Aktorja e njohur amerikane Scarlet Johanson ka nisur udhëtimet në shtetet e ndryshme të botës, për të promovuar filmin e saj të ri “Ghost in a shell”.
Në kryeqytetin e Koresë së jugut, Seul, ajo u prit nga dhjetëra fansa, të cilët kërkuan autografe dhe fotografi.
Aktorja amerikane u surpriza së tepërmi kur njëri prej fansave i dhuroi një portret të sajin, punim që ajo e vlerësoi shumë dhe pozoi me kënaqësi të madhe përpara objektivave fotografike.
Njujorkezja 32 vjeçare ka qenë në Azi gjatë gjithë kësaj jave për t’i bërë promocion filmit, një aventurë fantastiko-shkencore që pritej me padurim.