Ish-Kreu i PAD Neritan Ceka njëherësh ish-ministri i Rendit Publik, ishte në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshëm, ku po zhvillohen homazhe në nderim të Sokol Barajt, ish-Drejtorit të Policisë së Shtetit.
Baraj ka qenë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në kohën kur Ceka mbante postin e Ministrit të Rendit në ata kohë.
Gjatë prononcimit për mediat, Caka ka vlerësuar lartë figurën e ish-drejtorit, duke thënë se pushtetarët e kujtuan atë vetëm pasi vdekjes.
Po ashtu, kreu i PAD u shpreh se ndër meritat e Barajt, ishte edhe kontributi i madh që ka dhënë ai në çlirimin e Kosovës.
“Një strateg i vendosjes së rendit në vitin e vështirë 1997, në mënyrë elegante, në mënyrë paqësore. Jo vetëm që vendosi rendin në një kohë të shkurtër por edhe krijoi bazat e policisë moderne shqiptare. Historia do tregojë se ishte edhe një nga njerëzit që ka kontribuuar për çlirimin e Kosovës.
Shpesh përmendet që policia shqiptare u fut në Lazarat 2 vjet më parë, unë po them që Sokol Bare me repartin e shquar 88 u fut në Lazarat në vitin 1998 dhe përzuri që andej bandat dhe rivendosi aktivitetin shoqëror dhe ekonomik. Unë them edhe këtë që pushteti nuk i dha meritat që duhet t’i jepte. nderet që po i bëhen sot duhet t’i kujtojnë shoqërisë shqiptare se njeriu nuk duhet të nderohet vetëm kur vdes”, deklaroi Ceka.
Sokol Baraj u nda dje nga jeta në moshën 53-vjeçare nga një atak kardiak.
Shume i drejte konstatimi i Z.Ceka..Nderimi i shume merituar ju be pasi vdiq Kol Baraj!!!!!…Gjate gjithe kesaj kohe ka qene quasi i vetpunesuar…Ne kushte reale Ceremonia Madheshtore qe ju be edhe mund mos i behej duke patur parasysh qasjen ndaj Tij der me sot!…Por Jo jo..Liderat “politikane”..e kane me per llogari te punesojne “ngjitsash” posterash per ta dmth te ashtuauajtur militante dhe e lajne birxhin e Profesionisteve kur vdesin..ikin pergjithmone nga kjo bote me brengat..sedren..poshterimin qe i shoqeron nda fyrjes institucionale…e besueshme kto kohe..