Bujar Nishani: Xhafajn do ta refuzoja si ministër të Brendshëm por s'më lejon Kushtetuta. S'ka shtyrje zgjedhjesh

19 Mars 2017, 18:11Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani tha se nese do ta lejonte Kushtetuta, do ta refuzonte Xhafajn si Minister të Brendshëm.

“Kam ndjekur disa debate të fundit në lidhje me kandidaturën.

Ka patur disa dëshmi publike që akuzojnë këtë emër për dhunë të ushtruar gjatë kohës së hetimit.

Në këto rrethana, në këtë konteks të rëndësishëm që ka angazhimi i strukturave të ministrisë së Brendshme, personi që do ta drejtojë këtë institucion në vlerësimin tim kandidatura është e pa përshtatshme.

Por Kushtetuta nuk ja jep të drejtën Presidenti të Republikës për ta ndaluar.

Në rast se Kushtetuta do t’ja jepte të drejtën për ta refuzuar propozimin e Kryeministrit, unë do ta refuzoja këtë kandidaturë.

Kushtetuta nuk i lejon Presidentit që të shtyjë zgjedhjet. Kjo mund të arrihet falë dakordësimit të partive politike”, tha Nishani.

Mendoni se kjo deklaratë do e rëndojë situatën politike?

Jo, pasi nëse Kushtetuta do ia jepte Presidentit të drejtën për të refuzuar këtë kandidaturë.

A jeni dakord për një qeveri teknike për të ulur tensionet dhe e dyta pse nuk e dekretoni datën e zgjedhjeve në Kavajë?

Lidhur me pyetjen e parë është një kërkesë politike e opozitës. Kam qëndruar neutral duke mos u përfshirë. Si president nuk mund të gjykoj si të nevojshme kërkesën e një partie, kjo është një cështje që zgjidhet në tryezën e partive politike.

Nëse do të ketë një dakordësi, nëse palët kërkojnë të lehtësohet nga Presidenti, jam i hapur për të lehtësuar komunikimin e palëve.

Në lidhje me zgjedhjet në Kavajë, po e nis nga Peshkopia kam dekretuar brenda 48 orëve pas njoftimit nga Kushtetuta. Në rastin konkret deri tani nuk kam asnjë njoftim nga Kushtetuesja.

I keni konstatuar apo vetëm dëgjuar akuzat për Xhafajn?

Kam mekanizmat për të kërkuar info dhe janë të fokusuara në cështje konkret. Deklaratat janë publike dhe dëshmitë janë publike. Kushtetuta duhet të kishte përcaktuar një hapësira, që në rast se ka info që mund të cënojë, ti jepte mundësi institucioneve për t’i verifikuar.

Do të ishte e nevojshëm një hetim parlamentar, vjen nga parlamenti ka pasur një pozicion të rëndësishëm në komisionin e reformës në drejtësi dhe ky hetim parlamentar, që do të qartësonte gjërat.

Presidenti ka të drejtë për të adresuar problemet te opinioni dhe më pas te Kuvendi.

A mund të shtyhen zgjedhjet?

Tensioni nuk favorizon fushatën, unë u bëj thirrje për të ulur këtë tension për të mos e kaluar vendin në krizë. Jam gati të ofroj kontributin tim përsa e lejon.

Shtyrja e zgjedhjeve nuk varet te Presidenti, shtyja mund të bëhet vetëm në dakordësi të palëve në Kuvend, por edhe në këtë rast në Shqipëri ka precedent.

Unë do të kërkoja angazhimin e aktorëve për të ulur tensionin. Shumica ka më shumë hapësira për të ofruar rrethanat dhe kontekstin më të qetë.

A do të kërkoni një mandat të dytë?

Kjo është një pyetje e rëndësishme për mua. Nuk ka qenë një dëshirë, por gatishmëri për të vijuar përmbushjen e detyrave të asaj që kam nisur dhe që kam demonstruar në zyrën e Presidentit edhe gjatë një mandati të dytë.

Nëse unë do të kem propozim nga deputetë të Kuvendi për të rikandiduar do ta gjykoj në kontekstin real të arsyes dhe vullnetit politik dhe patjetër do të vijoj të mbetet gati.

14 komente në “Bujar Nishani: Xhafajn do ta refuzoja si ministër të Brendshëm por s’më lejon Kushtetuta. S’ka shtyrje zgjedhjesh”

  1. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    NSONJEHERE HESHTJA ESHTE PERGJIGJJA ME E MIRE. POR PER TY ESHTE ME MIRE TE HESHTESH PERGJITHMONE, SEPSE FLET VETEM BUDALLIQE.

    1. Artoni says:

      Jep doreheqjen bre Jarke. Mbylle me nder. Ik ne te sateme. Se nuk duhet ta lije Faten minister. Turp o Jari pa mustaqe.

  2. Kris says:

    Hajde President koqe hajde! Ka akuza berishiane! Kuptohet injoranca e Nishanit dhe poshtersia e Berishes! Si mund te flase nje president me deklarata publike per njerez qe s’kane asnje pergjegjesi per ato qe thone! Edhe une mund te them qe Nishani ka marre peseqind mije dollare nga Gjin Gjoni! A do ta jepte doreheqjen ky qe e quan veten president!

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kerkoi mandat te dyte per Berishen !

  4. kuq e zi says:

    edhe une nuk do doja nje president si jar mehmehti por sma lejon kushtetuta
    prandaj zoti president kushtetuta mbi te gjitha…
    ndersa pd qe po lufton kunder kushtetutes prandaj po shkon per lesh

  5. Sa gjynah says:

    Ki asht vertet shurre shteri! Me fal, ky eshte vertet “burre” shteti. I lekundur, invalid, pa piken e botekuptimit si funksionon bota — dhe filozofia e jetes se ketij personi personifikohet pothuajse me fjalen KAPTER i nje sistemi te varfer ku servilizmi ishte menyra me e mire per te ngjitur rankun social. Nje mbetje e trasheguar nga stanjacioni reciprok i komunizmit, dhe tani, nje eikete shembullore e ketij nenprodukti medioker.

  6. arben says:

    Helm tu befte ajo gota e ujit qe pive o sherbetor I Berishes qe edhe nje here kur tu dha mundesia per te qene I drejte e I paanshem e tregove se nuk je gje tjeter vecse nje vegel e bindur e kryekriminelit.

  7. Drejtësia says:

    Shqiptarët mezi presin të zhdukesh ti dashke dhe një mandat tjetër.Nuk e meriton të jesh president.

  8. Tirona says:

    Sapo pashe ne YouTube filmin artistik shqiptar “Asgje nuk harrohet “⚖⚖⚖⚖
    Ma hengri plumbi i pabese,mor bir…..
    E di te keqen nena, por ja, nuk di pse kjo zemra e nenes nuk ka preh dhe e mban nje peng edhe naten gjumi sme ze, pa ngrihem dhe them me vete, kush ma vrau , ku u futen Ata qe ma vrane…..⚖⚖⚖⚖⚖

  9. agim says:

    Populli po pret me padurim ti hiqet rroga se po e merr kot si punonjes i PD
    ai thot jam igatshem te rikandidoj,Cudi e madhe kjo !!!!!!!!!!!!nastradizem quhet

  10. akrepi says:

    Situat e tensionuar pse kush eshte vrare, cfare ka ndodhur? Asgje .A po jane future disa persona ne cader.Po le te dalin ne qofte se kjo ben situate te tensionuar.Jo po duan zgjedhje te lira e te ndershme.Kush u tha qe zgjedhjet nuk dote jene te lira e te ndershme?Askush e dine vet se ata ashtu I kane bere ne Kohen e tyre.Po e zeme se keta do ti bejne zgjedhjet si ju atehere kur I benit ju .Ju pse I braktisni zgjedhjet dhe futeni ne cader dhe thoni situate e tensionuar?, Ne nje kohe kur I benit zgjedhet ju te cadres me gjith se I vidhnit nuk u fut kush ne cader dhe nuk tensionoj njeri situaten .Atehere Z. President me qene se nuk e doni situaten te tensionuar sic shprhesh thuaju atyre te cadres te dalin e te marrin pjese ne zgjedhje dhe situate nuk eshte me e tensionuar,Thuaju se ta degjojne fjalen ,jane te tute Jane ata qe jane te tensionuar jo situata Z.President

  11. Kapter Jari nga Presidenca, gjysmak nga trute dhe fiziku says:

    President sakat eshte i mangut merret me fjale rruge dhe me “Brockullat” e shalengjiturit Lulush, ore koqe kandari i prish, cfare do t’i verifikosh figures se Fatmir Xhafaj, a nuk eshte verifikuar si Deputet disa legjislatura, ka qene Minister Drejtesie dhe se fumdi Kryetar i Komisionit te Ligjeve, posti me i rendesishem pas Krietarit Like Floriri, qe eshte shume me lart se nje post Ministri.
    Thirri menjes o rrote, po per ty pse nuk u verifikua figura si Kapter i Shkolles se Bashkuar dhe ishe ne rradhen pare te Pucit, per te vendosur bustin e Enverit te kesaj shkolle, ne sheshin Skenderbej kur rrezua busti i diktatorit.
    Te paska shku menja per nje mandat te dyte kur edhe i pari mezi i be duke e shtyre me gishta ku mezi u bene 70+1 vote, ti nuk je President i gjithe shiptareve, ti je President vetem per SHQUP-in vetem si figure dhe i balsamosur se drejtohesh me telekomande nga cip qe te ka vendosur ne tru, Sali Serb Krimineli.

  12. lulashi says:

    Se sa i politizuar eshte ky fare presidenti, i cili akuzonte policine, e pate besoj jargavitjen e peshtire qe i beri dje gazetares se PD-se prane Top-Channel, Elona Meces.

  13. mersin says:

    O zot kush kerkon mandat te dyte, presidenti me kukull, me i pa afte qe ka pasur ndonjehere ky vend. Me vjen keq se eshte nje prej nesh, ishushtarakeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje