Fatos Lubonja dhe Andi Bushati u përplasën me njëri-tjetrin ndërsa po analizonin situatën në vend si të ftuar të emisionit “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi.
Teksa po afronte ora 24:00 e natës, Lubonja nuk ka duruar që analisti Andi Bushati dhe kreu i LIBRA-s, Ben Blushi i kanë ndërprerë fjalën disa herë dhe ka shpërthyer ndaj tyre: “Epo qenkeni idiotë pra”!
Ndërsa në studio ra heshtja, Lubonja nuk e la me kaq. Para se të merrte fjalën ai përplasi shishen e ujit në tavolinë.
Menjëherë pas tij, fjalën e mori Andi Bushati, i cili iu drejtua Lubonjës pikërisht në momentin që ky i fundit e ndërpreu: Tani të të them idiot unë ty?
bushati me lubonjen by adishkembi