De Biazi konfirmon largimin: Iki në fund të kontratës, Shqipëria më ka dhënë shumë...

15 Mars 2017, 11:35Sport TEMA

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biazi, ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të rinovojë më kontratën me Shqipërinë.

Në një intervistë të dhënë për “Il Corriere Dello Sport”, De Biazi thekson se tashmë ka ardhur momenti që të mendojë të ardhmen larg kuqezinjve.

“Është momenti i një zgjedhje të madhe. Shqipëria më ka dhënë shumë, ndjehem një prej tyre, por jeta vazhdon. Karriera ime është në evolucion. Jam 60 vjeç, në kohën e Palermos një njeriu të moshës time i thuhej ‘Qënka akoma gjallë!’. Tani ndjehem i ri dhe me shumë dëshirë për aventura të tjera. Siç na mësoi Ranieri”.

Më tej De Biazi foli dhe për përballjen e rradhës që është kundër vendlinjes së tij.

“Për të shpresuar te kualifikimi duhet të mundim Italinë dhe Izraelin. Nëse do të drejtoja Italinë do të kisha më shumë shanse pasi Izraeli nuk është i pathyeshëm, por fatekeqësisht ishim menjehërë në disavantazh, ia komplikuam vetes jetën me penallti dhe kartonë të kuq.

Ventura na ka frikë? Seriozisht, shikoni organikën që kam në dispozicion. Unë fatkeqësisht, mes skualifikimeve dhe dëmtimeve do të kem shumë mungesa, duhet të shpik nga e para mbrojtjen që ka gjithsesi probleme pa elemente që të japin siguri, me dy të skualifikuar dhe Mavrajn e dëmtuar”.

Gjithashtu, De Biazi rrëfeu dhe ofertën e mbërritur nga presidenti i Palermos Murizo Zamparini.

“Zamparini më ftoi në Aielo. U tregua shumë i sjellshëm. Të nesërmen më tha ‘Mister, eja se rregullojmë gjithçka’. Nuk dija si t’i thosha “jo” dhe kërkova dy ditë kohë. Nuk ma bënte zemra ndaj e gënjeva. ‘Më mban të lidhur Shqipëria’, ishte një justifikim. Po të ishte Mançester Siti do të kisha shkuar”, th De Biazi.

1 komente në “De Biazi konfirmon largimin: Iki në fund të kontratës, Shqipëria më ka dhënë shumë…”

  1. kashi says:

    faleminderit per te gjitha qe bere ne mister.
    nuk do ti haroj ne jeten time emocionet e frances

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje