Granit Xhaka mund të rikthehet në Bundesligë gjatë merkatos së verës.
Sipas të përditshmes “The Sun”, mesfushori me orgjinë shqiptare nuk ka bindur me paraqitjet e deritanishme në Londër dhe ka gjasa që të largohet nga “topiçinjtë”.
Ekipi që ka shfaqur interes për Granit Xhakën është ekipi i Bayernit të Mynihut.
Ky lajm është konfirmuar dhe nga ish trajneri i zvicrës Ottmar Hitzfeld i cili është shprehur.
“Bavaria e ka Xhaka në radar. Xhaka është gjithmonë një temë e bisedës për klubet e mëdha dhe zhvillimi i tij ende nuk ka përfunduar”, ka deklaruar për Bild ish-trajneri i Bayernit.
Xhaka u transferua tek ekipi i Arsenalit nga Borussia Mönchengladbach për 45 milionë euro.