KQZ regjistron 6 parti për garën e 18 qershorit

15 Mars 2017, 14:43Politika TEMA

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 6 parti politike të cilat do të garojnë në zgjedhjet e 18 qeshorit si subjekte zgjedhore.

KQZ miratoi regjistrimin e Partive:

1. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, me kryetar Shpëtim Idrizin dhe shkronja nistore PDIU;

2.Partinë Aleanca Demokratike, me kryetar Eduard Abazi dhe shkronja nistore AD,

3. Partinë Personat me Aftësi të Kufizuar me kryetar Afrim Jeshili dhe shkronja nistore, PAK,

4. Partinë e Unitetit Kombëtar me kryetar Idajet Beqiri dhe gërma nistore PUK,

5. Partinë Socialiste të Moderuar me kryetar Gjergji Koja dhe shkronja nistore PSM

6. Partinë Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostoli dhe shkronja nistore, ADS.

Në nisje të mbledhjes së sotme përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso u ankua ndaj kryetarit të KQZ-së, Denar Biba, lidhur me trajtimin që ky ky institucion po i ben çështjeve të dekriminalizimit.

“KQZ është në shmangie të këtij detyrimi ligjor. Përcjell këtu shqetësimin e PD-së se ju po i trajtoni çështjet e dekriminalizimit sikur i përkasin vetëm KQZ-së, por ky është një trajtim i gabuar. Nuk janë njësoj humbja e mandateve të të zgjedhurve me dietat e shoferëve”, u shpreh Kaso.

Në përgjigje të shqetësimit të përfaqësuesit të opozitës, kryetari i KQZ-së, Biba siguroi se interesimin e drejtpërdrejtë te PD-së për dekriminalizimin e kam ndarë dhe me ndërkombëtarët, tha ai, dhe nuk do te ketë problematika per këtë çështje.

7 komente në “KQZ regjistron 6 parti për garën e 18 qershorit”

  1. skrapari says:

    Sa bukuuuuuuuuuuuuur! U ngjall Ramizi.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Dhe bota rretullohet njesoj si me PD si pa te..

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Per ate pune, edhe po te heqesh PiSi-ne me gjithe Edvin Ramen, bota perseri rrotullohet, vetem Enver Bythamani mund ta ndalonte rrotullimin e botes. Keshtu thoshte Komiteti Qendror, te pakten.

  3. Plaku Xhuxhumaku says:

    Meqe te gjithe ne Shqiperi jemi me aftesi te kufizuara, i takon qe te votojme per partine e Afrim Jeshilit, PAK. Perpara per fitore te reja me ne krye Afrim Jeshilin, komandantin e personave me aftesi te kufizuara.

  4. Kukuvajkat e SHQUP-it says:

    Kriminelet flasin per dekriminalizim, ne SHQUP dhe ne “Cadren e Krimit” mund ti mbledhesh me eskavator, nga Sali Sebi dhe shalengjura Lulushja vajza e biresuar e kriminelit etj etj…

  5. Kavajsi plak says:

    Goxha Burre me emrin I V .Mos eka Hiv aids llagapin?

  6. Qytetar says:

    Kam shumë dëshirë që PD të mos futet në zgjedhje dhe të asgjesohet totalisht.Nuk ka çi fuhet Shqipërisë një parti që ka vjedhë dhe vrarë shqiptarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje