Fevziu si Hyseni nga Kosova

15 Mars 2017, 19:47Politika TEMA

Në disa faqe online janë postuar sot tekste, të cilat duken të shkruara nga e njëjta dorë.

Përmbajtja e tyre sillet rreth dy ideve: E para “ndryshimet në qeveri nuk janë zgjidhje” dhe e dyta, “vendi do shkojë drejt një qeverie teknike”.

“Shansi për të shkuar në zgjedhje me një kabinet teknik nuk i ka mundësitë zero, siç është menduar deri më sot – shkruan faqja online e emisionit Opinion të Blendi Fevziut.

Opinion ka madje edhe emrin e kryeministres.

“Burime konfidenciale (jozyrtare) pranë stafit të Edi Ramës konfirmojnë për Opinion.al se Ermelinda Meksi është në kontakte të shpeshta me Edi Ramen dhe kjo ka të bëjë me mundësinë e drejtimit prej saj të një qeverie teknike. Shanset janë që opozita që jetë dakort me një qeveri të drejtuar prej znj. Meksi” – shkruan Opinion.

Por e pyetur nga Dita, Ermelinda Meksi mohon të ketë patur ndonjë bisedë mes saj dhe Ramës për të drejtuar një qeveri teknike.

Meksi postoi më pas edhe një shënim në FB lidhur me këtë.

Ndërkohë nuk ka burime as zyrtare as jozyrtare në PS që pohojnë të jetë marrë në konsideratë version i qeverisë teknike.

Fevziu i ngjan me këto postime Hysenit nga Kosova, një i ri që shpërndante lajme të rreme para dhe gjatë fushatës zgjedhore në SHBA.

Rasti i investiguar nga gazetari amerikan John Mattes hedh dritë mbi çështjen e lajmeve ‘fake’ dhe impaktin e tyre në zgjedhjet amerikane dhe zbulon se Hyseni, një student nga Kosova me mbiemrin Alimi, kishte arritur të hapte nga Shqipëria 11 portale me emra amerikanë, si Bients.com, ThePredicted.com, PoliticsBreaking.com dhe BernieMyHero.com. nga ku shpërndante lajme fake  pro-Bernie Sanders duke targetuar persona të zhgënjyer nga Hillary Clinton.

Hyseni e bënte për klikime prej të cilave arkëtonte para, duke përdorur një marifet të reklamave të fshehura, që e njohin mirë piratët e uebit.

Po Fevzo përse e bën?

5 komente në “Fevziu si Hyseni nga Kosova”

  1. E verteta says:

    Ne gjermani gjoba per lajme te rreme shkon deri ne shifren 50 milion euro.Pse nuk futet edhe ketu ky ligj ne baterdine e absurditetit idiotesk mediatik?Si do qe te shkoi o Blendi, Vettingu do te behet dhe te gjithe nje nga nje duhet te deklaroni pasurite se me si qysh e tek i keni fituar!Apo harrova, ti ke prona…..

  2. AZOTIKU says:

    Fevzo b.q e ben kete sepse i duhet ti mare Ed Rames leje ndertimi dhe e intrigon me shashka te tilla qe une nuk do ti merje ne konsiderate as per ne WC.

  3. "BOHOTINA" says:

    Per pronat ky o “E VWRTETA” eshte ne gjyq me njerezit e tij si mashtrues fale punes qe ben si i njohur ne TV. Ky kloun me shume kujdes duhet te beje pas vetingur se mos i del ndonje problem me vrasjen e Ikonomit ne Vlore. Ky deshtak po te ishte dikushi do kishte bere nje tjeter program se ka 20 vjet me nje…

  4. Flaka Pushani says:

    Ermelinda mund te jete kontaktuar edhe per postin e Presidentit, por persa i perket zgjedhjeve ato mund te shtyhen ne raste te jashtezakonshme dhe katastofa natyrore, dhe jo kur i teket qofte pozites apo opozites, se bie fjala mund ti teket pozites ti shtyje zgjedhjet dhe per 4 vjet te tjera…
    Shoqeria shqiptare ndodhet ne nje provim keto dite, ku ngercet dhe krizat qe kane pseudo elitat, e qe nuk jane te tyret nuk i transferojne me ne baze sic ndodhi ne 97, por i percojne perseri ketyre elitave, dhe nese nuk jane te zote ti zgjidhin ato atehere le te hapin krahun per intelektual te rinj qe jane te zote ti zgjidhin.

  5. Qytetar says:

    Se eshte bythlepires e ben,nuk e dini ju te temes? Eshte nje bajge e ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje