Saimir Tahiri komenton Gërdecin: Ndjesë personale për gjithçka që nuk i bëmë shkaktarëve të tragjedisë

15 Mars 2017, 12:04Politika TEMA

Ministri i Brendshëm në detyrë Saimir Tahiri  ka kërkuar ndjesë personale për gjithçka që nuk është bërë për të çuar para drejtësisë personat që shkaktuan tragjedinë  e Gërdecit.

“Sot është një ndër ditët më alarmante që na kujton ne padrejtësinë e madhe në gjykata. 9 vite më parë humbën jetën 26 qytetarë, mes tyre fëmijë. Kërkoj ndjesë personale për gjithçka nuk bëmë dot ndaj atyre që shkaktuan tragjedinë”, deklaroi Tahiri.

Këtë koment, Tahiri e bëri në një tryezë për procesin e dorëzimit të armëve.
Më tej ai bëri me dije se amnistia për dorëzimin vullnetar të armëve do të shtyhet deri në fund të vitit.

Policia e shtetit nisi  që nga janari fushatën për dorëzimin vullnetar të armëve pa leje për ti shpëtuar përgjegjësisë penale, afati i të cilës ishte deri më 30 prill.

1 komente në “Saimir Tahiri komenton Gërdecin: Ndjesë personale për gjithçka që nuk i bëmë shkaktarëve të tragjedisë”

  1. LORA says:

    Hedhja ne ere e Gerdecit eshte krim i perbindshem shteteror,
    qe te vetmen gje qe kerkon eshte drejtesia dhe ndeshkimi i pameshirshem i shkaktareve.
    Nuk nevojitet kurrfare ndjese,sidomos nga Saimir Tahiri aoo kushdo qe nuk ka gisht ne kete krim,,,,,banoret e mbetur te Gerdecit dhe gjithe shqiptaret jane ne pritje te drejtesise.
    Une si shqiptare pres vetem berjen me dije te afateve limit te berjes se.kesaj drejtesie.,,aq me teper qe sot pas nente vjetesh njihen publikisht kriminelet e krimit apokaliptik ne Gerdec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje