Kjo është pasuria e David Beckham!

14 Mars 2017, 19:25Sport TEMA

Ish-ylli i Manchester United dhe kapiteni i Anglisë edhe pse është pensionuar nga futbolli, kjo nuk ka ndikuar fare në dobësimin financial të tij, përkundrazi prej kur i ka varur të mbathurat, të ardhurat e tij janë rritur ende, duke u përqendruar vetëm në jetën e tij jashtë fushës së futbollit.

Gjithmonë si një fytyrë e njohur për reklamuesit, Beckham ka zhvilluar një perandori gjatë viteve të fundit.  Ai tani bën reklama multimilionëshe për modë, ushqim, pije, televizion dhe më shumë.

Sipas ‘The Sun’ dy kompanitë kryesore të Beckham, kan pasur përfitime të pabesueshme me një shifër 71.000 mijë funta në ditë, shifër kjo më e madhe se paga e secilit lojtar të tanishëm të ligës angleze.

David ka përfituar 8.6 milion funta vetëm në shtatë muajt e bërë, nga kompania e re Seven Global LLP, e cila përfshin shitjet nga veshja, aksesore dhe linjat e parfimit. Poashtu ai ka përfituar 11.4 milion funta nga kompania e të mbathurave ‘ Footwork Productions’  , kompani kjo e cila ka të drejtat e marrëveshjes për të përdorur imazhin e futbollistit.

Beckham mbulon një numër të produkteve, por fushata e tij më e suksesshme kohëve të fundit ka qenë ” H & M  ” , për të cilët ai ka shfaqur një numër të konsiderueshëm të reklamave me komedianin Kevin Hart.

Ka edhe reklama tjera në të kaluarën dhe të tashmën, duke përfshirë Sainsbury, Armani,Gillete dhe poashtu reklamën e tij të fundit për linjën e të mbathurave Adidas Predator.

Vlera neto e David Beckham, është vlerësuar në rreth 280 milion funta, edhe pse shifrat ndryshojnë shumë shpesh.  Kjo mund të llogaritet pjesërisht, pasiqë ” Marka Beckham ” mund të përfshijë gjithashtu gruan e tij, Victoria, e cila drejton kompaninë e saj të modës.

Poashtu edhe fëmijët e tyre tashmë janë fitimprurës. Në vitin 2014, raportohet që djali 12-vjeçar i Beckham, ishte paguar 45.000 mijë funta për punën e një dite në Burberry.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje