Monaco ka tronditur në fazën e 1/8-ve ekipin e Manchester City, duke bërë një kualifikim spektakolar.
Francezët arritën që t’i surprizonin të gjithë mbrëmjen e sotme, duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë që kishte përfunduar me rezultatin 3-2, në favor të Manchester Cityt.
Kjo tregon që në futbollin e sotëm milionat e sheikëve të City nuk hynë në punë pasi një ekip modeset si Monaco arriti që t’i eleminojë nga komepeticioni më i rëndësishëm europian duke fituar me rezultatin 3-1.
Vendasit kaluan që në minutën e 8-të në avantazh me anë të Mbappe.
Dyfishimi i shifrave erdhi në minutën e 29-të me anë të Fabinho duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0.
Në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, hidhet e gjitha në sulm për të gjetur golin i cili do të vinte në minutën e 71-të me anë të Sane.
Por, reagimi i Monacos ishte i menjëhershëm pasi në minutën e 77-të Bakayou që shpërtheu në festë tifozerinë vendasve.
Një kualifikim mëse i mertiuar për Monacon që arriti të luftojë deri në fund për të marrë këtë sukses të merituar, ndërsa City largohet sërish kokë ulur nga ky kompeticion duke zhgëgjyer sërish.
Ndërkohë, për në fazën çerekfinale u kualifikua dhe Atletico e Madridit.
Madrilenët eleminuan skuadrën e Bayern Leverkusen pas fitore së marrë në ndeshjen e parë me rezultatin 4-2.
Ndeshja e sotme u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, duke kualifikuar për më tej ekipin e Diego Simeones./Përgatiti Fatjon Baze
Ajo qe bie ne sy eshte ngritja e nivelit te futbollit frances !
Fatkeqesisht, futbolli anglez po perjeton nje kriza shume te thelle! Ndoshta kerkohet nje operacion i shumefishte, per ta ringjallur e ta cuar ne ato nivele qe e presin te gjithe!
Po Po, sidomos me PSG-ne.