Kush ishte “ushtria fantazmë” që mposhti nazistët?

13 Mars 2017, 04:14Sociale TEMA

Kur aleatët zbarkuan në plazhet e Normandisë në qershor të vitit 1944, ushtarët dhe tanket nuk ishin të vetmit që u vendosën përballë forcave naziste.

“Unë isha në ushtrinë prej gome,” thotë një prej veteranëve të asaj kohe, Jack Masey.

Në fakt, është fjala për një division të veçantë të ushtrisë amerikane, i përbërë nga artistë, të punësuar pikërisht për aftësitë e tyre kreative.

Ata zbarkuan në Normandi me një flotë mjetesh ushtarake dhe artilerie, të gjitha prej gome, të cilat u frynë me ajër dhe u vendosën në fushë betejë për të krijuar tek kundërshtari iluzionin e një force ushtarake shumë më të madhe se ç’ishtë në të vërtetë.

Kjo ishte ushtria fantazmë, ku asgjë nuk ishte ashtu siç dukej. Madje, edhe zhurmat e mjeteve dhe të shpërthimeve të fuqishme, u krijuan artificialisht.

Historia e këtij divizioni u mbajt e fshehtë për një kohë të gjatë, për shkak të ndjeshmërive dhe seriozitetit, që Lufta e Dytë Botërore përmbante.

Megjithatë, tashmë ajo është bërë publike, bashkë me pamjet e rralla të këtyre mjeteve “tullmbace,” që mashtruan nazistët dhe ndihmuan në fitimin e luftës.

Masey më pas do të kthehej në SHBA, ku punoi si dizenjues. Madje, ai ishte dizenjuesi i kuzhinës së famshme, ku presidenti Nixon dhe Nikita
Kruchev mbajtën debatin e tyre të famshëm.

Por, për të, eksperienca në “Ushtrinë Fantazmë,” njësisë së artilerisë iluzioniste, mbetet një nga më të rrallat dhe më të rëndësishmet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje