Partizani fiton me Korabin dhe kryeson tabelën bashkë me Kukësin

18 Mars 2017, 16:03Sport TEMA

Partizani ka marrë një tre pikësh mjaft të rëndësishëm këtë të shtunë në “Selman Stermasi” ne javen e 26-te te Kategorise Superiore, duke triumfuar përballë skuadrës së Korabit.

15-herë kampionët e vendit fituan me rezultatin e pastër 2-0, në një 90-minutësh që e dominuan totalisht.

Kjo fitore merr një tjetër vlerë për të kuqtë që tashmë kryesojnë kampionatin me pikë të barabarta me Kukësin që barazoi ditën e djeshme me Skëndërbeun.

Skuadra e drejtuar nga, Sulejman Starova, shënoi dy gola të shpejtë në minutat 31-të dhe 32-të me atë Elvis Prençi që shënoi një autogol në portën e tij dhe Kaleb Ekuban.

Me këtë tre pikësh tashme Partizani mban vendin e parë së bashku me Kukësin me nga 52-pikë të grumbulluara.

Me këtë fitore Partizani pret me moral të lartë në javën e ardhshme skuadrën e Skëndërbeun në një duel direkt për titullin kampion.

Ndërkohë, në sfidën e mbijetesës Laci ka fituar përballe skuadrës së Flamurtarit.

Kurbinasit fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 falë një goli të shënuar në pjesën e dytë me anë të mesfushorit Ansi Nika.

Një humbje e rëndë kjo për vlonjttët që tashmë janë seriozisht të rrezikuar për të rënë nga Kategoria Superiore/ Përgatiti Fatjon Baze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje