Barcelona ka sulmin më të rrezikshëm në Europë. Por, kjo nuk do t’i ndaloj drejtuesit e ekipit që ta përforcojnë edhe më shumë repartin sulmues.
Sipas Don Balon, ekipi katalunas ka shfaqur interesim për yllin e Torinos, Andrea Belotti.
Lojtari i kombetares se Italisë është golashënuesi më i mirë i Serie A, pasi deri me tani ka 22 gola të realizuara.
Përveç Barcelonës, Belotti ka zgjuar edhe interesimin edhe te shume skuadrave te tjera te njohura ne Europe sic jane Arsenal, Chelsea e Real Madrid.