Dortmund, Gotze rikthehet sezonin tjetër, rinovon Castro

15 Mars 2017, 21:06Sport TEMA

Kualifikimi në UCL dhe Kupën e Gjermanisë shoqërohet me lajme të mira për Dortmund-in. Mario Goetze mund të kthehet në skuadër sezonin e ardhshëm. Njoftimin e ka dhënë Hans-Joachim Watzke pas transfertës së Osnabryk, ku verdhezinjtë eleminuan Lotte-n nga Kupa e Gjermanisë.

Kampioni i Botës që u diagnostikua me crregullime në metabolizëm gjatë Shkurtit, po ndjek programin e rehabilitimit. Në fillim të verës pritet të fillojë një program stërvitor të pregatitur enkas për të. Objektiv është ribashkimi me skuadrën në 18 Gusht.

Ndërkohë verdhezinjtë kanë rinovuar deri në 2020 me Gonzalo Castro-n. Mesfushori që luan sezonin e dytë në Westfalenstadion, është i vetmi në kampionat, që ka dhënë të paktën 7 assist në 4 sezonet e fundit. 29 vjecari ka bindur drejtorin Zorc i cili më herët ka rinovuar me Julian Ëeigl deri në 2021 dhe Christian Pulisic deri në 2020.

Këtë sezon Castro ka luajtur 30 nga 36 ndeshjet e Dortmund. Ka shënuar dy gola në kampionat dhe 1 në UCL. Zhvillimi i tij sportiv dhe personal ka tërhequr vëmendjen e Joachim Loew i cili mund ta kthejë në përfaqësuese pas një mungese 10 vjecare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje