Trajneri i Flamurtarit denoncon skandalin: Më çuan mesash para ndeshjes me Kukësin

15 Mars 2017, 10:03Sport TEMA
Trajneri i Flamurtarit denoncon skandalin: Më çuan mesash para

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka folur për televizionin lokal “6+1 Vlora”, ku ka zbuluar se para ndeshjes me Kukësin ka marrë një mesazh që të mos aktivizonte tre lojtarë, shkruan sportal.

Tekniku kryeqytetas ka thënë se nuk e ka hapur mesazhin para ndeshjes, por pas saj kurioziteti e ka shtyrë ta lexojë. Ai tregon gjithashtu se ata lojtarët fatmirësisht kishin qenë ndër më të mirët në fushën e lojës.

“Në ndeshjen me Kukësin më kanë ardhur mesazhe që të mos fus në lojë tre lojtarët.

Fati im është që nuk e kam hapur fare mesazhin, por për të shuar kureshtjen, e bëra pas ndeshjes.

Mesazhet më kanë ardhur dy ditë para ndeshjes.

Por, ata lojtarë që shikoja në mesazh, fatmirësisht ishin më të mirët ndaj Kukësit”, ka thënë ndër të tjera Duro, që nuk ka dashur të zbulojë emrat e futbollistëve.

Duro gjithashtu ka kritikuar merkaton e bërë, pasi në ekip janë marrë lojtarë që marrin shumë para, por vlejnë më pak se disa që përfitojnë shumë më pak se ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje