Ajo që Donald Lu nuk tha në mesazhin për ministrin Xhafaj

15 Mars 2017, 17:56Politika TEMA

Nga Ardit Rada

Ambasadori Donald Lu nuk ka pritur që presidenti Nishani të “verifikojë” figurën e ministrave të rinj, për të çuar mesazhet e para të urimit.

Më së pari të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Duke folur për “VOA”, kryediplomati nga Uashingtoni ka evokuar faktin që Xhafaj ka qenë në krye të procesit të reformës në Drejtësi, duke uruar më pas që ai të forcojë luftën kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve.

Emërimi i Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme ndezi një seri sulmesh nga opozita, sulme këto që bazohen në akuzat e bera ndër vite nga Berisha. Në fakt, Donald Lu e ka cilësuar sot Xhafajn si një energji të re në krye të MPB dhe që vjen nga një eksperiencë reformash, siç është ajo më kryesorja.

Por mesazhi i ambasadorit të SHBA ka brenda edhe disa elemente indirekte, të cilat i tejkalojnë muret e ministrisë së Brendshme dhe që duket se drejtohen nga një pjesë tjetër e bulevardit qëndror të Tiranës. Aty ku qëndron e ngritur prej rreth një muaji çadra e opozitës, që kërkon qeveri teknike.

Ky mesazh kundër qeverisë teknike bëhet edhe më i qartë kur ai bën thirrje që Ministria e Brendshme të tregohet e paanshme “teksa vendi përgatitet për zgjedhjet”.

Mesazhi i Donald Lu është në fakt një përgjigje e tërthortë edhe për pretendimin në fjalë të Lulzim Bashës.

Urimet dhe ftesa për bashkëpunim ndaj ministrit është diçka e kundërt në thelb, me kërkesën për ta parë të rrëzuar Ramën, Xhafajn dhe anëtarët e tjerë të kabinetit.

Së dyti, mesazhi i ambasadorit amerikan është edhe një pranim e përkrahje formale e ndryshimit që ndodhi në një dikaster me peshë si Ministria e Brendshme.

Duke e njohur formalisht Xhafajn si ministër të Brendshëm, Lu ka ‘pagëzuar’ kështu emërimin më të rëndësishëm të orëve të fundit.

Por me një kusht, të cilin Lu e thotë hapur dhe qartë: Rezultate të tjera, më të dukshme dhe të prekshme në drejtimet më delikate të punës së Ministrisë së Brendshme. Narkotikëve dhe krimit.(Javanews)

10 komente në “Ajo që Donald Lu nuk tha në mesazhin për ministrin Xhafaj”

  1. kastriot says:

    edhe kur vidheshin votat haptazi bashke me mengeperveshurin e atehershem, per panshmeri u fol.

  2. zani says:

    Ka shpetuar mire ku Lu-ja,sikur Xhafa te punonte ne ambasade si punonjes i thjeshte do ta kishte hedhur nukaut Lulu-ne dhe do ishte bere ambasador.Apo sa i drejte qe eshte,njelloj si Sala ,vetem se nuk ka vrare njeri ,nje makiavelist i persosur ,asnje nuk e arrin dot.Te shohim xhevairet qe do te beje

    1. Mihali says:

      Zani nuk let njera pa epitete duket ndodhet Brenda siperfaqes se ombrelles.

  3. Kevin says:

    ???????????????

  4. FIX 316 says:

    Pergezoj z.Fatmir Xhafaj ne detyren e Ministrit te Puneve te Brendeshme te Shqiperise,dhe i uroj SUKSESE,per nje Rend te qete,te sigurte e pa cadra.Urime te sinqerta!

  5. Kukuvajkat e SHQUP-it says:

    Amerika nepermjet Ambasadorit te saj z. Donald Lu jep nje nesazh te qarte ne mbeshtetje te qeverise Rama dhe per pjesen e “Cadres se Krimit” te ngritur ne vendin e krimit, Sali e Lulush te pagjykuar dhe denuar per genocid dhe kriminele.
    Amerika kampion i Demokracise ne Bote, kerkon stabilizim ne Shqiperi e me gjere, per te cilen eshte vene ne pune per te krijuar destabilizim agjentura Ruso-Serbe nepermjet agjenteve te saj si Sali Serbi, shalengjituri Lulush bashkepunetor i Miloshevicit qe ne Kosove, Flamur Noka nje i rekrutuar i viti 1991 nga UDB e plot te tjere te strehuar ne “Cadren e Krimit”

  6. alphade says:

    Cuditem, mbase edhe cdo shqiptar, se pserse kohet e fundit, Ambasadori i nderuar
    i SHBA dhe BE respektivisht ,LU-Vllahutin, nuk jane bere te “gjalle” , gje qe i shqete-
    son ne teresi shqiptaret duke arritur ne konluzionin se dicka “calon” dhe se cfare
    calon ende nuk po merret vesht dhe me pikepyetse behet situata ne Shqiperi per
    dy ceshtje : te dyja negative: Dreka Lu – Basha dhe Ligji i Vettingut ,qe me sa duket
    po zvarritet per ne “Kalendat Greke” ! Pse nuk ka asnje reagim nga ana e dy diploma-
    per ceshtjen e dyte sidomos ???

  7. alphade says:

    Cuditem, mbase edhe cdo shqiptar, se pserse kohet e fundit, Ambasadori i nderuar
    i SHBA dhe BE respektivisht ,LU-Vllahutin, nuk jane bere te “gjalle” , gje qe i shqete-
    son ne teresi shqiptaret duke arritur ne konluzionin se dicka “calon” dhe se cfare
    calon ende nuk po merret vesht dhe me pikepyetse behet situata ne Shqiperi per
    dy ceshtje : te dyja negative: Dreka Lu – Basha dhe Ligji i Vettingut ,qe me sa duket
    po zvarritet per ne “Kalendat Greke” ! Pse nuk ka asnje reagim nga ana e dy diploma-
    per ceshtjen e dyte sidomos ???
    Mos valle kane ndryshuar dhe jane bere me flexible “koordinatat” ????

  8. "BOHOTINA" says:

    Harrove o KUKUVAJKAT E SHQUPIT Fatmir Mehdihoxhen…

  9. loni says:

    Xhafaj minister i brendeshem ,lajm shume i mire ose mesazh nga ShBA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje