Beqaj mban fjalimin e fundit si ministër Shëndetësie: Nuk u lëkund në asnjë çast vullneti për rilindjen e shëndetësisë

13 Mars 2017, 14:00Politika TEMA

Ilir Beqaj ka mbajtur fjalimin e tij të fundit si ministër i Shëndetësisë.

Ai u shfaq përkrah kryeministrit Rama dhe ministres së re, deri dje vartëse e tij në QSUT.

Beqaj ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë punës së tij.

Ai e përgëzoi për punën e bërë ministren e re të Ministrisë së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Më lejoni fillimisht t’i urojë suksese Ogerta Manastirliu për deytën e re si ministre.

Me shumë prej jush, unë dhe Gerta kemi qenë së bashku në takimin e parë të shtatorit 2013 dhe mendoj se të gjitha ato projekte që u prezantuan nuk do të ishin bërë të mundur pa mbështetjen e qeverisë.

Dua të bëj një falenderim për kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mbështetjen që më dha personalisht në këto tri vite, duke më ngarkuar me përgjegjësinë për të udhëhequr ndryshimin rrënjësor në këtë sektor.

Ishte një rrugëtim i vështirë, në një tokë të lënë djerrë, me kurthe të panumërta dhe nën trysninë e vazhdueshme të privilegjeve të humbura, por që nuk lëkundën në asnjë çast vullnetin tonë për rilindjen e shëndetësisë, e cila ishte shëmbëlltyre e kapjes së shtetit nga interesat monopoliste”, u shpreh Ilir Beqaj.

2 komente në “Beqaj mban fjalimin e fundit si ministër Shëndetësie: Nuk u lëkund në asnjë çast vullneti për rilindjen e shëndetësisë”

  1. titi says:

    Me se e vertet! Shendetesia ishte e kapur nga monopolet dhe per pacientet lane pas kalbesira dhe lageshtira ku lengonin te shkretet paciente, megjithe shukun e lekeve qe bluzat e bardha (te zeza) futnin ne xhep. Shkoni tani neper pavionet e QSUT, shkoni ne Spialin e traumes qe po ndricon dita me dite, shkoni ne Shkoder, ne Vlore, ne Lezhe, shikoni repartet e dializes te shpernadare neper te gjithe vendin, shikonipavionet e kardiologjise dhe neurologjise, e sa e sa te tjera, dhe mbyllni gojet ju te paskrupullt dhe vrases te heshtur!

  2. Eni Luci says:

    Kam pershtypjen se koha do ti tregoje vlerat e tua Ilir Beqja! Pema me kokrra gjuhet! Nuk kemi degjuar te sulmohet kaq shume ndonjehere ndonje minister Shendetsie edhe pse para teje kane hyre e kane dale pa vene ne ate post nja 10 ministra pa I vene asnje tulle kesaj shendetsise sone dhe duke u majmur fuqishem. Mesa duket nuk eshte e thjeshte ti prishesh pazaret Albana Vokshit me shoke (fatmiresisht kete fakt e di personalisht). Te uroj sinqersiht suksese ne jete….shume shpejt do ta kuptojne te gjithe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje