Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani në krye të delegacionit zyrtar, u nis sot drejt Azerbajxhanit për të marrë pjesë në Forumin e 5-të Global të Bakusë me temë: “E ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare: Pushtet dhe interesa.”
Gjatë punimeve të Forumit Global, Kreu i Shtetit shqiptar do të mbajë një fjalim lidhur me temën kryesore që do të diskutohet nga të pranishmit, do të zhvillojë një takim zyrtar me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev si dhe pritet të ketë takime dypalëshe me homologë pjesëmarrës në Forumin e Bakusë.
Ndërkohë që një eventiment i tillëe në Baku do të sjellë dhe shtyrjen më tej të dekretimit të katër ministrave të rinj, të propozuar nga kryeministri Edi Rama.