“Fair play” përpara ndeshjes, por edhe gjatë duelit të titullit ndërmjet Skënderbeut dhe Kukësit u njollos nga një episod i izoluar.
Një prej autobusëve të tifozëve veri-lindorë që po largoheshin nga Korça u godit me gurë. Nga ky episod u thye xhami në pjesën e pasme të mjetit që po shoqërohej edhe nga eskorta e policisë.
Në momentin e ngjarjes në autobus ndodheshin 30 tifozë të Kukësit, ndërsa fatmirësisht nuk kishte të plagosur.
Autobusi qëndroi për disa minuta i ndaluar, me policisë që ndërmori veprimet e nevojshme për këtë ngjarje. Një episod që gjithsesi nuk e zbeh spektaklin e dhuruar nga dy tifozeritë në tribuna, në një përballje pretendentësh që dhuroi emocione nga fillimi deri në fund./SS/