Ribery: Lewandowski meriton të fitojë Topin e Artë

14 Mars 2017, 16:16Sport TEMA

Ata të dy kanë fituar për 9 vite rradhazi Topin e Artë duke e kthyer trofeun më të rëndësishëm individual për një futbollist në pronë të tyren.

5-4 kryeson Lionel Messi për momentin me Cristiano Ronaldon që është fituesi i edicionit të fundit. Megjithatë vështirë se kjo diferencë mes të dyve do të ndryshojë më, pasi forma e argjentinasit dhe e portugezit nuk është më e njëjta dhe hegjemonia e vendosur nga Ronaldo dhe Messi gjatë këtyre viteve mund të prishet në 2017-tën. Është i sigurtë për këtë Franck Ribery. Mesfushori me tipare sulmuese i cili në këtë sezon ka lënë pas dëmtimet duke rigjetur formën e tij më të mirë, ka folur pikërisht për Topin e Artë.

Ribery i cili ka rivalizuar me Messin dhe Ronaldon në 2013-tën për këtë trofe ka një emër dhe një mbiemër se cili mund të jetë futbollisti që mund të thyejë hegjemoninë e vendosur nga Leo dhe Cristiano. Francezi propozon shokun e tij skuadrës Robert Lewandowskin si njeriun që mund të bëjë të tijin, Topin e Artë në vitin 2017. Sipas 33-vjecarit, Messi dhe Ronaldo nuk janë më futbollistët më të mirë në Botë për momentin madje Ribery shprehet me bindje se Lewandowski qëndron mbi ta. ” Leva është i mrekullueshëm,  ai përfundmisht meriton ta fitojë Topin e Artë. Këtu te Bayerni kam luajtur me shumë sulmues të mëdhenj, Luca Toni, Mario Gomez dhe Miro Klose të gjithë kanë qenë fantastikë, por Lewandowski është më i kompletuari nga të gjithë”, theksoi Franck Ribery./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje