Manchester United ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Middlesbrough në transfertë me rezultatin 3-1.
Një tre pikësh i merituar për Manchester United që ka bërë një hap të rëndësishëm në luftën për vendin e katërt.
Golat për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinhio në këtë ndeshje i shënuan Fellaini, Lingard dhe Valencia, ndërsa golin e vetëm për skuadrën vendëse e shënoi Gastede.
Pas kësaj fitoreje Unitedi kalon Arsenalin në renditje, duke u renditur në vendin e pestë me 52 pikë, tre më pak se sa Liverpool në vendin e katërt, vend ky që të dërgon në Ligën e Kampionëve