre ta kete lexuar shkrimin dhe te mbaje qendrimin e duhur ne proteste.kur do marrin fund paradokset ne Shqiperi?!
Po keto 4 vjet qe problemi eshte perkeqesuar, cili prej ketyre qe permende Mero ua ka fajin?
Ore Mero po kur shkruan me pasion te ka lezet pena jo si njehere e nje kohe qe ishe i detyruar te mbroje gjyshin e pjerdhur.
Me kujtohen minatoret e Valiasit qe u perdoren si mish per top.E shkaterruan fare minieren,minatoret ngelen pa rroga dhe pension ne mes te kater rrugeve,oh c’fare su premtuan atyre ate kohe,qumesht dallandysheje por tani te vjen keq si kane perfunduar…
Nuk behet shkrimi me” Fajin e Ka Saliu” kue dihet qe ne krye eshte Edvin Arixhiu? Mero nuk ta e mban ti vesh piken tek I qe eshte Edvin Droga , Edvin Krimi e Edvin Korrupsioni por akoma kerkon te fajesosh Saline? Edvin Korrupsioni dhe I pa-afti e ka fajin per ate fshat fatkeq qe ai Drogist qesh me fatkeqesite e shqiptarve. Me ardhjen e djalit te Janullatos ne krye te qeverise shqiptare shqiperia ka pjerdhur ,ka ikur per lesh ,kete thuaj dhe jo perrrallat e Saliut etj.Po si ta ka mbyllur gojen Edvin Droga mo Baze? si ka mundesi qe ty si llafazan ta ka qepur gojen Edvin Droga? zoti te falte ty o Mero se edhe ti I je bashkuar orkestres se Sarkazmave te qeverise se superkorruptuar te Edvin Krimit qe as nuk don ta e dij per shqiptaret fatkeqe
Cte besh dhe te futesh ne cader o Mero , te shikosh lul kelliren , qe ta shpif dhe kur e shikon , pale ta takosh , hajdut dhe kriminel i pashoq , dhe i betuar , me e cuditshme eshte se e mbron me force punen e tij prej keqberesi
Edhe Donald Luja eshte fajtor per gjendjen e tyre Mero.
Ai ka kerkuar ndalimin e hetimeve per Bankersin qe ka shkaktuar ate drame.
Per mua gjithe derrat nje turi kane
Mos kurse asnje se ndryshe nuk shkon pena ne zemren e njerezve te thjeshte qe duan ndryshimin real
po eshte e veshtire te flasim shqip ? penalizohet e majta nga e djatha . perdor pergjithesisht, kanabizimin . me fakte, ose jo, pranohet se tani, mbillet me shume kanabis, se para 2013 . per kete ka dy pergjigje .1 pranojme,
qe po mbillet me shume kansbis, por, po shitet me pak, ose s’po shitet fare, se po kapet dhe po asgjesohet . 2 te kujt jane mbjellesit e droges ? mjafton pozita, t’u beje kete pyetje opozites dhe penalizimi kalon ne debat, dhe faji del thjesht . opozita do thot;qeveria, ajo i lejon . qeveria duhet te thot; opozita, “ajo i frymezon” . dhe i frymezon,me gjithe kapacitetin intelektual,njerezor e kohor te pa kufizuar dhe te pa penalizuar.po skemi ç’ti bejme se nuk mund te penalizojme fjalen, çfardo ngjyre qe te kete . them une tani : ligj per te denuar fjalen, qe prodhon krim ka . dhe denohet rende . ja mjafton te permendim, se ne shume raste, ne penalizimet ordinere shtohet dhe…….denim,per demin moral….dhe demi moral qe shkakton, opozita ne rastin konkret, eshte nxitja e elementit kriminal, “t’i heq vetes friken nga qeveria”, qe sngre dot koken,nga pergjigjet qe “duhet t’i jap” “opozites” per “akuzat” e te perçudura, qe krijon…po qeveria, e ka thjesht te reagoi . “hani mut kot ju, se hekurat ju presin, pasi nxisni elementin kriminal me mbeshtetje te pa lodhur,
per mbjellje kanabis dhe jo, vetem”. dhe t’jau vene hekurat..
Ky personi i “perjashtuar” nga LSI-ja per korrupsion (b,pesha) mos ka bere valle korrierin cdo nate pas ores 11 nga cadra e bulevardit tek zyrat e LSI-e?!
Sa per korrektesi: Kontrata me Bankersin eshte neneshkruar ne vitin 2004. kur ishin ne pushtet socialistet!!!
O skypion , je bere si gebelsi , e bene te bardhen te zeze, nuk jam i sigurte nese ato qe komenton i beson dhe vete ti, po qe se po , je per te ardhur keq , je i mjere , behet pune o kelysh i saliut , te vjen keqqe punohet , nuk me kujton nje veper te lulit 4 vjet ne bashki , qendruan 8 vjet ne drejtim te shtetit ,nuk do gjeshe qeveri ne mbare boten te jete ngateruar dhe kaq shume me skandale , qeveria e saliut eshte e vetmja , diku ta kam shkruajtur do jesh dhe ti pjese e makanizmit , ndryshe nuk kuptohet kaq moskuptim , dhe poshtersi qe ngarkon mbi supe , te thashe je per tu ardhur keq je i mjere, dhe si i tille do komentosh keshtu hapi syte o sylesh , hapi se nuk kushton gje , falas eshte te shikosh , jo interesin personal , por te ardhmen e kombit hapi o legen hapi , ste kushton gje , nuk te thot njeri te jesh me te majtet , ose me edin ,por te pranosh ne vetvete qe punohet , jane te angazhuar njerezit te te hapin syte , te jesh dhe ti bashkekohes , po cflas une ti je ………. i mjere , e vetmja fjale qe te takon