Goli i parë me Astanën, Llullaku: Do japë më të mirën time për këtë klub

17 Mars 2017, 20:27Sport TEMA

Azdren Llullaku ka shënuar një gol mjaft të bukur në fitoren 3-1 që Astana mori ndaj Akzhaiyk Uralsk

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku, shënoi golin e tij të parë me fanellën e Astanës në minutën e 13-të duke dyfishuar epërsinë pak minuta pasi vendasit kishin realizuar golin e parë.

Pas golit të parë Lullaku u shpreh tejet i lumtur dhe shpreson se do të ambientohet sa më parë në Ligën e Kazakistanit.

“Më duhet te them se Yuri Logvinenko më dha një pasim të mrekullueshëm. Vrapova shumë për ta kaluar mbrojtësin dhe më pas pash se portieri kishte lëshuar portën dhe vendosa të shënoj në atë mënyrë. Po ndihem mirë dhe shpresoj të adaptohem sa më parë. Liga në Kazakistan është më fizike dhe do të bëjë gjithçka që të japë më të mirën time për këtë klub”, tha Llullaku për faqen zyrtare të klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje