Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimoviç në një intervistë për “Sky Sport” ka komentuar për spekulimet sipas së cilave në sezonin e ardhshëm ai mund të rikthehet në Serinë A tek skuadra e Napolit.
Menaxheri i tij, Mino Raiola më herët pati deklaruar se suedezi është “i dashuruar” me Napolin dhe kaq mjaftoi të nisin spekulimet se sulmuesi karizmatik mund t’i bashkohet skuadrës italiane.
“Napoli? Kurrë nuk i dihet. Jam i lumtur te Manchesteri, por të shohim çfarë do të ndodhë. Me Unitedin kam kontratë njëvjeçare, por para meje janë edhe shumë edicione. Dua të argëtohem e njëkohësisht edhe të bëj diferencën”, ka thënë Ibrahimoviç.
35-vjeçari ka arritur që deri më tani të shënojë 15 gola me fanellën e “Djajve të Kuq”.