Starova: Me një gol për ndeshje dalim kampion me diferencë nga të tjerët

18 Mars 2017, 17:07Sport TEMA

Sulejman Starova tregon se nuk e ka përjetuar me ndonjë kuriozitet të veçantë faktin se tashmë Partizani kryeson kampionatin me pikë të barabarta përkrah Kukësit.

Sipas tij, kjo situatë do të vazhdojë normalisht deri në fund të kampionatit por në “Gol pas Goli” ai parashikoi se nëse do ekipi i tij do të shënonte nga një gol për ndeshje, do të shpallej kampion dhe me diferencë ndaj ndjekësve.

Për rrjedhën e ndeshjes

“Ndeshja doli mirë se insistuam gjatë javës me ekipin që do të kishim përballë kundërshtarë jashtë objektivave por të motivuar. Ishim të motivuar edhe pse u vumë në vështirësi në fillimin e lojës, derisa zhbllokuam rezultatin edhe për meritë të kundërshtarit që bëri ndeshje të mirë.

Po të kishte më shumë publik do të bënim ndeshje edhe më të bukur. Për sa i përket kryesimit përkrah Kukësit, e kemi quajtur veten kryesues edhe kur ishim 2 apo 3 pikë pas tyre. Nuk kemi ndonjë ndjesi të veçantë që jemi barazim me Kukësin se parashikojmë që deri në fund të kampionatit do të jetë kjo lloj konkurrence”.

Për paraqitjet e lojtarëve që ka në dispozicion

“Përgjigja është që të gjithë janë në dispozicionin tim, të gjithë të gatshëm të luajnë, kuptohet disa janë në formë disi më mirë. Do të ecim me planin se kush ka gjendjen më të mirë, nuk mund të bëj parashikime. E rëndësishme është që kjo ndërprerje, e cila nga njëra anë na prish punë, nga ana tjetër do na vërë në dispozicion lojtarë si Batha, Krasniqi, Mazrekaj e Torasa”.

Për të rinjtë që aktivizuar

“Sigurisht që jam i kënaqur nga përgjigja e lojtarëve të cilët në dy fazat e para kishin më shumë minuta aktivizim, konkurrenca ka bërë që të mos kenë minuta si në fazat e para. Jam i kënaqur me Filin e Bardhin, kanë dëshirë të madhe për t’u aktivizuar se kanë anë pozitive por edhe punë për të bërë për t’u përmirësuar”.

Për nënvlerësimin e Kukësit

“As unë, por as në klubin tonë, nuk ekziston kush që nënvlerëson Kukësin dhe Skënderbeun. E kemi thënë që në fazën e parë që të tre skuadrat luftojnë për të fituar trofeun deri në fund të kampionatit.

Për mungesën në konferenca për shtyp para ndeshjes

“Nuk më pëlqen të jap opinion përpara, nuk më pëlqejnë as artikujt e gazetave me shprehje ‘ja vdekje ja liri’. Nuk keni nevojë që të dëgjoni diplomaci, edhe në të gjithë botën ka diplomaci, nuk ka filozofi loje”.

Për bilancin e golave në kampionat

“Futbolli ka dy statistika, gola të pësuar dhe shënuar. Kur e shikon shifrën e golave të shënuar mund të dalësh në konkluzion të gabuar se shënon 5 në një ndeshje. Por është ndryshe kur në çdo ndeshje ke mesatare të mirë. Objektivi ynë është përmirësimi i kësaj, por le të themi se po punojmë njëkohësisht edhe për këtë edhe për ndeshjet e radhës”.

Për barazinë e garës me ndeshjen e Korabit në Tiranë

“Me të drejtë kam dyshuar dhe këtë e pranojnë të gjithë. Garën do ta shohim deri në fund sa do të jetë e barabartë, se po të hymë në barazim, ekipi ynë ka vuajtur shumë në transferta pa tifozë ndaj ta shohim”.

Për golat e shënuar pasi të kthehen Mazrekaj e Sukaj

“Unë mendoj se po të shënojmë vetëm një gol ndeshje për ndeshje, unë jam kampion me shumë pikë para”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje