Seria A/ Juventusi mposht Sampdorian, vendos goli i Cuadrados

19 Mars 2017, 17:02Sport TEMA

Juventusi ka marrë një tjetër tre pikësh mjaft të rëndësishëm në javën e 29-të të Serisë A, duke triumfuar përballë skuadrës së Sampdorias.

Kampionët e Italisë fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 në transfertë duke vijuar të qetë rrugën drejt titullit kampion të rradhës.

“Zonja e Vjetër” kaloi shumë shpejt në avantazh që në minutën e 7-të me anë të mesfushorit kolumbian Cuadrado që shënoi me kokë pas një asisti perfekt të marrë nga Asamoah.

Një tre pikësh që ruan distancën për 10-pikësh që Juventusi ka me ndjeksin më të afërt që është Napoli në vendin e dytë që sot mposhti Empolin në transfertë me rezultatin 3-2.

Ndeshja e ardhshme do të dhurojë dhe duelin dirket mes këtyre dy skuadrave që do të luhet në “Sau Paulo”.

Ndërkohë, java e 29-të e kampionatit Italian do të mbyllet me dy ndeshjet e tjera që kanë Udineze-Palermo që do të luhet në orën 18:00 dhe Roma-Sassuolo që do të zhvillohet në mbrëmje në orën 20:45.

Rezultatet e Serisë A.

Empoli 2-3 Napoli

Atalanta 3-0 Pescara

Bologna 4-1 Chievo

Cagliari 0-0 Lazio

Crotone 0-1 Fiorentina

Sampdoria 0-1 Juventus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje