Portieri dhe kapiteni i skuadrës së Juventusit, Gianluigi Buffon ka reaguar për shortin e Ligës së Kampionëve.
Juventusi do të përballet në fazën e cerekfinaleve me ekipin e Barcelonës, dhe Buffon e ka bërë një postim në Twitter për këtë short.
“Nuk ka rëndësi kundërshtari. Me rëndësi ka që jemi këtu”, ka shkruar Buffon.
Gjithashtu, nga klubi i Barcelonës ka reaguar zëvëndës presidenti Jordi Mestre.
“Kemi respekt të madh për Juventusin. Dani Alves luan për ta dhe ne kemi shumë respekt për të”, ka deklaruar Mestre.