Arsenali ka marrë një goditje të rëndë këtë javë nga WBA.
Këta të fundit e kanë mposhtur ekipin londinez me rezultat 3-1.
Golat për vendasit i kanë shënuar Craig Daëson në minutat 12-të dhe 75-të dhe Hal Robson-Kanu 56-të.
Ndërsa, golin e vetëm për Arsenalin e ka shënuar Alexis Sanchez në minutën e 15-të.
Pas kësaj humbje Arsenali rrezikon seriozisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Ekipi nga Emirates është në vendin e pestë me 50 pikë të grumbulluara, pesë më pak sesa Liverpooli që është i katërti.