Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka deklaruar se problemi i ushtrisë së Kosovës do të zgjidhet në dakortësi me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Problemin e ushtrisë do ta zgjidhim, por këtë do ta bëjmë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, shprehet Mustafa.
Nga Podujeva ku ka marrë pjesë në përvjetorin e Lidhjes Demokratike, ai ka thënë se themelimi i ushtrisë në Kosovë përkrahet nga SHBA por duhet ngritur në koordinim me ta.
“Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kemi bërë këtë shtet që e kemi dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i ndërtojmë edhe institucionet e ardhshme të Republikës së Kosovës. SHBA-të e përkrahin themelimin e Ushtrisë së Kosovës, por kërkojnë që ky themelim i Ushtrisë së Kosovës të bëhet në bashkëpunim dhe në bashkërenditje me ta”, deklaron Mustafa.
Më tej ai ka argumentuar se Kosova e meriton dhe duhet ta ketë ushtrinë e saj, por do ta ketë edhe ushtrinë, edhe miqësinë dhe përkrahjen e Shtëpisë së Bardhë.
Më herët, presidenti Hashim Thaçi e ka dërguar projektligjinpër miratim në qeveri, teksa drafti pritet të kthehet për votim në Parlamentin e Kosovës.