Ja çfarë ndodhi në restorant, zbardhet debati mes Mustafës  dhe Vuçiç: Serbia nuk pyetet për Kosovën prej vitit 1999

16 Mars 2017, 14:10Rajoni TEMA

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka debatuar me tone të larta me homologun e tij kosovar Isa Mustafa.

Një nga çështjet më të nxehta që ka nxitur replikat ka qenë regjistrimi i pronave të RSFJ­-së si prona të Kosovës.

Në tryezën ku po zhvillohej biseda  qenë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryesuesi i Presidencës boshnjake.

Por çfarë ka ndodhur më tej në restorant?

Shefi i qeverisë së Kosovës Mustafa i është përgjigjur toneve të Vuçiçit me qetësi.

“Serbia nuk pyetet për Kosovën prej vitit 1999”, dhe “Këto janë vendime sovrane të një shteti të pavarur”,. Kjo është përgjigjia që i ka dhënë Mustafa Vuçiçit për vendimin e marrë një ditë më parë lidhur me pronat.

Mediat e Ballkanit, i dhanë jehonë të madhe  debatit të zhvilluar gjatë kësaj darke.
Mësohet se sot kryeministrat e 5 vendeve të rajonit dhe zyrtarë të BE­-së kanë mbajtur pjesën formale të Samitit të mbajtur në Sarajevë./ad

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje