Balla: Pse SHQUP-i nuk flet për votimin elektronik? U fut në çadër se ka frikë nga vetingu

15 Mars 2017, 13:34Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka thumbuar PD-në sepse tani nuk po flet më për votimin elektronik, të cilin e kërkonte me ngulm. Sipas tij, opozita u fut në çadër sepse i trembet vetingut. Në një postim në profilin tij në Facebook, Balla tregoi se edhe Franca e ka braktisur votimin elektronik.

Statusi

Shqupi hyri ne cader gjoja per te kerkuar votimin elektronik. Por tashme te gjithe e kane kuptuar se cadra u ngrit kunder vetingut dhe votimi elektronik tashme nuk permendet prej tyre. Edhe bojkoti i komisionit te reformes zgjedhore, me pas edhe i Parlamentit, ndoshta edhe i zgjedhjeve, jane instrumenta kunder reformes ne drejtesi per Berishen dhe alibi per humbjen e radhes per Bashen.

Duan te mbajne ne pune prokuroret dhe gjyqtaret e korruptuar, duke genjyer shqiptaret e papune.

Hajdeni ju o te papune te mblidhemi ne cader therret Lulzim Basha dhe Sali Berisha, se vetingu do na heqe nga puna ca miq tanet gjyqtare dhe prokurore te korruptuar.

Duan te sabotojne integrimin europian te Shqiperise, hapjen e negociatave, duke bllokuar vetingun, per hir te pazarit me ca gjyqtare dhe prokurore, ne dem te mundesive te reja qe afrimi me BE u jep shqiptareve.

Pse cadra nuk flet me per votimin elektronik?

Edhe Franca hoqi dore pak dite me pare nga votimi elektronik, per shkak te rrezikut te nderhyrjeve kibernetike.

Ne Maj dhe ne Qershor Franca ka zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Autoritetet franceze qe merren me organizimin e procesit zgjedhor kane vendosur te heqin dore nga votimi elektronik per shkak te rrezikut te nderhyrjeve kibernetike, duke u rikthyer ne format tradicionale te votimit.

1 komente në “Balla: Pse SHQUP-i nuk flet për votimin elektronik? U fut në çadër se ka frikë nga vetingu”

  1. akrepi says:

    Kuptohet lehte ne qofte se do harrinin te realizonin votimin e lektronik PD do te dilte fituese. Sepse nuk do ta kishin per gje te paguanin disa miliona per te hakeruar rezultatin.Kjo nuk urealizua sepse e kundershtuan ne radhe te pare nderkombetaret qe I dine qellimet e hajduteve te PD.Para kane se shiten 4 hidrocentrale ne 2014-ten dhe nuk e di njeri ku shkuan.Kuptohet I ruajne per dite te zeze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje