VIDEO/ Kosovari parkon makinën gabim në Tiranë, por kur vjenë polici bën gabimin e madh: Euro euro po ti jap ty bakshish

10 Mars 2017, 19:09Kronika TEMA

Policia ka konstatuar një makinë të parkuar në kryqëzim dhe në sens të kundërt me atë të lëvizjes në rrugën “Sami Frashëri” me rrugën “Ismail Qemali” në kryeqytet.

Menjëherë pranë automjetit janë afruar punonjësit e policisë ku më pas është afruar edhe shtetasi me inicialet A.H me banim në Kosovë duke u prezantuar si drejtuesi i automjetit i cili doli nga lokalet që ishin aty pranë.

Pasi i është kërkuar dokumentacioni i automjetit të parkuar në mënyrë të parregullt, 23-vjeçari nga Kosova ka bërë një gabim shumë të rëndë ku sëbashku me dokumentacionin, ai ka tentuar ti japë 10 euro punonjësit të Policisë, për tiu shmangur masës administrative.

Polici e pyet qytetarin që çfarë është kjo po ai i thotë që është bakshish po ti jap ty. Diskutimi vazhdon edhe më tej ku efektivi i thotë se po tendon të më korruptosh, por 23-vjeçari i jep një përgjigje që të habit. “Jo çfarë korrupsioni të gjithë ashtu po punojmë”

Por pikërisht në këtë moment atij i janë hedhur prangat duke u arrestuar në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Nenet 244 i Kodit Penal.

6 komente në “VIDEO/ Kosovari parkon makinën gabim në Tiranë, por kur vjenë polici bën gabimin e madh: Euro euro po ti jap ty bakshish”

  1. Timi says:

    Ha ha ha. Ju ka bo ves nga policët e Sales.

  2. K0¢eva®i shqiptar says:

    Një shqiptari nga Kosova ose
    Një shtetas i Kosovës
    Na qat trapin me ket,, komb “të zbuluar nga disa legena

    1. The Punisher says:

      Mire e ke ti o shqipe, ama keta disa legena jane nja 80 % e popullsise atje.

  3. Erjon Brace says:

    Film i bukur …

  4. Lugati says:

    o kosova ..nuk jan te nershem o palle ..ti kishe dhone te pakten 20..e shifshe ti si ta boshin gojoren mes dites..leje ca thojne kta morracaket e ripjelljes..jasha lugati kryeminister..jasha ripjellja..jasha surrelli

  5. ....ups says:

    mos na paske ofendu shtetin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje