Aleatët, prioritet ndaj “armiqve të brendshëm”

26 Shkurt 2017, 19:08Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Lulzim Basha po përpiqet të dekurajojë çdo zë apo muskul brenda Partisë Demokratike, që krijon konflikte me aleatët problematikë dhe të papranuar nga gjithë partia. Në fokus të tij, sidomos janë ata që vazhdojnë të ngrejnë zërin për një aleancë të mundëshme me LSI, por dhe ata që duket se thonë se “jemi bërë qesharakë”, duke qenë në alencë me Alencën Kuq e Zi, apo aleatë të tjerë të këtij tipi.

Gazeta zyrtare e PD, në një qëndrim të saj editorial, ka sulmuar ashpër gjithë zërat brenda Partisë Demokratike, që shprehen me rezerva për thirrjet pro LSI. Gjuha e përdorur ndaj këtyre zërave ishte shteruese, përsa i përket klasifikimit të tyre si armiq të PD. Biles shumë prej tyre konsideroheshin jo vetëm të paguar prej Edi Ramës, por dhe shumë më poshtë moralisht si opozitarë se ministra të LSI.

Për herë të parë Basha po arrin të  çlirohet nga kompleksi i turpit, për t’i kërkuar ndihmë zyrtarisht LSI dhe po e bën këtë duke sulmuar fillimisht çdo zë brenda PD që është kundër tyre. Aq i vendosur është në këtë pikë, sa ka shumë shanse që kontributi politik i atyre që janë në PD tani e tutje do të vlerësohet në raport me qëndrimin që kanë ndaj një aleance të mundëshme me LSI. Shumë prej tyre mund të digjen, si shumë socialistë, apo aleatë të PS, që kishin kundërshtuar dikur aleancën me LSI, pasi siç e thotë RD, “nuk duhet injoruar askush që është në anën tonë të barrikadës”.

Por Basha nuk e ka vetëm për LSI. Basha duket se e ka me të gjithë ata që nga brenda PD i shajnë aleatët. Ajo që bëri sot me Kreshnik Spahiun, agresorin e të cilit e konsideroi provokator të Edi Ramës, është ilustrim i nevojës për ti thënë gjithkujt brenda PD, madje dhe brenda çadrës, që aleatët janë më të rëndësishëm se ju.

E vërteta është se për shumë militantë të PD, Kreshniku është ende një armik i parehabilituar, për shkak të akuzave të forta që ka bërë ndaj Berishës dhe fëmijëve të tij, si hajdut dhe vrasës. Ai nuk ka qenë kurrë pjesë e PD as dhe formalisht, dhe si i tillë nuk është se ka ndonjë afërsi politike ndaj tij, prej  militantëve. Agresori, që është një militant i thekur i PD dhe Berishës, mund ta ketë qëlluar atë dhe në rrethana banale, por kurrsesi në rrethana provokatori. Basha dhe sidomos Kreshniku e di këtë. Por fakti që Basha ka nevojë ti thotë PD dhe militantëve të saj, se mes jush dhe aleatëve zgjedh aleatët, tregon se ai po investohet më shumë kundër “armiqve” të brendshëm në PD dhe po forcon aleancat me faktorë të jashtëm. Ai ka sot më shumë interes të mbajë derën hapur me LSI, të ketë në krah Kreshnikun, ti bëjë telefon Mustafa Nanos apo dikujt që mendon se po shkëputet nga e majta, se sa të jetë në aleancë me militantët e vet brenda çadrës që e dinë akoma Kreshnikun me Edi Ramën, apo atyre që i bezdis rikthimi tek dashuria me LSI.

Humbja e qetësisë së tij ditët e fundit, dhe fakti që nuk ngjit dot as si i fortë, duket se e ka bërë më të ndjeshëm ndaj aleatëve qoftë dhe formal të tij dhe më agresiv ndaj të vetëve që nuk ia pranojnë aleatët.

Kriza që i jep vetmia dhe pafuqia reale e protestës, duket se e ka bërë të përgatitet, që pas betejës të mos ketë “armiq” brenda partisë dhe të jetë i sigurtë që nuk do ngelet vetëm pa aleatë. Po përgatitet kundër atyre që mendon se mund ti kërkojnë llogari për humbjen. Dhe në këtë rrugë, më të rrezikshëm janë “armiqtë e brendshëm” dhe më të vlefshëm janë aleatët, qofshin këta dhe tragjikomik.

 

23 komente në “Aleatët, prioritet ndaj “armiqve të brendshëm””

  1. Drejtësia says:

    Në opozitë do zverdhet ta ketë të qartë se Ne jemi pregatitur për të qeverrisur shumë gjat këtë popull që e kanë vjedhur e vrarë për 25 vjet rresht.

    1. elbasan street rule says:

      Besoj se gjërat jane me thelle sa mendohet pas cadres “lluksoze”
      dhe kushdo ka të drejtën të bëjë pyetjet e zakonshme:
      kush qëndron pas tyre,
      kush e beri projektin e cadres si “ kale troje”
      kush është frymëzuesi .
      pse ka nje ngjashmeri perfekte me “qeverine teknike” te 1991-1992
      ku jeniceret e Azem Hajdarit kishin ora 1 mije lekshe atehere.. kurse tani I shohim dhe me ore Rolex dhe me qenushe Rex ?
      a ka një skenar të destabilimit të vendit d
      dhe kush qëndron pas tij; cilat janë falangat e krimit
      dhe cila është maska e tyre; përse shqupasit janë kaq entuziastë ne thirrjet per lufte te Devil debility Lul Bimbashi ?
      .
      Është një ngjashmëri jo e rastësishme me atë që ndodh sot. Fakti është i qartë dhe i dukshëm; sa herë që PD-ja ka qenë në opozitë, aq herë edhe kanë filluar shpërthimet, gjithnjë pas humbjeve ka pasur plan të qartë destabilizimi dhe tentim për grusht shteti. Rënia në opozitë është parë gjithnjë nga një grusht falangistësh pranë shefit, si gjëma më e madhe e tyre vetjake dhe në fakt, që më parë se të krijohen strukturat militante të dobishme, janë krijuar grupimet goditëse të ndërthurura me sistemin policor dhe të drejtësisë në vendin tonë.
      Pas zgjedhjeve të para pluraliste Shqipëria u bë sheshi i djegjeve, vjedhjeve, plaçkitjeve, u bë arenë e një turme goditëse, e cila përmbyste gjithçka të gjente përpara dhe që kishin në ballë figura të njohura të PD-së së djeshme. Viti 1991 dhe deri në marsin e vitit 1992 gjendja kishte ardhur deri në shpërthimin e çdo normaliteti si i padëshiruar dhe kështu lindi mendimi se, “le ta marrin pushtetin…”. I gjithë skenari i vitit 1991 dhe më pas ishte krejt i ngjashëm me atë që kishte paraprirë ardhjen në pushtet të Millosheviqit, dhe prania e forcës kishte qenë aq goditëse, sa nuk kishte lënë vend për asnjë çast arsyeje. Jo më kot ky është edhe momenti kur rioshët udbashë, shqipfolës apo jo, gjetën në Shqipëri terrenin më të pasur për të bërë atë që bënë atëherë e që po bëjnë edhe tani, ishte koha kur vetë qënia shqiptar po u dukej njerëzve si një mallkim i përjetshëm,.
      .
      Edhe viti 1997 do të kishte pamjen e njëjtë: tritol nëpër shtyllat e tensionit të lartë, ku ishte prijës Azem Hajdari dhe grupimi pranë tij; dinamit ku ishte e mundur të vendosej, luftë bandash, shumë nga të cilat filluan të viheshin nën kontrollin e pëdëistëve dhe të furnizoheshin prej tyre ende pa ikur nga pushteti, për të pasur një fund tragjik: shtatorin e vitit 1998, me grushtin e shtetit që u zhbë nga droja e ndërhyrjes së jashtme. asnjëherë kombi ynë nuk ka qenë më pranë fatalitetit se në atë shtator të zi, kur, nga njër anë kishte filluar ofensive e fuqishme serbe ndaj zonave operative të UÇK-së, ndërsa nga ana tjetr, vendi ku ishin mbështetur ë gjitha shpresat, Shqipëria, mund të kalonte nën pshtetin e filoserbëve.
      Kjo që po ndodh tani të duket më e zbehtë se ajo që ka ndodhur atëherë. Për dy arsye të ndryshme: e ndryshme nga viti 1991 kur vetë pushtetarët ishin të gatshëm të lëshonin pushtetin, të cilin vota ua kishte dhënë, por nuk dinin se çfarë të bënin me të; e ndryshme nga viti 1997 kur shteti ishte i shpartalluar qëllimisht, për të mos e marrë më veten.
      .
      Klani berishist, që nga falangat që ishin deri dje në strukturat e policisë e deri tek piramida financiare e shtetit, provuan të hedhin në erë ekonominë shqiptare, pasi i kishin vënë “tritolin” në çdo skaj të saj. profetuan për skenar grek, ngjashmëri greke, skandal grek, kapitullim grek, mirëpo çdo gjë si duket po zë një vend tjetër, ku nuk është menduar.
      .
      Në mesin e viteve të pushtetit 8 vjeçar të PD-së, pranë shtëpisë së tij, u vra deputeti socialist Xhindi. Megjithë përbetimin e ish ministrit të brendshëm, sot president i vendit, Nishani, se vrasësi do të kapet së shpejti, asgjë nuk u bë. Megjithëse ishte një vrasje e njohur politike, qeveria e asaj kohe, përmes “zëdhënësve” të saj, edhe në mediat pranë qeverisë, u përpq të përhapë skenarin se gjithçka kishte ndodhur për biznese të dyshimta. Ngjarja u mbyll, dëshmitë u zhdukën, vrasësit iu la rrugë e lirë për të shkuar ku deshti… ishte si një parathënie se zgjedhjet do të ishin të përgjakura.
      .
      Në kulmin e pushtetit pëdëist u vra në Vlorë përmes një shpërthimi, gjykatësi Konomi. Vrasja e tij të çonte drejt aferave me pronat në bregdet, ku ishin mpleksur shumë nga njerëzit e afërt të shefit të qeverisë dhe ku kishin interesa të mëdha edhe fëmijët e tij. Gjykatësit që po digjej askush nuk i vajti në ndihmë, asnjë makinë policie nuk lëvizi drejt tij, asnjë ndihmë e shpejtë. Gjithçka ishte e skicuar deri në detaje.
      Nuk dua të futem në rastin Trebicka… misteri i asaj vdekjeje nuk është edhe aq i fshehtë… fillesa e “aksidentit” ishte në një përmendje të rastësishme të emrit të djalit kryeministror, emër që u shfaq edhe pas vrasjeve në Gërdec.
      .
      Nuk dua të futem as në ngjarjen Santo. Misteri i asaj vrasjeje kryeqytetase mori me vete edhe të fshehta të tjera, të cilat, pak a shumë, kishin të bëjnë me lëvizjet e pazakonta të parave, sidomos në fillimin e vitit zgjedhor dhe pak pas humbjeve. Shifra kolosale kishin “fluturuar” jashtë vendit, bankieri i guximshëm po bëhej si shumë mik me pushtetin e ri, ai ndoshta mund të ishte “një gojë” që duhej mbyllur, dhe që duhej mbyllur nga ata që kishin interes ta mbyllnin.
      .
      Një pjesë e fajit rëndon edhe mbi qeverinë, por që fjalën e dhënë për ndëshkimin e krimit, politik e financiar, e ka lënë për në kalendat greke. Një qeveri që nuk është e aftë të ndëshkojë krimin e ndodhur në shtëpinë e saj humbet shumë, ajo fillon të bjerrë kredibilitetin e saj, humbet atë nyje që e kishte lidhur me njerëzit para 23 qershorit. është fakt se opozita e sotme, si mos më keq, ka ngritur mbi dorën e krimit, pasurinë e saj të pazakontë, ka transferuar qindra milionë euro në parajsat fiskale, ka ngritur një perandori financiare të pashoqe, kanë krijuar një oaz të pazakontë te tyre, kanë ngritur një oligarki financiare që ende është në rrënjët e pushtetit. dhe po merr frymen.
      .
      Ndoshta ka ardhur koha të gjejmë pse-në dhe se kush jane ato elemente të dyshimtë në dipllomacinë perendimore që po bëhen palë me banden 2B se një cerek shekulli nën thundrën e koleres të dinastisë kriminale Berishajve me Goollsbruke,Dorispacke,Podesta,Tom Rixhe dhe Damir Fazllice nëpër kembë jane shumë dhe ka ardhur koha ti themi
      -Fuck your Lul demonkraci-

      Edhe nje here kur nje vrases-spiun-hajdut-debil dhe devil
      po pshurr nje komb te tere po ve sumen e tij te te vendi i te vrareve te tij
      nen hipokrizi xhambasadoresh
      dhe me nje mazhorance qe ka tradhetuar votuesit dhe popullin e vet me plot gojen ju them:

      FUCK YOUR LU-L DEMONKRACI !

    2. Zenel Korabi says:

      Basha I pari para gjyqit per
      :
      1. Rrugen e Kombit
      2. Shitjen e Detit
      3. Vrasjen e 4 veteve ne 21 Janar
      4. Vjedhjen e votive per Bashkine.

      Ne burg mutin, ne burg per jete.

      1. xheJ eN Bi says:

        Skypion..Lylzimi…

        Dita dites analisti yne po vertetohet per ato qe shkruan per ty.
        Edhe analiza qe ben ne editorialin e sotem eshte plotesisht i drejte.
        Po ty nga nje vesh te hyne e nga tjetri te del.

        Te gjitha editorialet qe ka bere analisti yne per ty ta pershkruaj
        metaforisht.

        Ne fillim fillove te gjuaje me artileri te rende,po pa shenjester.

        Pastaj fillove me artileri te lehte,po prap me shenjester te prishur.

        Pastaj more antitank, po vetem gropa hape.

        Me vone more Kallashnikov,po nje vrim ne uje bere.

        Te ngeli nje karabine dhe nje pistolete,po fisheket ishin kinez nga te
        Gerdecit.

        Tani ke mare llastiqet e Colit te DEBATIKUT.
        Me to vetem poçe dhe xhame mund te thyesh.

    3. Skypion says:

      Nderkohe qe protestes popullore te udhehequr nga europianisti Lulzim Basha po i bashkohen dita dites qytetare te bindjeve nga me te ndryshmet,deri edhe socialiste fanatike te deridjeshem;nderkohe qe disa nga aleatet politike jotradicionale,porqe kauza e madhe i ka bere t’i bashkangjiten protestes se opozites,po i japin nje mbeshtetje te tille,qe Rama as e ka patur e enderruar ta kishte prej tyre kur i kishte vete aleate,dikur;nderkohe qe protestes se madhe popullore,po i bashkohen edhe shume nga personalitetet me te shquara te artit e kultures,disa nga te cilet,deri dje mbeshtetes te Rames madje;nderkohe,pra qe protesta e udhehequr nga Lulzim Basha po merre nje shtrirje aq te gjere,duke perfshire qytetare e subjkete nga me te ndryshmet,e qe ne rrethana normale veshtire se dot e gjindeshin bashke – ka nje perpjekje te deshperuar te qeverise dhe bashibozukerise se saj,me shprese demtimin e imazhit te protestes ,protestuesve dhe liderit te saj,ne dy drejtime.
      1) Me ane te diversionit,ate qe permend edhe zoti Baze kur citon artikullin e RD-se.
      2) Me ane te provokimeve te shamtuara,te stilit neonazist,te cilit stil nuk i ndahet Rama qe nga protesta e pergjakshme fashiste e 21 janarit e me te cilin ka rene ne dashuri dhe e perdor perhere ne raste te tilla.
      -Ne rastin e pare,vete masiviteti,nervi,intensiteti,e ben nul kete diversion.Edhe po te japin maksimumin te perdorurit e paguarit e Rames ne PD,nuk kane c’i bejne asgje protestes.Perkundrazi,i ka detyruar qe te zvarriten,edhe pa deshiren e tyre ne agoren qe ka krijuar Lulzim Basha.Ka rivale,ziliqare ,cmirezinj Basha.Por, te gjithe keta jane te detyruar te zvarriten deri te Cadra e Lirise.Aq me teper behet qesharak ky diversion,kur politikane e figura te tjera te shquara te politikes,artit e kultures,qe nuk jane e nuk kane qene me PD-ne,po i pergjigjen thirrjes se Lulzim Bashes.
      -Ne rastin e dyte,dhe kjo eshte shume e serioze dhe e rende e duhet marre keshtu nga opozita dhe zoti Basha,provokimet e stilit neonazist qe po ben qeveria ndaj protestes,mund me te vertete te japin rezultat.Domethene dhune.
      Por,nuk dihet se ne favor te kujt do te jete ajo.Ne favor te qeverise provokatore,apo ne favor te te provokuarve protestues.Une jam i bindur qe provokimet neonaziste te qeverise ndaj protestuesve,do t’u kthehen si boomerang.
      Rama eshte si ai qeni i rrahur,qe edhe pse e ka provuar drurin,prape ben ham ham.Mesa duket po i kruhet shume.Nese ngulmon,do t’i shkruhet.Kaq meshire,besoj,e kane protestuesit.
      Nuk dihet se provokime jane bere.Zoti Basha ka dite qe flet per te tilla.Mesa duket jane nga ato burracaket qe behen tinza.
      Deri tani,ato qe dime te gjithe,jane dy provokime te stilit fashist.Apo me sakte,njeri ne stil fashist e tjetri ne stil neonazist.
      Provokimi ne stil fashist u be nga disa bythmuter te nje organizate politike,nje tufe perversesh e meckash qe Erion Veliaj,ne frymezimin e grevethyersve te dikurshem,i perdor si proteste-thyes,si proteste-prishes.
      Mediat e qeverise e qeneria a tyre,bertisnin me te madhe dje e pardje,sikur grevistet e Zharrezes,i thoshin Bashes “ik, ik,ik”.
      E verteteta turperuese,nuk vonoi shume dhe doli ne shesh.
      Te gjithe ata qe bertisnin “ik,ik,ik” ishin zagaret dhe meckat e Erion Velise e Edi Rames.
      Provokimi i dyte,ai ne stil neonazist,u be nga nje “demokrat” i flakte…!!!
      E njejta skeme,si ne protesten e organizuar ne Kavaje kur,bashibozuket e qeverise rekrutuan nje “demokrat”, bile nje “pishtar demokracie”(ncncncnc,cfare perversesh!) per te prishur fjalen e Bashes.
      Rekrutuan nje “demokrat te flakte”,per te goditur burracakerisht nje nder me te zeshmit e protestes,Kreshnik Spahiun.Per fatin e tij te keq,provokatori mori pergjigjen e merituar.Bile edhe nga vete Kreshniku.
      Ishte nje provokim i sajuar shume trashe.Kete e tregoi edhe fotoja e provokatorit me Berishen,e cila doli ne kohe reale me sherrin ne qarkullim ne mediat e qeverise…!!!
      Bile une me pare pashe foton, sesa lajmin per sherrin!
      Keto provokime nga ana e qeverise,te tjera qe nuk i dime,sepse ndodhin ne menyrat nga me te paimagjinueshmet dhe perverset,te tjera qe priten te kete e qe do te kete padyshim,vetem sa do ta energjizojne edhe me shume protesten.
      Sepse,edhe ne rastin me te keq te llogaritur,domethene ne ate te shperthimit te dhunes si rezultat i provokimeve,te fituar do te jene protestuesit,e fituar do te jete protesta.
      Sa per “armiqte e brendshem”,per te cilet flet zoti Baze, ato i fshiu pa zhurme e buje,ashtu ne heshtje si me magji,pergjigja masive qe gjithe demokratet e thjeshte paperjashtim,pa llogaritur ketu pjesen tjeter te simpatizanteve te se djathtes,i bene thirrjes se Lulzim Bashes.
      Eshte fat i madh i Bashes dhe ne te njejten kohe edhe merite e tij,qe nuk i duhet te merret aspak me “armiqte e brendshem”.
      Besimi i madh qe kane demokratet tek Lideri i tyre i ri,e ben imun ate ndaj kesaj race “armiqsh”.

  2. Kristi says:

    Rëndësi ka qëVETINGU të fillojë .
    Skanimi i gjyqësorit do ta pastrojë llumin.
    Majtas e djathtas.! ,Bëjini jehonë
    PETICIONIT për vetingun.!???????

  3. Nina says:

    N.Q.SE LSI do bëj aleancë me PD, ajo merr fund.
    Shqipëtarët s’do tja falin .Me gjithë budallallëqet e
    bëra në vite,në momente të rëndësishme ka pasur
    qëndrime për tu admiruar.PD po jargavitet.Është fundi ,për të shpresuar që pas tijë të vijë fillim i ri dhe
    i shëndetshëm.
    VETING

  4. Naqja says:

    Po me KRESHNIKUN ç’patën??

    1. Peco says:

      Ore ti zoti Naqe, ceshte kjo pyetje? Po ka mundesi te jesh afer Kreshnikut dhe mos te lind deshira per tja futur nja dy dacka surratit? Sado i duruar te jete njeriu, nuk mund ti shpetoj tundimit per ta rrahur kete bajge qe qelb dynjane.

      1. shaqo says:

        Ky qe i varen jarget e qurret kur flet. Ke plotesisht te drejte.

      2. Shqiptar says:

        O Peco me avash se Nqja po tallet kur thote po me Kreshnikun C’paten.Eshte pjese nga filmi kur thote po me ren c’paten?

        1. Peco says:

          Pse, vertete mendoni Ju, i dashur Shqiptar, qe une nuk e paskam te qarte, se Naqja tall trapin, me pyetjen qe bene?

      3. Kujtimi says:

        Peco mir e ke gjetur qe Niku eshte bajge Lope. Luli bajge gomari,,,,,

  5. konispolasi says:

    pse te duket bure i mire Kreshniku o naqr?

  6. Nari says:

    Z.Peco! Po me KRESHNIKUN ç’patën???

  7. Tonini says:

    Z.Mero,nga sa pashe dikush po ben presion dhe po bllokon peticionin per reformen ne drejtesi,ju lutem na informoni cfare po ndodh dhe kush jane keta paramilitare.

  8. 21 JANAR 2011 = 4 SHKURT 1944 says:

    I Nderuar komentuesi Zenel Korabi
    .
    Normalisht me keto qe ka bere Lul Bashi me e vogla do ishte burgim i perjetshen dhe normalja
    Egzekutim bashke me Salen dhe Xenin si fillim.
    .
    Pse Lul Basha e hedh shurren perpjete?
    .
    1.Sepse ne Hollande szoteronte nje pashaporte amerikane jane dhene dhe numrat e saj qe nuk ju sqarua kurre burimi.
    .
    2.Sepse anti -ambasdori Arvizu i tha yll ne ngjitje kur akoma ishte i fresket gjaku ne bulevard.
    ..
    3.Sepse anti-ambasdori Arvizu ne menyre te lexueshme ishte me Lul Bashin ne votimet e Tiranes ku me “menget e perveshura” i vodhi hapur votimet e 2011
    .
    4.Sepse ambasdorja amerikane M.R dhe ai i kosoves Kristofer Dell duhen te arrestohen nga gjykata e Hages per pothuajse 1 miljard dollare vjedhje e dokumentuar.
    .
    5.Sepse drejtoresha e Ballkanit ne Amerike Victoria Nuland kur vinte per vizite ne Shqiperi e kishte merak ti fuste nje puthje ne faqe ketij bimbashi….A puthet nje kriminel ne faqen e gjakosur me gjak shqiptaresh (kokpalaresh.)
    .
    6.Sepse Greqia suksesin me te madh pas L2B quante marreveshjen tradhetare te detit…Dhe lobi grek ne Amerike qe ben ligjin per shqiperine ne shtepine e bardhe eshte totalisht me tradhetarin lul basha..dhe kjo eshte normale per ta..POR ANORMALE PER SHQIPTARET QE NUK EKUPTOJNE
    .
    7.Sepse ku Esat Pashe Junior kur viziton ameriken perqafohet me vellezerit e tij qe jane GRUPI (SILOGU) THELLESISHT ANTISHQIPTAR I HIMARES DHE VORIO EPIRIT.
    .
    8.Sepse kur punonte ne kosove me UNMIKUN ishte menaxheri i dosjes per krimet e UCK ne shqiperi dhe kosove dhe per cudi ka koqevare qe nuk shikojne “nentoken e tij serbe..
    ……………….
    I Nderuar mund te vazhdoj dhe me por mjafton me kaq:
    …….
    Shkurt:
    Segmente antishqiptare ne amerike dhe europe.
    .por dhe stratege perendimore qe vlersojne me shume poziten gjeografike te Greqise apo Serbise ne BALLKAN
    NE NJE FARE MENYRE po perdhosin shqiptaret duke toleruar kuislinget e tyre gjoja me
    luften kunder te majtes/socjalizmit/komunizmit qe eshte kthyer ne nje terror & GENOCID i zi antikomunst
    1000 here me i keq se vete komunizmi dhe ky eshte LUL BASHIZMI= qe ne nje fare menyre eshte nje lloj Xhaferr Deve Junior..ECT ECT

  9. TEMA says:

    SKYPION!!!!!!

    Je dhuna,vetë!! Jam 60 vjeç, në jetën shoqërore,
    akademike, dhe mes delinkuntësh, sepse profesioni
    më ka bërë të studioj edhe ata; nuk kam ndeshur
    të shprehur të tillë patologjik! Mllef dhe helm të pa parë.
    Mendoj që jeta duhet të të ketë dënuar shumë rëndë
    emocionalisht sa je kthyer në një monstër që flet.
    Ke të drejtë për disa gjëra. Je i verbër dhe i njëanshëm për shumë të tjera. Je patologjik në mënyrën si sulmon.
    Ke nevojë të qetësosh shpirtin. Do të të tretë helmi yt
    Jam i befasuar nga sëmundja jote. Të uroj shërim të shpejtë ! Të kuptoj që vuan.!

    1. wikipedia says:

      FOR TEMA.

      ky fare Skypioni per shume komentues te Temes mendojne qe eshte Artan Hoxha.
      . Ky ka mllef infinit ( te pakufizuar) sepse eshte cmendur kur e bene president dhe pa hypur ne makine i thane…IK PIRDHU SE KE QENE SPIUN..

      Kurse Ramen e sulmon egersisht se Edi i tha ne publik je KURVE MEDIATIKE dhe ky luajti nga fiqiri. ne fakt komentet e tij kane efekt bumerang qe do te thote i rrrisin vleren Rames
      .kaq per sot

  10. Arber says:

    Make Albania Great Again hahhaha
    Kur paskemi qenë kështu?

  11. Dora e hekurt says:

    O skypion , vazhdimisht shkruan ,shkrimet e tua jane te gjata , dmth shpenzon kohe per te shkruar edhe per tu menduar e pragatitur nuk eshte e veshtire takuptosh se ke parti ose drejtues partie mbeshtet kot e ke omos eshte e pamundur ,tia dalin mbane pd-ja ose kryetaret e saj e meparshem dhe te sotshem ne rast se nuk i mbeshtetin te huajt, besoj se e ke mese te qarte kete mos te zgjatemi se nuk ka asnje vlere, nuk mbahet mend te kete fituar ndonje parti ne vende te tjera , kur ka gjithe komunitetin nderkometar dhe ate amerikan kundra , mos u mundo te jashe zedhenes qeverie, kane ata ( pd-ja) komentet e tua e di cme kujtojne ne pergjithesi ????? Ato te kujtojne vetem nje njeri goebbels vetem ai mbahet mend te bentete bardhen ,te zeze , tu tregonte botes se fashizmi nuk ishte fajtor per cfare ndodhte ….. etj etj , keshtu dhe ti , thua qe nje kongresmen amerikan me nje emer dana mbeshtet sali berishen , qe rames i kane kthyer kurizin te gjithe te huajt e shume e shume te tjera qenuk kane emerues te perbashket me teverteten, ata kerkojne te behet reforma dhe mesa di une ramaeshte dakort me kohedhe ata qe ti mbeshtet ….jo ,apo jam gabim ??? I kam lexuar te gjitha komentet e tua sa per ate dana qe thua njefare kongresmeni perfaqesues i kalifornise , une nuk edi se cfare ka thene dhe ke mbeshtet , ti thua qe mbeshtet saliun ose lulin , kaq para te papara humben ne 97 -en , ndoshta ka mare dhe ai racionin e tij , se si eshte e mundur te dale kundra official line te usa????? Ti si thua ????? Ta kete bere se per nje moment na dashuroi ne si komb z.dana ???? Sma ha mendja , keshtu qe kot e ke, kot e kane , te pakten ata ( te huajt) qe jane angazhuar per reformen eshte e pa mundur te bejne mbrapsh ,kete e ke mese te qarte dhe e kupton dhe ti vete , keshtu qe mos e mbeshtet me kaqzell tedjathte , nuk ja vlejne, mua personalisht me vjen turp te meperfaqesoj si shqiptar sali berisha , ose lulzim basha , nga komentet jam i sigurt ,qe ke nje fare niveli si njeri , jam shume i sigurt ,pikerisht atij niveli i drejtohem dhe jo skypion si person

  12. Coli says:

    SKYPJONSAT janë partiak fanatik,jo kot.
    Përfitues në interesa të ndryshme,por zëmërak.
    Gati për ti shërbyer idhujve që i kanë pasuruar,ose
    i kanë bërë të ndihen special.Jo të tërë janë materialist.
    Ka SKYPION karierist dhe që vdesin t’ju qeshë shefi.
    Ky skypioni që shkruan tek Tema, është fatkeq!
    Ka vetëm një sy dhe një vesh,të orientuar djathtas.
    Defekt gjenetik. I ka jeta këto .Ngushëllime.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje