Roma ka mposhtur me rezultatin 3-1 Sassuolon në ndeshjen e fundit të javës së 29-të të kampionatit Italian.
Kjo është fitorja e dytë rradhazi për vendasit të cilët dominuan mbrëmjen e sotme përballë Sassuolos në “Olimpico”, duke qëndruar pas Juventusit.
Golat për Romën i shënuan Leandro Daniel Paredes , Mohamed Salah dhe Edin Dzeko, ndërsa për miqtë shënoi Gregoire Defrel.
Pas kësaj fitore, Roma ka shkuar në kuotën e 65 pikëve, tetë më pak se lideri Juventusi.