Klubi i Partizanit sqaron mbarëvajtjen për ndeshjen me Korabin

17 Mars 2017, 15:42Sport TEMA

Klubi i Partizanit ka publikuar axhendën e mbarvajtjes për sfidën e nesrme kundër skuadrës së Korabit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq ka sqaruar opinionin publik se si do të procedohet për këtë përballje.

Kujtojmë se ndeshja Korabi-Partizani do të luhet pa praniën e tifozave.

Postimi i plotë i Partizanit.

SQARIM PER MBAREVAJTJEN E NDESHJES KORABI – PARTIZANI

Klubi Partizani sqaron opinionin publik në lidhje me mbarëvatjen e takimit Korabi – Partizani në program ditën e shtunë ora 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Sipas rregullores që përmban aktiviteti në ndeshjet të cilat janë sankionuar të luhen pa spekatorë, nuk duhet të lejohet brenda rrethimit të stadiumit asnjë person që nuk është zyrtar i klubit, zyrtar i ndeshjes, përfaqësues i autorizuar i FSHF-së, punonjës i policisë së shtetit, ose punonjës përgjegjës për ruajtjen e sigurisë në stadium.
Po ashtu në tribunën VIP të stadiumit mund të qëndrojnë vetëm 10 (dhjetë) zyrtarë ose persona VIP, për klubin Partizani, ndërsa portat e hyrjes për në tribunat e ekipit “mik”,do të qëndrojnë të mbyllura. Sakaq simbolet e grupimeve të tifozërisë përkatëse të “Partizanit“ do të ndalohen për t’u shfaqur përpara.
Në rast të mos zbatimit të rregullores së aktivitetit të FSHF -së, klubi Partizani rrezikon të sanksionohet me gjobë.
Kjo është një kërkesë edhe e FSHF –së për zbatimin rigoroz të rregullores për ndeshjen në fjalë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje