Pas lajmit në mediat spanjolle se klubi i Realit të Madridit është i interesuar për brazilianin, Felipe Countinhon, ka reaguar mënjëherë dhe vetë futbollisit duke hedhur poshtë çdo mundësi për t’iu bashkuar madrilenëve.
Drejtuesit e skuadrës madrilene shohin tek Coutinho zëvendësuesin ideal të IscoS ose James Rodriguez të cilët në fund të këtij sezoni pritet të largohen nga ‘Los Blancos’.
Por, për momentin, Coutinho ka deklaruar duke e bërë të qartë se ai është i lumtur në Angli.
Për brazilianin interesim ka pasur dhe gjigandët e tjerë të kampionatit spanjoll Barcelona.